Për 5 mujorin e parë të vitit, në vendin tonë kanë hyrë gjithsej 3.4 milionë shtetas të huaj, me një rritje prej 3.9% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Muajt janar dhe shkurt nisëm mirë, me rritje përkatësisht 14.5 dhe 7.4%, ndërsa në mars hynë 2.7% më pak të huaj.
Tendenca u përmirësua lehtë në prill me 3.15%. INSTAT sakaq raporton se në vend hynë 987.077 shtetas të huaj në maj.
Ky numër është rritur me 1,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Shifrat tregojnë se ritmet e rritjes së turistëve janë ngadalësuar ndjeshëm në muajt e parë të këtij viti. Në maj të një viti më parë, në vend kishin hyrë 38% më shumë të huaj.
Turista nuk ka patur, nuk ka dhe s'do ketë në Shqipëri.Ka kureshtar ,ka depresif, ka 4000 pensionist Italian, ka 13000 emigrant ku i jan larguar mizerjes në vëndin e tyre të origjinës, dhe do përpiqen të sjellin grua, fëmijë shokë kyshurinj ( në të arrdhmen).Politika propoganduese e qeveris sonë gjoja janë futur 13 milion turist në 2024 është e rrezikshme për ekonomin e vëndit dhe aspak e vërtet.Ka disa grupe që shëtisin si kope bagëtish ku veç ofertës udhëtuese ,nuk e fusin dorën në xhep për asgjë tjetër.franca,portugalia dhe Spanja që kan eksperien me këta tipa turist psychopat po ngrihet në protesta për të mos vizitohen nga ata sepse çmimet e ushqimeve qerave dhe veshmbathjeve dalin nga kontrolli