VIDEO/ Voskopoja, mes historisë dhe natyrës

23 Nëntor 2024, 18:06Turizëm TEMA
VIDEO/ Voskopoja, mes historisë dhe natyrës

Voskopoja është një ndër atraksionet më të bukura të turizmit malor në Shqipëri.

Fshati është i rrethuar nga pyjet masive me pisha. Gjatë stinës së verës, natyra të ofron freskinë dhe gjelbërimin, ndërsa në dimër Voskopoja bëhet edhe më e bukur kur mbulohet nga dëbora.
Kishat dhe manastiret e Voskopojës janë elementi tjetër që i jep më shumë vlera. Kisha e "Shën Nikolla", "Shën e Premte", apo "Shën Podhromi", si dhe pesë kisha të tjera që shtrihen brenda Voskopojës i japin vlera të veçanta zonës.

Voskopoja është vetëm 18 km larg qytetit të Korçës në një lartësi prej 1160 metra mbi nivelin e detit. Gjatë shekullit të 18-të, Voskopoja ishte qendër kulturore, tregtare dhe politike e grupit etnik arumun. Në kulmin e saj gjatë shekullit të 18 kishte shtypshkronjën e parë të Ballkanit pas Stambollit, institute edukimi dhe shumë kisha që ishin qendra kryesore të kulturës arumune.

Historianët ia kanë atribuuar rënien e qytetit një serie bastisjesh tënga banditët shqiptarë myslimanë. Voskopoja në fillim u sulmua dhe pothuajse u shkatërrua nga këto grupe në 1769-wn, pas pjesëmarrjes së vllehëve në revoltën greke të mbështetur nga perandoria ruse. Shkatërrimi i Voskopojës kulmoi me shkatërrimin dhe braktisjen e vitit 1788.

Voskopoja, dikur një qytet i zhvilluar vllah, u reduktua në një fshat të vogël nga shkatërrimi i bërë nga Ali Pashë Tepelena. Sipas një përqasje tjetër rënia e qytetit ishte nga zhvendosja e rrugëve të tregëtisë në Europën Qëndrore dhe Lindore si pasojë e këtyre bastisjeve. Sot, Voskopoja është një fshat malor dhe një vend i shenjtë për të Krishterët Ortodoksë. Dikur konsiderohej atdheu i origjinës së diasporës arumune.

5 Komente

  1. E
    E verteta dhemb....

    U dogj nga turqit,u ridogj nga turkoshqipfolesi Pasa Ali ,u bastis dhe u ridogj nga muslimon brother's m'Albanistan deri ne shkatrrim total......e verteta dhemb.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kozma

      Moskopouli ,,,grekorthodhoks BIZANT ,,,

      Përgjigjjuni
      1. S
        Suliot

        Ne shek 18 ne kohen e djegies se voskopojes te njejtin fat Kane pasur shume vendbanime te tjera vllahe si vithkuqi,linotopi ne kufi me greqine w shume fshatra te tjere vllahe qe sot ndodhen ne greqi si Zona e gramosit,te gjitha te djegura nga Ali pasha eshte e vertete se keto djegie erdhen si pasoje e mbeshtetjes dhe bashkepunimit te vlleheve me ruset per revolucion Kundra osmaneve,etj

        Përgjigjjuni
        1. P
          Petro

          Cdo shqiptar, cdo grek dhe grerkofil, e jam i sigurt se edhe vete "Everteta dhemb..." e di mire pse u dogj Voskopoja. Ky fshat i perket rajonit iliro-shqiptar te dasareteve te lashte. Turqia ne marreveshje me Patriarkanen e Stambollit i la kesaj te fundit te drejten qe ne gjithe Shqiperine e jugut te hapeshin shkolla greqisht (nderkohe qe shqiptareve u kiishte ndaluar te hapnin shkolla shqip) dhe ne kete kuader helenizimi te trojeve shqiptare, u financua edhe hapja e shkolles greqisht popullsine kryesisht vllahe (dmth jo autoktone por te ardhur aty nga Malet e Pindit te Greqise se sotme). Kur ceta clirimtare e Sali Butkes luftonte per debimin e grekeve nga trojet shqiptare, popullsia kryesisht vllahe e Voskopojes kundershtoi me arme clirimin e Voskopojes - nje territor i padiskutueshem shqiptar. Voskopoja u dogj si rezultat if luftes qe popullsia vllahe e fshatit, e nxitur nga qeveria greke, beri kunder frorcavce te Sali Butkes qe luftonin per clirimin e Shqiperise

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Z

            PORDH ME RIGON ,,,ATA JAN GREK ORTHODHOKS BIZANTINE ,,,JO TURKO SHQIPTARO OSMAN ,,,

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje