Përse Spahiu dhe Topi nuk janë partnerë natyralë?

25 Gusht 2012, 21:55Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Kolegët e gazetës Mapo, po përpiqen të prodhojnë një debat rreth shanseve të “Polit të Tretw në zgjedhjet e ardhshme dhe pengesave që sjell identiteti politik i partive për të pasur vetëm dy fronte politike. Ky debat ngec gjithnjë tek ngërçi që krijohet tek Aleanca KuqeZi apo partia e Topit, rreth identitetit të tyre politik.

Desha të ndalem pak më gjatë në këtë pikë.

Së pari, Aleanca Kuqezi dhe Partia e zotit Topi janë të njëjta vetëm se janë parti të reja, por nuk janë njësoj.

Aleanca Kuqezi është një parti me bazë populiste e shtrirë shumë horizontalisht në gjithë vendin, ku bashkohen nacionalikomunistw, nacionalistw të djathtë, të rinj të pashpresë, njerëz aktiv dhe agresivë opozitarë, pra një pjesë agresive e shoqërisë, që refuzon statuskuonë.

Ajo nuk ka një identitete ideologjik të majtë apo të djathtë, por tipar kryesor ka faktin që është opozitë e ashpër.

Partia e zotit Topi nga ana e vet, vërtet po krijohet si parti e re, por po ngrihet mbi një gjeografi të njohur politike brenda qendrës së djathtë, që synon t’i rijapw shanse një partie si PD-ja, por pa gabimet e saj. Kjo e bën atë një parti me identitet të qartë politik, për të cilën nuk jam i sigurtw nëse është vlerë apo pengesë për t’u bërë parti e madhe, pa u shkatërruar PD-ja. Dhe, që të bjerë ngrehina fallco e PD-së, ka vetëm një mënyrë, të rrëzohet Sali Berisha nga pushteti dhe t’i jepet shans një ekipi të ri politikanësh në spektrin e qendrës së djathtë.

Në këto kushte, Aleanca Kuqezi dhe Partia e zotit Topi nuk kanë asgjë të përbashkët për të qenw parti në një koalicion.

Ato mund të jenë në koalicion vetëm për arsye teknike, por kurrsesi për ngjashmëri politike. Aleanca Kuqezi është parti agresive, populiste, e ashpër me qeverinë, ndërsa partia e zotit Topi është ende e padalë në fushë betejë, e qartë si parti e qendrës sw djathtë dhe e pasigurtw nëse votat që do t’i grumbullojw, do ti ketë në dispozicion të një qeverie me Berishën apo opozitën.

Në këtë mes ka më shumë dallime mes AK-sw dhe FRD-sw, se sa mes FRD-sw dhe PD-sw nga një anë dhe AK-sw dhe PS-sw nga ana tjetër. Për këtë, arsye nuk ka kuptim të flitet për një “Pol të TretW mes AK-sw dhe FRD-sw, për shkak të identitetit politik.

Shumë parti të vogla të bëra bashkë, nuk është se bëjnë një parti të madhe, por thjesht një koalicion të vogël.

Nëse bie kjo arsye, pra nëse e heqim nga këmbët këtë zinxhirin fallco të identitetit, që Berisha e përdor për të kompleksuar kundërshtarët, atëherë ka kuptim të flitet për koalicione taktike, dhe valorizim votash, që ndodhin vetëm brenda koalicioneve të mëdha.

Sistemi ynë i zgjedhjeve është i pashembullt nga padrejtësia qe prodhon ndaj partive të vogla dhe të reja dhe çdo vlerë opozitare apo politike është e dënuar tw përdorw shanset e këtij sistemi për të mbijetuar. I vetmi kuptim që ka koalicioni me AK-sw dhe FRD-sw, është koalicioni brenda një fronti më të madh politik, qe tejkalon identitetet e tyre, ku ka të majtë e të djathtë, ish komunistw dhe ish të dënuar politik, ish pronarë dhe kooperativistë, të cilët duhet t’i heqin Shqipërisë barrën e të qeverisurit nga një antivlerë kombëtare siç është Sali Berisha.

Ky është i vetmi shans që këto dy parti të jenë bashkë dhe jo të njëjta, siç nuk janë. Çdo variant tjetër për “Pol të Tretw” është i gabuar. Ato është më mirë të dalin më vete, pasi e kanë pragun më të ulët dhe nuk përfshihen në zellin se kush do jetë e para dhe kush e dyta në rezultatin final. Si të tilla, ato mund të forcojnë identitetin e tyre dhe të provojnë t’ia dalin vetw, por duhet të mendohen mirë, pasi ky sistem kriminal zgjedhor nuk mposhtet duke i rënë me kokë, por duke i ngrënë kokat.

Do të ishte më mirë që socialistët si parti kryesore opozitare të angazhoheshin në një platformë të gjerë me partitë e tjera të vogla të së djathtës për ndryshimin e sistemit pas këtyre zgjedhjeve me disa pika të tjera që i bashkon gjithë partitë, për të ndërtuar një Koalicion të madh, se sa të linte partitë e reja të shpërdornin mbështetjen që ekziston për to, duke mos e kthyer dot atë në vota.

63 komente në “Përse Spahiu dhe Topi nuk janë partnerë natyralë?”

  1. olti says:

    Jane dy parti te ndryshme, por personalisht me pelqen me shume AKZ, se sa
    nje parti e heshtur si FRD.
    Mund te themi qe agresiviteti i qeverrise ne pushtet, ndaj popullit
    me ngritje taksash, papunsi, varferi, korrupsion,etj,etj eshte menyra
    me e mire e te berit opozite sic vepron AKZ, dhe jo duke bere ciu ciu
    ne twitter.

    1. Milano says:

      Aleanca Kuq e Zi eshte shume me lart dhe eshte nje fizionomi nacionaliste shume e domosdoshme per shqiperine. Kreshnik Spahiu eshte goxha karitmatik. popullor, qytetar dhe agresiv. Fundja njeri qe sakrifikoj postin e tij dhe dha doreheqje per kauzen ne ndryshim krejt te thelle me Bamir Topin i cili eshte shume flegmatik dhe i nenshtruar

      1. Albion says:

        Mero je legjend e gazetarise. Edhe une mendoj se Aleanca Kuq e Zi do votohet masivisht se eshte levizje shume popullore dhe serioze ne vendosmerine e vet. ndersa per ket partin e Bamirit nuk kam gjet askend qe te thote se do e votoj. Ata jane te gjithe ish-deputet te Bershes dhe xhaketa te vjetra. Nuk kan as frym dhe as deshire me punu. Bamiri e ngriti me i ven gjob Berishes me shprese se do e kercenonte nese nuk zgjidhej per here te dyte president. FRD Fergesa e Re e Dembeleve

        1. Shqiperia pa Berishen says:

          O Mero Ja paske kthyer pergjigjen sic duhet gazetes se Henri Cilit. Ska shans te bashkohet Aleanca Kuq e Zi me partine e Topit. Kir Kreshnik Spahiu dha doreheqjen, bamiri i mbushi breket dhe skish kellqe as te thonte nje fjale. Krshnik Spahiu u perplas me Berishen gati nje vit rresht dhe ky heshte. Kreshnik dhe Bamir jane dy profile krejt te ndryshme. Bamire eshte shume i lodh dhe nuk e imagjinoj dot se si nje ish president ben lufte per tu fut nje deputet i thjesht. Sbesoj se foton njeri ket partin e Bamirit. Keta te Aleances Kuq e Zi skan len lagje dhe fshat pa hyre. Gjithsesi Edi Rama duhet te kuptoj se po nuk ndau pushtet perpara me AK nuk do kete mundesi te rezohet Berisha.

    2. Elidon says:

      Kreshniku eshte trendy i politikes ndersa Bmiri e kunderta eshte nje shkolle shume e vjeter dhe e dal mode. Kreshniku dhe Aleanca Kuq e Zi me bindin qe te votoj. FRD as Topin ska per ta fut dot deputet

    3. assault says:

      Agresiviteti i nje partie qe po lind eshte e vetmja menyre per te shpresuar te kap diçka ne treg. Ndersa dy Partite e medha nuk eshte logjike te jene agresive, pasi ato dominojne tregun.
      Logjike e Z.Baze mbi taktiken e PS per te mos lejuar te shkojne dem partite e vogla me duket me teper se racionale.
      Do ishte qesharake nese PD do fillonte nje fushate agresive siç beri heren e kaluar dhe si perfundim gjeti nje patericce, qe me zor po e shtyn ne finish. Nje politike agresive e PD kete radhe do ta vendose padiskutim ne dileme? ‘to be or not to be, that is the question!
      PS normale qe eshte ‘nje lope qumeshti’ sa me shume te investoje aq me shume do fitoje, prandaj ajo duhet te mbaje pozicionin kryesisht mbrojtes duke u shtrire ne ‘produktin’ e ‘konsumatoret’ e vet por edhe te kete parasysh porosite e mjeshtrit Mero disa taktika do ti ndryshoje, atje ku duhen shume shpenzime eshte me mire te fshihet nga harta e synuar, edhe ato para edhe energji te perdoren aty ku ‘good for Money’.

    4. Erioni says:

      Kreshnik Spahiu ia hodhi celsat BErisesh Turrinjve ndersa Bamir Topi hante pace ne mengjes ,ferges ne drek dhe shkonte ne stadjum ne darke.

    5. Ben Chicago says:

      Olti,per mua personalisht,rendesi ka qe te mos fitoje PS,,,kjo do ishte nje regres i madh,dhe humbje kohe per Shqiperine.AKZ???.Personalisht jam kunder nacionalizmave,por mendoj se si jane katandisur shqiptaret,ju duhet pak nacionalizem,,te cilin nuk mund ta perfaqsoje absolutisht te majtet,,qe ne 90% jane antishqiptare,( sepse per ata nje i majte grek apo serb,e rus,eshte vella,ndersa nje i djathte shqiptar,eshte armik),,,.Nqse do fitoj disa vende AKZ,aleanca e natyrshme e saj eshte e djathta,nuk kam pare nacionaliste ne aleance me ish-komunistat.Sa per Topin,nuk mendoj se do marre ndonje gje.

    6. Tirons Laknasi says:

      OK, OK, na bindet ju militantet e AK, po a s’me thoni. Kush e financon AK?
      Pasi te ktheni kete pergjigje, mirepresim propaganden tuaj.
      Parti per qorra e derra ne thes ka sa te duash!
      Xhuveler, Lilimuter, Farhinj, Frroker … ka sa te duash ne pozite dhe ne “opozite” (dmth pa karrike).
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kasandra-midis-berishajve-fahri-balliu.html

    7. Dean says:

      olti?!,1 pyetje e kisha per ty,por me pare do me duhet te te shpjegoje se si ka funksionuar BARBARI i Vicidolit keto 22 vjet ne politik dhe politiken shqiptare,sipas mendimit tim.
      Po t’a kesh vene re me vemendje,”politika” e BARBARIT ka qene Sulmi Direkt ndaj Kryetarit te PS-se,qofte ky Nano apo Rama.Kjo per arsye se ai nuk ka as1 ide nga politika dhe Kurre nuk ka pas 1 vizion te qarte per te ardhmen e Shqiperise,por paralelisht ne planin personal keta 2 tipa e shqetesojne shume karakterin e 1 njeriu te Paditur,Pagdhendur dhe Inferior,pasi qe te 2 kane 1 perqasje me te BUTE ne politik,duke u krahasuar me mendesine dhe praktikat Agresive te 1 njeriu qe nuk la beteje pa humb me vetveten,por qe Dobicin/Fajin u’a linte gjithmone te tjereve.Ne fakt,e verteta shkone shume dekada me pas,duke filluar kryesisht me beteja te tilla te ngjashme midis E.P.Toptanit versus ”Te Tjereve”,dhe A.Zogut vs Fan Nolit.Pavarsisht se ketu kemi te bejme me emra te pervecem dhe qe kane qene pjese e historise se Shqiperise,ajo qe eshte KONSTANTE ne rastin tone eshte Lufta midis 2 Mentaliteteve qe cdo emer perfaqeso,2 Mentaliteteve ndoshta perjashtuese ndaj njera-tjetres,atij verior dhe Jugor,pasi per hir te se vertetes ne Shqiperi nuk ka pas Kurre te ”majte” dhe te ”djathte”.Te 2ja keto ideologji kan lind pas Revolucionit Industrial ne Evrope,dhe kane pas ne themel Debatin/et perreth menyres se Prodhimit dhe te Shperndarjes se te mirave materiale,ne kushtet e reja te prodhimit si rezultat i zhvillimeve ne Shkenca dhe Aplikimi i ketyre njohurive ne terren.Por 1 fenomen i tille nuk ka ndodh kurre ne Shqiperi pasi ne jemi akoma 1 vend Feudalo -”Demokrat”.Per rrjedhoje,ne menyre te heshtur Konflikti qendron i hapur dhe ne erresire eshte 1 nga forcat(per mua e Vetmja force) me percaktuese te Politikes ne Shqiperi.Une u zgjata pak ne kete pike,me qellim qe t’a beje te qarte se Kush eshte Dinamika percaktuese ne politiken e Shqiperise per gati 1 Shekull,por tani do kthehem prape ke pyetja qe doja te beja.Pra,pavarsisht disa ”sulmeve te ashpra” te berishes perkundrejt K.Spahiut,une nuk shikoj nga ana e BARBARIT te Vicidolit ate Histeri dhe Instiktin Gjakatar(gje e cila instiktivisht terheq turma te medha Malokesh)qe ai historikisht ka perdor kunder Nanos dhe Rames,t’i perdori edhe kundra Spahiut.Pra,nese Spahiu del neper mitingje dhe cirret se ”Femrat shqiptare nuk duhet te nderohen me me gomere Sllav”,kjo nuk eshte se i prish ndo1 pune BARBARIT.Por ”cuditerisht”, Spahiu ka perdorur edhe 1 gjuhe shume me ”Agresive” ndaj BARBARIT,dhe prape nuk po kemi te njejtin reagim qe BARBARI Historikisht ka perdorur,dhe po perdor edhe tani,ndaj Ed Rames,megjithese ky i fundit po ndjek 1 politik krejt Pasive dhe po perpiqe t’i shmangi konfrontimet e hapura me BARBARIN.Politiken e
      ” ciu ciu ne twitter” sikur e pershkrove ti.
      Pra,kam ndjesine se BARBARI e ka me shume frike 1 ardhje te mundshme te Rames ne pushtet,sesa ardhjen ne pushtet te K.Spahiut.E verteta eshte se AKZ-ja,ka per te qene Kingmaker ne zgjedhjet e ardhshme,pasi LSI-ja eshte 1 karte e djegur dhe qe i ka kushtuarBARBARIT.Paralelisht,Meta(ai cope mishi me 2 sy) e di fort mire se ne zgjedhjet e ardhshme partia e tij do Dermohet,dhe i ka ven forca me bo ca pare sa nuk eshte vone.Po keshtu,FRD-ja eshte 1 ”parti” e mbaruar pa filluar akoma dhe per rrjedhoje ne loje mbeten vetem PS,PD dhe AKZ,e cila(kjo e fundit) mund te nxjerri nga 7 deri ne 11 deputet.Pra,pyetja ime per ty:
      Cfare do thuash ti kur Alenca Kuq e Zi neser te bashkqeverisi me PD-ne????????????Ne fund te fundit,askush nuk e kish parashikuar dhe askush nuk mund te vinte Kurre bast se 1 dite LSI-ja do bashkqeveriste me PD-ne,por ja ku jemi sot.Po sikur AKZ-ja te jete perpara alternatives se Zgjedhjeve te parakoheshme si pamundesi e formimit te qeverise se Re,atehere Spahiu mund te lozi karten e ”stabilitetit ekonomik/politik” dhe te ”pranoje” te bashkqeverisi me PD-ne.
      Mendimi im,olti.AKZ-ja,eshte gjelle e gatuar ne guzhinen e gegve dhe BARBARI i Vicidolit ka qene neper kembe kur gatuhej kjo gjelle.I duhet 1 pleqeri pa telashe,atij shkerdhate,dhe askush me shume se Spahiu nuk mund t’ia siguroje dot,prandaj eshte e kote te Gezohesh per AKZ-ne.
      Le te shohim se c’a do ndodh deri atehere……

      1. olti says:

        zt Dean
        Jam dakort persa e keni pershkruar ju ne komentin tuaj agresivitetin
        e diktatorit Sali, si kur ka qene ne opozite ashtu edhe ne pushtet,
        por nuk jam dakort me pasivitetin e liderit te opozites, nje
        pasivitet ndaj sulmeve,akuzave berishiste, nje fjale e urte
        popullore thote ( kush hesht pranon ).

        Po te kishte qene Edi Rama qeverri dhe te kishte bere te gjitha ato
        marrezira qe ka bere Berisha,,,(dhe Berisha ne opozite) mendoj se
        Bersha do ta kishte shkulur nga themelet kryeministrine.

        Ky pasivitet i liderit te opozites me ngjane me nje deklarate te
        ish presidentit topi, kur e kishte shkelje te kushtetutes ne
        ligjet qe bente qeverria, duke thene (un flas me heshtje)
        nuk ma merr mesndja qe krietari nga vicidoli ta kuptoi heshtjen
        fillozofike te Topit, duke e krahasuar me heshtjen e (PASKALI).

        Pyetjes tuaj pse Birisha sulmon me shume Ramen se Spahiun, mund
        te theme qe me kete kod elektoral qe eshte Spahiu dhe AKZ nuk
        perben rrezik per te ardhur ne pushtet, sepse jo vetem ai, por te
        gjitha forcat e reja apo te vogla politike jane te penalizuara.

        Dhe ketu mund te shofim nje dakortesi midis PD+PS dhe kjo
        dakortesi nuk i sherben demokracise ne shqiperi per elitat
        e reja. Mos te harrojme se AKZ eshte nje force e re, dhe
        nuk e ka forcen politike qe ka PS, sikur AKZ te kishte
        pasur suportin politik dhe financiar te PS, nuk e di ne
        qofte se do te bente ciu ciu, apo do,ti pergjigjej dhemb
        per dhemb BIRISHES.

        Pyetjes tuaj(Cfare do thuash ti kur Alenca Kuq e Zi neser te bashkqeverisi me PD-ne???????
        Nuk e di do te shkoje apo jo AKZ me PD por sipas deklaratave
        te Spahiut qe thote jo kualizon me xhaketat e vjetra, te le
        te kuptosh qe perjashton kulicion me xhaketa te vjetra te
        korruptuara te politikes shqiptare,(duke i qendruar
        deklaratave) pastaj se cfar mund te ndodh me tej ate nuk e di
        anjeri, e verteta apsolute nuk ekziston.

        Por un mund te shtroj nje pyetje, cfar po ben lideri i
        opozites per te parandaluar nje bashkim, ose nje demaskim,
        te bashkimit pas zgjedhor te AKZ dhe PD(ne qofte ka fakte
        per nje bashkim te tille)?????????

        1. Dean says:

          Olti?!,Edi Rama eshte i shkaterruar dhe kjo nuk do fare 1 sy te stervitur per ta pare apo 1mendje te mprehte per t’a kuptuar.I luftuar nga Sistemi i ndertuar sot ne Shqiperi ”Drejtesia”,”Policia”,”MInistria e Mbrojtjes”,Intrigat e Medias,Shpifjet populli gdhe,servil,injorant dhe i pavetdijshem shqiptar si dhe nga 1 pjese e partise se vet.PRa,i mundur,sikur thone kalamaqte kur zihen.Por,problemi eshte se a duhet fjet me mullixhin,pse ka ndodh 1 gje e tille? Dhe per fat te keq Spahiu eshte ”mullixhiu” i radhes per mendimin tim.

      2. Olti says:

        Me fal Dean Po Pse mendon qe LSI do shkaterrohet Ne zhjedhjet e ardhme Kurse Akz do marri 7-8 Deputet? LSI eshte parti e parase dhe ajo pjese e administrates do te votoje familjarisht per te mirat e tyre familjare! Mos u habit Ne se Nje elektorat Ne krize morale si ai Shqiptar ta votoje si me pare LSI!
        Akz sme duket si gjell gegesh, e Kreshniku eshte cun Tirone qe i pompon per kapital politik prejardhjes se tij Dardane apo Came! Kreshniku e ka kuptuar se ka Nje fare zhgenjimi Ne Shqiperi qe mund te perkthehet Ne vota patriotike per te! Ketu hyjne perseri dyshimet e Mia nese votat patriotike do Ta cojne Kreshnikun Ne parlament! Eshte kollaj te akuzosh klasen politike per tradheti kombetare e te anashkalosh faktin se edhe populli shqiptar ka zbehje te theksuara te ndjenjes patriotike! Geg a Tosk, vec nipit te Ahmet Zogut, Kane lindur nga Nena Shqiptare! Perfundimisht qe enderra e Kreshnikut te realizohet duhet te krijoje Shqiptarin e Ri, qe une them se ben dot deri Ne 2013. Mos u impresiono nga komentet on line pro Akz sepse shumica e tyre nuk Jane votues ose mund te hedhin 1 vote nga 20 komente!
        A do bashkepunoje Akz me Berishen pyesni ju?
        Akz do bashkepunoje me ate qe do fitoje sepse duke u rritur Ne Nje ambjent Shqiptar vuan nga te gjitha veset e Shqipeve dhe do te vendos ardhjen Ne pushtet Mbi moralin apo identitetin para- elektoral!
        Dean le te mos kerkojme qiqra Ne hell!
        Shqiperia ka nevoje per zgjedhje te ndershme e te parakohshme ku klasa politike te mos zer Myk Ne karrigen e korrupsionit! Sa me gjate te rrine aq me shume do vjedhin e Vrasin Shqiptar! Kujtoni Enverin dhe mos i largoni syte nga Saliu sot!
        REspect!

        1. Dean says:

          Olti?!,kam ndjesine se LSI eshte 1 karte e djegur dhe I.Meta eshte 1 kufome qe berisha po e mban mbi kurriz dhe i duhet qe t’a heqi qafe sa me shpejt qe te jete e mundur.Mos te harrojme,se ka zera qe thone se I.Meta vete,ne zgjedhjet e fundit nuk mori numrin e duhur te votave,por u ndihmua nga marifetet e klanit te BARBARIT,PD-ja.
          Pastaj,BARBARI i Vicidolit e ka treguar disa here edhe brenda ”partise” se vet,se nuk e ka per problem te te hedhi tutje,si limon i shtrydhur.Per kete arsye mendoj se LSI-ja eshte e mbaruar.
          Ndersa sa per ate se c’a kerkojme ne,une mendoje se ne qe komentojme ne Internet,1 pjese emigrantesh por edhe njerez te zgjuar dhe te ditur aty ne Shqiperi,me te vertete jemi duke kerkuar ”Qiqra ne hell”,pasi me ate popull qe nuk e ka idene pse voton,c’a domethenie ka vota jote/ime,..etj.,si dhe me Maloko-Bolshevikun qe drejton Shqiperine,aty nuk ka per te pasur Kurre zgjedhje te Ndershme.Ajo KAFSHE malesh,nuk duhej lejuar Kurre te kthehej ne pushtet dhe une mendoj se tani eshte teper vone…..etj.
          Gjith te mirat.

  2. Drini says:

    Baze pershendetje!
    E duam pak me shkoqur, kuj tja japim votat? na i shkoqit pak te lutem!

    1. Shiroka says:

      O Drin, ta ka thene troc Mero qe duhet me votu Aleancen Kuq e Zi sepse Bamiri ka per te shku me Berishen MInister Buqesie si ne 1995. Aleanca Kuq e Zi eshte opozite e papame. Kreshniku esht baraz me 60 deputet te PS qe bejne fresk dhe pushime verore

    2. nd-ih-ma says:

      Kujte do qe tia japim vetem me kusht.Aman nje forum per orjentimin e votes ,mbare shqiptar,pa interesa politike dhe nen kujdesin e Meros.Nese vertet ju dhemb shqiperia e nese komentoni jo per hir te “baballareve”ideologjik,ejani tani e tutje te japim voten njerit qofte dhe koalicion por me kushte ne kohe ‘hapesire’e menyre.Te gjithe se bashku mundemi flm.

  3. homeri says:

    Nje shkrim i stilit te ZALOSHNJES —MERO te duam per analiza me te thella

  4. Tironsi "ZZ" says:

    Analize e denje dhe e sakte e situates politike me futjen e dy partive te reja.
    Por, une mendoj se nje dinamit bytheve te Sales do e zgjidhte; shkurt, shpejt, sakte situaten.
    Sala grabit vota, blen kundershtare, nuk fiton zgjedhje!!!
    http://imazheshqip.blogspot.com/

  5. FRD loje e Berishes says:

    Mero vetem Aleanca KuqeZi mund ta shporr kete far te keqe ne pushtet. Bamir Topi ha ferges dhe vetem hesht. Ne fund Topi lidhet me Berishen

  6. klara says:

    FRD ka bere nje vrime ne uje qe kur eshte krijuar e deri tani. AK, te jemi te sinqerte, ka ngritur me sh probleme, ka bere me sh aktivitete dhe ka shtuar me sh rradhet se kjo parti qe vetem emrin ka te tille.

  7. AK+VV jane shpetimi shqiptareve says:

    Te lumte dora Mero Baze. Aleanca KuqeZi duhet me ndejt larg partise se tropojaneve qe ka mbledh bamir topi. Shqiperise I ka munguar ne keto dekada nje levizje si aleanca kuqezi

    1. Shqiperi etnike says:

      Bamir Topi dekoroj Janullatusin dhe heshti per ndarjen e kufirit me Greqine. Eshte e vertet qe Shqiperise dhe shqiptareve ne Ballkan I duhet ne qeverisje Aleanca KuqeZi. Ata po fitojne mbeshtetje cdo dite dhe pi japin leksion te gjithe levizjeve se si behet opozite.

    2. Arber says:

      Fryma e Re Demokratike eshte nje parti fantazem! Le te mos i japim me shume vemendje nga ç’duhet te kete. Per mendimin tim,fare! Parti pa ide,pa kauze,pa piken e ndjesise per te bere politike te vertete dhe per te gjetur zgjidhje per kolapsin te cilin po kalon vendi! Nuk duhet bere me gabimi te krahasohet me Aleancen KuqeZi ! Topi nuk e ka ndjenjen e te punuarit fare,nuk di si pretendon te beje parti! Vullneti,puna dhe perkushtimi i Kreshnikut nuk ka te krahasuar! Nuk mund te kete kurre FRD organizimin dhe aktivitetet masive qe po ben AK prej 1 viti e gjysem! Shqiptaret dine mire te orientohen dhe te gjejne kahun e duhur ne kete pike!

  8. i zhgenjyeri says:

    Po ku ka opozite paralmentare ne kete vend more! po ca po ben ai ed rama qe eshte zhduk fare? Edhe Topi te njejten gje ka nder mend te beje! Ka fjet gjithe presidencen e tij e do fleje edhe si opozite! Vetem AK ka qene gjithmone aktive! na jep dhe ne ndonje shprese se ka njerez qe punojne ne kete vend per te bere nje ndryshim.

  9. filan fisteku says:

    Kjo eshte Dilema: sa i afte eshte Edi Rama, te fitoje bindshem duke ndare pushtetin??? apo do te rrezikoje perseri duke shpresuar te qeverise i vetem???

  10. Eneida says:

    Analize e goditur qe urojme te mos bjer ne vesh te shurdhet. Kreshniku ben diference te madhe me Bamirin. Kreshniku dha doreheqje per kauzen, Bamiri nenshkroj marveshjen e detit me greqine dhe censusin Grek. Dy karaktere te ndryshme. Kreshniku duket shume me I vendosur per te rezuar kete sistem politik ndersa Bamiri ka qene zevendesi Berishes 15 vite

  11. Nadia Shabani says:

    Ne fakt ne fillim ne te gjithe kemi menduar se AKZ-ja do te ishte e vetmja parti politike e krijuar nga Kreshnik Spahiu kur ishte levizja e AKZ-se kur ai drejtonte KLD-ne dhe kujtonim se Bamir Topi do ti bashkohej kur te linte presidencen. Me vone u kuptua qe jane dy parti te ndryshme.Po eshte e vertete qe AKZ-ja eshte opozite e ashper qe une do te doja ate lufte qe ajo po ben kunder Berishizmit ta bente PS-ja e “matur”. Kurse Bamir Topi po vazhdon sic ishte ne presidence me qetesi por ishalla ka marre force nga pushimet dhe do zoti i terheq deputetet nga mazhoranca qe te bjere Saliu nga qeveria dhe Jozefina ti zbresin kalit qe ikte me revan. Se perndryshe o Mero sic duken Bathet ketu do te kemi Sali Berishen edhe per shume vjet akoma se ai i ka te gjitha pushtetet per te vjedhur zgjedhjet prape dhe atehere ne do te behemi si Siria.Shpresoj qe edhe PS-ja te ndryshoje strategjine e punes ne parlament kut te vije nga pushimet dhe te bashkepunoje me te gjitha partite politike kunder klanit te Berishes i cili qellimisht po e provokon situaten qe te behen rremujat ne Shqiperi. Keshtu qe ne si popull tani syte i kemi tek te gjitha pertite politike opozitare qe le ti lene menjane krenarine dhe mendjemadhesin per tu dukur per fushate elektorale por le te bashkepunojne ne nje front te vetem per ta shporrur njehere e mire kete uzurpator te vendit.

  12. Xhuvelizmi & Metizmi says:

    AK-ja dhe FRD-ja,jane dy parti me lidere politik te djathte,te pakenaqur me autotarizmin e Berishes.
    Duke shpallur dhe PS-ne kundershtare,keto parti behen realisht perfaqsuese te se djathtes.Deri ketu nuk ka asnje gje te keqe.
    Problemi qe shtrohet sot eshte,rotacion politik apo mbeshtetje e maskuar per Berishen.
    Rotacioni politik ne kushtet kur Berisha ka kapur istitucionet,kerkon kualicion parazgjedhor ne front te gjere.
    Çdo veprim per kualicione paszgjedhore te çon ne Xhuvelizem dhe Metizem.

  13. Arditi_ing says:

    Sesht aspak e mire qe te krahasohen bashk keto se AK eshte e vetmja opozit ne shqiperi dhe ka nje objektiv te qarte kurse FRD eshte aas sa 10% e AK se FRD ka figura te deshtura kurse AK nuk ka figura te deshtura biles ka intiriten shum me te lart Z.Spahiu se sa Z.Topi

  14. Elektorat Gri says:

    Megjithe disfavoret qe ka sistemi jone zgjedhor referuar partive te vogla,kemi besimin se Aleanca Kuqezi eshte e vetmja kritizere qe po ben opozite ne kete vend duke evidentuar te gjitha problemet me te cilat has vendi çdo dite,dhe meriton te jete forca me te cilen duhet qeverisur ky vend!

  15. Rokobaroko says:

    FRD eshte nje PD ne miniature qe tenton te rritet duke i ngjare memes…….AK eshte unike nuk ka asnje ngjashmer as me te majten as me te djathten. Mbeshtetet ne vlerat kombetare pra jane kaq shume te ndryshme sa e kane te pamundur te jene bashke ne nje Pol.

  16. diti.123 says:

    Sesht aspak e mire qe te krahasohen bashk keto se AK eshte e vetmja opozit ne shqiperi dhe ka nje objektiv te qarte kurse FRD eshte aas sa 10% e AK se FRD ka figura te deshtura kurse AK nuk ka figura te deshtura biles ka intiriten shum me te lart Z.Spahiu se sa Z.Topi . edhe njerzit qe kan per rreth kan ndryshm goxha te madh se te AK nuk jan te imlikura ne gjera te pista.

  17. Jona says:

    AK punon kurse FRD vecse me fjale eshte marre…….normale qe nuk mund te rrine bashke ne nje pol…….Ka shume kohe qe AK eshte bere zeri i cdo problemi ne kete vend dhe keshtu duhet te vazhdojne se jane ne rrugen e duhur

  18. Olti says:

    Mero eshte nga analistet me te kthjellet dhe provon se keto parti te reja smund te krijojne Nje pol te trete sepse funksioni i tyre Ne politiken shqiptare ndryshon!
    Partia e Spahiut do te mundohet te sjelle votuesit e zhgenjyer dhe te paperfaqesuar te elektoratit shqiptar! Perpjekja e Spahiut eshte Nje thyerje e tradicionales!
    Partia e Topit perpiqet te reformoje te djathten shqiptare duke i shkaktuar rrjedhje votash Pe-De se! Topi synon te bej tek Pe-De ate levizje qe beri Rama Ne PS e Nanos!
    Perfundimisht keto parti e kan te veshtire te krijojne Nje pol trete dhe me te lehte Ne dukje te maksimizojne votat e tyre si parti me vete!
    REspect!

  19. Rokoko says:

    Tani me thene te drejten AK nuk ka te krahasuar me FRD…..kjo e fundit ka harruar arsyen pse u krijua. AK po tregon dita dites seriozitetin me te cilin trajton cdo problematike te ketij vendi…..meritojne besimin e ketij populli

  20. Vesa says:

    Aleanca kuq e zi po ecen ne rrugen e drejte dhe ka nje mbeshtetje te gjere ne te gjithe Shqiperine. Ajo nuk duhet te beje koalicion me asnje parti te deshtuar 20-vjecare,por te eci ne rrugen . Bravo te gjithe ata qe jane angazhuar me kete parti dhe punojne per te ndryshuar kete vend.

  21. Vesa says:

    Aleanca kuq e zi po ecen ne rrugen e drejte dhe ka nje mbeshtetje te gjere ne te gjithe Shqiperine. Ajo nuk duhet te beje koalicion me asnje parti te deshtuar 20-vjecare,por te eci ne rrugen qe ka nisur e vetme. Bravo te gjithe ata te rinj qe jane angazhuar me kete parti dhe punojne per te ndryshuar kete vend.

  22. Zana says:

    O Mero, po kush po ti shkruan keto kohet e fundit artikujt more djale?

    1. Dean says:

      He e djallzuar qe je mi Zana.Po pse pyet,a ke pa ndo1 stil te cuditshem,ndryshe nga ai i Meros?

      1. Tironci Lugano says:

        Dean
        Se mora vesh kete punen e stilit.
        pershenetje

        1. Dean says:

          Hahaaaaaaa….a, TIronci Lugano.Pergjigja eshte se nuk duket shume si stili i Meros ose e ka shkruar pa ndo1 qejf te madh,pasi duhet botuar editoriali i radhes,sido qe te jete puna.Megjithate eshte vetem 1 hamendje.Si ke qene ti plako se s’te kam pa fare? Gjith te mirat.

  23. isuf jakodina says:

    Aleanca Kuq e Zi dhe PIK…. une do vij nga Italia vetem prer te votuar Kreshnikun sepse e meriton,sepse ai pisi berisha nuk na e krijoi mundesine qe te votojme ketu ku jetojme(ne emigrim),po e ndjen fundin e dinastise se vet,eshte fakt qe menjehere mbas humbjes se pushtetit te tyre,berisha me lulken kane per tu zhdukur nga vendi sepse e dine mire se cfare i pret,mezi po pres ate dite…je i madh Mero,nje pene qe nuk kaq per tu thyer kurre….

  24. IMER says:

    AK NUK ESHTE PARTIA E DEMOKRATEVE TE PA KENAQUR APO SOCIALISTEVE TE INATOSUR POR ESHTE E ATYREVE QE NUK JANE NDALUR AS NE VERE TE MANIFESTOJNE KUNDER PAZAREVE ANTISHQIPTARE

  25. klea says:

    AK eshte e vertet qe eshte shume aktive, po pervec nacionalizmit nuk me duket se po na parashtron ndonje program, shpresoj qe mos te zhgenjehemi, se dhe ne 91 u dashuruam shume pas Berishes, ne si popull ballkanas qe jemi dashurohemi pas atyre qe bertasin dhe bejne te fortin. Shpresoj te mos gaboj po AK me duket si asi nen menge i Berishes, per te marre votat e te zhgenjyerve mbare vendin, kurse per tironsat e Topit, na hodhi ne treg FRD.

  26. Ej milet, puna o ku Ta cosh Qelbesiren meta:
    – Tja heqesh Shpellarit
    dhe
    te Mos e fusesh Ne Sofer
    njeheresh.
    A kini ndonje formule si bohet kjo burra?
    Sa per topin e oketen, duhet Fryma tyre,
    mos ja fusni kot,
    Duhet per ‘Sofer t’Re’ te atyne qe do e lane Anijen qe do mbytet (ne kohen e duhur);
    Jane gjysma e PDisteve kta qe e shoo-in Shpellarin Te ikon tashme!
    Gjithsesi mo harroni Qe top e edvin e met e spahij, Te tane nje m… jane,
    puna o Qe KETU jemi, KETA do e bojne!
    Jemi ne paradoksin Qe c’a Plehra do pastrojne Qelbesira & Kermat e Vjetra, puna Te bohet!

  27. TWITTER says:

    Shqiperia eshte ber nje lemsh i madh qe vetem nje bombe atomike e zgjidhe. Dhe e keqja ne thelb nuk jane keto partite e femijeve qejfprishur te Sales dhe as Sala vete. E keqja eshte Ed Piktori qe nuk di te bej opozitarin dhe lejon keshtu Saliun te qendroj ne pushtet dhe te dalin turli batakcinjshe dhe te paaftesh si shpetimtare te vendit.

  28. liburni says:

    Vetem AK mund te ndryshoje pak kete vend,prandaj vota eshte vetem per Aleancen Kuqezi.

  29. dumdum says:

    Plotësisht të drejtë z. Baze.

    Vetëm një aleancë taktike do ta hidhte Berishën nga kolltuku dhe do ti hapte rrugë ndryshimit të Kodit zgjedhor për ti hapur rrugë partive të reja.

    Një “pol” midis AK dhe FRD do të ishte një grackë sepse ato parti nuk mund të bien kurrë dakort për një program të përbashkët.

    Saliu dhe ato rreth tij e dinë mirë se po të dilnin me një program ideor të përbashkët në zgjedhje FRD dhe AK vetëm sa do të ngatërronin njëri tjetrin dhe fituesi do të ishte Saliu.

    Orkestra e Saliut po e luan bukur fyellin për ti hedhur në greminë AK dhe FRD-në.

  30. astrit says:

    Nuk kam kurrefare pritshmeria tek FRD, por mendoj se shume komentues e paragjykojne. Deri tani kjo eshte drejtuar nga nje njeri qe nuk qet qimen nga qulli si Gazmend Oketa, i cili per cudi ka deklaruar se do ta mbeshtese PD deri ne fund te ketij mandati. Per hir te se vertetes Topi nuk i ka marre akoma frenat e kesaj partie. Nese ai do te pranoje se eshte horr bulevardi, atehere le te bashkohet me Saliun. Cudi nuk ka ne politiken shqiptare, kemi rastin e Ilir Metes.

  31. NISTJO says:

    UNE MENDOJ SE20 PERQIND IMORI PS E 20PERQIND IMORIPD 10PERQIND JANE EMIGRANT LUFTA BEHET PER 50 PERQINDESHIN E MBETUR POR MUND TE KETE DHE NJE10 PERQINDESH QE NUK DUAN TE VOTOJNE FARE PO NJE 10 PERQINDESH QE E MERR QEVERIA ME PISLLIQE ME MILITANTE TE BLERE POR DHE NJE5 PERQIND I MERR AK POR DHE PS E KA ME TE VESHTIRE KETE RADHE.

  32. VIKTORI says:

    aleanca kuq e zi mua si qytetar i thjeshte i ketij vendi te mjeruar me duket se luan rolin e sindikatave ne shqiperi pasi e vetmi organizem qe ska luajtur as edhe nje rol ne kete vitet e pas 97 por vetem jane zene me njeri tjetrin kane vjedhur sa kane dashur dhe e humben dhe kete pozicion e ka mare me shume te drejte me shume kembeguje aleanca kuq e zi qe e pershendes dhe e mbeshtes plotesisht kurse per FRD nuk me bind se doli jo si domosdosheri e situatave te krijuara ne vend por si inat i njeri me tjetrin si partia e genc pollos dhe nuk me bind .SALI berisha keto lloj partish i bind shpejt se i mashtron me kocka .FORCA E VETME QE MUND TE THYEJ MURET E KETIJ SHTETI ME NDER SHTET ESHTE AJO QE DO TE NRIHET MBI INTERESAT E VETA KU ANETARET E SAJ KRYESOR DUHET TE KENE NJE FIGURE TE PASTER NGA KOMUNIZMI DHE NJE FIGURE TE PASTER NGA DEMOKRACIA TE MOS KENE QENE SPIUNA DHE HAJDUTA VETEM AJO FORCE MUD TE SJELLI NDRYSHIMIN

  33. dashamir says:

    Idete e hedhura ne kete editorial qendrojne ne lidhje me dy forcat e reja politike AKZ dhe FRD.
    Midis tyre ka me teper gjera qe i ndajne se sa ato qe i bashkojne.
    Kryesorja qe i bashkon eshte fakti se te dyja keto parti kane dale nga mitra e pergjakur e PD se drakules berishe.
    Kryesorja qe i ndan eshte pozicjoni i tyre ne lidhje me PD ku AKZ eshte totalisht kunder qelbesires vicidolit ndersa FRD do jete e shkeputur nga PD dhe do ece paralel me PD por sejcila ne hesap te vet.
    Ne rezultatin perfundimtar ne 2013 (nqs arrihen te behen) nuk ka rendesi fare aleanca FDR me AKZ ose e gjithe forcave kunder djallit berishe sepse sic thonte me te drejte dje zedhensi oborrit berishes “luan kolonja” duam apo nuk duam ne euro-atllantiket kane zgjedhur berishen…
    Kjo sepse ai i ka vene ne zap shqiptaret njelloj si xhaferr deva ne L2B kur pas masakres se 4 shkurtit 1944 tha ; Nje dite terror 10 vjet qetesi
    Kunderofensiva e berishes duke kercenuar me burg kundershtaret opozitare me implikimin e tyre (sic beri me nanon ne 1993)per masakren e bulevardit tregon se ai ka nje mbeshtetje te fuqishme nga segmente te dyshimta antishqiptare ne washington dhe bruksel.Si dhe te atyre burrokrateve ne shtepine e bardhe qe preferojne qetesi me cdo kusht qofte dhe duke ja sh..kedhyer me berishen nenen shqiptareve.
    Sepse ato e kane fryre aq shume zagarin e tyre berishe me superfuqi dhe nga krimet dhe tradhetetite kombetare qe ka bere shperthimi ne ballkan do jete me pasoja te renda ne prishjen e ekulibrit nder-rajonal “nqs bie nga kali” putana e vicidolit
    Pikerisht per kete aryse do perkrahet fuqimisht dhe ne votimet e 2013 me cdo kusht qe te fitoje ky monster pamvaresisht se me keto veprime ogurzeza atllantikasit e konsiderojne popullin shqiptar
    thjesht si fise tribu me “kollare”.
    Ky artikull eshte thjesht nje koment i sakte per nje ndeshje sportive te rradhes qe per fatin e keq rezultati i kesaj ndeshje eshte paracaktuar si ne ndeshjet e tjera te ketij kampionati 21 vjecar
    ku berisha nuk ka asnje humbje por te gjitha fitore..vecse nje barazimi
    ne 1997..

  34. XIMI says:

    Jam dakort me editorialin e z.Baze

  35. alpin says:

    Nese i referohemi pyetjes se kush jane keto forca politike qe po marin nje vemendje jo vetem kombetare por edhe nderkombetare , pergjigjen do ta gjejme qe ne modelin e krijimt te tyre ,ne personat qe jane bere pjese e tyre , planet afat shkurtra apo afatgjata. Nuk mund te bie dakort kurrsesi me ata qe thone qe te dyja kane dale nga PD , mund te pranoj kete per FRD por asnjehere per AKZ , mjafton te shikosh se si u krijuan , njera si parti te pakenaqurish nga PD ,dhe tjetra si te irrituarish nga qeverisjet e te dyja kraheve qofte nga PD apo PS . Sigurisht qe Z.Topi ka krijuar figuren e te ” mencurit ” apo fjalepakut ne popull , por a nuk do ishte me mire qe zotria te kishte folur , biles te kishte folur me te madhe kur padrejtesite ndodhen ??? Pse u dashka qe ky person te filloje te birbiloje pikerisht kur deklaron ate qe dihej , pra pjesmarrjen ne FRD ??? Zotit Topi sbesoj se do ti mjaftonte vetem kjo ide e krijuar ne popull per te triumfuar. Sido qe te veje 2013 Z.Topi do vazhdoje te ngelet thellesiht i ndikuar nga partia meme PD. Nje koalicion me AKZ dhe FRD ashtu si edhe Z.Baze shpreh do te ndodhte vetem per arsye teknike , por kurrsesi per njetrajtshmeri idesh , apo plane te perbashketa. AKZ eshte nje force e popullit , me popullin dhe per popullin . FRD eshte nje force derivative e PD ,me pak fjale kurrsesi me popullin , pra polarisht jo e njejte me AKZ , dhe rrjedhimisht dy parti te krijuara ne kushte te ndryshme , me ide te ndryshme ,me qellime te ndryshme zor se mund te mendohen si “partnere” natyrale , por ambjenti apo koha mund te kerkoje nje bashkepunim FRD-AKZ keshtu qe per me mire presim 2013 ,nderkohe gjithsekush te punoje qe me i miri te fitoje dhe te mos e lere ne dore kucedrave dhe ne dore te fatit .PERFUNDIMISHT : RRUGA ME E MIRE DO TE ISHTE QE SHQIPETARET TE MERNIN FRERET E SHQIPERISE NE DORE…

  36. nastradini says:

    CFARE DREQI JANE PARTITE PA CEPA TE POLTIKES SHQIPTARE?

    1.Adam Smith ka thene: “Boten do ta drejtojne te kamurit dhe inteligjentet kur te marrin frenat e pushtetit.”
    2.Voltaire ka thene: “Boten do ta drejtojne te ndershmit dhe te paperlyerit kur te perzene plengprishesit.”
    3. Marksi ka thene: “Boten do ta drejtojne proletaret kur te grabisin kapitalistet.

    Hulumtime nga nastradini.
    Per Shqiperine e vogel sa nje gogel vlen me shume postulati i baba Marksit per keto 70 vjetet e fundit. Dhe pothuaj te gjitha Partite jane te Majta te Kohes se Qepes pa perjashtim me tendeca pushteti per qellime perfitimi.Ca Parti me fytyre Kafshe si PD-ja e Saliut dhe ca te tjera me fytyre me maske njeriu si PS-ja e Edi Rames. Ca pa fytyre fare si Partia e Bamirit dhe ca me fytyre nacional-socialsite si ajo e Kreshno Spahise. Te mos harrojme edhe Partine me fytyre shalqini te Ilir Metes, laro-laro nga jashte dhe flake e kuqe perbrenda. Asnje nga keto Parti dystaban, pa cepa fare nuk eshte kujtuar te kerkoje fale per zullumet qe i kane bere dhe shkaktuar popullit shqiptar vite me radhe. Pse keshtu? Si keshtu? Ju a thote nastradini:
    Partite e Djathta ne Bote nuk qajne nate e dite per Proletariatin dhe nuk mburren per rritje pagash dhe pensionesh per administraten ne kohe krize Boterore. Partite e Djathta ne Bote kane ne baze te tyre PRONESINE PRIVATE MBI MJETET E PRODHIMIT, prandaj ndjekin nje politike rrigoroze fiskale per uljen e shpenzimeve buxhetore dhe rritjen sado pak te prodhimit dhe inkurajimin maksimal te biznesit pa nderhyre aspak ne pagat qe ata percaktojne per punonjesit e tyre. Partite e Djathta ne Bote eshte absurde te komandohen nga nje Sekretar Komunist i Kohes se Qepes dhe punonjes i Sigurimit te Shtetit, sepse MORALI eshte edhe motoja qe udheheq punen e tyre ne cdo sfere te qeverisjes. Partite e Djathta ne Bote nuk vjedhin fonde publike as pasurine private sepse eshte njesoj sikur te vjedhin veten e tyre dhe respektivisht nuk mund te qendrojne ne pushtet as edhe nje dite, kur u zbulohen sadopak afera abuzive. Partite e Djathta ne Bote nuk mund te vjedhin vota per te mbajtur me dhune pushtetin, sepse koha e Al Kapones ne Cikago ka mbetur prapa dhe Historia ka treguar se kur kerkon prosperitet dhe zhvillim ekonomik nuk mund te mbash pushtetin me vota te vjedhura. Per kete arsye ne vendet ku drejtojne Parti te Djathta Drejtesia eshte absolutisht e pavarur nga pushteti me shume garanci kushtetuese. Partite e Djathta ne Bote PRONEN PRIVATE e kane te shenjte, qe nuk mund te tjetersohet dhe prekja e saj perben nje krim qe denohet rrepte. Partite e Djathta ne Bote sferen sociale e shikojne si pjese te detyrimit kontribues te biznesit dhe popullates nepermjet rritjes se prodhimit dhe rendimentit ne pune dhe jo si BAMIRESI mashtruese e qeverise. Partite e Djathta ne Bote komandohen nga njerez intelektuale qe kane mbaruar kolegje prestigjoze autoritare dhe jo nga aventuriere mafioze pa kurfare dijenish ne fushen e drejtimit te shtetit, kuadro pergatitur ne palestrat e Sigurimit te Shtetit te Enver Hoxhes. Partite e Djathta ne Bote nuk e shikojne pushtetin si vegel e pasurimit te tyre, sepse e kane pasurine te trasheguar denbabaden nga te paret. Partite e Djathta ne Bote nuk i meshojne nacionalizmit ekstrem dhe nuk ndersejne llumpenet dhe masat dallkauke me PATRIOTIZEM fals, por gjithe energjine e trunit e kane te perqendruar tek prodhimi real i te mirave materiale si pjese e pandare e rritjes se standardit te jetes. Kur nuk arrijne dot shifrat e premtuara per kete standard jetese Partite e Djathta ne Bote japin doreheqjen ne menyre krejt vulletare nga pushteti per t’ja lene vendin atyre qe dine dhe bejne me shume. Partite e Djathta ne Bote nuk mund te mbajne ne radhet e tyre gjakatare sadiste, qe vrasin njerez si zogj pule pa ja bere syri terr fare dhe duke fshehur gjurmet e krimit me cdo mjet dhe cdo menyre, sepse per keto Parti jeta e NJERIUT eshte falur nga Zoti dhe vetem i Madhi Zot mund ta mare ate. Keshtu ndodh ne Bote, por c’ndodh ne Shqiperi keto 70 vjete mashtrimi komunist? Prandaj edhe nastradini i pergjigjet me kete pyetje ne kete shkrim te sterholluar te Mero Gazetarit:

    CFARE DREQI JANE PARTITE PA CEPA TE POLTIKES SHQIPTARE?

  37. Therin Gurkuqi says:

    AKZ AKZ AKZ AKZ AKZ

    1. anila says:

      Prej vitesh kemi pare dhe degjuar te njejtat vepra .As’eshte koha per nje ndryshim?nje ndryshim rrenjesor?Kete ndryshim do ta bej vetem ALEANCA KUQ E ZI.AKZ eshte nje force e popullit e cila eshte gjendur dhe po gjendet ne cdo shqetesim qe ndodhe ne vend .Forca e popullit eshte nje force e madhe dhe vetem ajo mund ta coje deri ne fund zerin a AKZ.

  38. anila says:

    Prej vitesh kemi degjuar dhe pare te njejtat vepra.Eshte koha per nje ndryshim rrenjesor,dhe kete ndryshim do ta beje vetem ALEANCA KUQ E ZI.Sepse eshte nje force e popullit e cila gjendet pran cdo padrejtesie qe ndodhe ne vend.Forca e popullit ben gjithecka prandaj le ta mbeshtesim AKZ dhe te marim te gjithe ate qe kemi merituar prej kohesh .

  39. anila says:

    Prej vitesh kemi degjuar dhe pare te njejtat vepra te cilat per ne skan pasur asnje gje pozitive.Eshte koha per nje ndryshim rrenjesor.Dhe kete ndryshim do ta beje vetem ALEANCA KUQ E ZI e vetmja force e popullit.AKZ eshte e vetmja force e cila po gjendet ne cdo shqetesim dhe problem qe shfaqet,prandaj ka ardhur koha qe te mbeshtesim drejtesine.

  40. GAZI says:

    Padyshim, shkrimi i zotit Baze ne kete editorial perben nje ekspoze te qarte mbi identitetin e dy partive te reja te krijuara se fundmi ne Shqiperi, AKZ dhe FRD. Nga kendveshtrimi im, zoti Baze ben nje analize mjaft realiste, duke i shpjeguar lexuesve te tij bazen ideologjike mbi te cilen mbeshteten keto dy parti.
    Ajo qe me ngacmoi per te komentuar pas ketij shkrimi, nuk eshte analiza e zotit Baze, por opinioni i atyre, qe une do ti quaja miqte e mi, per shkak se te githe bashkohemi me idene, se e gjithe klasa politike shqiptare tashme duhet te hape krahun dhe te dale ne pension.
    Une do ti ftoja te gjithe, qe te mos nxitohemi ne etiketimin e figurave qe drejtojne keto levizje te reja. Si zoti Spahiu, ashtu dhe zoti Topi kane nje qellim te perbashket, zevendesimin e kesaj klase politike.Une do ti kujtoja te gjithe, se te dy jane bashkepunetore te vjeter. Kam parasysh ketu faktin, se ishte zoti Topi ai qe emeroi zotin Spahiu si nenkryetar te Keshillit te Larte te Drejtesise. Jo rastesisht, te dy jane sulmuar njekohesisht dhe egersisht nga mazhoranca e sotme, e cila shpalosi tere agresivitetin e saj nepermjet nje dhune verbale te paprecedente.Jo me te pakta kane qene sulmet apo akuzat e opozites si ndaj Topit, ashtu dhe ndaj Spahiut.
    Kur them etiketime kam parasysh, shprehjet e disa komentuesve me lart, njeri eshte “agresiv”, dhe tjetri “i mefshte”. Une nuk jam dakort as me njeren, as me tjetren. Zoti Spahiu perfaqson nje ideologji, ideologjine nacionaliste, e cila nuk te lejon mundesine per te ligjeruar ndryshe dhe zoti Topi perfaqson nje ideologji liberal-demokrate, e cila nuk te lejon te sillesh ndryshe. Te jesh populist nuk do te thote se je “agresiv” dhe te jesh luajal nuk do te thote se je “i mefshte”.
    Si AKZ, ashtu edhe FRD kane nje qellim te perbashket, nxjerrjen jashte loje te dy partive te vjetra. Ne kete sfide, secila prej tyre, si AKZ, ashtu dhe FRD kane rolin e tyre. Secila ne menyren e vet, dhe duke u bere komplementare te njera-tjetres mund te jete e suksesshme ne arritjen e qellimit per te cilin jane krijuar. Se si mund te bashkepunojne pas zgjedjeve eshte ceshtje tjeter. Ne fund te fundit, politika eshte arti i kompromisit.

  41. lali says:

    »Ti dhe unë jemi një. Unë nuk mund të të shkaktoj dhembje, pa lënduar veten.« M. Gadhi
    »Të dashuruarit prej dikujt, mund të jetë edhe një dënim. Mosdija se a na dashurojnë apo jo, është një torturë.» Robert Lehmke
    »Më mirë është të na urrejnë për atë që jemi, se sa të na duan për atë që nuk jemi.« André Gide
    »Përvoja na mëson se dashuri nuk është kur shikojnë njëri tjetrin, por kur shikojnë në drejtim të njëjtë. Antoine de Saint-Exupery
    »Gjëja më e rëndësishme që lëmë në jetë pasi të ikim, janë gjurmët e dashurisë.» Albert Schweizer
    »Aty ku rritet dashuria, lulëzon jeta – aty ku kultivohet urrejtja, pason fundosja.» M. Gandhi
    »Ai që nuk dashuron më dhe ai që nuk gabon, le ta organizojë varrimin.» J.W. von Goethe
    »Dashuri nuk është ajo që presim për të marrë, por ajo çka jemi të gatshëm për të dhënë.«Katharine Hepburn
    »Një pikë dashuri është më shumë se sa një oqean arsye.» Blaise Pascal
    »Sikur në tokë të mbizotëronte dashuria, të gjitha ligjet do t‘ ishin të panevojshme.«Aristotel
    »Lumturi është dashuria, asgjë tjetër. Kush mund të dashurojë, është i lumtur.« H. Hesse
    «Karakteri i një gruaje nuk tregon ku fillon dashuria, por ku përfundon ajo.« Rosa Luxemburg
    »Nëse njeriu nuk mund të japë dhe të marrë dashuri pa kushte, atëherë ajo nuk është dashuri, por tregti.« Emma Goldman
    »Për të shkruar një letër dashurie duhet t’ia nisësh pa ditur se çfarë dëshiron të thuash dhe ta përfundosh, pa ditur se çfarë ke thënë. Jean –Jacques Rousseau
    »Shuma e jetës sonë janë orët në të cilët kemi dashuruar.« Wilhelm Busch
    »Zemra e një gruaje dhe kështjella janë të ngjashme. Ato mund të njihen vetëm pasi të jenë pushtuar.« Ludwig Klaisch
    »Nëna është njeriu i vetëm në botë, i cila të donë para se të të njohë.« J.H. Pestalozzi
    »Për botën je kushdo, por për dikë je bota.« Erich Fried
    »Shumica e njerzve kanë nevojë për më shumë dashuri se sa meritojnë.«Marie v.Eschenbach
    »Njeriu është i lumtur në bashkëshortësi, kur me më shumë dëshirë kthehet në shtëpi se sa del jashtë.« Heinz Rührmann
    »Fëmijët, që nuk dashurohen nga prindërit bëhen të rritur, që nuk dinë të dashurojnë.«. Pearl S.Buck
    »Këmbëngulja për ta harruar një njeri, domethënë të mendosh në të. Jean de la Bruyère
    »Ajo që fitohet me dhunë, mund të mbahet vetëm me dhunë.« M.Gandhi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje