Bashkësia Islame e Kosovës ka shpallur konkurs ndërkombëtar për projektin ideor të Xhamisë Qendrore të Prishtinës. Ky është një vendim i mirë. Por edhe më mirë do të ishte sikur procesi të drejtohej nga një juri profesionale dhe e besueshme, të ishte transparent dhe krerët fetarë të ishin seriozë. Myftiu Naim Tërnava po kërkon që në kuadër të xhamisë të jenë 80 dyqane, mbi 900 vende për parkim veturash dhe një banesë prej së paku 120 metrash katrorë. Kjo përpjekje e Tërnavës për allishverish në emër të Allahut duhet të ndërpritet menjëherë. Besimtarët duhet të kenë një xhami që meriton këtë emër, jo një lloj “Albi Mall” me minare!
Pothuaj pa u vërejtur nga publiku dhe pa ndonjë bujë a debat në shtyp e televizione Bashkësia Islame e Kosovës ka shpallur konkurs ndërkombëtar për projektin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë. Guri themeltar i xhamisë është vendosur dhe disa besimtarë entuziastë kanë shpërndarë nëpër internet edhe fotografi të një xhamie me plot minare, ndonëse projekti nuk ekziston ende, por as mjetet financiare për ndërtimin e objektit fetar nuk janë siguruar. Parimisht është punë e mençur që të shpallet konkurs ndërkombëtar për një projekt, i cili do të zërë një vend prominent në kryeqytetin e Kosovës. Mes shumë të zezave, me të cilat Kosova dallohet nga vendet e tjera evropiane është edhe mungesa e planifikimit hapësinor, kaosi urban, ndërtimet pa asnjë kriter, me një fjalë: Prishtina dhe shumë qytete të vendit vuajnë nga betonimi i përgjithshëm, i cili pastaj reflektohet edhe në betonimin e mendjeve. Të mos flasim për fshatrat: atje nocioni planifikim hapësinor as nuk njihet, andaj ndërtohet në fusha e ara, në vendet më pjellore, buzë rruge, ku përherë ekziston rreziku për fëmijët e vegjël dhe ku zhurma e trafikut është e garantuar. Kur sheh me vite të tëra gjëra të tilla në Kosovë dhe kur të pushojnë sytë gjatë qëndrimit në vendet e tjera, siç janë Gjermania, Zvicra, Kroacia, Spanja, atëherë të vjen të pyesësh: a jeni në vete njerëz të Kosovës, politikanë, zyrtarë komunash, shefa gjeodezie e urbanizimi? Çfarë i keni bërë e çfarë po i bëni këtij vendi? Si dhe pse po e shkatërroni kështu? Në dekadat e shekujt e ardhshëm gjenerata të tjera do të paguajnë një çmim të lartë për këtë “turbobofolk-arkitekturë”.
Pa arkitektë
Si çdo objekt publik, edhe ngrehinat fetare është mirë t’i përshtaten kontekstit urban dhe shoqëror, të tregojnë diçka për të kaluarën e vendit dhe të fesë, por edhe të pasqyrojnë sa më bindshëm funksionin e tyre të vërtetë. Dhe më e rëndësishmja: kjo punë duhet t’u lihet në dorë profesionistëve, në këtë rast arkitektëve. Është krejt në rregull që Prishtina të ketë Katedrale për besimtarët katolikë, por duhet të lejohet së paku kjo pyetje: a është ky ndërtim që shohim i përshtatshëm dhe në harmoni me ambientin përreth? Muaj më parë arkitekti nga Zagrebi Lulzim Kabashi në faqet e “Kohës Ditore” kishte thënë shkurt e shqip se Katedralja “për fat të keq nuk është duke u ndërtuar sipas modelit profesional”.
Kjo bën vaki te ne për shkak se nuk jemi mësuar, nuk duam të mësohemi dhe nuk jemi të gatshëm që gjërat me interes publik t’i diskutojmë hapur, në mënyrë kontroverse dhe kështu të nxjerrim rezultatin më të mirë. A nuk do të kishte qenë më mirë që Katedralja të ishte projektuar nga një arkitekt me famë botërore dhe pastaj t’i bënte kureshtarë edhe kritikët e arkitekturës në gazetat e revistat e njohura ndërkombëtare? Kështu, pa shumë mundim, do t’i bëhej reklamë edhe shtetit të ri kosovar, vlerave të shoqërisë, pasurisë fetare. A e dimë kush është arkitekt i Katedrales së Prishtinës? Ja çfarë shkruan në prezantimin në internet të katedrales: “Ipeshkvia bëri kontaktet e para me disa arkitekt(ë) universitarë në Romë, të njohur si projektues të bazilikave dhe katedraleve nëpër Itali. Shumë shpejt, pikërisht më 19 maj 2003 u nënshkrua marrëveshja mes arkitektëve të Shoqatës së Arkitektëve të Romës dhe Ipeshkvisë që të punojnë projektin e Katedrales dhe u vendos që ajo të projektohet në stilin neo-romanik”. Thënë më së buti, këtu kemi të bëjmë me një projekt jotransparent: nuk ka pasur konkurs, as nuk dihen emrat e arkitektëve.
Lista e kërkesave
Për fat të keq shenjat e para tregojnë se konkursi i Bashkësisë Islame të Kosovës është shpallur sa për sy e faqe. Edhe këtu mungon transparenca. Duket se sërish do të humbet një shans për të ndërtuar një xhami, e cila nuk është imitim i ndonjë arkitekture bizare të shkretëtirave dhe jashtë kontekstit historik të shoqërisë shqiptare të Kosovës. Konkursi është shpallur më 10 dhjetor, data e dorëzimit të projekteve ideore është 8 marsi 2013, ndërsa më 25 mars bëhet publik fituesi. Për projektin që zë vendin e parë janë ndarë 25 mijë euro shpërblim, të dytit i takojnë 15 mijë euro dhe të tretit 10 mijë euro. Për aq sa shihet në dokumentet e publikuara, përbërja e jurisë nuk është e njohur për opinionin. A është Kryesia e Bashkësisë Islame edhe juri? Kjo do të ishte joserioze, sepse një jurie të tillë do t’i mungonte kompetenca profesionale për të vlerësuar projektin? Normale do të ishte që në kuadër të jurisë të kishte teologë islamë, por edhe arkitektë, ekspertë urbanizmi dhe vendimmarrës të administratës komunale. Gjithashtu do të duhej të garantohej pavarësia e jurisë, në mënyrë që ajo të jetë e lirë për të vendosur për projektin më të mirë.
Në një letër përcjellëse mbi hapësirën e xhamisë dhe dizajnimin arkitektonik Kryesia e Bashkësisë Islame me në krye shefin e saj Naim Tërnava ka parashtruar një sërë kërkesash ndaj arkitektëve që mendojnë të konkurrojnë me projekte. Këto kërkesa janë aq absurde, aq qesharake dhe aq perfide, saqë e bëjnë konkursin të pakuptimtë. Myftiu Naim Tërnava dhe shokët e tij kërkojnë që krahas hapësirave për lutje (për 3800 meshkuj dhe 3600 femra) xhamia e re të ketë në njërin kat “50-60 dyqane” në një hapësirë prej 2200 metrash katrorë. Në katin tjetër parashihet të jenë “15-20 dyqane” (700 metra katrorë). Pa e zgjatur shumë duhet shtruar pyetjen: a dëshiron Naim Tërnava të ndërtojë objekt fetar apo qendër tregtare, një lloj “Albi Mall” me minare? A është Tërnava udhëheqës fetar apo vetëm një tyxhar që keqpërdor fenë për qëllimet e tij parapolitike dhe biznesore? Pse tolerohet një gjë e tillë nga krerët e tjerë të Bashkësisë Islame, pse nuk protestojnë besimtarët, pse heshtin përgjegjësit politikë? Athua çka do të shitet në këto 80 dyqane sa parashihet të hapen në këtë xhami? Do të ishte normale sikur brenda xhamisë të hapeshin dy-tre dyqane të vogla për të shitur gjërat më të nevojshme për besimtarë: tespihe dhe ujë për ata që i merr etja, gazeta dhe literaturë fetare.
Shembuj të tjerë
Një kërkesë tjetër megalomane është që në kuadër të xhamisë të jenë tri garazhe me hiç më pak se 920 vende për parkimin e veturave. Kërkesa tjetër: një banesë prej 120 metrash katrorë për imamin! Pastaj një kuzhinë me restorant për “150 deri 200 veta” dhe një çerdhe për 60 fëmijë. Ky është një absurditet i pafundmë! Edhe njëherë: a po synohet të hapet xhami ku besimtarët luten në qetësi apo po planifikohet një pazar me mallra nga më të ndryshmet? Po ashtu është e diskutueshme që xhamia të ketë çerdhe për fëmijë, kur dihet se ata në moshë të njomë i nënshtrohen plotësisht autoritetit dhe pushtetit të të rriturve. Feja është çështje personale e secilit dhe sidomos fëmijët duhet të kenë një hapësirë larg imponimeve fetare apo ideologjike.
Me këto kërkesa myftiu Tërnava dhe Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës kanë treguar se nuk përfaqësojnë besimtarët, por vetëm interesat e tyre jofetare. Kur të shohin kushtet që ka vënë Tërnava për ndërtimin e xhamisë në Prishtinë arkitektët do të shqyhen së qeshuri, do të tundin kokën para kësaj liste absurde, e cila nuk ka të bëjë asgjë me fenë, kjo listë në të vërtetë e fyen rëndë edhe vetë idenë e besimit, është tallje me Zot e me Profet.
Ka shembuj të tjerë. Qe një: një bujk në fshatin Wachendorf në trevën kodrinore Eifel të Gjermanisë para disa vitesh vendosi të ndërtonte një kishëz në pronën e tij private dhe për këtë qëllim e luti arkitektin e famshëm zviceran Peter Zumthor për të bërë planin. Arkitekti Zumthor, laureat i çmimit më të rëndësishëm botëror për arkitekturë (çmimi “Pritzker”), jo vetëm që u tregua i gatshëm për këtë projekt, por ai hoqi dorë edhe nga honorari. Ky “fanatik i cilësisë”, siç e ka quajtur një gazetë gjermane, punoi me muaj të tërë dhe realizoi një projekt në dukje të thjeshtë, por madhështor për shkak të minimalizmit dhe bashkimit të botës arkaike me mjetet moderne të arkitekturës. Po thuaj të gjitha gazetat e mëdha të botës perëndimore kanë shkruar në vitin 2007 për këtë kishëz. Një shembull tjetër gjendet në afërsi të Kosovës: në Visoko të Bosnjës, arkitekti kroat Zlatko Ugljen në vitin 1980 ka përfunduar ndërtimin e Xhamisë së Bardhë, e cila më 1983 mori çmim “Aga Khan”, ndërsa më 2007 nga një grup arkitektësh hungarezë u përzgjodh në mesin e tri ndërtesave më të mira sakrale në Evropë. Xhamia në Visoko u ndërtua në stil dhe frymë moderne. Është shumë e sigurt që asnjë nga xhamitë që në Bosnjë i kanë ndërtuar vendet arabe pas luftës së fundit nuk do të marrin çmim për arkitekturë, sepse janë një grumbull beton me pamje jashtë kontekstit kulturor, fetar, tradicional, historik dhe arkitektonik të këtij vendi. A po shkon edhe Kosova kësaj rruge?
Qendra për trushpëlarje
Është momenti i fundit që vetë besimtarët myslimanë të mendojnë për ndërprerjen e synimeve aq qesharake dhe poshtëruese të myftiut Tërnava, i cili prej vitesh brenda Bashkësisë Islame sundon në mënyrë autoritare dhe duke pezulluar çdokund ku mundet vendimmarrjen demokratike. Për këtë mjafton të shikohet edhe mënyra se si ai në këshillat e Bashkësisë Islame nëpër komunat e Kosovës imponon shërbëtorët e tij dhe kështu blen përkrahjen prej tyre. Gjatë udhëheqjes së Bashkësisë Islame nga ana e Tërnavës jo pak xhami janë shndërruar në qendra për trushpëlarje, është rritur ndikimi i ekstremistëve, është shtuar gjuha e urrejtjes ndaj kritikëve, të cilët kanë demaskuar rrenën se femra duhet të mbulohet me shami, ndonëse diçka e tillë nuk thuhet shprehimisht në Kuran. Ndaj këtyre lojërave të rrezikshme të teologëve të papërgjegjshëm politikanët e Kosovës kanë qëndruar indiferentë ose edhe më keq: kanë toleruar shumë devijime me shpresën se kështu do të sigurojnë mbështetjen e imamëve dhe të xhematit në zgjedhje parlamentare dhe lokale. Në opinionin tonë publik disa teologë manipulues shprehin mirëkuptim për të drejtën fetare islamike (sheriati), e cila në shumë çështje përfaqëson ide paramoderne dhe të papërputhshme me demokracinë dhe shtetin e sundimit të ligjit. Në opinionin tonë lavdërohet presidenti i ri i Egjiptit Muhamed Mursi, ndonëse ai aktualisht është duke e shndërruar këtë vend arab në një diktaturë fetaro-politike dhe i cili nuk u flet femrave për dore (këtë e përjetoi edhe ministrja e jashtme amerikane Hillary Clinton gjatë vizitës në Kajro, me ç’rast kryetari Mursi nuk ia dha dorën asaj).
Kosovës si vend që synon integrimin në Bashkimin Evropian, i cili është një hapësirë bashkëjetese e etnive dhe feve të ndryshme, nuk i duhen liderë fetarë si Naim Tërnava. Kosovës nuk i duhet një xhami siç po e ëndërron Tërnava, por një vend lutjesh që e meriton këtë emër.
PS. Autori i këtij teksti me dëshirë do t’ia kishte parashtruar disa pyetje zëdhënësit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu, në lidhje me projektin e xhamisë së re, por ai të hënën nuk e pa të arsyeshme të përgjigjej as në telefon, as në mesazh (SMS).
hahahaha,eshte per te shqyer bythen me duart e gjitones…….nga njera ane Thaqi ”kritikon” ashper evropianet per ”harresen” e Kosovos jashte planit per zgjerim drejt BE,nga ana tjeter kryebashkia e kosoves ben konkurse se, cila firme do te ndertoi Big Jamine ne qender te Prishtines……………!!!!!!!
QESHARAKE……….pune gyzelesh!
tourkofagos,, IKE ORE TI EKSTREMIST I KRISHTER SE KOSOVA KA PROBLEME TJERA PER TU INTEGRUAR NE EVROPE NUK ESHT PUNE FEJE KJO ORE EKSTREMIS
Prandaj edhe jemi në këtë pikë halli i nderuar Robelli,sepse myftiu i di të gjitha,njësoj si kryeministri ynë,Berisha,edhe ai i di vetë të gjitha,dhe jua mëson edhe të tjerëve të sillen po si ai…Vetë dhunon politikanë e zyrtarë,shërbëtorë e qytetarë…Mësojnë edhe burraçët shqiptarë prej tij,dhe dhunojnë e përdhunojnë,vrasin e masakrojnë edhe ata,gratë e vajzat e tyre…!Mirëpo islamizimi i gjithçkaje,si në shqipëri edhe në Kosovë,nuk mendoj se ka ardhur për efekte besimi,apo kuptimi më të thellë të doktrinës islame…këtu po ngrihet me llahtari një sistem i rrëmujshëm dhe orgjik…Panegjirizmi,mbretëron kudo si atje tek vidhet e paraja bëhet mal,ashtu edhe atje tek lypet buka e përditshme…!Por,një myfti…arkitekt,duket si një zhvillim e civilizim shumë i përparuar…Ka 22 vjet që nuk po kuptoj asgjë prej gjëje nga myftinllëku..Se di si do më vejë halli,paskësaj..!Z.Robelli përshëndetje për analizat e mënçura…!
epo ceshte kjo e keqe nga pasardhesit komuniste si ne Kosove po ashtu edhe ne Shqiperi.
Njeri ma primitiv se naim ternaven pak vena mun njeri me pa, po shihet qdo her e mashum se ktij i interson veq parja edhe sen tjeter.Ky ka vendos pushtet komunist nbashksi islame edhe po sillet bash si me kan mao ce duni.
Ai ato lokale i ka parapa per veti ni numer tyne ajo nenkuptohet, po pa ia ……..n edhe niher si mir bik-ut para se me kry mandatin se len, se i ka ardh nkuti boll mir, se po shihet kush u kan mas protestav se mir e ka ba plan ky, me ba trysni mi dhan trollin para se me kry mandatin.
Krejt qka muj me than nfund esht se na qiten faqen e zeze para miqve tone edhe naj flliqen fen tuj lan tulifar njeri imam e tuj bashkpunu me arap nat e dit.
O naim ternava, kallxona kur ke fal smrami her sabah ja jaci nxhami, po ban vaki ke harru krejt edhe qysh duhet mu fal.
Eu po njeri i prisht ishe kan bre
hajde tashti komentoni krejt na shani na fyeni se moti ka dy dite qe nuk na keni share e nuk na keni “nderuar” tamam ashtu siq dini ju
P.S:gati harrova mos harroni ti shenoni edhe ata termat tuaj te perditshem si malok,kamikaz etc etc….
dhe mysliman dhe ”shqiptar”….!!!!!?????
paradoxos………..!!!!
nuk e di nqs nje turk ndihet edhe ”shqiptar”…..!!!!????
Urrejtja jote kunder gjithqkaje Shqiptare shifet nga larg, por eshte ironike qe edhe shkruan edhe flet e mendon ne shqipen tone te bukur. Mendo greqisht, shkruaj greqisht lexo greqisht, dhe vdis njejt si qelbes grek.
Feja nuk nenkupton kombesi ore tru mu…. ,,,, Po shkruaj pak me gjate pasi qe gjdo shkronje e gjuhes Shqipe per ty eshte helm qe te ze ne fyt dhe te verbon, ti nuk je asgje tjeter perveq nje funderrin mu….ti.
Nuk ka kuptim me shajt Liridon, pse nuk duhet me sha vllaun tat. Por duhet me u kuptu se e vetmja zgjidhje e jona si komb asht me u kthy tek feja e te parvet tan. Nuk asht turp, ma beso. Kena damken e nji kombi muhamedan dhe te gjithe fqinjet nuk na dun, ndersa Evropi dhe Amerika na shohin gjithmon me dyshim dhe kshtu do na shofin gjithmon. Do ishte ndryshme po mujshim me pat kojshi Iranin, Sirin, Irakun, Arabin etj. Por jena ne mes te krishterimit t’asaj feje qe e kan pas ene stergjyshnit tan.
E nese nje pjes e ka te pamujtur me e ba kte kthim ne origjin, do te thojsha se nuk jan gjak i paster shqiptari por pasardhes spahinjsh te ngelur ne kto toka nga pushtimet osmane.
Hajd tung or ti.
e para nuk jam turk jam shqipetar kete edhe mund ta deshmoj,
shoket me te mir 3 nga 5 gjithsej sa kam i kam te fese krishtere
nuk jam radikal por e mbroj ate qe e dua dhe nese ju thoni se ne duhet ti kthehemi fese tone te pare ateher ne duhet te kthehemi ne ateista sepse siq dihet pellazget nuk ishin as te krishter as te mysliman por nje gje dihet mir te dyja keto fe shqipetareve i erdhen si pasoje e pushtimit te tyre nga romaket dhe osmanet
Une jam ortodoks,por bie dakort me Liridonin.Besoj qe para ortodoksizmit ,te paret e mi kane qene katolike.Tani une duhet te kthehem ne katolik????
Bukuria e identitetit shqiptar kjo eshte :qe ka te tre fete brenda dhe jane tolerante.Kjo eshte nje karakteristike unike dhe e bukur qe ne duhet ta zhvillojme dhe me ,ne kuptimin qe te behemi edhe me tolerante dhe me perfshires.Japim dhe marrim me fete e tjera.Le ti numeroje cik TFG apo ti Mark sa nuse keni marre dhe dhene ne fisin tuaj nga fete e tjera?Nuk besoj se ka fis ne Shqiperi qe nuk ka marre dhe dhene….
Taulant, je ortodoks-rri ortodoks, sepse gjithsesi kristian (pra, europian) je.
Shqiptarët nuk kanë “lidhur ndonjë besë” me turqit pushtues për t’ua trashëguar fenë që sollën me shpata. Të kthehen në fenë europiane që patën para paushtimit turk, nuk bëjnë ndonjë mëkat, përkundrazi.
Dhe tregoji këtij Liridonit se:
1-krishtërimin ndër shqiptarët nuk e sollën romakët,as italianët (Shpesh kosovarët e thonë këtë nga padija)
2-paganizmi nuk ishte fe monoteiste (Edhe këtë e ngatërrojnë kosovarët)
sa i dishem qe je kastriot mor kusha tha qe paganizmi eshte fe monoteiste dhe sa per tjetren ajo dihet boterisht perandoria romake hapi fene krishtere nder shqipetar
thirrni mendjes o popull mos na ndani ne fe JEMI NJE
Edhe një herë,Liridon, për ty dhe kosovarët e tjerë të painformuar:
Feja e krishterë në Iliri ka ardhur para se të përhapej tek romakët. Atë e solli apostulli Pal (Saulus) me predikim dhe jo me luftë.
Iliria, si një vend ku është predikuar ungjilli i Krishtit, përmendet në Bibël në letrën drejtuar romakëve, të shkruar nga apostulli Pal. Në letrën e Romakëve 15:19-20 lexojmë : “…me fuqi shenjash dhe çudirash, me fuqi të Frymës së Perëndisë; kështu, prej Jerusalemit e përqark dhe gjer në Iliri, kam kryer shërbimin e ungjillit të Krishtit, duke u përpjekur të ungjillëzoj atje ku nuk ishte i njohur emri i Krishtit, që të mos ndërtoj mbi themelin e tjetrit”.
Ishte pikërisht pozita e favorshme e territoreve shqiptare, që mundësonte kalimin më të shpejtë në Romë, fakti i çmuar që e bëri Palin ta drejtonte udhëtimin e tij përmes Ilirisë. Pa dyshim që qendra e parë ku Pali dhe apostujt e tij u vendosën, ishte Durrësi, ku kemi edhe komunitetin e parë të krishterë në Shqipëri. Më pas qendra të tjera ku u predikua Ungjilli, ishin Shkodra dhe Lezha, edhe këto, qendra të rëndësishme të asaj periudhe. Mendohet që Pali dhe apostujt e tij të kenë qenë në Shqipëri përpara vitit 57 pas Krishtit, vit në të cilin ai shkroi letrën drejtuar Romakëve.Ndërkohë që të krishterët e parë në Romë i përkasin viteve 300 pas Krishtit.
Rreth vitit 500 pas Krishtit, qendra të reja të krishtera përveç atyre ekzistuese, ngrihen në qytete të tilla si Berati, Gjirokastra, Vlora, Apolonia, etj. Përhapje pati edhe në qytetet e Kukësit, Matit, Mirditës, Krujës, etj. Për këtë periudhë mund të themi me siguri se besimi kryesor në territoret shqiptare ishte krishterimi dhe asnjë besim tjetër.
Akoma sot, po të studiojmë me vëmendje shtrirjen shumëvjeçare të kishave ortodokse dhe atyre katolike, do të arrijmë të dallojmë atë vijë të famshme të Teodosit që e ndau në atë kohë Shqipërinë në pjesën katolike dhe atë ortodokse. Perandoresha Pulheria, gruaja e perandorit Teodosit II, pas vizitës që bëri në qytetin e Antipatreas (Berati), vendosi ta quante atë me emrin e saj Pulheria poli (qyteti Pulheria). Këtë gjë ajo e bëri pasi u mrekullua me traditat e besimit të krishterë të vendasve dhe nga bukuria e qytetit.
Një periudhë e errët për kishën dhe Krishterimin do të vinte me pushtimin e Shqipërisë nga osmanët. Heroi i madh, jo vetëm i shqiptarëve, por edhe i krishterimit, kishte vdekur. Për gati 25-vjet, Gjergj Kastrioti përveç se kishte mbrojtur territoret shqiptare, ishte kthyer edhe në mbrojtësin më të madh të krishterimit në Europë.
Periudha që pasoi pas vdekjes së tij ishte fatale për besimtarët e krishterë shqiptarë. Pasojat e politikës së osmanëve për të pushtuar edhe me anë të ndërrimit të besimit, bëri që nga ky pushtim kisha të dilte e tkurrur vetëm në qendrat e hershme dhe atje ku Krishterimi kishte qenë më i fortë. Vendosmëria e priftërinjve dhe e besimtarëve të krishterë, duke përkthyer dhe botuar libra të krishterë dhe ungjillin, nuk kishte funksionuar aq sa duhet. Nga një popullsi ku mbizotëronte besimi i krishterë, Shqipëria u kthye në një vend me dominim të besimit mysliman…”
O Kastriot,
bi te gjitha jemi shqiptare.Ti nuk e kupton qe te tre fete perbejne ate qe quhet identitet shqiptar dhe nuk mund te kthehemi 500vjet mbrapa.Mos flisni idiotizma dhe cmendurira.Une kam nuset e dajave,xhaxhallareve myslimane,ca jane ata jo shqiptare??Turp per njerez me kaq nivel te ulet.Myslimanet jane shqiptare qe kane derdhur gjakun per flamurin kuq e zi
Me thuaj pak me numra sa veta jane vrare ne Kosove per fene myslimane dhe sa per flamurin kuq e zi?
Me pergjigjesh dot???
Nuk me plas b..fare per fene por per kombin tim qe perbehet nga tre fe.
Harram nena qe ju ka folur shqip!
kastriot edhe nje here po te them nuk eshte mir ajo qe thua ti se shqipetar jan vetem ata qe jan kristian por te lutem ama te lutem tregoma ADEM JASHARI,ISA BOLETINI,AZEM GALICA,AVNI RRUSTEMI,HASAN PRISHTINA sipas teje qfar ishin
dhe nje gje kastriot une jam mysliman por me beso ekam thene dhe vazhdoj ta them se une me para do ta jepja jeten time se sa ate te vellezerve te mi te krishter ti ndoshta sme konsideron te tille por ti je vellau im edhe pse kurre…..
L drenica
E ke harruar nje.
malok kamikaz po se po e fundit fare e fresket Mongol hahahaha
Autor i termit te fundit duhet te jete noj ortodox supershkerdhat ups super i shkathet.
FILLUAN TURQIT ARABET E KOSOVES TE BETOHEN TE BEJNE XHAMINE E MUSLIMANEVE TE XHIHADIT ORE PO TE TERE U INTEGRUAN NE EUROPE KURSE KETA ISLAMIKET TURQ E ARABE TE KOSOVES INJORANTE NGELEN DHE NUK U BENE KURRE NJERES O RRACE E POSHTER::::JUVE KURRE SKENI PER TE HYRE NE EUROPE CKA KOSOVOMUSLIMAN SEPSE ME PERPARA JENI MUSLIMANE RRACE E POSHTER JU DUHENI PERZENE NGA BALLKANI DHE PASTAJ VENDOSET QETESIA KETU NE BALLKAN POR MOS HARRONI MERRENI DHE ILAMIKUN SALI SHPLLAR BERISHEN ME VEHTE DHE IKNI NE XHIHAD OR PLEHERA
Albania me vjen turp per ty.Ti je vrime jashteqitjeje e shqiptareve!
Po mjaft ngritet o selefe te pabindur, simbolet e atyre qe pak jave me pare i festuam me kenge e valle qe u shporren nga shqiperia ketu e 100 vjet me pare ,dylberat e kontinentit te ri ballkano -turk ,bijte e devotshem te muratit dhe selimit
ne nuk jemi bijte e devotshem te “muratit e te selimit” ashu siq thua ti “Duambaben” por jemi pasardhesit e ADEM JASHARIT i cili sa per informat ishte dhe nje mysliman i devotshem por mbi te gjitha e ndjente veten shqipetar dhe
ty vella i nderuar te pengon ndertimi i xhamise e jo i dyqaneve rreth saj, sepse kjo eshte e drejt e secilit te ndertoj ashtu si deshiron vet, kjo nuk thyen kurrfar ligji, vetem se i thyen zemrat e njerezve sikur ti dhe komentuesit pro te shkrimit tend. perndryshe gjithqka eshte ne konform me ligjin.
All-llahu xh.sh. nё kur`anin famёlart thotё:”E kur tё pёrfundoj namazi (i xhumasё), atёherё shpёrndahuni nёpёr tokё dhe kёrkoni mirёsinё e All-llahut dhe pёrmendeni shumё All-llahun qё (tё mund) tё shpёtoni…”(El-Xhumua:10).
Nga ky ajet ne edhe vetёmse mund tё qartёsohemi nё aspektin e vёnies sё definimit tё tregёtisё nga apsekti Islam.
Nderkaq Muhammedi a.s. thote ne nje hadith te tij te vertet:”Tregetari korrekt do te jete me sidiket dhe me shehidet ne Diten e Gjykimit”
Pra tregёtia ёshtё njё gjё jo e ndaluar islamikisht e cila ka pёr qёllim bashkimin e forcave prodhuese dhe shitёse duke i pasur parasysh rrespektimin e rregullave tё sheriatit ku nё kohёn e caktuar duhet tё nxjerret zekati dhe ku ёshtё rreptёsisht e ndaluar tregёtia me gjёra tё ndaluara , me qёllim tё realizimit tё fitimit.Kjo ёshtё vetёm njёri prej dimensioneve tё shumta qё mund ta nxjerrim nga analiza e kёtij ajeti.[1] Nё pajtim me punimet e hershme tё Fik`hut , Gazaliu ka analizuar 3 elementet e tregёtisё:
1)Dy palёt afariste-blerёsi dhe shitёsi;
2)Lёnda( objekti) i kёmbimit, malli ose sendi dhe shёrbimi;
3)Pёrmbajtjen e kontratёs.
Ky klasifikim mund tё themi se paraqet bazёn e analizave ekonomike klasike mbi kuptimin e tregёtisё nga shumё dimensione.
Meqe po analizojme definimin e tregetise nga kendveshtrimi islam , lind nevoja e analizes sone te kushteve te shitblerjes se mallrave dhe sherbimeve ne baze te sheriatit.Ne kete aspekt na paraqiten disa prej kushteve qe shitblerja te llogaritet valide:
[2]1.Gjeja qe shitet duhet te ekzistoj,
2.Te jete prone personale e dikujt, gjegjesisht te mos behet kontrate per shitblerje me gjera te cilat jane prone e te gjitheve, si p.sh. uji i lumit, kullotat ne mal etj.
3.Te mund te kaloj ne prone te bleresit,
4.Malli te jete i njohur, gjegjesisht bleresi duhet te jete ne dijeni per mallin te cilin e blene,
5.Te jete i lejuar fetarisht,
6.Vullneti i lire i paleve,
7.Objekti i kembimit duhet te jete i pastert,
8.Objekti i kembimit duhet te jete i perdorshem.
Dy palёt afariste duhet qё tё jenё nё ujdi pёr mallin e kontraktuar me qёllim qё ky transakcion tё vlejё sipas Islamit.Mendojmё transakcion i cili ёshtё i lejuar me rregullat e sheriatit e jo nё transakcionet e ndaluara .Blerёsi ёshtё personi i cili ka shije pёr disa mallra tё caktuara dhe mendon se me blerjen e tyre mund t`ia arrijё qёllimit pёr t`i konsumuar ato mallra ose edhe pёr t`i shitur.Ai analizon kёrkesat e konsumatorёve dhe pastaj luan rrolin e blerёsit.Shitёsi ёshtё personi i cili ka mundёsinё qё t`i perceptoj nevojat dhe kёrkesat e konsumatorёve tё tij dhe ato ai i pёrmbush me shitjen e mallrave dhe shёrbimeve tё tij nё treg me qёllim tё realizimit tё fitimit.
Lёnda ёshtё malli ose sendi qё vihet nё treg dhe pёr tё cilin konkurojnё njё grumbull njerёzish ku gjejnё shijen e tyre pёr atё mallё, shёrbim.
Pёrmbajtja e kontratёs ёshtё njёri prej elementeve kyce nё tregёti sepse ajo nuk guxon qё pjesёt e saja pёrmbajtёsore t`i ketё tё thurrura nё baza jo tё lejuara dhe duhet tё pёrcaktoj saktёsisht obligimet e tё dy palёve kontraktuese. Mirёpo konceptet islame janё tё ndёrtuara mbi bazat e hallallit dhe haramit, prioriteteve dhe sekondareve, nevojave dhe mirёsisё, strategjisё dhe elokuencёs.Ata ngriten mbi kuptime tё pastra dhe me bazё sheriatike.
All-llahu xh.sh. nё kur`anin famёmadh thotё[3]:”…Ka njerёz tё cilёt veprimtaria dhe shitblerja nuk i pengon qё ta pёrmendin All-llahun…”
Nga ky ajet shohim qёllimet fisnike qё duhet t`i ketё njё tregёtar musliman.Nga kjo mund tё konstatojmё se pёr tregёtarin musliman gёnjeshtra ёshtё gjё e ndaluar, mashtrimi gjithёashtu, fshehja e tё metave tё mallit dhe shumё gjёra tjera qё nuk i pёrkasin natyrёs njerёzore sic ёshtё kamata , tё gjitha kёto janё stimuls pёr nё xhehenem , kurse Islami ёshtё pёrkujdesur pёr ndalimin e tyre dhe fisnikёrimin e popujve.
Ne pamje te pare na jepet nje pasqyre e nje vendi me shume mallra dhe konsumatore dhe shitës, vend i ngurt nga njerëz te pameshirshem qe vetëm se mendojnë ne mashtrimet e rradhes dhe asgjë me shume.Kemi fituar kesi përshtypje per shkak te largimit te muslimaneve nga mësimet islame dhe teprimin e tyre ne mashtrime ekonomike.Saqe nocioni treg sot asocion ne cdo gje te keqe, nje vend ku vjedhet, ku bisedohet shume, ku gënjehet shume e shumecka.Por athua ne te vërtet a eshte gjithe ajo qe ne e mendojmë ashtu , apo ndoshta edhe bene pjese ne paragjykimin tone te rradhes?Kete pyetje mund ta zbulojmë vetëm nese e definojmë ne menyre te drejte tregun[4].Me treg kuptojmë bashkesine e klientëve, te cilet permes procesit te shkëmbimit plotesojne nje nevoje, nje deshire a nje kerkese.D.m.th. kryejne shitblerjen e zakont te tyre permes plotësimit te njeri tjetrit.Nderkaq Muhammedi a.s. shpesh na mësonte se myslimani eshte pasqyre e myslimanit, dhe se muslimanet janë si nje trup, dhe shume porosi tjera qe insistojnë ne plotësim te njeri tjetrit ne pune te mira dhe progresive.
All-llahu xh.sh. thotë ne kur`anin famëmadh: [5]”All-llahu ka lejuar shitëblerjen dhe ka ndaluar kamatën…”.Nga kjo porosi hyjnore edhe mund te orientohemi ne përcaktimin e objektivave tona per te ardhmen tone ekonomike.Ky eshte parim islam qe nxite ne pune dhe lufton papunesine , qe nxite ne themelimin e tregjeve ku do te takohen shitësit dhe blerësit per te komunikuar permes gjuhës se kerkeses dhe ofertës , permes plotësimit te nevojave dhe realizimit te objektivave.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: [6]”Shitësi dhe blerësi kanë të drejtë të zgjedhin, përderisa nuk janë ndarë nga ai vend”. E ku te zgjedhin pra nese nuk do te ekzistonte tregu, nga kjo porosi profetike lind nevoja e ekzistimit te ketyere institucioneve ekonomike te quajtura tregje.Muhammedi a.s. pervec qe u kujdes per ndërtimin e xhamise, per vellazerine e muslimaneve , ai njashtu tretman te njejt i kushtoi edhe themelimit te këtij institucioni mjaft me vlere per ardhmerine e cdo populli.
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Askush nuk mund të hajë ushqim më të mirë sesa ajo që e fiton me dorën e vet. Davudi [alejhis-selam] hante nga ajo që fitonte me dorën e tij”. (Buhariu) dhe “Më mirë është për një musliman ta mbledh një grumbull krëndesh në shpindë (dhe ta shesë) sesa të kërkon prej ndokujt: e ai ose i jep ose nuk i jep”. (Buhariu).Ketu gërshetohet vlera e krenarise ne islam po njeashtu edhe mosekzistimi i pertacise.Muhammedi a.s. per ardhmerine e shtetit te pare islam i kombinoi tri elemente thelbësore qe me pare edhe i cekem por tash do i shikojmë me nje vështrim tjetër.Ai beri vellazerine e muslimaneve , d.m.th. nga aspekti ekonomik bashkoi fuqinë punëtore qe do i shtyej proceset te ecin kah përparimi .Themeloi xhamine e pare duke patur parasysh nevojën e etikes se punës dhe duke u mbështetur ne parimet islame se gjitha punet e bera per hir te Krijuesit paraqesin adhurim, dhe segmentin e trete dhe mjaft te rendesishem, themeloi institucionin e financimit te shtetit, luftimit te varferise, lindjes se krenarise, themelimit te zekatit si institucion ekonomik dhe shume elemente tjera vetëm ne dobi te muslimaneve.Keto tri elemente qe perbejne boshtin themelor te nje historie te kaluar por qe janë te rendesise se njejt edhe ne shekullin ku po frymojmë i mungojnë sot botes islame.Them i mungojnë ne aspektin real te sistemit ekonomik islam si sistem real se ne fakt edhe si te tilla ekzistojnë.Kemi shume xhami neper bote, e shume tregje dhe shume xhemmate qe thirren ne vellazeri.Po pse gjithe ky kolaps ekonomik, pse gjithe kjo varferi?Moskujdesi jone ne shfrytëzimin e resurseve njerëzore dhe natyrore dhe mosinvestimi jone ne aspektin shpirtëror te jetes sonë na e sjelli gjithe kete kolaps qe myslimani i thjesht mbi trupin e vet po e jeton.
Edhe sheriati na kish ngelur mangut.Jo or jo, gjithe kjo varferi nuk eshte faji i mos shfrytezimit te risurseve njerezore,keto jane vetem fjale te bukura.E gjitha eshte faji i sheriatit dhe i fetareve qe duan te futin hundet ne cdo gje dhe menderosin cdo gje qe prekin.
Shkoni per andej nga ju ka ardhur sperma,qe ju krijoi dhe qe vazhdoni ti sherbeni prej 600 vjetesh.Xhamia behet me fondet e shteteve terroriste arabe.Ta marrin vesh me ne fund amerikanet dhe europa se per ke sakrifikoi.Por besoj keta te fundit duhet ta mbledhin mendjen dhe do te dijne ta ndalojne kete specie qe te te krijojne nje qenef me ere te helmuese,ne toke europiane.
shum shpejt do vij dita kur ti dhe usa te ju pergjeroni me lutje muslimanve. Muslimanet nuk kan ardhur pre asgje kundi se jan shqiptar ne tokat e veta, nese ka njeri qe ja ka mbathur dhe do te ja mbath jan orthodokset me shoke plus grupi i serrit te papes
Edhe një herë,Liridon, për ty dhe kosovarët e tjerë të painformuar:
Feja e krishterë në Iliri ka ardhur para se të përhapej tek romakët. Atë e solli apostulli Pal (Saulus) me predikim dhe jo me luftë.
Iliria, si një vend ku është predikuar ungjilli i Krishtit, përmendet në Bibël në letrën drejtuar romakëve, të shkruar nga apostulli Pal. Në letrën e Romakëve 15:19-20 lexojmë : “…me fuqi shenjash dhe çudirash, me fuqi të Frymës së Perëndisë; kështu, prej Jerusalemit e përqark dhe gjer në Iliri, kam kryer shërbimin e ungjillit të Krishtit, duke u përpjekur të ungjillëzoj atje ku nuk ishte i njohur emri i Krishtit, që të mos ndërtoj mbi themelin e tjetrit”.
Ishte pikërisht pozita e favorshme e territoreve shqiptare, që mundësonte kalimin më të shpejtë në Romë, fakti i çmuar që e bëri Palin ta drejtonte udhëtimin e tij përmes Ilirisë. Pa dyshim që qendra e parë ku Pali dhe apostujt e tij u vendosën, ishte Durrësi, ku kemi edhe komunitetin e parë të krishterë në Shqipëri. Më pas qendra të tjera ku u predikua Ungjilli, ishin Shkodra dhe Lezha, edhe këto, qendra të rëndësishme të asaj periudhe. Mendohet që Pali dhe apostujt e tij të kenë qenë në Shqipëri përpara vitit 57 pas Krishtit, vit në të cilin ai shkroi letrën drejtuar Romakëve.Ndërkohë që të krishterët e parë në Romë i përkasin viteve 300 pas Krishtit.
Rreth vitit 500 pas Krishtit, qendra të reja të krishtera përveç atyre ekzistuese, ngrihen në qytete të tilla si Berati, Gjirokastra, Vlora, Apolonia, etj. Përhapje pati edhe në qytetet e Kukësit, Matit, Mirditës, Krujës, etj. Për këtë periudhë mund të themi me siguri se besimi kryesor në territoret shqiptare ishte krishterimi dhe asnjë besim tjetër.
Akoma sot, po të studiojmë me vëmendje shtrirjen shumëvjeçare të kishave ortodokse dhe atyre katolike, do të arrijmë të dallojmë atë vijë të famshme të Teodosit që e ndau në atë kohë Shqipërinë në pjesën katolike dhe atë ortodokse. Perandoresha Pulheria, gruaja e perandorit Teodosit II, pas vizitës që bëri në qytetin e Antipatreas (Berati), vendosi ta quante atë me emrin e saj Pulheria poli (qyteti Pulheria). Këtë gjë ajo e bëri pasi u mrekullua me traditat e besimit të krishterë të vendasve dhe nga bukuria e qytetit.
Një periudhë e errët për kishën dhe Krishterimin do të vinte me pushtimin e Shqipërisë nga osmanët. Heroi i madh, jo vetëm i shqiptarëve, por edhe i krishterimit, kishte vdekur. Për gati 25-vjet, Gjergj Kastrioti përveç se kishte mbrojtur territoret shqiptare, ishte kthyer edhe në mbrojtësin më të madh të krishterimit në Europë.
Periudha që pasoi pas vdekjes së tij ishte fatale për besimtarët e krishterë shqiptarë. Pasojat e politikës së osmanëve për të pushtuar edhe me anë të ndërrimit të besimit, bëri që nga ky pushtim kisha të dilte e tkurrur vetëm në qendrat e hershme dhe atje ku Krishterimi kishte qenë më i fortë. Vendosmëria e priftërinjve dhe e besimtarëve të krishterë, duke përkthyer dhe botuar libra të krishterë dhe ungjillin, nuk kishte funksionuar aq sa duhet. Nga një popullsi ku mbizotëronte besimi i krishterë, Shqipëria u kthye në një vend me dominim të besimit mysliman…”
Duke mos kërkuar rrënjët tuaja të krishtera, ju kosovarë po “i falni” serbëve kishat tuaja shqiptare në Kosovë- po i bëni serbëve një shërbim të madh,që ju nxjerr ardhacakë…
By the way: a e keni në Kosovë dhe a faleni akoma tek xhamia e sulltanit pushtues (!); a luteni për pushtim (!)?
Thirrini mendjes, oooooooo kosovaaaaarë!!!
Nuk jame shume ne dijeni te fese myslimane por me ben pershtypje qe feja merret me ligjet e perfitimeve te busness mendoj qe Zoti merret me anen shpirterore te njerut dhe ne se ky njeri e njef Zotin ai vendos nje raport me te gjitha format e ndryshme te jetes shoqerore ne pune, ne bisnes ,ne familje ,ne sex ,e te tjera gjithmone me baze ,meshire,dashurie dhe falje .Cdo interpretim i nje forme aktiviteti me regullat qe vine prej Zotit mendoj qe eshte nje abuzim