Sa të papunë ka sot Shqipëria?

7 Shkurt 2012, 21:56Ekonomia TEMA

Debati në lidhje me numrin e të papunëve në Shqipëri ka kohë që nuk merr një përgjigje. Shifrat e INSTAT janë të pabesueshme për opozitën, ndërkohë që edhe mediat e huaja kur raportojnë për Shqipërinë, e vënë në dyshim shifrën zyrtare të papunësisë. Edi Rama, kryetari i PS, që mbron qëndrimin e tij se ka mbi 1 milion të papunë në vend, ka sjellë këtë tabelë që po botojmë edhe ne, për të treguar se numri i të papunëve është mbi 1 milion. Tabela zyrtare e Bankës së Shqipërisë, për Ramën është një ilustrim shumë i mirë, pasi Banka dhe Guvernatori i saj nuk janë në varësi të opozitës, për më tepër, janë pranë qeverisë. Tabela është publikuar në shkurt të vitit 2012, por të dhënat më të fundit janë ato për vitin 2011.

6 komente në “Sa të papunë ka sot Shqipëria?”

  1. dervish says:

    Jo 1 milion po mendoj se e kalon shifren. Se une e shof ne qytetin tim qe ka nje numer prej 300 mije banore ne cdo familje ose nje punon ose te dy nuk punojn
    tun

  2. denis says:

    A jeni te sigurt se atje nuk jane te perfshire edhe te vetepunesuarit? BSH nuk ben llogaritje te numrit te papunesise, e merr te gatshem nga INSTAT, s’ka kuptim kjo mosperputhje shifrash!

  3. Saranda says:

    Nuk eshte e veshtire te kuptosh se jane shume me shume se nga cna thone te gjitha institucionet qe merren me kto perfshi INSTAT etj,etj.Shikoni verdalle kafeneve mengjes, drek,dark plot i ke me burra te rinj ne moshe pune qe s’kane nje pune te merren rrin detyrimisht aty te pakten vrasin kohen,se ne fund te fundit nje kafe do e pine.Pyesni njeher tregtarin e lagjes tiu tregoje pak fletoret e listave me borxhe qe marrin njerezit se s’kane nje pune e detyrimisht nuk kane si te paguajne ato qe hane.Po nisem thjesht dhe nga ata qe njoh,rinia rri kot verdalle, na japin shkolla qe te pakten kur jemi ne periudhe universitare te thone ja jane studente e pastaj kur mbarojme ngelemi si “peshku pa uje” e punet e vetme qe na jepet mundesi te bejme po s’pate “mikun” jane vec kamarier,banakier,operator a dalim e ndonje her punojme ne te zez jashte shtetit.Kshu qe ka shume e me shume e do ket akoma boll te tjere nqse sistemi vazhdon te mbetet i tille…

  4. mando says:

    ne cdo vend te botes ne qofte se nuk paguan taksa quhesh i papune ose ke te ardhura nen nivelin e varferise.

  5. dervish says:

    Ore, Denis kujt i yhua te punesuar ti, atyre qe vijne e mbledhin kance, bidona plastike , kartona e cfare te te mundin, ja vete ne qytetetin tim jane mbi 1000 vete nga te tria brezat, apo kamariereve qe marrin 80 mije pa siguracione, apo roje private qe 120 mije leke.

  6. beso says:

    Shikoni shifrat e prodhimit dhe gjykoni papunesine.Punon dhe fshatari token,dhe eshte i vetepunesuar sipas logjikes,por ai normalisht 5 dynyme(ose0.5 ha)i punon me traktor dhe realisht kete pune e ben pasi kthehet nga puna qe e mban me rroge çdo muaj.Nuk nevojitet te rrish perdite tek toka,per 0.5 ha,pasi cikli i punes bujqesore nuk te do patjeter perdite.Pra,realisht keta jane te papune,gjersa nuk arrijne te nxjerrin nga puna e tyre rrogen minimale sipas kritereve te Instat.Po te shikosh prodhimin industrial,me mire mos ta llogarisim.Mbetet sektori i sherbimit dhe ai i administrates.Dakord,ka shume bar-restorante,por ata realisht paguhen nen minimalen,ose me 2 euro /dita,aq sa merr subvencion mesatarisht nje lope ne evrope nga shteti.Ndoshta je i punesuar me 100 mije leke te vjetra,por ato jane ne nivelin e varferise,po te llogarisesh shpenzimet baze,per ngrohje,energji,uje,ushqim dhe arsimim.Mendoj se po vijne kohe shume te veshtira!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje