Megi Jakiçi, e vrarë pa faj në prag martese

4 Shkurt 2012, 11:24Politika TEMA
Megi Jakiçi, e vrarë pa faj në prag martese

Megi Jakici

Edhe pak kohë i mbetej që dashuria e saj të shpallej në altarin e shenjtë të martesës. Megi Jokiçi vajza e vrarë të enjten në mbrëmje në Tiranë, po përgatitej për ngjarjen më të rëndësishme të jetës: martesën. Ajo bashkëjetonte me të fejuarin e saj, me të cilin do të martohej pas pak muajsh. Ishte ndarë dhe data e martesës. Të enjten Megi kishte dalë për të pirë një kafe me të fejuarin e saj në zonën tregtare pranë rrugës Komuna e Parisit. Duhej të ishte një mbrëmje e zakonshme. Secili prej nesh mund të ishte në atë orë duke kaluar në rrugë  “në punë të vet”, ose duke u kthyer nga një kafe. Megi nuk u kthye më e gjallë në shtëpi. I ati, Miloshi dhe e ëma Hermolina, prisnin ta përcillnin të veshur me të bardha, por… jetojmë në Shqipëri. Prindërve zemër-copëtuar dje u është dashur t’i japin vajzës 25 vjeçare lamtumirën e fundit.

Megi kishte përfunduar studimet me nota të shkëlqyera dhe ushtronte profesionin e stomatologes në një klinikë dentare. Shuarja e jetës në moshën më të bukur dhe absurditeti i rrethanave të ngjarjes ka ngjallur irritim jo vetëm te të afërmit e saj, por edhe te çdo banor i zonës ku jeton familja Jokiçi. Në rrugën “Don Bosko”, aty ku jeton familja e 25 vjeçares, për Megin të flasin veç mire. Njihej si një vajzë e qeshur dhe plot jetë. Të afërmit e kanë të pamundur të flasin në këto momente të dhimbjes. Një prej pjesëtarëve në mort na thotë diçka që të bën të mendosh sa të pasigurtë jemi të gjithë në këtë vend: viktima ishte e afërt e bashkëshortes së vetë zv.ministrit të Brendshem, Ferdinand Pone.

Një i afërt tjetër në mort na tregon për gjendjen e rëndë shpirtërore të të fejuarit, me të cilin ishte në makinë, kur plumbi qorr e ka marrë në nofull dhe në kokë. Ai i ka thënë vajzës “Megi, ule kokën”, kur kanë nisur krismat. Ka dëgjuar më pas vetëm një “oh” dhe kur është kthyer nga Megi, e ka parë me kokën e përkulur përpara, të goditur nga plumbi. Kur ka tentuar ta prekë, ka prekur gjak dhe nofullën e copëtuar të vajzës që do ishte bashkëshortja e tij për gjithë jetën./Shekulli

33 komente në “Megi Jakiçi, e vrarë pa faj në prag martese”

  1. Lara says:

    Keto jane tragjedi te verteta. Kjo eshte siguria qe kjo qeveri na ka krijuar te gjitheve. O Zot, ku jetojme dhe sa te pafuqishem jemi. Te gjithe e kemi rrezikun pas shpine. Familjes dhe te fejuarit i shpreh ngushellimet me te sinqerta per humbjen e Megit. Shpirti i saj u prehte ne paqen e perjetshem!

    1. marko says:

      Gjynah per kete femer qe eshte nje yll…e vrane c behet keshtu ….!!!!!! ku jetojme ne c vend jetojme ne afganistan irak apo iran….po pse duron kaq shume ky popull pse nuk e vrasin kriminelin kamikaz sali berishen qe me 90 ky qen i pabese ka futur mire shqipetare ne grope….Po si mund te thuash qe ENVER HOXHA ishte diktator….kjo eshte marrezi te shahet ai burre shteti. KRIMINEL ME TE MADH SE talibani kamikaz sali berisha nuk ka ne bote…ky fytyre shemtuar duhet varur prej gjuhe se tani e ka mbushur kupen dhe nuk mban me.

      1. fule says:

        Po kualicioni integrimit LSI+PD e ka mendjen me vjedh cdo ore cdo dite. Saliu dhe Iliri e kane mendjen me “zbut” Gjykata dhe me zhduk provat e bemave te tyre.

        Ne keto kushte prisni rend dhe drejtesi? A po eshte vellai i Qim Pekes zv.minister Brendeshm, ai premton mire…

    2. Thana says:

      Ne kete vend vetem nje person eshte i sigurte per jeten e vet. Eshte ai qe BREDH GJITHANDEJ ME JELEK ANTIPLUMB. Besoj se e ka hequr jelekun ne shtepi te Ilir Metes, kur i vajti per darke perpara gjyqit. Atje po, nuk ka rrezik. KORBI, KORBIT S’I NXJERR SYTE!
      Ka edhe familjen te siguruar me nje gardh gardistesh, izoluar teresisht nga populli qe e urren si esnje tjeter.

  2. Ton says:

    Ngushellime familjes. Tragjike!

  3. doni says:

    MJER SHQIPTARET……ZOTI U RUAJT MENDJEN E JETEN! NGUSHELLIMET ME TE SINQERTA PER FAMILJARET E MEGIT. ZOTI JU DHENTE SABER.

  4. tani says:

    Vrasesi i vertete i engjellit Megi gjendet ne gjirin e te afermeve te saj-ai eshte njeri nga varrmihesit e shtetit demokratik te Shqiperise-Ferdinand Pone.

    1. dritani says:

      Sakte. Bashkepunetor ne krim.
      Ky qe vrau dhe ai qe do te vritej me siguri kane lidhje me horrat qe ka mbrapa ky palo zv Minister.

  5. veronika says:

    tragjedi
    ngushellime familjes

  6. dritani says:

    Na mungonte Palermo e viteve ’70…
    Une i kufizoj maksimalisht levizjet e mia dhe te familjes, por ja qe duhet jetuar sic donte te jetonte dhe kjo fatkeqe, se ciles fatin, per t’i thene gjerat sic jane, ia paracaktoi organizimi mafioz i ketij shteti qe nga maja e piramides e deri poshte.
    Vdekja e saj eshte pasoje e nje serie veprimesh dhe mosveprimesh per te cilat keta pushtetare te ndyre, majtas dhe djathtas, as qe iu skuqet faqja.
    Dje isha per futboll ne nje nga komplekset sportive. Kur pashe nje 20 vjecar i cili erdhi me BMW X6 fillova te ndjej siklet. Nese ben te gjitha kombinimet e jetes se tij logjika ta do qe per menyren si i ka fituar parate ate ose do ta fusin ne burg (versioni me i mire) ose do ta vrasin, por ne momentin e vrasjes mund te qellosh ti, femijet e tu etj.
    Shpresoj per veten dhe te tjere qe frika te mos na vere perfund…

    1. armand says:

      Palermon e viteve 70 sille ketu o Dritan.Ne ato vite e me pas ne Palermo viktimat ishin gjykates,prokuror,polica e karabinier.(respekte per viktimat e mafies).Ne ku ta gjejme qe gjykatesit tane te bien viktima te plumbave qorr o rikoshet.Por rrufeja nuk bie ne hale.Ngushellime familjes.

  7. titi says:

    ngushullime familjes se megit.na vjen shume keq per kete vajze te re qe ne moshen me te bukur te jetes kriminelat ja nderpresin ate.mua me duket se shqiperia eshte bere me te vertet jne vend mafjoz e ngjashme me italin e viteve 70/80 e gjithe politika eshte uzurpuar nga mafja qeverria me mafioze qe kame pare,i intereson te vidhen banka, biznese,popull i thjesht nga mafjozet per te vetmen arsye se mafjozet paguajn shuma marramendse per favore te ndryshme por edhe keto vitet e fundit mafjes po intereson edhe politika une di shume raste kur shume prej tyre jan ber deputet apo kryetar bashkie.populli eshte i pa fuqishem per te ber dicka se ska buk te haje apo,ka frik te flas hapur se dikush ne errsir i merr jeten dhe si gjithmon asgje nuk zbulohet.une e di qe nje gje e keqe nuk zgjat per gjithmon,popullit i ka vajtur thika ne palce,shum shpejt po vjen momenti i regimit.ne fund dua ta mbylle me..posht kriminelet, posht qeverria mafjoze e sali berishes.

  8. Qerimi says:

    Me verte jeni kaq idjota mor komentues? Po a nuk ndodhi nje vrasje para ca ditesh ne itali, ku njeri vrau 2 persona ne dyqan ne nje grabitje dhe pervec kesaj i vrau edhe femijen 3 vjec? Ca do thoni ju qe ska shtet ne itali? Mor a jeni ne terezi apo jo? Po pse mor, nga nje polic mbrapa cdo shqiptari do i vejme ne?

