Zotit Stefan Fule Komisioner i BE-së për Zgjerimin Bruksel
I nderuar zotëri,
Po ju shkruaj nga Shqipëria si qytetar i një vendi që aspiron të bëhet pjesë e familjes europiane dhe kodit të saj demokratik. Quhem Mark Nika, jam xhaxha i Aleks Nikës, njërit prej katër protestuesve opozitarë, që u vranë në 21 janar 2011 nga Garda e Republikës në bulevardin “Dëshmorët e kombit”, përballë selisë së kryeministrisë.
Aleksi u vra me plumb në kokë në trotuarin e djathtë të bulevardit, dhjetëra metra larg rrethimit të jashtëm të kryeministrisë. Ishte i ri, 34 vjeç, djali i vetëm i dy prindërve të vuajtur. La gruan dhe dy vajza jetime.
Fillimisht, dëshiroj t’ju falenderoj në emër të familjes sonë për thirrjen që Ju kemi bërë për zbardhjen e vrasjeve të 21 janarit, duke e trajtuar këtë gjë si një provë shumë serioze të shtetit të së drejtës në Shqipëri. Në fakt vetëm drejtësia mund ta lehtësojë sadopak dhimbjen tonë të madhe.
Për fat të keq, apeli juaj dhe apelet e tjera të ngjashme nga SHBA dhe Europa, nuk kanë gjetur përgjigje në Tiranë. Po mbushen njëzet muaj nga dita e tragjedisë dhe drejtësia e shumëpritur nuk duket as në horizont edhe pse krimi i 21 janarit lindi i zbardhur para kamerave të televizioneve, siç e kanë parë me sy e siç e kanë nënvizuar dhjetëra vëzhgues të paanshëm.
Ju jeni në dijeni se kryeministri Sali Berisha, me justifikimin se prokuroria po i hiqte mbrojtjen, pengoi personalisht ekzekutimin e urdhrave të prokurorisë për ndalimin e gjashtë gardistëve të dyshuar. Zhvillimet e mëvonshme kanë vërtetuar katërcipërisht se ky veprim i kryeministrit u dha kohë të dyshuarve të tentonin sa të ishte e mundur prishjen e provave të krimit.
Dëshiroj t’ju vë në dijeni se hetimet e prokurorisë së Shqipërisë dhe ekspertiza e FBI-së amerikane, që u vunë në lëvizje falë ndërhyrjes së faktorit ndërkombëtar, kanë provuar se:
-Mesnatën e 21 janarit, deri në orën pesë të mëngjesit të 22 janarit, nga serveri i kryeministrisë janë kopjuar e fshirë të gjitha filmimet e demonstratës dhe veprimeve të Gardës, të bëra nga kamerat e brendshme e të jashtme të kryeministrisë.
-Ekspertiza e FBI-së zbuloi se ish- komandanti i Gardës, Andrea Prendi, ka ndryshuar tytën e armës së tij me tytën e armës së shoferit të tij për të mos u zbuluar se kishte qëlluar njëmbëdhjetë herë me fishekë luftarakë në drejtim të turmës, duke vrarë dy demonstrues e duke plagosur disa të tjerë.
Këto janë vetëm dy prej fakteve skandaloze e të pakundërshtueshme, që dëshmojnë përpjekjet kriminale për të mbuluar krimin me krim vetëm që e vërteta e vrasjeve të 21 janarit të fshihet përgjithmonë.
Ekspertiza e FBI-së i nxori zbuluar këto përpjekje. Por atë që humben nga ekspertiza dhe hetimi penal, vrasësit dhe urdhëruesit e tyre kanë bërë e po bëjnë çmos ta rifitojmë në aulën e gjykatës. Deri tani është dhënë pafajësi për të akuzuarin kryesor në lidhje me fshirjen e filmimeve nga serveri i kryeministrisë, duke e lenë për momentin pa autor këtë vepër penale flagrante mu në godinën e qeverisë. I akuzuari kryesor për vrasjet, ish- komandanti i Gardës, gjykohet në gjendje të lirë edhe pse mbi të rendon akuza e vrasjes dhe plagosjes së pajustifikueshme të shtetasve. Në seancat gjyqësore salla e gjykatës mbushet me gardistë që dërgohen aty në mënyrë të organizuar.
Shqetësimi ynë i madh si familje është se si rezultat i presioneve me karakter politik dhe duke pasur parasysh politizimin, dobësitë dhe nënshtrimin kronik të gjyqtarëve ndaj ekzekutivit, procesi i 21 janarit rrezikon seriozisht të degradojë si një farsë pa fajtorë, duke i lënë një pjesë të veprave penale pa autorë dhe duke i trajtuar të vrarët dhe të plagosurit si mish për top.
Në bindjen time dhe të mijëra njerëzve në Shqipëri, ky ka qenë qysh në fillim dhe ky është përsëri qëllimi i qeverisë së Tiranës, që tani e ka hequr maskën dhe qëndron me krenari prapa vrasjeve. Para disa kohësh, gjatë një debati në Parlamentin e Shqipërisë për 21 janarin, kryeministri Sali Berisha u tha opozitarëve të pranishëm “ua bëj përsëri siç ua bëra”. Duke harruar se djali ynë dhe tre të vrarët e tjerë nuk kanë asnjë lidhje me hesapet që mund të ketë ky kryeministër me rivalët dhe kundërshtarët e tij politikë. Të vrarët ishin shtetas të Republikës së Shqipërisë, ishin njerëz të zakonshëm, qytetarë të thjeshtë, që as u thirrën në luftë nga opozita, as shkuan për të luftuar kundër kujt, por thjesht ushtruan një të drejtë që ua njeh Kushtetuta e Shqipërisë. Ata thjesht iu përgjigjen thirrjes së opozitës për të protestuar kundër korrupsionit galopant në sferat e larta. Me lejoni t’ju sjell në vëmendje se ato ditë janari të vitit 2011 ishte publikuar videoja ku ish- zëvendëskryeministri Ilir Meta dilte me zë dhe figurë duke bërë allishverishe në zyrë të shtetit.
Duke ua bërë me dije këtë shqetësim të madh, që nuk mund të jetë vetëm familjes sime, me lejoni t’ju them zoti Komisioner, se guximi i qeverisë së Tiranës për të penguar hetimin normal të vrasjeve të 21 janarit, për të fshehur pastaj provat e krimit dhe për të shkelur me këmbë drejtësinë vjen edhe nga fakti se Ju, Europa, nuk i keni dënuar me force vrasjet e 21 janarit në Shqipëri, siç keni bërë me vrasjet e protestuesve në vendet arabe. Vrasjet e civileve nga qeveria janë kudo të dënueshme, por këto të Shqipërisë me 21 janar janë dyfish të dënueshme sepse Shqipëria ka një Kushtetutë demokratike dhe qeveria e saj, ndryshe nga ato arabe, pretendon se ishte demokratike.
Si mund të jetë demokratike një qeveri që vret protestues të paarmatosur e paqësorë në bulevard vetëm se ata protestojnë kundër saj?
Si mund të vriten njerëz në mes të Europës vetëm se ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të protestuar?
Si mund të tolerohet në mënyrë kaq flagrante një qeveri që angazhohet fuqimisht për fshirjen e provave të krimit?
Në emër të familjes së Aleks Nikës kërkojmë nga Ju të sensibilizohet për këtë situatë Komisioneri për Drejtësinë dhe të dërgohet në Tiranë një përfaqësues i tij për të parë në vend gjendjen dhe për të ndaluar degradimin e mëtejshëm të procesit të 21 janarit.
Me lejoni t’ju shpreh opinionin tim se 21 janari nuk është njohur siç duhet nga Europa dhe SHBA. Për rrjedhim nuk është dënuar siç duhet prej tyre. Unë jam jurist në profesion dhe e di se drejtësia është përpjesëtim. Janë dënuar dhjetëra protestues që u konfrontuan me policinë atë ditë, duke përdorur çadra apo duke hedhur gurë. Le të marrë dënimin sipas ligjit kushdo që ka bërë shkelje. Por vrasjet janë të pakthyeshme. Vrasjet nga Garda dhe kundravajtjet nga një pakicë protestuesish nuk mund të futen në një thes. Vrasjet duhen të ndahen njëherë e mirë nga kundravajtjet. Këto dy episode – konfrontimet dhe vrasjet- janë të ndara shkoqur edhe në kohë. Vrasjet kanë ndodhur shumë më vonë, kur demonstrata po shpërndahej. Aleksi dhe tre të vrarët e tjerë, sikurse mijëra e mijëra të tjerë nuk kanë bërë asnjë kundravajtje, kanë protestuar paqësisht deri në fund.
Asnjë ligj nuk shkelën ata. Askujt nuk i ranë në qafë. U vranë politikisht. Nuk ka e nuk mund të ketë asnjë shpjegim tjetër pse u vranë.
Zoti Komisioner për Zgjerimin,
Duke ju shkruar sa më lart, unë denoncoj para jush dhe para Europës vrasjen politike të nipit tim me 21 janar në Tiranë. Përgjigjen ia lë koshiencës suaj dhe Europës që përfaqësoni.
Me respekt
Mark Nika
Grykë-Manati, Lezhë, Shqipëri.
Fyle do e hapi do e lexoj do a u tregoj shokve te vet francez, gjerman… te gith se bashku do gajasen se qeshuri duke lagur fytin me nje gllenk shampanj franceze dhe duke komentuar “albanian crazy peple”
Akoma nuk me besohet se ka ndodhur vertete ajo tragjedi, nderkohe qe i shoh te qeshin e te tallen …
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/if-ne-21-janar.html
MOS BESO POR MOS U AFRO-AFER KRYEMINISTRISE SE UNE QE S’U AFROVA, SHPETOVA…ME SHPETOI RAMA KUR NJE DITE PERPARA NA THA SE NESER BERISHA SHKON NE SHPI DUKE ECUR MBI KUFOMA………………A PO TE KUJTOHET???????
Komentues ‘EdiRuci”
Se pari Nick-u qe te takon te zgjedhesh ty dhe sojit tend mund te jet Saleh Bythorja, apo Bathoraks i ram ke kryeministria, apo Bythoraks i ram ke Garda me detyr roje.
Se dyti, ti bastard dhe shum te tjere te sojit tend, ju afruat Kryeministrise bile u futet edhe brenda dhe i vure zjarrin, pushtuat Radiotelevizionin, jo me “Q”adra pistoleta por me Kallash dhe antitank te verte dhe askush nuk ju vrau…
E bere ne ’98-tën o bastard i vonuar menderisht dhe moralisht dhe pas kesaj shkove i qet ne shtepin e pushtuar ne Bythore.
Zoti Mark Nika me kete leter na ka nderuar te gjithve ne shqiptarve te tjere, nga Veriu ne Jug, qe bukes i themi bukë, qe nderit i themi nder, qe Lirisë i themi Liri.
Zoti Mark Nika me kete leter drejtuar Fules, ka peshtyr ne surrat te gjith ata zyrtar Europian te korruptuar dhe pergjegjes per gjendjen e shteti te se drejtes dhe demokracise ne shqiperi.
Respekte Zotri i nderuar Mark.
Denimi i pare qe duhet te marre Sali Berisha duhet te jete po ai qe mori Mubaraku dhe Ministri i Brendshem egjiptian.
“Urdherues te vrasjeve te protestuesve gjate protestave.
Natyrisht do kete dhe ketu hordhi shpellaresh qe si ne Egjipt dilnin ne mbrotje te ketyre vraseve ne pushtet, po kjo nuk duhet te na shqetesoj.
Vetem denimi me burg i Sali Berishes e ben shqiperine vend me demokratik dhe ligjor!!!
Marku eshte i nderuar per keto qe i shkruan Fules.
Por te gjitha pyetjet qe ai i ben Fules kane nji pergjigje te thjeshte:
Per sa kohe opozita e pranon qeverine si legjitime, s’ka si ta quaje Evropa qeverine jo demokratike.
Per sa kohe opozita toleron mbylljen e procesit te 21 janarit sic beri me Gerdecin, edhe Evropa sben dot ndryshe.
I nderuar Mark, zbardhja e Gerdecit dhe Kalimashit ka pas qene ne tere raportet e BE-se si detyrim per integrimin. Sot Gerdeci dhe Kalimashi jane mbyllur padrejtsisht dhe opozita i harroi aq sa po hiqen nga raportet e BE-se.
Me kete opozite te Rames kete fat do kete edhe 21 janari.
Largimi i qeverise eshte i domosdoshem, por Rama eshte bere fajtor kryekeput per moszbardhjen e ketyre krimeve.
Sic e ke pare i nderuar Mark, Rama i lutet Ilirit per koalicion, nderkohe qe Iliri kishte ne dore te denonte vrasesit pas vrasjeve te 21 janarit, por zgjodhi te shante kokepalaret dhe te mbante vrasesit ne qeveri.
Per kete arsye te njejtat pyetje qe i ke bere Fules, mund ti behen edhe Rames qe i ktheu deputetet ne parlament pas vrasjeve te 21 janarit.
Zgjedhjet po vijne dhe me vote do ndeshkojme si qeverine edhe Ramen qe ka tradhtuar te majten dhe opoziten.
I dashur Mark,
Kam degjuar dhe shume te tjere qe u drejtohen me letra burokrateve te Brukselit!
Askush nuk e çan koken per letrat e shqiptareve!
Kur nuk e çajne koken te Zotet e shtepise,
Çfare pret nga te huajt!!!?..
E lexova letren tuaj te dhimbshshme drejtuar Ambasadorit Amerikan!
Nuk merret kush me hallet e shqiptareve!
Mjere ai vend qe ka rene ne duart e Hijenave!
Hijenat shqiptare, por ato po ndihmohen dhe mbeshteten
F a t k e q s i s h t
Edhe faktori nderkombetar, te cilit,
me sa duket i duhet edhe per ca kohe Doktor Krimi!!!!…
Zoti Mark, kur shqiptaret nuk jane ne gjendje te ndryshojne vet situaten me Opoziten e vet,
mos prit nga te tjeret!!
Jetojme me dhimbjen dhe Tragjedine tuaj!
Zoti Mark!
Europa kurve e di mire se cfare ka ngjare me 21 janar,por ajo nuk na ka ne llogari te saj vetem se per ushtare ne Afganistan!!
Europa e mbaroi punen me ne Shqiptaret,qe me 1990-ten kur u permbys SOCIALIZMI,ndersa sa per DEMOKRACINE E POPULLIT,te gjitha kane qene e deo jene PALLAVRA!!!
Ne se kjo,qe kemi prej 22 vjetesh,quhet demokraci,KURRE MOS ARDHTE!!
KY ESHTE FASHIZEM PURO!!!
Sali Berisha eshte ARMIKU ME I ZI I SHQIPTAREVE,SE PUNON PER SERBET SI AGJENT I TYRE!!!
HESAPET ME BERISHEN ZGJIDHEN VETEM ME ATO METODA,QE KA PERDORUR VETE BERISHA ME NE!!!
Ne se jeni malesore prej verteti,zgjidheni ceshtjen sic e kerkon NDERI I MALEVE!!!
o shoku po dhe ne afganistan per te hequr plerat qe bejne te tjeret jemi se per lufte aha mos e thuaj ate llaf.
Eshte mese e vertete.Nuk i kuptoj keto komisioneret e Europes qe vijne ne Shqiperi dhe zgerdhien se qeshuri kur takojne Sale gomarin tone.
MOS U EKZALTO O I MJERE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Mos abuzo me fatkeqesine e nipt.Te gjithe e dine se nipi juaj nuk shkoi per te protestuar per nje jete me te mire.
Duke ju shkruar sa më lart, unë denoncoj para jush dhe para Europës vrasjen politike të nipit tim me 21 janar në Tiranë. Përgjigjen ia lë koshiencës suaj dhe Europës që përfaqësoni.
Me respect
Mark Nika
Grykë-Manati, Lezhë, Shqipëri.
Deshiroja vetem te shtoja se pergjigja per vrasjen e Aleks Nikes duhet te vije edhe nga mbare Shqiptaret.Te majte dhe te djathte,te qendres dhe te pa parti.Une mendoj se nqs Sali Berisha nuk del para drejtesise Aleksin dhe shoket e tij,mund te konsiderohet se i kemi vrare te gjithe ne.Shqiptaret.
Keto qe shkruani JU, jane te verteta dhe si luan as topi, ate dite edhe une mund te isha viktime se na vershellyen plumbat mbi koke. Por ju duhet tju falenderojme per guximin dhe te drejten qe po mbroni. Duke kerkuar te drejten per nipin tuaj, ju po broni gjithe Shqiptaret e pa mbrojtur sot nga banda Sali Berishes qe vetem po merr jete njerezish per pushtet. Shqiptaret jane me Ju zoti Mark.
Z.Fule duhet te jape nje pergjigje,i lumte Z.Mark Nika per logjiken dhe drejtesine e tij.Bashkohemi me ju Z.Nika.
Ti mire ben qe i shkruan leter Fules mor xhaxhai i Aleksit, por duhet t’i shkruash nje leter tjeter, edhe me te gjate, opozites qe e therret vrasesin sali me titullin ‘kryeminister’. Fule nuk mundet te te jape me shume se simpatine e tij; opozita eshte ajo qe po te donte do ta detyronte kete qeveri te dorehiqej. Opozita i la ne balte keta deshmore te demokracise, shkeli mbi gjakun e tyre dhe, ne syte e mi, kjo opozite eshte po aq pergjegjese (te pakten moralisht) sa eshte edhe saliu, basha e kompani.
Sali bisha nuk vravi vetem kater njerez ate dite ai vravi te gjithe popullin shqiptar . Naiviteti shqiptar qenka shume i thelle.
Un mendoj se ne Shqiperi duhet te krijohet nje shoqat me emrin:”Shoqata e 4 martireve te 21 Janarit”.Qellimi i kesaj shoqate duhet te jet zbardhja e krimit shteteror ne 21 Janar 2011.
LABI VLORE
Pasi lexova shkrimin po me vinte ne mendje se cfare duhet bere.
Lexova edhe ate qe gjykon ti dhe perforcoj mendimin se duhet qe:
Shqiptaret (qe kane ende gjak shqiptari) te firmosin ne fund te nje apeli (si ky qe ben z. Mark Nika)dhe ti kerkojne Bashkesise Evropiane, SHBA dhe organizatave te tjera qe te dergojne nje grup avokatesh dhe prokuroresh te njohur per te bashkepunuar me prokurorine shqiptare dhe te lene te kuptohet qe kjo ceshtje nuk mbyllet me procedura te kalimit te afateve.
Nuk mund te mbyllet cdo gje me procedura sic eshte bere per BASHEN, MEDIUN, apo rasti flagrant i vjedhjes milioneshe te ILIR MUTES.
CDO GJE DUHET T EKETE NJE FUND dhe kete duhet te firmosim ne si shqiptare ne fund te nje peticioni drejtuar atyre qe permenda me siper.
Kurse ti je nje maskara qe e quan veten ligji. Je nje komunist i ndyre si kryeministri yt, qe kerkon armiq te brendshem e te jashtem per te justifikuar krimin. Po Ziver Veizit rikoshete i beri plumbi?
vrasje thuani ju por mizeri sa te kemi ne krye dallkaukun prej shkerdhen berishes keshtu kana me shku mos ma keq kan fillu me ju kalb dhembet asht tu u rrezu si pjeshka si i ka qef shum
Po mire o ligji,sipas teje faji eshte i opozites qe i nxiti demonstruesit te dilnin ne bulevard;po maxhoranca ose me sakt qeveria nuk ka faj qe vrau njerez te pafajshem ne mes te dites?Ti thua qe ishin vrasje me plumba rikoshete dmth pa dashje.Nje gje nuk kuptohet perse duhej te perdoreshin plumba luftarake?Pastaj a duhet te denohesh edhe nese ben krim padashje?
Dhe ne fund do te keshilloja ta hiqje ate nickname qe perdor se ne te vertete je antiligji dhe per nje gje te jesh i sigurt krimi qe u be nuk do te shpetoj pa u ndeshkuar.
Apollogjetet e krimit si puna jote duhet te heshtin nje here e mire dhe do te heshtin kur drejtesia te vihet ne vend dhe shumica e shqiptareve shpresojne qe kjo te mos vonoje vecse disa muaj.
O”ligji’,o legen.
Kur te ka shku mendja ty me shkrujt gjith keto Budallalliqe,qysh nuk i ka qa Zemra dhe nuk i ka shku nder mend xhaxhait te te ndjerit
Aleks Nika me shkru 1 leter????????????????
Po ti je 1 kellysh bushtre i sali berishes.Aq i TRASH dhe i NDYRE je,sa ti nuk ke kuptuar se personi qe ka shkruar kete leter eshte axha i Aleksit.E ke te shkruar ke rreshti i dyte,mor t’a q..kina nanen.
”..Quhem Mark Nika, jam xhaxha i Aleks Nikës…”
Dhe megjithese nuk e ke lexu fare letren,ti o kelysh k…e,mer persiper te interpretosh se kush e ka shkrujt ket leter.
Mbylle gojen,o injorant,se na shkateruat fare si komb e si njerez,o gjo e EGER.
Me lejoni t’ju sjell në vëmendje se ato ditë janari të vitit 2011 ishte publikuar videoja ku ish- zëvendëskryeministri Ilir Meta dilte me zë dhe figurë duke bërë allishverishe në zyrë të shtetit.
Z.Mark uroj me gjith urij te denohen vrasesit e Aleksit.
I eshte e vertete qe 21 janari kishte se shkak videon e ish zv.kryeministrit por sot po mondohen qe po me kete njeri kjo opozite qe na nxori ne proteste dhe na vreu qeveria sot po kjo opozite kerkon qe te bashkohet me ish zv.kryeministrin per te rezuar nga pushteti vrasesit e Aleksit.Turp me te madh nuk ka sepse njerzit keta i perdorin mish per top vetem e vetem te marin pushtetin e pastej te bejne si Vrasesi i Aleksit.
Mbylle ate hale,o idiot.Nuk po ankohet fisi i Aleks Nikes kunder Ed Rames,por ngrihesh ti,nje cope injoranti,dhe tregon se kush e ka fajin.
Po pengon ”Statusin”,thote debili i Shqiperise.Karagjoz.
SALI E KE TE KOTE.
Sa kusure kini qelbo politikane
popullin shqiptar e bete kasapane
shtatedhjet vite ne skllaveri
enveri,ramizi,nanoja dhe ti sali
kodoshe do te ngeli sa te kete jete
intrigat tuaja ngrihen lart ne rete
jane male me poshtersira
me preteksin mbrojme atdhene
mbushur plot me gjakesira
nga gangrena ne gangrene
bej c’te dush ti sali
dhe rrugeve te shtrosh flori
gjakderdhjet e tua nuk mbulohen
c’na duhen ndertimet
kur shqiptaret shkretohen
perca dhe sundo
kete bere ti
qe me enverin
dhe ne demon-kraci
ke pas bythe, mercenare
sahan lepires pa karakter
ne anen tjter shqiptare
zorethate plot qeder
s’eshte kjo demokracia
qe kerkonte Shqiperia
je me keq se enveri
ne dy klasa na percau
ca te nenes ca te njerkes
perseri sala na ndau
Mark Nika burre me nder
s’eshte si ti pa karakter
Ke bere vrasje politike
dhe na hiqesh shqere
do te vije koha
ne gjyq do te nxjere
si mund te fshihen
gjithe ato menxyra
ti dhe kur flet
te tradheton fytyra
sali e ke te kote
dielli s’mulohet me shoshe.
O hetues kokrra e legenit, trego ku i ke pushkatuar vëllezërit tanë. O legen ke kurajo të kërkosh drejtësi. ti kërkon drejtësi që ke vrarë sa djem të rinj? turp ore si ia botoni këtij hetusi komunist,
O Kumi esht e vertet ato qe thua ti….Po pese ky xhaxhaj (mark nika) paska qen hetus! Sala spiun ky etus domethen te nje gjaku…..Aaaaaaaa, komunistet e qelbur po vrasen vete veten..Pyes kushe e njefe (xhaxha Markun)te na tregoje me teper….
o kumi nese te ka vrare vellane mose e sha se munt te jete babai i niperve te tu , ose mund te kete njohur fare mire motrat apo nenen. dhe mbi te gjitha nese je edhe ti viktime sic thua ti duhet te ishe i pari qe ta perkrahje
ortaj me emer prof…,ti duhesh prer mr GERSHER TE NDRYSHKURA KAQ.
Ne kok tate dhe te familjes tate.Eshte e gjate jeta dhe 1 dite do kujtohesh per keto qe po thua,por do Zoti dhe 1 vule ne ballin tat.
Nuk bohesh dot i civilizu duke perdor ”cool nickname”.
MALOK je ngado qe te rrotullohesh.Origjinen tate nga Shpellat reklamo me ato qe thua.
Ish spiunet me te felliqur te PPSH kane zene vend nen strehen e Sali Berishes, mos u mundoni ti kerkoni i keni ketu ne kete faqe, nje shembull Ligji, por keni akoma dhe te tjere, shifini dhe lexoni dhe do ti njifni qelbesirat qe na spiunuan nen rregjimin komunist enverian dhe po na spiunojne nen rregjimin komunist salinian.
eshte e vetmja pune qe ata dine te bejne, kane qene te paret e tyre bujqer qe punonin token me dembelizem dhe smerrnin kokerr misri dhe e kompesonin me spiunlliqe tek kryeplaku, erdhen bijte e tyre, skishin bythe te punonin ne bujqesi, dhe ja mesyne tiranes ne fillim si spiune dhe pastaj police dhe sot jane perseri spiune, te hapen dosjet dhe do ti gjeni kete zgjebe ne faqet e para.
I nderuari Marke;Kete leter qe po dergon te Fule ke bere shume mire,te kerkosh te drejten tend ne te gjithe hallkat.Te gjithe shqiptaren e ndershem jane me ty,ashtu siqe kane bere nga ajo date kure jane vrare deri sote.Kjo dite e zeze eshte futur ne histori e nuk do harrohet kurre.Nuk e shikon se Sali serbi po vrete cdo dite bijte e nenave,pa buke ne barke me barkun bosh po i vret.NIPI JUAJ PO RRI NE POQE TANI ne cfare te bejme,shikojme majtas e djadhtas kur do na vrase edhe ne SALI MILLOSHOVIQI.Ka blere me parat tona SNAJPERA,po luan me buken tone per te na vrare.SOTE TI NESER UNE e shume te tjere do kene vdekjen nga ku zagar.Nuk e shikojne shqiptaret se ben kercenime edhe deputeteve qe jane ne parlament HAPUR sikur ne jemi te gjithe skellevrit e tij te 2012.
Shqiperia gjithmone ka pasur armiq qe edhe sot kjo letra e ketij hajvani qe kerkon te sabotj hyrjen e shqiperise ne BE me te cilen kerkon ti mohoj shqiperise qindra miliarda dollar ndihma nuk eshte gje tjeter vecse nj vrime bythe e Edvin Rame Grekut qe sa here shqiperia eshte ne finalizimin e afrimitetit nr BR apo nato ai vrapon ne per zyrat e tyre vetem e vetem qe te sabotoj ato dhe kur nuk i ecen nuk ka edhe turp dhe mban fjalime idiotesh se shqiptaret e “Meritojne” po jo qeveria.Kush mund ta e besoj kete skizofreni te Edvinit kur dihet se kjo qeveri ka 7 vjt ne krye te shtetit shqiptar dhe te gjitha sukseset jane bere nga kjo qeveri,edhe hyrja ne Nato ,edhe assosimi por edhe vendi kandidat jane bere nga kjo qeveri.Kam vetem nje porosi per familjen Nika. Ai ishte ne balle te grushtit te shtetit dhe eshte bere shum mire qe eshte vrare se ndryshe neve sot ne shqiperi do te vuanim ate 1997 dhe duhet te keni turp qe drejtoni letra duke berre marrezina dhe demtime vetem vetes tuaj dhe jo kesaj qeverie qe jam krenar qe ju futi plumbin per te mbrojtur kete shtet qe eshte lindur e bere me gjak e sakrifica shum shum te medhaja.Poshte qelbesirat antishqiptare Serbo-Greke.Rrofte Berisha dhe rrofte Kombi shqiptar.
Mentar,mor maskara i felliqur!!!
Cfare ushqimesh ha ne grazhdin e Saliut qe nxjerr mut nga goja???
Komenti jot eshte koment i nje krimineli dhe te siguroj se shume shpejt do ta gjesh vendin qe meriton ti hale!!!
21 JANARI DO SHPAGUHET,NUK DO TE KETE ASNJE MESHIRE PER KRIMINELAT!!!
Mentar po motrat e tua kane hyre ne europ dhe i kane hyre dhe europianet, dhe se kuptoj pse duhet te shitesh ti te saliu kur keto leke mund ti benin fare mire motrat e tua si prostituta se shitjen e vetes duhet ta keni si fise mendoje apo te ju shiten vetm meshkujt se femrat blejne ?
Mor po kush jeni ju zoteri?Jeni Ligji apo Maliqi?Se nga komenti me gjasoni shume me Maliqin.
REPLIKE me “Ndeshkuesin”
A mundem t’ju pyes zotri, sa kohe ka kjo permbledhje dokumentare dhe pervec afishimit ketu, ose ne ndonje gazete tjeter, sepse mbaje mend sikur kam lexuar diku keto te dhena?
Kur jane afishuar per here te pare keto te dhena, kush ka qene President i Shqiperise?
A i eshte derguar ndonje kopje sherbimit informativ te shtetit shqiptare(SHISH)?
A kishte dieni Presidenti Topi per kete raport spionazhi, po Presidenti i fundit, a eshte vene ne dieni drejtpersedrejti?
A eshte ne dieni kryetari i opozites dhe kane formuluar ndonje peticione per te thirrur Berishen ne interpelance ne Parlament qe te jape shpjegime per keto te dhena e kredit negativ!
Po Kryetarja e Kuvendit Topalli a ka nje raport te tille per nje kryeminister ne detyre?
Per mua, si te verefikuara, si keshtu sic jane formuluar, jane nje situate shume e rende, qe minimumi, Presidenti, Kryetarja e Parlamentit dhe kryetari i opozites, duhet ta fillojne punene e tyre ne mengjez me kete informate te permbledhur dhe urgjentsisht Presidenti duhet te veje ne dieni KLD,Prokurorine e Pergjithshme dhe te beje nje mbledhje urgjente me Keshillin e Mbrojtjes se Republikes, duke e vene ne dieni se per nje lider te Larte te Shtetit, ka nje sere te dhenash te paverikuara dhe qe u duhet dhene me cdokusht drejtim. Faleminderit per permbledhjen, por mos qofshin te verteta!
I nderuar Z. Mero!
Kam nje replike te shkurter me autorin e komentit “Ndeshkuesi”, por nuk po e shikoj me informacionin e tij te gjate dhe lubi per Sali Berishen! Per mua nuk eshte problem se une shkruaj me indentifikim, por nese ai e ka terhequr, eshte pune e tij; me shume po te pyes a do te kishte kuptim replika ime me nje komentues qe nuk eshte me i afishuar. Ju lutem, per korektesi, vlersojeni vete nderhyrjen time, sepse ndonjerit dhe i japim shkas te flase ndonje fjale te pakontrolluar per nje lehje ne Hene! Faleminderit per ekspozimin e komentit tim dhe jam i befasuar qe ju jeni zgjuar tani se ora ketu ne Michigen eshte 8.10PM. Mirupafshim dhe naten e mire!
ENE VETA JAM TO JA SHKRUA NJI LETER TE HAPUN STEFAN CULES VEC NUK E DI A SHKON E HAPUN ENE PA PULLE…
Zotni marku,ju gaboni kur letren ia dergoni vetem zotni fulit,se ky i bje fylit me te pasi eshte gati bashkpunetor ne kete krim!letren tuaj duhet ta dergoni ne cdo organizate per te Drejtat e njerit,ne cdo organizate per demokraci, ne cdo organizate per liri, edhe bashke me te pergjegjen apo jo pergjegjen e Zotni fulit per kete leter!Nderkombtareve nuk iu behet vone per cka ndodh ne Shqiperi,aspak,ato reagojne vetem kur kane presion nga opinion qytetar i tyre!Pra tryesnia duhet te vihe nga qytetaret e evrpes mbi fulin,ai atyre duhet t’iu speggoje pse nuk reagon!Prandaj ju duhet me i njoftuar qytetaret evropiane me letren tuaj edhe mos pergjegjen e fullave qe kemi ketu per kete ngarje….
Me shume keqardhje lexojme letrat tuaja i nderuari Mark Nika por fatkeqsisht historia e dhimbeshme e 21 janarit eshte amortizuar aq shume sa qe ka ngelur rruga e vetme ajo e kanunit.
Ne 21 Janar 2011 kam menduar se SRB do te perfundonte si Caushesku dhe e meritonte nje fund te tille.Ne nje fare menyre SRB jo vetem i shpetoi hakmarrjes popullore ate dite por u kthye si Dimitrovi ne kohen e Hitlerit te viteve 30’nga nje i akuzuar ne akuzues.
Per ta kuptuar se kush e mbron SRB duhet bere lidhja midis 21 janarit 2011 me 14 shtatorin 1998.Ne te dy rastet e ndodhura ne te njejten vend nga i njejti personazh kryesor eshte kryer krim shteteror ku ne 1998 SRB i pushtoi dhe i shkaterroi plotesisht institucjonet e shtetit duke perdorur dhe tanket e rrembyera te Gardes ,kurse ne 2011 vrau 4 veta jashte gardhit te K/M.
Pak veta e dine se ne tetor 1988 SERBERISHA ne vend te dilte para drejtesise shqiptare per kete krim shteteror cuditerisht “jep llogari” para nje prokuroreje amerikane brenda ambasades ku me kete rast lindin keto pyetje:
-Perse ambasada amerikane poshtroi drejtesine shqiptare duke bere show per te mbrojtur SRB.
-Ne baze te kujt ligji nderkombetar kryhet nje shkelje kaq flagarante
qe nuk ndodh as ne vendet e pushtuara zyrtarisht
-Perse nuk publikohet ajo deshmi edhe sot e kesaj dite
-Perse nuk merret i pandehur SRB per pucin e shtetit ne 14 shtator 1998
kur jane te gjitha provat
-Perse nuk arrestohet SRB sic u be me nazistet gjermane qe dolen para drejtesise edhe pse kish kaluar nje kohe e gjate.
Vrasjet qe ndodhen ne 21 janar 2011 kishin autor kryesor SRB por FAJTORET REALE sipas madhesise fajit jane:
a.arvizu
edirama
bamir topi
ina rama
bahri shaqiri
te cilet me veprimet dhe mos veprimet e tyre nuk neutralizuan para masakres vrasesin SERB, dhe pas masakres nuk kerkuan te pakten doreheqjen pa kushte te nje gjakatari.
Me vjen keq si shtetas amerikan qe ambasadori a.arvizu ka mbajtur nje qendrim te lexueshem 100% ne favor te kriminelit berishe.Kjo i shton enigmat per biseden qe ka bere ai me SRB dy ore para vrasjeve ku supozohet te kete dhene miratimin e tij per mbrojten e insitucjoneve
me cdo cmim.Ishte e pafaleshme per te kur deklaroi burre shteti kete fare qelbesire qe habiti jo vetem shqiptaret por dhe shume dipllomate serioze ne shtepine e bardhe.
Shije te hidhur la dhe paralajmerimi tendecioz dhe panik ndjelles per homazhin e 28 janarit 2011 ku jo vetem qe nuk u shkel asnje fije bari
por tregoi se arvizu nuk e njeh fare realitetin ose i thojne te loze nje rol te tille
E cuditeshme dhe provokative ishte shprehja e tij:se ne shqiperi ka celula anti amerikane qe nuk ja vlen te komentohet me gjate se eshte humbje kohe.
Komike ishte dalja “e rastesishme” ne prill 2011 e arvizuse ne nje proteste te nje grupi te rinjsh prane MPB te Lulit me parrulla “LULI VRASES”.A besohet se eshte kaq engjellor ne genjeshtrat e tij rastesore.
Pas kesaj ngjarje a.arvizu akuzonte me te njejten gjatesi vale si SRB qe kreu vrasjen ashtu dhe EKR qe i ftoi qytetaret ne shesh.Jemi shume dakort le te denohen te dyja palet se e meritojne.Eshte hipokrizi por le ti bejme qejfin atij ti denojme te dy palet SRB si vrases kurse EKR si kundravajtes.
Tinzare ishte dhe barazimi i heroizmit i policeve fisnike me snajperat e gardes qe u treguan kanibale.
zoti Mark ! mos u lodhni me letra e kerkesa .kjo pune zgjidhet fare thjesht me menyren “shqiptare”. vrasesit kane emer dhe i ka pare gjithe bota.ju nuk mund tju mbyllet kurre plaga por bota eshte mire te shohe se si perfundojne ata qe shkrepin armen pa pike pergjegjesie drejt njerezve te thjeshte.edhe ne burg po ti futin nuk do rine gjate se i nxjerrin jo me kusht, jo ndonje amnisti me vone etj.ua gjeni anen dhe i qeroni .kaq !
I nderuar zoteri,Mark Nika.Je i shkolluar,jurist,ke eksperience nga ligjet dhe shteti.Europa ka 100 vjet qe na poshteron.Europa para 100 vjeteve na coptoi ne 6 shtete qe mos kishte Shqiperi.Europa nderin qe u be ne shkekullin e 15 nga Skenderbeu na e shperblej me duke na gjymtuar,duke na sakatuar deri aty sa u vu ne diskutim emeri i nje shteti,nga me te vjeterit e Europes.
Eshte kjo Europe qe lufton satrapet,diktatoret ne vendet arabe,apo edhe ne afrike e ameriken latine dhe mbron,vlereson dhe hesht ndaj regjimit fashist ne zemer te Europes.Kjo Europe po na poshteron sot,duke na afruar nje status me kushte,kur ne nuk kemi plotesuar asnje kusht.
Ju keni mendimin tuaj,se keni dhimbje,por burokratet e Europes na kane larg vemendjes.Europa sot ka probleme shume me te renda se ajo e Shqiperise.Europa sot eshte ne ditet me te ereta ku shpejt,Greqia,Spanja,Portugalia dhe te tjera shtete do perballen me krizen ne ate shkalle qe nuk do kete me as Merkel,e as Fond Monetar Nderkombetar qe ta qetesoje.
Asnjehere kombi Shqiptar nuk ka pare te mira nga Europa.Historikisht,asnjehere.
Z.Mark Nika!
Ceshtja penale pasi te “ezaurohet” ne “gjykatat shqiptare” duhet tia cosh Gjykates se Strazburgut, le te beje si te doje Berisha dhe kelyshet e tij te parritur si Rama e alabake te tjere.
Ta dije Berisha, se ne edhe prapa diellit do te shkojme, por ai do te pergjigjet per krimet e tij deri me nje, dita po i afron.
Por bashke me Salokun te marresh edhe kelyshin Rama, qe eshte bashkefajtor me Saliun, qe e ka ricikluar kete te fundit, ne nje kohe kur ky kriminel nuk duhej ti bente hije tokes, e jo me te mbreteroje si kryeminister.
Me kete politike qe ben opozita kurve, nuk rrezohet kurre shpellari i Dragobise.
Beni vetgjyqesi dhe populli i ndershem do jete absolutisht me ju.Mos prit drejtesi nga krimineli Berisha dhe horrat qe e ndjekin.Jane te gjithe lapanjoze e te neveritshem.
Nuk doja te prononcohesha per kete problem, por komenti qe bente “ligji”me beri te revoltohem.Ai pergjegjesine e vrasjeve ja len atyre qe i nxoren ne shesh dhe jo atyre qe i kryen apo urdheruan per vrasjet.Duke i kerkuar ndjese familjes te te ndjerit Kryekomisar qe u vra nga nje dore kriminale ne Sukth, sipas teje o “ligji”mos valle e ka fajin kryekomisari qe shkoi atje dhe jo krimineli qe kreu vrasjen.Mos valle edhe ti nuk duhet dalesh asnjehere nga shtepija jote sepse nqs te shtyp makina apo merr ndonje plumb qorr (kurre mos te te ndodhshin)fajin duhet ta kesh ti dhe jo shoferi i cmendur apo i pire dhe njeriu i armatosut kriminel.Duhet te vije keq ty per vehten tende qe ke te tilla gjykime dhe asnje tjeter tjeter mos te shqetesohet per shpirtkeqesine tende.Mjere ti per ate mendje qe ke sepse nese nuk je ndonjeri nga ata qe kane shtire ne ate dite te zeze do ta besh sa here qe te komandoje kjo ligesi qe ke.
Z.Mark sa here qe shkruani na sillni parasysh ate dite te kobshme me nje force edhe me te madhe….21 janari eshte dita qe jemi ndjere me te poshteruar se kurre…dhimbja juaj eshte edhe e jone.Mos u terhiqni e lodheni duke denocuar kete akt kriminal kombetar..drejtesia do te vihet ne vend..jo vetem duke denuar saliun e lulin…por te gjithe ata palo bura qe bene masakren..
EdiRuci — 29 Shtator, 2012 në 3:09 am
EdiRuci — 29 Shtator, 2012 në 3:06 am
EdiRuci — 29 Shtator, 2012 në 3:11 am
ligji — 28 Shtator, 2012 në 8:09 pm
Mentari — 28 Shtator, 2012 në 10:12 pm
Kushdo qe i lexon keto komentet e bindet qe keto jane shkruar nga i njejti person qe ka probleme psiqike.Te arrrish te thuash hapur si te komenti i mender Mentarit
“jam krenar qe ju futi plumbin berisha per te mbrojtur kete shtet ”
tregon se ate vend e kane pushtuar kanibalet.
Besoj se thika i ka shkuar deri ne palce ketij populli dhe do ta gjeje
kurajon per te debuar monstren berishe dhe devilat si puna mentarit.
Problemi eshte se ato nuk jane te vetmet ’emra’ qe perdor i njejti ky individ i semure.
Jan ngrit tane minoritaret e shqiperis ne kembe me qdo kusht deshirojn ta pengojn ket vend drejt integrimeve, pyyy
Duke qelluar mbi Aleks Niken, Sali Berisha kerkoi te vriste edhe zerin e revoltes popullore. Kerkoi te “mbyllte” njehere e pergjithmone ndjenjen e qytetarise dhe te lirise.Ishte nje perpjekje per rikthimin e mankthit dhe frikes qe sundonte shqiptaret ne kohen e komunizmit te Sali Berishes.
Ketij plani ia arriti vetem pjeserisht. “Ia arriti” me organizatorin e protestave qe u fsheh ne shpellen e socialisteve per te mos guxuar te dale me por jo me familjet e viktimave qe nuk kane se cfare te humbin me teper se jeten e djalit te vetem te familjes.
Adresimi i dhimbjes se kesaj familjeje tek komisioneri europian, eshte nje akt i nje qytetari europian qe kerkon te drejten e tij ne rruge ligjore. Ai qe vrau Aleks Niken, “inaguron” sot shkolla fshatrash, i veshur me 2 jeleke antiplumb. Prej kujt ka frike valle ky njeri???Ai qe mban veten ne pushtet me gryken e pushkes dhe i shitet shqiptareve per i forte,,,,,me po te njejten menyre do largohet nga ai vend.Kam pershtypjen se edhe komisioneri Fyle nuk do te mund te ndryshoje gje ne mosegzistencen e “drejtesise” shqiptare.
Ti me kete shkrim te gjate “ligji” qenke vrases, e kriminel, dukesh nga ato qe shkruan.
o socialista te mjere nuk ju a ka fajin berisha por rame psikopati qe ju nxorri ne plumb,e ta ni fle me meten,mire tju behet o legena.
o ligj zagari ju ka hyre frika ne palce sa i ben thirje cdo organizate te sigurimit tuaj te qelbur qe te mare masa tju siguroje se po ju vene pordhet fertune po nga drejtesia ske ku fytesh ne mos e hengsh nga ligji do ta hash nga i demtuari kete ta kesh te qarte ti e ai soji jot.Sa per ata patriotet e tu te qelbur e ka treguar koha se sa te tille jane duke u puthur sa me serbet dhe greket . Pasaj para se te komentosh ketu shko laj duart ,fytyren e gjuhen tende te felliqur qe bie ere tradheti.
Zoti Nika per mua jeni nje shembull civilizimi.
Shume nga ne, ju sugjerojme qe eshte e kote ti besoni Europes,por mendoj se jemi gabim te dashur komentues .Vrasjet e 21 Janarit nuk duhet te ngelen brenda kufirit Shqiptar por duhet bere çmos qe ta nderkombtarizojme kete krim te kryer nga shteti qe ka ketu e 22 vjet qe vret sistematikisht.Kemi pranuar te rrojme ne demokraci dhe nuk kemi asnje arsye ti anash kalojme institucionet .
Krimi i 21 Janarit kerkon drejtesi dhe kriminelet te ulen ne bangen e drejtesise .21 Janari duhet te jete ne faqe te pare te çdo gazete te shtypit Shqiptar derisa ajo çeshtje te zbardhet .
Mos nderkombtarizimi i kesaj vrasje politike çon uje ne mullirin e Sali Berishes .Respekt zoti Nika dhe uroj qe dita e zbardhjes te ketij krimi te jete e afert dhe kriminelet perpara gjyqit .
Respekt per te renet ne 21 Janar e per te gjithe ata qe kane patur fatin e tyre nen kete rregjim te poshter!Mallkim per te gjithe ata qe gatuajn keto vrasje e keto skena te temereshme,pavaresisht se mund ta kene zanat te tyre.Beni mire z.Mark qe i shkruani z.Fule por ma do mendja qe nuk ka as fuqine e as kompetencen e duhur per ta marre nen shqyrtim kete teme qe me shpejt mbyllet se sa hapet!Mos harro qe vrasesit perkete masaker jane quajtur “Burra shteti”.Bashkohem me indinjaten tuaj.Respekt per te gjithe te renet e ketij regjimi monstruoz,qe vret,vjedh,zhduk nen siglen e fjales me perçmuese sot “DEMOKRACI”,qe vetem e tille nuk eshte!
Per shehin usa:
Natyrisht qe ju jeni ne gjendje te zbuloni edhe perkatesine e shkrimeve te kujtedo qofshin.E keni profesjon te vjeter,qe kur zbulonit armiqt e partise edhe nga shkrimi i letrave anonime.Zanati i vjeter nuk harrohet kollaj;vesi del me shpirtin, thote populli…
Nje komentues ketu pyeste per z. Mark Nika. Po ju them se z. Nika eshte nje individ korrekt dhe i ndershem dhe krejt familja e tij nuk eshte e njohur per asgje te keqe, as para 1944, as gjate regjimit komunist dhe as gjate viteve pas 1990. Ka ketu disa bajga qe tallen me ndjenjat e familjes Nika dhe shkojne deri aty sa te pretendojne se letra e tij i sherben bllokimit te statusit per ne BE. Keto pretendime i bejne vetem njerezit injorante ( shpellare) qe nuk kane idene e procesit te kandidimit ne Be si dhe njerez qe jane ende nen narkozen e demagogjise se Sali Berishes dhe makines se tij propagandistike mashtruese.
Zoti Nika, thjeshte dhe qarte, ka kerkuar qe te gjendet e verteta, ne rruge ligjore. Ne letrat e tij, ai ben publik faktet qe tregojne ( tashme i dine te gjithe por injorantet dhe njerezit e ligj bejne sikur s’i dine) se eshte fshire ( fshehur) filmimi origjinal i ngjarjes ( Pse dhe nga kush?), se autoret e vrasjeve kane nderruar tytat dhe demtuar gjilperen e armes qe ka sherbyer per vrasjet ( Pse?), se Kryeministri ka marre ne mbrojtje aktet dhe autoret dhe se ka urdheruar fshehjen e provave. Vec kesaj, Kryeministri ka kercenuar se ” tjeter here do ua bej edhe me keq se me 21 Janar”. Te gjitha keto jane publike dhe te njohura. Nese Sali Berisha do te ishte duarjashte ( se bashku me L. Bashen) ne kete ngjarje, nuk do te kishte asnje aresye te bente gjithe ato qe ka bere mbas ngjarjes. Sali Berisha dhe banda e tij vazhdojne te hiqen zvarre edhe pak sepse ( fatkeqesisht) ka jo pak Mentara, pa nder, pa moral, pa burreri, por thjeshte te verber ne aresyetim dhe te ligj ne shpirt. Jane keto plehera qe, qe nga viti 1991 kur ndodhi ngjarja e 2 prillit ne Shkoder, nuk kane pushuar se lehuri, duke akuzuar kedo, edhe atehere kur provat treguan se asnje punonjes i policise nuk ishte autor i vrasjeve. Edhe kur ” Babai i tyre Shpirteror” erdhi ne pushtet, asnje pretendim i tyre nuk u provua, dhe shteti i tyre i denoi pese njerez pa asnje prove. Sot, kur fajesia edhte provuar individualisht dhe me prova shkencore ( nga FBI) keto kerma morale vazhdojne te lehin dhe te vjedhin vrer.
Sa i perket z. Mark Nika,me duhet t’i them se kot iu drejtohet te huajve.Ata jane ata qe jane. Ata ishin deshmitare te vjedhjes dhe falsifikimit te zgjedhjeve dhe mbajten nje qendrim te turpshem. Ata kane arritur deri aty sa t’i kushtojne me shume rendesi bythes se Klodit te Big Brother se sa jeteve te kater te vrareve dhe dhunimit te votave te nje milion shqiptareve. Kjo eshte fytyra e tyre e vertete.
Ci beri me semundje zemre kjo gazete ish komunisto-sigurimsat e perveluar:Hedh nje artikull ne kete faqe dhe keta te uritur per ndonje lajm qe i vete per shtat,emocionohen,gezohen,nevrikosen,enthuzjazmohen,trimerihen,ngazellehen,kercenojne,shpresojne…..po kujdes me shendetin,ore zoteri,se keta jane emocione mjaft te demshme per zemren …
Po,nese keto qe thua ti,o Niko Maloku,ndonse i rendit kendshem por rezoltojne qe jane te paveteta dhe te deformuara,c’i mbetet komentit tend dhe letres se Markut…?
He,se ua hoqem komentet e ligjit,jeni rehate tani? Edhe ato qe qene botuar i rikontrolluam dhe i hoqem.Ligji tani do te komentoi tjeter kund dhe do te tregoi per drejtesine,panesine dhe sidomos per te vertetetat e kesaj gazete…e cila boton ato komente qe shajne,shpifin,kercenojn,bejne thirrje per dhune,per vrasje,per percarje kombetare,krahinore,fetare e tj.Madje me nje fjalor qe mund ta kene zili edhe ato te rruges.Dhe nuk boton ato komente qe,edhe po te mos jene te persosura,rreken te thone ate qe eshte me e afert me arsyen dhe ligjet …
Dean,
se c’me kujton nje shprehje ky emri jot:”den baba den…” qe sikur vete ne perputhje me kohen dhe mentalitetin nga ti vjen…
http://seospis.com/kultura-i-sztuka/tapety-na-pulpit-komputera,s,229.html