Ministrat Kumbaro dhe Hoxha në Himarë: Aksesi publik i plazheve, siguria në det dhe ndalimi i zhurmave janë prioritetet e sezonit veror

27 Qershor 2025, 15:13Turizëm TEMA
Ministrat Kumbaro dhe Hoxha në Himarë: Aksesi publik i plazheve,

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka vijuar inspektimet në plazhet e bregdetit Jon. Edhe në bashkinë Himarë, pas aksioneve për lirimin e plazheve, hapësirat publike pothuajse janë dyfishuar. E shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dhe kryetari i Bashkisë së Himarës Vangjel Tavo, Kumbaro kërkoi bashkëpunimin e policisë kufitare për respektimin e rregullave të mjeteve të turizmit detar.

Procesi i shpërndarjes së plazheve ka përfunduar dhe na duhet bashkëpunimi edhe i policisë bashkiake me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit dhe strukturave të Policisë së Shtetit. Është bërë një aksion për pjesën e zaptimeve të plazheve në zonën e Potamit dhe Spillesë. Janë vendosur bovat si elementë të sigurisë dhe ndërkohë, angazhimi i policië kufitare është shumë i rëndësishëm për të garantuar sigurinë e jetës për ata të cilët përdorin aktivitete të turizmit detar me jet ski dhe me skafe”, tha ministrja Kumbaro.

Lidhur me planin e masave, të Policisë së Shtetit për sezonin turistik, ministri Hoxha tha:

Këtë vit kemi shtuar forcat e policisë të cilët do të jenë të stacionuar në Vlorë dhe të gjithë bregdetin. Drejtoria e Policisë Vlorë është shtuar me 95 forca të reja policie të cilat do të jenë të shpërndarë sipas nevojave për monitorimin e plazheve. Në fokusin tonë të veçantë janë dhe mjetet e lundrimit të cilat ndonjëherë mbingarkohen.

Lini një Përgjigje