NJË PJESË E huqur nga e gjithë zhurma e jargavitja për zbulimin e problemit më të madh të shqiptarëve – që na doli të jetë loja e futbollit Zvicër-Shqipëri (sic!) – është emërtimi i vërtetë i futbollistëve. Shumë nga futbollistët që me origjinë janë shqiptarë nga Kosova, shqiptarë nga Shqipëria e shqiptarë nga Maqedonia, kanë një emërtim të përbashkët: refugjatë. Si Lorik Cana ashtu edhe Xherdan Shaqiri, si Alban Meha ashtu edhe Valon Behrami kanë fatin e njëjtë, të paraardhësve të tyre që për arsye të ndryshme, kryesisht politiko-ekonomike, është dashur të ikin nga vendi i tyre.
Është lehtë e kapshme për çdo njeri normal që ta kuptojë se braktisja e vendit të lindjes, vendit të trungut familjar, atdheut është ndër veprimet më të dhimbshme e traumatike në jetën e një individi. Pakkush, për të mos thënë askush, s’zgjedh për qejf të ndahet nga familja e shoqëria dhe të fillojë jetë të re fillimisht si një ilegal në një shtet e rreth të huaj, i cili natyrshëm si një alien që jeni s’do t’ ju presë fort me ngazëllim.
Ja, pra, që nëpër këtë rrugë kanë kaluar pa përjashtim edhe të gjitha familjet e futbollistëve shqiptarë me pasaporta të huaja që u ndeshën përballë njëri-tjetrit në ndeshjen Zvicër-Shqipëri.
Secili prej tyre ka një rrëfim të dhimbshëm, por fatmirësisht me happy end, nëse do të kemi parasysh suksesin që kanë arritur në fushën e gjelbër. Mirëpo, jo të gjithë janë në stad të njëjtë të integrimit e të statuseve të tyre në vendet ku kanë emigruar. Dhe për përcaktimin e tyre se a do të luajnë për përfaqësuesen e Shqipërisë, apo të Zvicrës, kanë pasur të atillë që është dashur të vendosin për arsye krejt josportive e jopatriotike. Pasi që në jetën e tyre nuk lidhet gjithçka vetëm me binomin sport dhe etni – siç e pamë të reduktohet debati naivisht këto ditë – por ka edhe zona të tjera e të hirta që në fund të fundit i prekin një numër të madh të familjeve shqiptare, e që është fati i refugjatit.
Pra, fare thjesht, pjesa e padiskutuar e këtij rrëfimi të reduktuar e të banalizuar pa nevojë (pasi që qëndrimi im i parë është se sportisti i arrirë në radhë të parë duhet të jetë profesionist, dhe si i tillë do të duhet të jetë në krye të detyrës për këdo që ka nënshkruar kontratë, meqë në të kundërtën do të nënkuptonte mashtrim) është odiseja e mundimshme e rregullimit të statusit të një familjeje me fatin e zi të refugjatit në shtetin e emigrimit.
Kaq e thjeshtë.
Kaq e dhimbshme.
Kaq reale për shumë prej nesh.
1.739.825. Ose edhe me fjalë: një milion e shtatëqind e tridhjetë e nëntë mijë e tetëqind e njëzet e pesë. Ky është numri zyrtar i regjistrimit të popullsisë rezidente në pjesën e administruar nga Prishtina të Kosovës, pra pa veriun. Është kjo një shifër, që bashkë me të dhënat e tjera të regjistrimit, do të ndikojë në shumë planifikime të ardhshme në vend. Mirëpo, çuditërisht, kjo temë e rëndësishme – pasi që është regjistrimi i parë pak më normal i bërë në vend tash e 30 vjet – po kalon pa rëndësinë e duhur në opinion. Për më tepër, me këtë regjistrim është vërtetuar edhe fakti tjetër: se sa shumë banorë e kanë lëshuar vendin në këto 10-20 vjetët e fundit.
Ministria e Diasporës, në kalkulimet e veta, ka arritur në shifrën prej rreth një të tretës së popullatës së Kosovës si të lëvizur drejt vendeve të huaja. Pra, rreth 700-800 mijë shqiptarë të Kosovës që në një moment gjatë kësaj periudhe s’kanë pasur rrugëdalje tjetër, përveç braktisjes së atdheut dhe kërkimit të fatit në një vend tjetër.
Shumë prej tyre kanë dalë gjatë viteve të nëntëdhjeta, të tjerë gjatë luftës, e ka edhe mjaft që kanë shkuar nga vendi edhe pas arritjes së lirisë e edhe shpalljes së pavarësisë. Duke qenë në hall dhe duke pasur arsye të ndryshme që i kanë shtyrë ata që të kërkojnë fatin gjetkë, në periudha të ndryshme kohore, edhe rrëfimet e tyre për fitimin e “letrave” në vendet e migrimit kanë qenë të adaptuara sipas trendit të kohës.
Gjatë të nëntëdhjetave, thuaja të gjithë kanë qenë të përndjekur politikë nga regjimi i Beogradit. Gjatë luftës ka qenë përndjekja dhe ikja nga vrasjet dhe mizoritë. Kurse pas luftës ka filluar epoka e rrëfimeve më të çoroditura, me qëllimin e vetëm, fitimin e statusit të azilantit para organeve ligjore të shteteve të ndryshme.
Së këndejmi, p.sh. po t’u zihej besë vërtet sajimeve të azilkërkuesve nga Kosova pas lufte të dhëna para gjyqtarëve të huaj, atëherë do të mund të dilte se UÇK-ja paskësh ndjekur dhe kërcënuar më tepër qytetarët e zakonshëm shqiptarë se sa militarët serbë, se në Kosovë paskësh më tepër romë se sa shqiptarë, se paskësh më shumë homoseksualë se sa në të gjitha vendet e tjera e kështu me radhë.
Gjithsesi, se këtu nuk dua të paragjykoj ose ta akuzoj asnjërin që ka bërë një gjë të këtillë, pasi që besoj se atë veprim s’e ka bërë me dëshirë, ose për t’i bërë keq vendit të tyre, por – nga zori.
Dhe të këtilla rrëfime mund të gjejmë pa përjashtime te refugjatët nga Kosova, qofshin ata këpucëtarë ose arsimtarë, doktorë ose kamerierë, poetë ose të papunë, ose-ose sportistë.
Kemi përjetuar të zezat që kemi përjetuar dhe ato na kanë shndërruar në këtë që jemi sot.
E ne jemi, me plot kuptimin e fjalës, një popullatë refugjatësh.
Diçka që s’e kemi dashur e s’do ta donim.
MORALI I RRËFIMIT do të duhej të ishte: Tash së paku mund ta dimë se ku jemi, sa jemi dhe çfarë jemi. Shumë nga rrethanat në këto dhjetëvjetësha të fundit kanë ndryshuar, në masë të madhe për të mirë.
E tash do të varet nga vetë ne se çka do të bëjmë e ku do të jemi.
Nesër!
E mor tik,, boll u qaravite.
Emigrimi i lire vetem e zhvillon nje vend. Po kur je i detyruar nga kushtet ekonomiko-politike qysh me ja ba?
http://fashionguests.blogspot.com/2012/09/xherdan-shaqiri.html
Shume i sakte ky artikull edhe per Shqiperine e jo vetem per Trojet tona
dhe jep semundjen tone historike _Ne jemi popull refugjatesh..
Keshtu ka qene gjithmone Shqiperia _-Nje vend ku rinia ikte e ikte ne nje ikje pa kthim….dhe vendi shkretohej
…..Sic thote nje kenge e nje kengetari populor te veriut
…Kur femija nuk jane ne shpi
Bari ritet mbi cati…
Nje studjues italian , me origjine Arbereshe , Paolo Peta , ne nje liber te tij nga vitet 90-te , thote se me ardhjen e demorkacise, Shqiperise
do i kthehet semundja e vjeter ku rinia iken ne emigrim duke e shkateruar kombin shqiptar
Dhe ashtu eshte _-Filloi perseri semundja jone e vjeter ku te gjithe ikin ne emigrim,
Vetem ne kohe te Enverit ne krijuam nje shtet stabel dhe patem nje zhvillim edhe si komb ne numer, ne kulture, ne industri , ushtri e kudo
Porse para Enverit ne iknim ne emigrim, se nuk kemi pasur intelektuale inteligjente
me koncepte shtete -formuese ne menyre qe tu krijonin te rinjve mundesi pune ne Shqiperi
Intelektualet tane jane ca njerez me 40 flamure , dhe shikojne vetem interesin e tyre personal, as qe mendojne per shoqerine shqiptare aspak
Edhe tani jemi ne te njejtat kushte ..ku shteti nuk ju siguron dot te ardhmen shqiptareve ne shtetin e tyre, dhe i detyron te ikin emigrante …..
Nejse , le te shpresojme se me kalimin e kohes gjerat do marin ruge per me mire….
A.Kelmendi o eshte i ceket nga truri ose mbron palopolitikanet tane.
Ja si thote ky derdimen: Nje shofer qe rezon makinen ne gremine s’ka faj.
Shqiperia mor derezi qe pas 8 nendorit 1941 e deri sot ka pasur timonieret e saj.
Qe braktisin vatanin fajtore jane pikerisht te gjithe keta timoniere,ndryshe Shqiperia me pasurite e saj ka aftesite te mbaje deri ne 10 milion shqiptare dhe jo si tani, jemi o s’jemi 3 milion.
Si i leshon fjalet si lopa bajgen zoteria kelmendi?
Shkrim gjenial nga nje koke gjeniale. I madh eshte Adriatik Kelmendi.
Shoh ketu komentues qe s’e kane lexuar fare shkrimin dhe kane komentuar.
O komentues idjote, shkrimi flet VETEM PER KOSOVEN dhe jo per Shqiperine. C’analfabete!
Adriatik te lutem me shpesh shkrime si ky.
popull refugjat!
po ta perkthesh sakt ne gjuhen e rruges eshte “popull jevgjish”
popull arixhi.
gabela
cigane
nomade
se ata nuk kane atdhe dhe emigrojn si ato kafshet e savanave………ne kerkim te ushqimit.
shqiptarqiqer me jahu!
lan nom tu jyp dyerve t’bots!
jevgjiter te globit.
shqi mor shqi mor shqiptarqiq!
refugjat marka “maliq”
n’motoskafe dhe kamjona
lugeter te ditve tona…….
Budallallak, injorance totale, te thuash qe Shqiperia eshte vend refugjatesh! Autori i ketij shkrimi ka mendesine e nje epoke tjeter! Po ç’mund te thote ky zoteri per Italine Francen Angline Greqiene etj etj , Nje shembull: Vetem ne Londer jetojne e punojne 300 000 franceze e askush ne France nuk ben shkrime te ketij lloji !
Z pseudogazetar! Emigracioni eshte nje shans per Shqiperine! Mendo sa bisnese funksionojne ne Shqiperi lenda e pare e te cilave jane ata qe ju i quani emigrante! Sa mijra vende pune jane krijuar ne kete fushe? Sa mijra familje ushqehen ? Sa para qarkullojne?
Yurp! Stop! Mjaft me budallalleqe!
Artikulli trajton ne menyre briljante aktualitetin ne Kosove.
Kelmendi eshte mendja me e kthjellet dhe e pavarur ne letrat shqipe sot.
Po qesh me ata qe kane komentuar nisur vetem nga titulli
Wow. Drejt e ne pike.
Ka kohe qe s’kam lexuar dicka me te bukur dhe te dhembshme njekohesisht.
E dua…
pse ankoheni me mire se kaq nuk kane jetuar ndonjehere shqiptaret, po kaq e kemi te shkruar or vellezer,ska arsye me pretendu ma teper ky asht realiteti
Adriatik Kelmendi,,, edhe ti ke mbet me dite diqka gazetar leshi esht ky.
shifni cer klloshari osht nji komentues:
krahaso emigrantet franceze ne londer,qe shkojn atje me kontrata dhe me zotsi tamam duke konkurru ligjshem ne tregun e lire te punes,i krahaso kta me shqiptaret qe u leshuan rrugve te anglis me maune e viza fallco e mceftas dit e nate,aqsa u titulluan edhe “lugatet e mauneve” nga shtypi britanik,sepse sapo hapej dera e mauneve per me u shkarku malli,dilnin turmat e shqiptarve nga thaset ku ishin mcef dhe me vrap si lugeter largoheshin neper nate qosheve,per te perfundu te nesermen ne ndonje zyre per me lyp azil pulitik…
ksaj i thon te barazosh k***n me dollarin.!!!!!!!!
hajde shqiptarqiq hajde!!!!!!
sa te perfundum qe jan shqiptart aqsa nuk e kuptojn ala sesa posht jane..
edhe ndonje peshk i zgjuar shqiptar qe e sheh sesa thell jane fundos nuk e pranon kete,per pordh apo edhe per bisnes.