Nga Kristi Pinderi
Ka dy dimensione që përfshijnë secila nga një mënyrë të ndryshme si mund dhe si duhet festuar e përkujtuar 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë.
Që të dyja dimensionet, të paktën këto dy ditët e fundit, po na shfaqen njëra përballë tjetrës, haptazi e në një mënyrë që duket sikur me njëra tjetrën i ndan jo thjesht një hendek nga ata që dhe mund të tejkalohen, por plot 100 vjet. Në gjykim, në mënyrën e të menduarit dhe në përpjekjet konkrete.
100 vitet e gruas shqiptare që këto ditë po përshfaqen me të mirat e të këqijat e tyre në një seri debatesh dhe aktivitetesh të mbështetura në kërkime serioze shkencore, sikur janë asgjë për median tonë përballë shqetësimeve tipike të meshkujve të pagdhendur të politikës (majtas e sidomos djathtas) që nuk flasin për sfidat e së ardhmes, siç po bën lëvizja e gruas në konferencën “100 vjet histori e gruas, sfidat për të ardhmen) por janë vënë në garë si kalamajtë harrakatë të kopshtit për të vënë stërkëmbësha dhe njëkohësisht për të shpikur metoda makabre për “të festuar” këto 100 vitet që i kaluam herë me luftëra, herë me gjak, herë me varfëri ekstreme, herë me budallallëk, herë me mashtrime e herë me megallomanira.
Sot, ky dimensioni i dytë doli me një ide të tmerrshme, të ngjashme me një kasaphanë masive që jo vetëm nuk do të na nderojë, por do të na portretizojë si një vend gjakatar, e me këtë rast dikush do gjejë argumentin mbështetës teksa na akuzon se gjithë jetën vrasim e presim, herë njëri tjetrin, herë veten, e herë më të dobëtit tanë.
Koha Jonë shkruante gati me krenari dhe me mburrje kryeartikullin e vet që e titullonte: Qeveria, 1 mijë desh, e 1 mijë qengja (qingja apo qengja?!), Bashkia tortë gjigande 4 tonë.
Një lajm i tillë që tregon të gjithë mentalitetin e kësaj qeverie dhe të kësaj klase politike, i shfaq shqiptarët si “pabuksa”, si injorantë, si idiotë (nëse më lejoni), si majmunë që në pemë s’kanë më ushqim dhe duhet të ulen në tokë me këmbë e me duar e të kënaqen nga këto deshët e qingjat, si të paaftë për të planifikuar e dhe si nevojtarë për bukë: dikur u shfaqej në menu bari si formë ekstreme e sakrificës, sot u ofrohet “luksi” i deshve dhe këlyshëve të tyre… (e kuptoni dallimin në psiqikën idiote të kujtdo që e ka shpikur këtë ide, apo jo?)
Dimensioni i dytë, ai që ka rëndësi të shfaqet në median tonë, të diskutohet, e të inkurajohet ka të bëjë me lëvizjen e gruas në Shqipëri që këtë vit, këto ditë, më shumë se kurrë është aq shumë e konsoliduar, e mençur, qytetare dhe shpresëdhënëse sa gati- gati ka thyer të gjitha pritshmëritë e të gjithëve që këto 22 vjet e kanë akuzuar këtë lëvizje si të paaftë për ta ngritur vetveten në nivelin e një lëvizje të mirëfilltë feministe.
Sot pasdite ato shfaqën dokumente nga arkivat, vepra arti, fotografi, dëshmi, mendime dhe prova të tjera të luftës të jashtëzakonshme që gjyshet, nënat, bijat, motrat, gratë dhe strateget e vërteta të historisë sonë të përditshme kanë bërë në këto 100 vite. Dhe janë me këmbë në tokë, të paetura për reklama, apo për shërbime mediatike. Po flasin këto ditë si ta fuqizojnë gruan, dhe si ta bëjnë atë fitimtare ndaj disa budallenjve që na qeverisin e disa herë kanë mundësi të ndotin opinionin e shumë prej neve që jetojnë në periferi…
E dini se ç’po bëjnë këta idiotët që mendojnë së na impresionojnë duke masakruar kafshët në një vend ekstremisht të varfër? Kanë grumbulluar 60 punonjës në një shesh te vogël, mu përballë zyrës së LSI në hyrje të ish Bllokut, për të instaluar një bust të Presidentit Uilson, mu te sheshi që mban emrin e tij prej disa vitesh (po jo bustin e tij deri më sot). Sepse, duan të impresionojnë nesër, 1 nëntor, 2012, një tjetër grua!
Në jetë, ka një tjetër dimension… Ka gjithmonë një tjetër dimension… Unë pyes veten: po ne të tjerët, ne që i shikojmë të gjitha, i lexojmë të gjitha, i komentojmë të gjitha, i fotografojmë dhe i regjistrojmë të gjitha, ne që na është dhënë mundësia të reflektojmë teksa përpiqemi të mbijetojmë, kur do të mundemi ta jetojmë konkretisht atë dimensionin tjetër ku na kanë detyruar të qëndrojmë?!
P.S: Mund dhe të kuptoj PR pas aksionit kasaphanë të therjes së kafshëve të shkretë, por nuk kuptoj pse vetëm 1000 desh, 1000 qengja dhe jo edhe 1000 dele???
Dy dele 300 pare!
Loogarine bejeni vete sa del.
Megjithese se Saliu per vete i merr 300 dele per dy pare.
Pike e zeze!
Qofshin te fundit!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/darka-e-fundit.html
Sala eshte hileqar do beje kete dreke super te madhe falas ne menyre qe duke ngrene falas do vijne sa shume njeres ,
Por ben gabim qe thote do therim kaq e aq qinjga etj _-Keto nuk thuhen se i jep drekes nje natyre makabre , dhe na nxjerr bojen si shoqeri primitive
Thuaj or vella ne menyre civile europiane qe do bejme nje dreke super te madhe
ku mund te vijne te gjithe qytetaret e te shijojne dicka
Delet na duhen se do na japin voten ne 2013.
Ne jemi shqipetar kemi zakonet tona , interpretimet tona , tek mua kjo nuk tingellon brutal ,
por festive ashtu sic ne i bejme festat , apo dasmat.
Ketu ku une jetoj behet cdo vit festa e birres qe nuk eshte kaq e rendesishme
sa kjo feste . dhe ato keshtu bejne , vetem me perjashtim te qingjave
therin derra dhe gica , krijojne nje entuziaz te mrekullueshem me njwri tjetrin
Cdo shtet ka traditat e veta.
P.S UNE NUK JAM ME SALEN ASPAK POR JAM ME SHQIPERINE ME POPULLIN
PERSONALISHT NUK E SHIKOJ ME SY KRITIK KETO QENGJA
FESTAT KESHTU DUHEN TE FESTOHEN. NUK KA SI TE FESTOHEN NDRYSHE.
MOS U MERRNI ME BUDALLALLIQE . SA TE KALOJ FESTA SALA ME BASHEN
DO TE HAJ DAJAK PRAP NGA KY POPULL
Berisha po feston Kurban bajramin.
Ca t’bojm…t’hajm gjith ka i cap buk. Mortja qe sju ha. S’paskeni pas t’fome si popull. Tani e kane hak t’jua vene vizat perseri per ne Europe.Vetem idea se per qef e cojme gjakun deri ne gju, na ben tja heqim vete vizen vetes.
Feste makabre, me gjak, a thua se jemi vend kanibalesh, tribu.
Ky eshte personifikimi i qeverise dhe i atij. Le ti hane vete e te fryhen. Inshallah plasin.
KRISTI,jooooo nuk jane 1000mij dele–jo Shqiperia,njeh vetem *rritje*,ka rreth 4milion dele,me zbrit ,ata gjykatesit e *varfer*qe nje jave ne muaj jane jashte,poo tanii do me heqesh dhe kalamajte e Mediut,Ramiut,kopilat e Saliut,ate *yllin*e Haxhinastos,vetem njecke ka ai,mezi e ka ,do ti qe mos te rroje ne facebook dhe ne Europe…eee jane integruar shpejt kalamajte-kelyshat e ktyre,po tani dhe Xhelefina çupken dhe dashnorin,opssss bashkjetusin,nejse quaji si te duash,leri jashte shtetit,ata do rrine jashte *shtetit*,qe feston Pavaresine,,sepse pushteti qe kane babarat dhe mamarat jua lejon kete mundesi…joooo ata nuk mund te durojne kto imazhe te *forta*,do te qe te qajne per qengjaaat–joooo,mos o zot na shokohen kalamajte…
Lere ti shikojne gjakun qe rrjedh,kalamajte e gerdecareve,ata *kokepalaret*e bulevardit,kalamajte e Elivertes,ata te GJ.Ndreces,te gjithe ata qe skuqin faqet e gazetave perdite,leri pse do te me besh theror dhe DELET e GJORA–KTO TE VDEKURA JANE–LERI TE HANE HALLVEN E L.BASHES–DREKEN E S.BERRIshes–LERI SKLLEVERIT TE FESTOJNE-DETIN FALUR GREQISE–MITROVICEN SERBISE–HEHEHE PLEHRAT SHQIPERISE!
GEZUAR FESTEN DHE TY KRISTI–JU TE RINJVE NE PO JU LEME NJE PA-VARESI TE *SHKELQYER*
KRISTI mos u habit me ngritjen e bustit–jemi gjenerata e aksioneve,e punes vullnetare e di kengen e deleve:oooo te dielen çu martove,te henen ne aksion me shoqet shkove—kte i ka mesuar nena parti Saliut…mos u habit ,mor zoteri i ri,ne kta jemi:JEMI FANARI NDRICUS—-JOOOOO MOS NA MESHIRONI–IKNI SA ME LARG KTIJ VENDI,SE NE DO JU BEJME FOTOKOPJE TE KESAJ PA-VARESIE!!!!!
E degjuat ju Tiranas,mos beni gabim e shkoni ne Vlore! Ne Tirane do behet festa me 2000 berra te therur e me torte gjigande.Ta marrin vesh te gjithe se sa shume eshte rritur ekonomia.Para per te persekutuarit ,per te varferit,per pensionistet nuk ka .Ama kur vjen puna per budullaliqe qe lene kokrren e namit qeveria i gjen parate. Edhe mbreterit per festa e sidomos kur fitonin luften, keshtu thernin me mijera bageti,po per torte nuk kam lexuar per ate kohe.Eh.. vera nuk mungonte.Ore me te vertet,po vere do te ket ate dite. Po skraparliu qe pi raki!Apo dhe rakia nuk do mungoje.PO muhabetin kush do ta hapi, kryeministri apo presidenti.Une them se i takon presidentit se ai eshtei pari i vendit,po nuk bindet FRROK CUPI,se ai thote qe i pari eshte kryeministri.Une them qe ta bejne me leter me vrime,po jo te ngjashme si bonot e privatizimit.PO mire,qepe ,djath do ket? Po pironj
e thika,( a me falni, thikat nuk lejohen se, mund ti ket futur Edi rama nga ato me helme)do meren me vete. Pastaj caktoni dhe vendin ku do shtrohet mishi e torta? Per kete nuk eshte zhvilluar akoma tenderi?.
Hjde me fund!Te na rroje qeveria dhe dollibashi.
Maskarenjte e kan ktheyr Shqiperine ne nje qebaptore. Ca prisni nga nje klysh serbi?
saliu qethi deshte
u be nje mal i leshte
luli fustan me lesh
nga deshte tane
provincializem dhe banalitet extrem..ky eshte koncepti i festes per malokun ….njerez pylli qe do versulen si te terbuar mbi ushqimin e perhapur mbi trutuare nga tribaldi i tyre…e merrni vesh o milet se cka ne krye ky shtet…
Kesaj i thuhet se po e shkruajme historine me gjak deleje.Deshirojme te hyjme ne Europe nga dera e kasaphanes. Ne qofte se 100 vjet te pavarur e festojme me desh te therrur tregojme se sa larg per mbrapsht kemi ecur.Po presim deklaraten e fundit se kujt do ti serviren koqet e dashit.
jane gjithe djersa e popullit jane parete rruges durres kukes qe i volli hajduti
Ky jubile sa me shume qe afrohet aq me shume i shpifur po behet. Nuk mjaftonte nje ide sakate per nje ndeshje futbolli kunder Barcelones, nuk mjaftonte po ashtu ideja sakate “nje ballkon, nje flamur”, si ne inskenimet a Rajhut te Trete, nuk mjaftojne dasite ku do te festohet dhe kur do te festohet, por tani na u dashka te hyje ne keto meselera orientale dhe therja e deleve dhe qingjave, a thua se festojne hordhite mongole te Xhingis-Khanit pas lufterave dhe plackitjeve ne hapesirat e pafundme te Azise.
Turp dhe faqe e zeze kur degjon dhe lexon keto lajme makabre ne nje vend ku kjo feste Pavaresie po pritet me padurim te madh.
Dhe per c`fare feste behet fjale? Per festen e 100 vjetorit te Pavaresise!
A mos do te ishte me e sakte te quhej 100 vjetori i Varesise?
Kam dite qe po mendoja te hyja ne kete diskutim “folklorik” ku shamataja “patriotike” kishte marre dhene. Ciftelite dhe fyejte e cobeneve kishin kaluar decibelet e normalitetit, por me kete thertore qe po pregatitet te vihet ne pune mendova te shkruaj dhe une keto radhe.
Festa e Varesise! Per mua ky eshte emri me i sakte. Kur ka qene ndonjehere Shqiperia e Pavarur? Asnjehere, pa dyshim asnjehere.
A mos ka qene paralufte e pavarur? Kush mendon te kunderten le te lexoje historine. A ka qene paslufte? Edhe ketu nuk me del hesapi. E filluam me Jugosllavine e Titos, e vazhduam me Stalin dhe Hrushov, me pastaj vezhduam me Kinen e Maos dhe Cunit deri sa u prishem dhe me ata deri sa na u mbarua vaji i qiririt dhe hengrem dhjamin tone.
Te pavarur kemi qene vetem gjate viteve `76-`90 dhe atehere e pame sa na vlente lekura.
Turqe,italiane, greke, serbe, ruse, kineze dhe se fundmi perseri greke, serbe, italiane dhe amerikane, keta kane qene grepat ku kemi qene ketu dhe 100 vjet te varur nga qafa apo nga kembet mund ta merrni si ta duash.
Bejne pervjetore shtetet perendimore, por ta kthesh kete vend ne nje mejhane te madhe mbushur me simbolizma idiote vetem ne Shqiperi kam pare. Behet parada me 14 Korrik ne Paris me rastin e sulmit mbi Bastije, behet festimi ne 3 Tetor ne Gjermani me rastin e ribashkimit, behet parada ne Moske per fitoren mbi fashizmin por te gjitha keto mbajne ne brendesi te tyre dinjitet dhe kulure. Por te kalosh ne orgji kombetare eshte jo vetem turp por edhe provincializem oriental, ashtu sic e shkruan dhe autori me siper.
Sali Berisha e ka futur vendin ne nje hulli te tille ku te gjithe po zhgerryen ne kete mejhane te madhe, ne Vlore dhe ne Tirane. Komercializem duke filluar nga Shpetim Gjika dhe duke mbaruar tek Lulezim Basha, ku produkti i vetem fitimprures eshte mishi i bagetive i sjelle ndoshta nga Maqedonia a Greqia. Ja dhe ne bageti jemi te varur.
Dhe pas asaj orgjie “Pavaresie” njerezve do tu dalin avujte e rakise dhe do te merren me hallet e tyre. Me driten, me ujin me te ftohtin e dimrit qe po afron, me ilacet e skaduara qe edhe ato mezi i blejne, me vrasjet dhe krimet ne mes te rruges me brockullat e Berishes dhe derdellitjet e Rames dhe do te presin shashken e radhes se Berishes deri sa te vijne festat e fundvitit ku te gjithe do te presin “kartolinen” e radhes nga Berisha dhe emigrantet. Por a do te jene keto si vitet e meparshme? Zor te besohet. Kriza, borxhet kane kaluar pragun e shtepise dhe jane ulur kembekryq ne sofer.
Gezuar Varesine te dashur bashkekombas kudo qe jeni. Une do te desha nje Shqiperi me ndryshe, ku festat te mos zene aq shume vend ne ate pjese te jetes. Nese nje familje gezon qetesi shpirtore, nese nje shoqeri shijon ate c`ka eshte shtet, nese cmira, inati, urrejtja te mos jene pjese perberese e njeriut, atehere do ti gezohesha me te vertete Pavaresise. Kur njeriu dhe shoqeria eshte me te vertete e Pavarur, atehere dhe Pavaresia e botes ku jeton eshte evidente. Pavaresi te tille mejhanesh nuk dua. Kur secili te festoje per llogari te vet pa qingjat e Lulit dhe pa delet e Gjikes, atehere duhet te themi se jemi te “Pavarur”.
As Aktin e Pavaresise nuk e kemi ruajtur si Aktin me te shenjte te nje shteti.
Apo kemi mbeshtjelle me te ndonje cope berxolle per ta pire me raki?
Shume komente idiotesh gjithe bota keshtu i festojne ,
Ne amerike kur eshte feste mish ne hell dhe birra pihet
ne gjermani birra madhe dhe mishi madh . mos u beni kritik
vend e pa vend. Kjo qeveri ka plot per tu share gjithe diten dhe gjithe naten
por ne qoftese ben feste madheshtore nuk do te thote te marri
pike nga ne . ASPAK .
MENDOJ QE JANE PAK 1000 QENGJA
ME PAHIR PA PAHIR POPULLI E PRET FESTEN MADHESHTORE KETE VIT
E mendoni se cfare mentaliteti kemi? E mendoni se si do te na klesifikojne europianet? Si ca fondamentaliste pabuksa qe me 28 Nentor do te laterzhyhen me dhjam dashi e do urojne: rrofsh sa malet o qiveri qe te pakten nje dite ne 100 vjet na e mbushe zorren me mish dhe me qepe e hudhra te njoma.
Tani imagjinoni kete dialog midis dy fakireve ne Tirane, me 29 Nentor:- “E me e pe si e boni Sal-a det me mish Tironen? Kishte shku pirgu i mishit te dashit deri ke tarraca e kryeministrise.Po ate tjetrin ne Vlone e pe? Vetem fjalime,konge e valle ne sheshin e flamurit ene nji cope buke ne restorant.Jo mor jahu Sal-a ta mbush barkun, jo ky i gjati. Kena honger e jena fry per gjithe vitin, tashti nuk ka gajle se rime pa pune e pa buke edhe nji vit.”
Kete mentalitet synon Sal-iu me 1000 deshte e 1000 qingjat e tij.Gjynah qe nuk vjen edhe Hilari me daten 28.Te kishte hanger edhe ajo e shkreta ndonji cope brinje dashi me dhjom.
Nga Kristi Pinderi,,,,,,, Ndoshta Kristi e ka nga Inati pse SALIHU nuk propozoje 1000 Gicaaaa…. ops bingo
C’hyn feja ketu?”? Apo per ty si haxhiqamil qe je kjo eshte forma perfektevper te festuar. Shko gjej baben ne Stamboll!
jo bre byrazeri erdogonit, po derrat nuk behen kurban, per kete pune duhen dema deshe edhe gamile. Gicat na i leni ne kaurreve ju arapet e ballkanit gjeni ndonje gamile po mundet qe tu heqe mallin e orgjines
Ju lutem shume atyre qe jane me te informuar te na japin hollesi se ku do tendahet mishi, a do tu jepet edhe atyre qe nuk jane Tiranas,a duhet trisk a e PD per te mare mish, a do shoqerohet me ndonj qepe a domate apo te meren me vehte, kur duhet zene rradha,a duhe ndonj mik nga Bathorja per te mare cope te mire,do ndahet per fryme a familje dhe hollesirs te tjera. .Shume ju lutemi na informoni dhe ne provincialetn qe nuk jemi as nga Tirana as nga Vlora. Edhe ne kemi ca pjese ne pavaresine. Faleminderit paraprakisht.
Qytetaret e Tiranes do kene “fatin” te degjojne nje melodi te vecante qe vetem keta lloj kanibalesh qeveritar mund ta realizijne. Do te jete melodia renqethese e klithmave nga gurmazi i 2000 deleve (desh e qingja) qe xhelatet me jataganet ne duart e gjakosura do ti bejne kurban per nder te satrapit te tyre duke formuar shatervane te pafund gjaku ne bulevard te kthyher ne nje therrtore gjigande. Dhe qe te mos mjaftonin keto skena makabre mes lumit te gjakut dhe kakerdhive te deleve fatkeqe, mes zorreve qe piqen kukurec dhe plencave qe ziejne per paca, kryebashkiaku do te tregoj embelsine e tij hollandeze me nje torte 4 toneshe!! Ndoshta edhe ne thellesi te xhungles ku banojne banoret autoktone te Papua Guinea e Re ndihen me te qyteteruar se keto specje barbare te rrenjosura ne godinat qeveritare te Tiranes.
Kta jane plehra dhe fundurrina qe nuk njohin as komb e as flamur.. per nje mbushje barkut te vete kane borxh ti vene flaken e te shesin Shqiperine si lecke sic beni mbreti i tyre..
Hani derra hani dhe gezoni qe po therrni kafshet ne masivitet te tille.. Barbare!
Nuk ka faj Evropa qe nuk sheh dot me sy dhe na quan njerez shtazarak kur perfaqsohemi nga te tille plehra!
Ja si e shikon Berisha pulen me neveri sepse e ka mbytur e mira, kurse shqiptaret nuk kane buke te vendosin mbi tavoline.
Tipik delenxhinj, lugen ne brez dhe boll te bluajne dhe hane si babzi, sa turp, shqiptari e ka ne gjak festimin dhe ahengun o diteziu berisha, ne jemi popull qe festojme dhe me buk krip e zemer, o delenxhi shtateqind breza, nuk na e sjell lumturine as dashi e as qingji jot o syplasur zuzar, ne festojme lirine , se kemi prejardhej ilire, ndaj dhe ky emer ka dhe nje kuptim per popullin tone, liria ajo na karakterizon , jo kafazi i paraardhesit tend diktatorit , dhe ky kafaz me i tmershem i joti , por me nje ndryshum se ti e ke ber me ngjyra kafazin tend ndarsa eprori jot i meparshem na e kishte lene bardh e zi, o faqezi delenxhi me emrin sali.,
Qeveri dhe kryeminister primitiv.Nuk ka ku te shkoje me banaliteti i kesaj qeverie.Ne fakt nuk eshte ndonje gje per te bere pershtypje,se kur degjon Salen ne parlament,mbledhje qeverie etj qe flet si ndonje halabak qe pi raki tek Brraka,edhe ky lloj festimi per pavarsine,alla katunarshe,eshte normal per kete qeveri.
Te rrime shtrember dhe te flasim drejte..duket shume dinjitoze njoftimi i bashkise per 1000-desher dhe qengja. Ah sikur te u shkonte mendja bashkise qe te merrte me qira disa kamiona me karroceri inoksi dhe te i mbushte ato disa me pilaf dhe disa me hallve ose sultjash .
Do te ishte masandej nje njoftim kryeveper nga pregatitjet e bashkis per festimet e 100-vjetorit te pamvaresise me mish dashi, pilaf dhe hallve ose sultjash ..qe te gezohet mileti.
nuk ka ku shkon me injorance,kulmi i sali serbit per ta treguar shqiprin para botes si nje shtet pa shtet pa kultur por te mbetur ne kohe, SALI BERISHA TE QIIIFFFSHAA ROBT KU I KE SE NA FELLIQE FARE OR SERB E BIR SERBI
Turp! Turp! Turp! dhe qe ta mendosh.
Ka mbete me ba edhe nja 1000 prej tyre synet ate dite dhe me e shpall Republika Islamike e Shqiperise.Objektivi u arrit…Tung.
O zot ishalla nuk bi shi ate dite te bekuar, se do ta shtrojme dreken me gjingja e desher te pjekur, para Skenderbeut aty tek bari qe shtroi luli, vend ka sa te duash, ata qe sjane te ftuar, te rrine dhe te presin ndonje kofshe mishi atje ne rruge, hyrja tek lulishtja e shtruar me bar, do te behet me ftesa, populli ne asfalt.
1000 gjingja dhe 1000 desher, kjo eshte jeta, kjo eshte demokracija, kane filluar rradhet e gabeleve dhe arixhinjve, qe jane neper Shkup, Prishtine dhe neper qytetet shqiptare, te vijne te gjithe ne Tirane me 28-nendor, ne fushen e mbjelle me bar demokratik, saliu si kryedollibashi dhe me rradhe rreth sofres demokratike, te gjithe demokratikasit shend e vere te skuqur nga rakija dhe ne sfond rreth e qark, gabelet dhe arixhinjte, qe do festojne me qeverine demokratike.
Natyrisht policija do te jete ne krie te detires, per te ndaluar ndonje kolopuc te zi, te futet kembadores ne barin demokratik, ku hareja dhe festa, do te na kujtojne saliun e protopapeve.
Por festa nuk mbaron ketu, humori shqiptar do te ngrihet ne nivelet me te larta, prandaj ftojme edhe humoristet e gjithe Shqiperise, hajdeni dhe shikoni, skenarin e keni te pergatitur nga vete saliu me lulin, ju duhet vetem te hapni veshet qe mos tju shpetoje ndonje fjale qe do dale nga goja e demokrateve te ziafetit te panvaresise.
Shqiperia po futet me kembe te mbare ne sulltanatin berishian, se ne ne fakt ja ndaluam te behet mbret, por sja ndaluam te behet sulltan.
Pse jo edhe 1000 dele??? Ajo dihet: diskriminim pozitiv per seksin femer. Pastaj, me siguri qe edhe fushata LGBT ka bere efektin e vet.Kurse nga burime te sigurta rezulton se gjysma e desheve nuk jane aq virile, por deledash.
edhe 100 te vrar ,
Vetem ne shqiperi ka komente.Neper Evrope Qeverite punojne.
Neper Evrope kure popullit ju shkelen te drejtat,dalin ne rruge Demostrojne ne rruge paqesore deri sa ti plotesohen te drejtat.
Ne shqiperi edhe pse njerezit digjen,keta Festojne me qingjat e pjekur.
po ku ka me qingja tani mor zoti kryeminister ata gjynah ti theresh se jane barsa,po me mire ther ca pula.
Hedh nje budalla nje gur ne det , shkojne 100 te mencem dhe se nzjerrin dot.
albanistani kafsheror i Saleh shpelles.. kane shume te drejte bota qe na quajne fondamentale, islamike, te prapambetur , kafshe , injorante..
nuk eshte degjuar ne ndonje vend te globit tokesor, qe Bashkia e nje kryeqyteti te shpalle si program per feste pervjetori therrjen e bagetive..
tu vijme anes shteteve kanibale te Afrikes Qendrore.. ne nuk meritojme Europen, por Pakistanin ose Afganistanin.. atje e kemi vendin..
Ky qeni yne mendon vetem per GJAK.Mendon se si te derdhe sa me shume GJAK.Mendon vetem te shoh sa me shum GJAK.Mendon qe te ngopet me sa me shume gjak.Mendon qe GJAKU te derdhet lume.Gjak,Gjak,Gjak.Kete ka si ideal ky VAMPIR.Nuk do gje tjeter vetem GJAK.GJAKU te te rent ne temth te kokes o vrases,o hajdut,o psiqik,o debil e keshtu mund te vazhdosh gjate me epitete per kete GJAKSOR qe me vjen ndot nga vetja ti ze emrin ne goje. .