Paraburgosja e numrit dy të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Fatmir Limajt, ka lehtësuar dukshëm mbajtjen e zgjedhjeve në partinë e kryeministrit Hashim Thaçi, për faktin se një zë ndryshe është shuar dhe krahu i ndryshimeve duket se ka humbur ekuilibrin.
Zgjedhjet në PDK, që pritet të kompletohen me Kongresin e partisë në janar të 2014, nuk ka shenja se do të rezultojnë me lëkundje të udhëheqjes së saj aktuale, sidomos tani pa praninë e Limajt, thonë analistët politikë.
Madje, sipas tyre, Hashim Thaçi, i cili udhëheq partinë për gati 13 vjet, janarin do ta presë i qetë dhe sipas të gjitha llogarive, pasi “matja e muskujve” ndërmjet tij dhe Limajt, do të jetë e pamundur, në kohën kur grupi më i fortë dhe më rivali i kësaj partie është neutralizuar nëpërmjet presioneve dhe shantazheve, të cilat ditë më parë u përshkallëzuan me paraburgimin e Limajt, njeriut të dytë më të fuqishëm të kësaj force politike, shkruan “Zëri”.
Njohësit e rrethanave politike theksojnë se Kuvendi Zgjedhor i PDK-së, i paraparë të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm, do të mundësojë lehtësisht zgjedhjen e Thaçit në krye të PDK-së pa e pasur rivalin e tij më serioz Limajn, të cilit Gjykata Supreme ia ka shqiptuar 30 ditë paraburgim për rastin “Kleçka”.
Analisti Avni Zogiani thotë se PDK do të vazhdojë të jetë një parti e kontrolluar nga Hashim Thaçi, sidomos tani kur grupi më i fortë dhe më rivali i kësaj partie është neutralizuar nëpërmjet presioneve, të cilat janë përshkallëzuar pikërisht në prag të zgjedhjeve të PDK-së, ndaj njeriut të dytë të kësaj partie, (Fatmir Limajt) që rezultuan edhe burgosjen e tij.
Edhe njohësi tjetër i rrethanave politike, Nexhmedin Spahiu, vlerëson se paraburgimi i Limajt, domosdoshmërish do të ndikojë në procesin e brendshëm zgjedhor të PDK-së.
“Nuk është njësoj që procesi zgjedhor të zhvillohet pa nënkryetarin e saj, njeriun më të zëshëm të PDK-së, dhe sidomos kur kihet parasysh qëndrimi i tij kritik brenda lëvizjeve në parti. Megjithatë, është vështirë të shihen zhvillimet e ardhshme zgjedhore në këtë parti, e cila është në pushtet, por ajo që dihet është se mosprania e Limajt do të ndikojë në procesin e zgjedhjeve në PDK”, ka thënë ai.
Sipas tij, vështirë do ta ketë edhe sekretari i partisë, Jakup Krasniqi, i cili s’do ta ketë përkrah bashkëpartiakun dhe bashkëmendimtarin e tij.
Mirëpo, anëtari i kryesisë së PDK-së, që ndryshe njihet si zëri kundërshtues i Thaçit, Xhevat Bislimi, nuk mendon se procesi zgjedhor në partinë e tij do të përshkohet me probleme, ndonëse ka shfaqur mendimin se drejtuesit e shtetit, që njëherësh janë edhe udhëheqës të partisë duhet të mendojnë seriozisht për veprimet e tyre pas paraburgosje së Limajt.
“Nuk e di se si Hashim Thaçi do të jetë kryeministër, e Jakup Krasniqi kryetar i Kuvendit, e në anën tjetër, Fatmir Limaj të jetë në burg. Ata duhet të mendojnë se çfarë duhet bërë, sikurse duhet të mendojë edhe Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit dhe secili deputetet dhe anëtar i kryesisë së PDK-së . Iu takon të gjithëve të deklarohen rreth kësaj drejtësie antishqiptare të tipit të Salustro, apo janë kundër kësaj drejtësie, sepse Limaj është nënkryetar i partisë, deputet i Kuvendit dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës . Them se paraburgimi i tij, jo vetëm që e ka dëmtuar rëndë PDK-në, por edhe sistemin politik, juridik në tërësi dhe është një akt kundër pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Bislimi.
Sidoqoftë, Kuvendi i ardhshëm Zgjedhor i PDK-së, pritet të rezultojë me rizgjedhjen e Hashim Thaçit në krye të partisë pa rival serioz, sikurse pritet që struktura aktuale do të ketë rol dominues në kuvendin e ri.
Bobobobobobo lindi sali-salehu i dyte ne kosove.
Takimet e shpeshta me Berishen, i kane mesuar Thacit se si mund te qendrosh ne pushtet gjate, elimino sa me shume kundershtare, po ti vrasesh eshte me mire se nuk te bejne me hije dhe mund edhe ti shpallesh heronj se ste gjen gje se shkon dhe i pi kafen cdo vit ne ndonje pervjetor, biles ke rastin te demonstrosh luften qe ka bere heroi duke marre si shembull edhe monologun: A doni me per Belulin.
Kur ske mundesi ti vrasesh, beji fajtore, njerin e cuat ne Hage dhe e keni eliminuar si kryetar shteti, tjetrit ja ndyrsyet EULEX-in dhe e futet ne burg, kush te ngreje koken dhe te jape ndonje mospelqim, duhet ti gjehet dicka kompromentuese.
Jakup Krasniqi ka shprehur disa fjale qe ty Hashim do te nxjerrin mjaft probleme, merr masat sa je ne kohe se EULEX, eshte i gatshem, vetem gjej disa deshmitere dhe coja EULEX-in edhe Jakupit tek dera dhe je ne rregull.
Vetem me Berishen mbaj marredhenie te ngushta dhe miqesore, se ai eshte shpetimtari jot, qe te jep zgjidhje jo vetem si te eliminosh kundershtarin, por edhe si duhet te dialogosh me Serbine, qe keta te fundit per ti mbushur mendjen popullit te Kosoves se je kundershtar i thekur i Serbise, te hedhin ndonje fjale, si ajo e Dacic, qe tha se po ta takoja Thacin ne lufte do ta kisha vrare.
Por tani jemi ne paqe dhe ne paqe behet biznes, lufta i takon atyre qe rrine dhe presin ndonje lemoshe nga qeveria.
Horri i Bulevardit — 26 Nëntor, 2012 në 12:53 pm
Eshte interesante si mediat udbasho komuniste bota sot,zeri dhe koha ditore e fajsoin Thacin per arrestimin e LIMAJT dhe HARADINAJT,ata qe i kan lexu keto gazeta qe nga paslufta e deri sot e din qe po keto gazeta ne periudhen 1999-2004 kan bere fushate shpifjesh,akuzash kunder UCK dhe komandanteve te saje,lexone boten sot aty do ti gjeni akuzat kunder HARADINAJT dhe LIMAJT.
Pas lufte keto mediume sa me shume qe akuzonin UCK me shume pagueshin nga OJQ dhe UNMIKU.
Qendrimin e Thacit per rastin LIMAJ e keni ketu ;http://www.indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=38062
E dinte te lehte Limaj,me mare titullin ” QYTETAR NDERI”, nga VLORA. Ku shkon ti dhe behesh ne Shqipni, ma i respektu se THAQI…
Edhe ky si SAlovici ushtar i Serbin,mjer Kosova e Shqipria po nuk u cuan ne rrevolucjon per clirimin e popullit Shqiptar nga do qe jan.
Kosovaret duhet te mesohen se politika nuk eshte si KURVA e BORDELLOS. Politika e VERTETE eshte parimore, e bazuar mbi parime humanizmi sidomos per popullin tend dhe nuk ka lidhje me mafiozet e politikes se sotme kosovare qe mendojne vetem per pasurimin e tyre personal. Prandaj ne Boten e civilizuar kur nje politikan del apo ka dyshime se eshte kriminel dhe hajdut duhet te largohet para se ta arrestojne per krimet e kryera. Kjo vlen edhe per Fatmir Limajn qe ka vrare njerez si zogj pule dhe i ka shpetuar Drejtesise me finte alla Al Kapone duke likuiduar deshmitaret si mafia ne Cikagon e viteve 30-te ne SHBA. Menyra si trajtohet nga media kosovare dhe ne TEMA arrestimi i Fatmir Limajt, sikur Kosova te ishte nje BYREK ne tepsi per t’u ndare midis BOSAVE te forte Thaci dhe Limaj, tregon per nje mungese totale te pozites qytetare dhe per vlerat evropiane ku tenton te aderoje vendi me i prapambetur ne Ballkan. Prandaj nastradini u rekomandon kosovareve qe te mos shikojne si e ben politiken mafiozi komunist i Tiranes Sali Berisha, te largojne nga politika vrasesit dhe hajdutet e popullit dhe te heqin dore nga Motoja: “Qe te besh politike duhet te jesh HORR dhe MAFOZ!” sepse kjo gje nuk eshte e vertete, sepse prosperiteti i Kosoves do te vije vetem kur kosovaret do te dine te zgjedhin drejt BOSIN e tyre, i cili eshte njeri i ndershem, inteligjent dhe qe e do popullin e vet.
vete fakti qe thaci drejton partine tash e 13 vjet duhet te shihet si nje problem ,e jo si nje arritje!
ky thaqi e ka mesuar ket(stil politik) dhe vetem keshtu eshte duke qendruar ne pushtet po shum shpejt do i vie fundi edhe kti se i vetmi njeri qe e rrezon nga pushteti ket gjarper eshte z.Ramush Haradinaj dhe kjo gje dihet botrisht se eshte par edhe nga emailet e zbuluara nga wikiliks ku u frigojke nga humbja nese ramushi ishte ne zgjedhje dhe pas 1 muaji qe ishte derguar ai email ramushi ftohet ne hage mirpo 29 po afrohet dhe besoj se thaqi po e pret me ankth ate dit se te gjitha kapacitet qe i ka i ka vene ne dispozicion per ta denu ramushin por ne besoim se drejtsia do te triumfoj dhe do i vi fundi edhe kti rezili.