    1. dritani says:

      Qerim ne ne terezi jemi.
      Qe ta sqaroj me thjesht:
      ai qe vrau ne Itali nuk denohet me 2 vjet burg dhe del pas 6 muajsh qe te behet shofer Ministri sic ndodh ne Shqiperi.

      Qerim me thjesht nuk mundem te ta sqaroj…

    2. Shebeniku says:

      O QERIM.
      Qè je qerim duket nga komenti qè bèn. Ku banon nè botèn shqiptare apo tè huaj. Pavarsisht se ku banon nuk mbushke shumè. Fakti qè pèrligjèron njè vrasje dhe e krahson me njè vrasje nè Itali do tè thotè se nuk je normal nè llogjikè.

    3. Gusmari says:

      Po kondrapedal mbete o Qero! Ketu po plas gjithandej, ne cdo moment, nga s’e pandeh.
      Nuk eshte 60milion banore Shqiperia, dhe behet fjale per atentate me viktimate pafajshme mu ne mes te Tiranes, fare prane presidences, trupit diplomatik, kryeministrise etj.
      A vlejne shkarkimet pas vdekje, kur emerimet jane kot?!!!Zaten lodhem kot, ti edhe per gerdecin te njejten gje do kesh thene.

      Kte nik-emrin, vete e ke zgjedhur apo t’a kane vene te tjeret! E meriton!

      NGUSHELLIME FAMILJAREVE! UROJ QE KJO VIKTIME ENGJELL, T’I BEJE TE MENDOJNE PERGJEGJESIT!Ose ne koke te tyre here tjeter!

  9. inf says:

    Tragjedi del njeriu shonsh e mire dhe iken ne shpi me Arkivol
    Poni ai eshte njeriu me i poshterr qe ka pa Tirana nji hajdut nji shkerrdhate nji goje mut nji gjakatar bashke me ata te tjere qe ka aty ate Pek hajdutin dhe ate te tjeret me Kuliç e me viç e me qelbesirat qe kane uzurpu Rendin Publik.
    Ik o Pone o qen o zorraxhi nuk do behesh deputet ti kurre ti je nji fundrrine qe se ke shokun ti je Neveria e Tiranes me soj e sorrollop o kahtil o klyshat i berish Kriminelit jeni ju .
    Vritet bija e botes ne mes te Tiranes se kta i kane siguru bijat e tyre me Ranxhe Rover e me Rojet qe ja shkerrdhejne non stop.
    ptuuuuuuuuuuu ja u pagufshin felmit tuj ket baterdi qe keni ngrite ne ALBANIA ku jeta eshte ne fije te perit ,,

  10. Ngushllime tona te sinqerta per familjen e saje nje humbje e madhe.

  11. aleks says:

    mjer populli jon se ku po jeton ku do qe te vesh rrezikun na mbrapa do ekesh asnje nuk esht i sigurt ne shqiperi sa te kemi kete shtet dhe kete qeverri keshtu kemi per te vuajtur gjith mon nugushellime

  12. Tropojani says:

    Sa e dhimbshme! Ngushellime, te nderuar familjare! Megi u prefte ne paqe!
    Vrasesit i ka lene rruge te lire edhe afermi i familjes suaj, qafiri Ferdinant Pone. Shohin se si vepron ky fare Pone me vullnetin e lire te popullit dhe veprojne edhe kriminelet.
    Me shume dhimbje ne zemer ju ngushelloj me shpirt: E paharruar mbetsh, o Megi e pafajshme!

  13. leo says:

    ngushellime familjes per kete ngjarje te rende,

  14. edlira says:

    Mor po c,po ndodh keshtu as siguri per jeten nuk ka tani ,po ku eshte shteti ,po policia ku mbeshiet apo eshte njesoj si kriminelet e pa falshme ,ngushellime families dhimbje shume e madhe ,,,,,,,,,

  15. fieraku4u says:

    KJO ESHTE SHQIPERIA O POPULL. KSHU ESHTE KUR VIHEN NE POLICI DHE NE PUNE NJEREZ TE PA KUALIFIKUAR…VRITEN 2 GRA BRENDA 3 OREVE, DHE PLAGOSEN 3 TE TJERE.

  16. Treviso says:

    Ngushullime prinderve te vajzez, ngushullime te fejuarit.
    Kjo eshte demokracia qe trumbeton kryeministri dhe kok-lopa. Siguria
    ka humbur ne Shqiperi, qe kur mostra Sali, hypi ne fuqi.
    Jam i sigurt qe i erdhi fundi kesaj mafje kaq te piset sa nuk eshte ndigjuar ndonjehere.

  17. tironci says:

    ngushellime familjes ..
    ky eshte shteti i sali berishes..
    POSHTE KY SHTET KRIMINEL …

  18. PLAKU i URTE says:

    NGUSHELLIMET me te sinqerta per familjen e MEGIT.Nuk ka dhimbje me te madhe dhe bashkohem edhe une familjarisht me kete dhimbje.Sa per ty qe e ke emrin Qerim kam dy llafe. .Qe je nje adhurues i qeveris vrasese te kryevrasesit sali kjo duket ashiqare dhe TURP qe edhe tani ka njerez qe perkrahin nje vrases.Sa per Ferdinant Ponin eshte krahu i djathte i vrastarit sali.

  19. NGUSHELLIME FAMILJAREVE DHE GJITH NJERZVE TE DASHUR TE KESAJ GOCE TE PAFAJSHME !
    NUK DI A KA PERGJEGJSI SHTETI DHE KETU ? TE PAKTEN NA JEPNI NJE ANTIPLUMB PER FAMILJE ! JU PREMTOJM SE NUK DO TA VESHIM NE PROTEST PARA KRYEMINISTRISE !

  20. BARO CORROGJAFI says:

    SI NE CDO HUMBJE JETE ,DHIMBJA JASHTEZAKONISHT E MADHE ESHTE PER FAMILJARET,AQ ME TEPER QE KJO VAJZE ISHTE NE LULEN E JETES : NE I SHPREHIM NGUSHELLIME FAMILJES ! SA PER SIGURINE NE VEND,NUK DUHET TE MERZITEMI : KA SHKUAR KRYEMINISTRI YNE NE GJERMANI , NE SAMITIN PER SIGURIMIN E BOTES DHE PO JU TREGON BOTES SE SI E KA ARRITUR SIGURIMIN E JETES NE VENDIN E TIJ ( QE KRONIKAT E ZEZA JANE KRONIKA BETEJE SI NE LUFTEN E IRAKUT APO AFGANISTANIT) . O NJEREZ ! RUAJUNI VETE SE NUK JU RUAN KUSH !

  21. Qitesi says:

    Ngushellime te sinqerta familjes per humbjen ne lulen e rinis te vajzes, pa e gezuar kete jete,sa per qerimet ashtu si babai i ti saliman edhe nje fjale ngushelluse nuk ja ben zemra ti thote,te gjithe pa perjashtim jemi te rezikuar nga krimi i ketij qelbesire,qe dhe nje katund me 20 veta e dhj….n,pa lere te drejtoj nje shtet.

  22. loni says:

    Tragjedi nga me te pazakontat. Ky mund te jete fati i sejcilit prej nesh qe rojme ne kete vend qe politika e ka bere kaq te pasigurt.Eshte e trishtueshme kur mendon se edhe ne qofte kapen vrasesit, nuk kalon shume kohe dhe i ke perseri ne rruge me arme dhe gati per te qelluar per te vrare te tjere. Dhe kulmi pastaj eshte se medjat tona te pjerdhura i bejne dhe vipa duke i ftuar ne emisione televizive duke na i ofruar si shmebuj per te rinjte ne kete vend.

  23. Rexhin says:

    Ngushellimet me te thella familjes se te ndjeres ,ne vend te saj mundt te ishte kushdo edhe une qe po komentoj kjo eshte me te vertete nje tragjedi,

  24. Aleksander says:

    Zoti u lehtesofte dhimbjen, familjes te fejuarit e gjithe atyre qe u goditen nga kjo gjeme !!! Zoti u dhente kurajo e force gjithe policeve e punetoreve te rendit,qe ne i paguajme per sigurine tone e politika i ben te ndihen te pa sigurte ata vete. Kjo zane me emrin Megi u prehte ne paqe…!

  25. Edi says:

    Sa ta fitoje edvini nuk do vritet me njeri.Ngushellime familjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje