Turizmi shqiptar në kulm: Vija bregdetare e mbushur me mijëra pushues

22 Qershor 2025, 10:33Turizëm TEMA
Turizmi shqiptar në kulm: Vija bregdetare e mbushur me mijëra pushues

Vapa përvëluese e verës ka mbushur plazhet shqiptare me mijëra pushues.

Nga Currilat e Durrësit e deri përtej Golemit të Kavajës, vija bregdetare është kthyer në një destinacion të preferuar për vendasit dhe turistët e huaj.

Pushues nga Kosova dhe vende të ndryshme të Europës janë parë masivisht në brigjet shqiptare. Të tërhequr jo vetëm nga deti dhe rëra, por edhe nga çmimet e lira, ata e kanë zgjedhur Shqipërinë si vendin ideal për të kaluar pushimet.

Siç raporton gazetarja e Klan News, Enkeleda Arapi, edhe operatorët turistikë janë optimistë për këtë sezon, të cilin e konsiderojnë të suksesshëm që në nisje. Ata presin që piku i fluksit të arrijë gjatë muajve korrik dhe gusht, kur priten më shumë vizitorë nga Ballkani dhe Europa Qendrore.

Të dhënat e deritanishme tregojnë se turizmi vijon të jetë një nga sektorët më të gjallëruar të ekonomisë, me Shqipërinë që çdo vit po tërheq më shumë turistë falë bukurive natyrore dhe mikpritjes tradicionale.

3 Komente

  1. J
    Ju mbyti pislliku

    Mire mor mire po uje a ka?Po ujrat e zeza dhe mbeturinat nuk perfundojne te gjitha ne det? A nuk dolen ujrat tona te fundit ne Europe per pastertine? Ka mbyt pislliku dhe nuk kane turp mburren

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xhepisti gjate

      Çmimet katastrofe dhe pa sherbime. Sja vlen kurr te lesh leket ne kete mizerabel vend. Shkoni jashte eshte me lire e me mire.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Baba

        Djathe shalqi e xhiro me komerdare. Ky nuk quhet turizem por stermundim.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje