Bode befason: Rritja ekonomike, 3.9 përqind. Jemi i vetmi vend që i bëmë ballë krizës ekonomike

27 Dhjetor 2011, 17:38Politika TEMA

Përkundër vlerësimeve pesimiste të ndërkombëtarëve qeveria është e bindur se ekonomia shqiptare u rrit me 3.9 për qind gjatë vitit 2011, më shumë se një vit më parë.

Duke folur para mediave në analizën vjetore të Ministrisë së Financave, Bode u shpreh se Shqipëria është i vetmi vend që mundi t’i bëjë ballë krizës ekonomike, duke shënuar edhe rritjen më të lartë në rajon.

Ministri i Financave Ridvan Bode tha se mbyllja e vitit ka konfirmuar plotësisht pritshmëritë e qeverisë.

“Do të vazhdoj përderisa kam konfirmime të tilla. Edhe konfirmimi i fundit që kemi marrë nga INSTAT-i është 3.9 përqind”, tha Bode.

Zoti Bode tha se edhe financat publike janë nën kontroll dhe se qeveria e respektoi kufirin e deficitit buxhetor.

“Edhe pse kemi qenë skeptikë në mbylljen e vitit 2011 konform parametrave të autorizuar në korrik, nisur nga të ashtuquajturat 2 përqind mosrealizim të të ardhurave të buxehtit të shtetit, po ju them se buxheti do të respektojë atë autorizim që kemi marrë nga parlamenti që të mos tejkalojmë huamarrjen e brendshme, deficitin buxhetor, për shumën e autorizuar për 3.5 përqind që është një shifër totale prej 48 miliardë lekësh”, tha Bode.

Kreu i Financave citon raportet e fundit të dy kompanive prestigjoze, që vlerësojnë borxhet e qeverisë “Moody’s” dhe “Standard & Poor’s”, si treguesi më i qartë i stabilitetit të ekonomisë shqiptare.

“Këto dy vlerësime përbëjnë kartolinën me urimin më të bukur që ekspertët dhe institucionet financiare ndërkombëtare ia adresojnë shqiptarëve në prag të Vitit të Ri, për ekonominë e tyre dhe për shpresat e tyre të pakufishme për një mirëqënie dhe begati më të madhe në periudhën afatmesme”, tha Bode./TCH

16 komente në “Bode befason: Rritja ekonomike, 3.9 përqind. Jemi i vetmi vend që i bëmë ballë krizës ekonomike”

  1. Genti says:

    Ca thote ky ore? Eshte ne terezi ky ? Apo po ben gabimet e dhendurrit te ri? Te shikoj ate ministri qe e e ka bere burim te infektuar korrupsioni. Turp o faqezi

    1. Nentori kuq e zi says:

      Po ku do veni o te gjore..lakrat shume shpejt do te ju dalin sheshit. Si mund ta genjeni kete popull keshtu e ta varferoni ne maximum e te mendoni se hakmarrja e tyre nuk do te bjere mbi Ju??

  2. england says:

    Kjo rritja ekonomike ndikon ndopak ne rritjen e mirqenies e njerzve
    qe jetojne ne ate vend,apo thjesht jane shifra statistikore?
    Jo per gje por kur pyeta ata prindrit e mi(te dy ne pension)se do merrni ndonje shtese pensioni ne fund vit?ata megjithese jane me bindje
    te njejta me ministrin ne fjale me thane se kriza ka ndikuar dhe ne shqiperi(ne nje fare menyre justifikuan qeverine e djathe,dhe ja hodhen fajin krizes)nga ana tjeter ky palo minister nuk kishte pse te mburrej se shqiperia ka rritje ekonomike,kur kjo rritje nuk pasqyrohet ne te ardhurat e familjeve,une jo vetem qe se besoj kete hajvan
    por ky me genjeshtrat e servirura nga shefi i tij po behet me fshatar se c’eshte,ndoshta rritja ndihet vetem ne rrethin e familjes ne pushtet

  3. Korca says:

    Dua ti kujtoj ketij ministri qe kjo rritie e ekonomise eshte per te gjith popullin apo vetem per Ridvan Boden.Une them se kjo rritie eshte vetem per Ridvan Boden e them kete pasi ishin vitet 2003-2004 kur PD ishin ne opozite dhe PS ishte ne pushtet ,ne ato vite Zoti Ridvan Bode rrinte gjith kohes neper lokalet e Korces, Pogradecit,Devollit dhe pinte vetem raki dhe kerkonte trushi dhepak salce kosi.Me tefituar PD dhe zoti Ridvan si minister qe u be Nuk begenisi te shkoj me ne keto lokale per te pire raki dhe te kerkonte salce kosi ,por nderoj ambiente dhe filloj te pinte Xhek dhe ku di une , dhe ky ndryshim me patieter eshte rritie ekonomike per te nderuarin Ridvan ,porlokalet e rakise dhe te salces falimentuan pasi humben nje klient si zoti Minister .

  4. I duruari says:

    O england. Po pse shkruan keshtu o bir. Po te them bir sepse jam vete pensionist. Po ku ka me kenaqesi se sa ministri i financave (po e shkruaj me te vogel se keshtu eshte) per festa te na thote se kemi rritje ekonomike,madje me shume se vitin e kaluar.Po kjo na duhet ne,sidomos pensionistave e invalideve,se nuk kemi inflacion,se nuk kemi rritje te borxhit,se nuk kemi…me ç’fare te festojme,se nuk kemi me ç’fare te likuidojme ewnergjine elektrike,ujin,se nuk kemi me ç’fare te blejme barnat per mjekim,se nuk kemi…
    O england. Qofsh i lumtur atje ku jeton dhe mundohu ti ndihmosh sa me shume prinderit t’uaj se per qeverine tone…

  5. korca says:

    ore ridvan me fal qe po tashkruaj emrin me te vogel, kjo rritie ekonomike po eshte per ty se kur ishe ne opzite pije raki me pak trushi, kurse tani qe je minister nuk pi me raki po pin xhek dhe ku di une, po kjo eshte rritie ekonomike

  6. hajriu says:

    Bode : Te na hane menderen kinezet………. por pensionisteve nuk i japim asnje shperblim

  7. england says:

    Me gjithe respektin per ju si brezi me i vuajtur ne shqiperi(e them kete pasi prinderit e mi nuk eshte se pane dite te bukura ne jeten e tyre)nga nick-u i Duruari po duroni me shume se c’duhet ne kete jete
    si c’do kush tjeter,qe ka vetem nje jete ne kete bote,mendoja qe ashtu te humbur,dhe te pa shprese te benit shume me teper per vehten tuaj
    ndoshta nuk keni energjite e nje te riu,por te pakten per te share,apo per ta ngritur zerin tuaj kur ju e konsideroni te arsyeshme,duhet edhe te bertisni me te madhe(nuk keni asgje se c’te humbisni)jeni te humbur
    Enveri ju mori rinine,ndersa ky merhumi DSali po ju merr bashke me pleqerine,dhe shpirtin
    Me ane te ketij shkrimi po te uroj tja kalosh bukur festat,dhe pac fat.

    1. tradita says:

      o england, je per te te ardhur keq kur ti si djale nuk u siguron dot pleqeve nje 100 paund ne muaj, kot ankohesh per qeverine. ne shume i kemi djmete ne mergim dhe ata nuk ankohen aq shume po shpesh na kujtojnw

  8. Arben says:

    Nuk ka mundesi qe BO(LJA)dja, te jete rregull nga trute!!!!!!!!!!!
    Skizofrenia eshte kthyer ne nje semundje shoqerisht te rrezikshme, sepse tashme eshte kthyer ne semundje ngjitese, tamam si tek shprehja: “kush rri me qen, gdhihet me pleshta”, edhe ne PD, “kush rri me Liun, gdhihet psikopat”.
    HAHAHAHAHA…………HA

  9. I duruari says:

    england.

    Te falenderoj per shkrimin, respektin dhe urimin t’uaj.
    Me gjith shpirt edhe une po jap nje Urim per Ju dhe gjithe brezin t’Uaj:
    Qofshi te lumtur dhe mendjendritur per familjet t’Uaja,te afermit t’uaj dhe vendin tone!

  10. Claus says:

    Nuk e di nga i marrin te dhenat keto rating-agjensish?
    Sikur te jepnin qofte edhe nje te dhene nga i merrnin te dhenat do t`ju isha teper mirenjohes.

    Kur individet ne marrin kredi ne Perendim, bankat i hedhin nje sy notes tende te dhene nga agjensite e bonitetit, te cilat e kane nxjerre nga te dhenat qe kane marre nga bankat, zyrat e tatimeve, financave etj.
    Po keshtu veprohet edhe per shtetet perendimore ku te dhenat e cdo shteti kalojne neper Banken Qendrore Europiane dhe institucioneve financiare te cilat shkembejne informacione ndermjet tyre.
    Po te dhenat shqiptare nga i marrin?
    Apo mund te kete ndonje nderhyrje te firmave lobuese amerikane si ato te Tom Ridge ose B&G per te thene per Shqiperine ndonje fjale te mire?

    Per Shqiperine mund te thone c`te duan se aq u ben, mund ta thone ate fjale me kembe ne tavoline dhe me Cola ne dore, se e dine qe fije floku s`ju preket, por do te benin mire qe te benin nje shetitje neper Shqiperi dhe te shikonin gjendjen e njerezve se si jetojne.
    Te pakten te dilnin ne periferi te Tiranes, me larg do te ishte e tepert.

  11. princi i rakickes te devollit says:

    Mos u cudit me genjeshtrat e ministrit Bode, pasi nje njeri qi harron se ku dhe si eshte rrit, nuk e ka per gjo te shkel cdo njeri qe i del perpara.
    Metamorfoza e R.Bodes.
    kooperativist i katundit Rakicke te Devollit
    katunar i Universitetit Kamez
    antar i shoqates te Enverit ne 1991 si i deklasum i pendum
    minister i financave te piramidave me 1996 ku shqiptaret humben 1 miliard dollare
    minister i financave i rruges me te vjedhur ne shqiperi me 220 milion euro te vjedhura
    minister oborri ke Saliu i dyte me gjak blu, si ngjyra e flamurit te Partise Demokratike
    i dun ene 3 breza te banet qytetar

  12. Mallakastrioti says:

    ..Zot i Madhe, per c´fare flet ky @Bode-Trapi??Stabilitet Ekonomike ne Shqiperi???C´fare Prodhon Shqiperia Jone???ose me Mire Shqiperia e Sali Berishes..(Kuptohet shqiperia nuk eshte e ketij “matufi”)…

  13. James says:

    Propozoj ta marrin Bode-n ne parlamentin Europian, dhe te japi zgjidhje per krizen globale, meqe qenka kaq i zoti sepse eshte merita e atij qe ekonomia shqiptare te kete nje rritje kaq te madhe .

  14. erion paluka says:

    Ti ishe dhe ne 97 kur na fundose………………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje