KLSH bën kallëzim penal për Vasil Bollanon si ish- kryebashkiak i Himarës

4 Janar 2013, 18:53Politika TEMA

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka vendosur që të kallëzojë penalisht ish- kryetarin e Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano pasi ka shkaktuar një dëm prej 87 milion lekësh duke mos menaxhuar ose duke lejuar shkelje me taksat vendore. Po ashtu Bollano nuk ka zbatuar rekomandimet e KLSH duke shkaktuar një dëm prej 22 milion lekësh. KLSH ka kallëzuar edhe ish- Drejtorin e Urbanistikës në Himarë N.C.

“Ish-kryetari i Bashkisë Himarë, V.B., për periudhën që ka drejtuar 2008 deri më 30.06.2011 nuk ka menaxhuar, ka lejuar shkelje, nuk ka llogaritur dhe nuk ka vepruar për arkëtimin e detyrimeve në tatim-taksat për periudhën objekt auditimi në shumën totale 87,783,240 lekë, si taksë nga ndërtesat, taksë për tokën, taksë hoteli dhe taksë për zënie hapësire publike.

Gjithashtu, ai nuk ka zbatuar dhe ka vepruar në mënyrë të kundërligjshme në refuzimin e paargumentuar të rekomandimeve të kontrollit të KLSH-së, të dërguara me shkresën nr. 187/4 datë 26.03.2008, shkresën nr. 372/6, datë 29.3.2010, dhe të rikërkuara me shkresën nr. 372/17, datë 22.10.2010, duke mos i dërguar Agjencisë së Prokurimit Publik rekomandimet e iniciuara nga KLSH, gjë që ka sjellë si pasojë mos arkëtimin dhe mos kërkimin në rrugë ligjore të dëmit të shkaktuar buxhetit të shtetit nga keqmenaxhimi i njësisë vendore, me vlerën 22,235,224 lekë.

Si pasojë e veprimeve dhe mosveprimeve të mësipërme penale dhe shkeljeve të tjera të legjislacionit në fuqi, KLSH ka konstatuar një dëm ekonomik në vlerën  40,753,136 lekë dhe të ardhura të munguara nga mosarkëtimi i taksave lokale në vlerën 87,783, 240 lekë,” thuhet në njoftimin e KLSH.

Rezultatet e auditimit

– Për 22 raste, lejet e ndërtimit janë shqyrtuar dhe miratuar mbas 6 muajve nga vendimi për miratimin e lejes së sheshit të ndërtimit, veprim ky në kundërshtim me nenin 46 të ligjit nr. 8405, datë 17.09.1998 “Për Urbanistikën”;

– Për 59 raste janë pranuar kërkesa për miratim të lejes së sheshit dhe lejes të ndërtimit pa titull pronësie nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, por vetëm mbi bazën e formularit 6, Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi apo vendimit të gjykatës për njohje të faktit juridik të pronësisë në emër të kërkuesve;

– Nga Drejtoria e Urbanistikës e Bashkisë janë zbardhur leje ndërtimi pa u bërë më parë arkëtimi i tarifës së taksës së ndikimit në infrastrukturë në afatin brenda 30 ditëve të punës, për 47 raste me vlerë prej 5,332,306 lekë dhe 1 rast me vlerë prej 1,190,134 lekë 

20 komente në “KLSH bën kallëzim penal për Vasil Bollanon si ish- kryebashkiak i Himarës”

    1. Devolliu says:

      SA TË JETË SËRBI SALI, SKA PËR TA GJET GJË GREKUN BOLLANO.

    2. TT says:

      Me mire vone se kurre arush ?
      Hysen Shoshori uron KM Berisha ne facebook
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/01/hysen-shoshori-uron-km-berisha-ne.html

  1. tëfci says:

    KLSH vendos per hetimet dhe jo KLD. e them kete gje per ato hajnat qe thone perse Kreshniku nuk ka hetuar askend kur ishte ne KLD. nuk ishin kompetencat qe ai kishe per te permbushur, ato kompetencat qe ai i kishi i plotesoj me rregullsi. eshte kollaj fare ta vertetosh, i drejtohem hajnave te Berishes, sho ne YouTube dhe shkruaj: ‘Spahiu KLD’ dhe shiko te gjithe videot para shkarkimit te tij dhe si njerez me tru do shikoni qe punen e ka kryer mire ne ate post. KLSH vendos per hetimet dhe jo KLD.

    hajnat e Berishes qe paguhen nga ai ne pergjithesi nuk duan me e zhvillu intellektin

    1. per shtetasin tefci says:

      KLSH merret me demet ekonomike o i zgjuari i dheut. Eshte institucion financiar, ndersa KLD “Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka një përgjegjësi, angazhim të drejtpërdrejtë në organizimin, në kontrollin e funksionimit të sistemit gjyqësor dhe atë të Shkallës së Parë dhe të Apelit, ku qytetarët tanë gjenden përditë për çështje të ndryshme në lidhje me drejtësinë” ; dhe sa “mire” e ka bere punen shtetasi Spahiu e tregon me se mire gjendje e drejtesise shqiptare sot = gjendje skandaloze. S’ka pas faj se pjesa derrmuese e gjyqtareve kan dal nga kursi 6 mujor i plepave, dhe jo nga universiteti juridik, kshu qe s’pretendohet te marrin vesh nga ligjet e Republikes…..por bukuria e gjithe kesaj eshte se pergjegjesi/drejtori i kurseve 6 mujore ne ate kohe ka qene po shtatasi Spahiu. Sic duket ti shoku ske trokitur ndonjehere ne dyert e gjyqssorit se perndryshe do e kishe vuajtur mbi shpatullat e tua “punen e mire te atij ne ate post.” do jesh nai shok ose i afert i atij qe i ke zgjidhur punet duke marr ate ne telefon, e s’te eshte dashur kurre te perballesh me drejtesine shqiptare, se perndryshe sflisje keshtu.
      ps: nese sgabohem kur filloi pune ne KLD shtetasi Spahiu fliste per nje bllok te bardhe, qe ai shume shpejt, me deshiren, dijenin, dhe vullnetin e tij te plote e nxiu me shume se kushdo tjeter. Sot ai dhe AKZ thjesht po mundohet te marrin vota nga PS qe neser te mbajne peng parlamentin, por s’do t’a arrijne se populli e ka kuptuar lojen e tyre te dizenjuar nga dora e berishes.

    2. per shtetasin tefci says:

      dhe sa per bollanon jam dakort me ty qe po e bejne kot sa per qellime elektorale. Ne kete pike jemi dakort ?

  2. tëfci says:

    dhe sa per shkrimin:
    KLSH eshte marre peng nga PD-ja dhe kete vendim per hetim te Bollanos e kane mbajt si nje xhoker per kohet e veshtira kur shohin qe PD humb masivisht vota. Me kete hetim te vonuar, drejtesi e mohuar, PD perpiqet te hiqet tani si patriot

  3. Skypion says:

    Kete qenef Janullatist duhej ta ndiqnin penalisht kohe me pare.
    Ky pis eshte perfaqesuesi me i mire i atyre,qe tashme nga mbare opinioni publik e patriotik shqiptar,quhen:gjakdhjere apo gjakprishur…
    Keta qenefet e Janullatosit – antishqiptarit me te madh te ketyre 20 vjeteve, do te jashteqiten dora-dores nga koha qe po punon per Shqiperine e tere shqiptaret kudo qe jane.
    Tani qe shqiptaret po zgjohen me te vertete,po e shohin dhe kuptojne se me c’fare race te poshter gjakprishurish te degjeneruar nga fisi e fara,paskan bashkejetuar e bashkqeverisur.

  4. Skypion says:

    Kete qenef Janullatist duhej ta ndiqnin penalisht kohe me pare.
    Ky pis eshte perfaqesuesi me i mire i atyre,qe tashme nga mbare opinioni publik e patriotik shqiptar,quhen:gjakdhjere apo gjakprishur…
    Keta qenefet e Janullatosit – antishqiptarit me te madh te ketyre 20 vjeteve, do te jashteqiten dora-dores nga koha qe po punon per Shqiperine e tere shqiptaret kudo qe jane.
    Tani qe shqiptaret po zgjohen me te vertete,po e shohin dhe kuptojne se me c’fare race te poshter gjakprishurish te degjeneruar nga fisi e fara,paskan bashkejetuar e bashkqeverisur.Keta paskerkan qene e keqja e fshehur dhe e helmet e rraces shqiptare,ose tumori malinj i saj…

  5. Zigur Qarri says:

    Kartë e djegur,nuk i duhet askujt më…….as grekut.

  6. alban4eva says:

    pse, gjalle qenka Bollano pordha?? po pse nuk e lidhni me zinxhira kete bythshqyer, dhe ta kallni brenda ne biruce?..!! ceshtje grekesh, ceshtje kurvash..

  7. Pilo Lala says:

    Kujdes se ky eshte shkaku qe po i jepet Grekut nga Berisha te nderhyje ne Himare.
    Kujdes se do kete rremuje ne Himare. Bollanoja dhe Berisha kane pregatitur kete prej kohesh.

  8. I larguari says:

    E more bollano mbaroj muaj mjaltit me Berishen e ke lexuar librin e Ali Pashes sipas Godos duhet ta lexoje sipas francezve te mernit vesh ju grekerit se nuk jeni te paret per pabesi Berisha eshte 2 here me i pa bese se Aliu dhe 10 here me i pacipe se ju

  9. doda says:

    Do ti rrujne loq.. si gjithmone.Ka kohe qe ka fillu kjo pune po perfundimi eshte asgjo. Ne maloket do ta morrim ta votojme kryetar bashkie ne ndonje nga qytetet tona te Malesise e le te vine pastaj KLSH ta arrestoj.

  10. juliusx(gjakdhjere i janulles) says:

    Po c’keni me Bollanon o njerez?!
    Lereni Bollanon te punoje…

  11. adriatik says:

    O Vasil mos ca koke nga keta islamiket se sa te jete Elada nuk te prek njeri me dore ty.
    Hajt Chali Chronia

    1. Χιμαρα says:

      Ne fakt ky lajm duhej botuar tek lajmet nga rajoni dhe jo te kryesoret, edhe pak kohe dhe atje do botohen lajme per himaren….forcat e natos qe po largohen nga kosova se shpejti disllokohen ne himare…..ajde kali xronia!!!

  12. Zeni says:

    Drejtesia shqiptare po tregohet shume zemergjere me antishqiptarin e terbuar Bollana,ose bolla.Kjo tregon se ne Shqiperi nuk ka shtet dhe drejtesi,sepse Bollana po livadhis ne kurriz te Shqiperise,pa i hyre asnje gjemb.Ketij antishqiptari i duhet hequr shtetesia shqiptare dhe te debohet nga vendi yne.Ai eshte nje kancer i keq per Shqiperine.Ai duhet shporrur me njehere qe shqiptaret te mos kene shqietesime nga njerez te tille qe te hane buken dhe te permbysin kupen.

  13. dritani says:

    Filloi Saliu te rekrutoje me dhune mbledhes votash per PD.

    Kjo lexohet si mjet presioni ndaj Bollanos, por sidomos ndaj te tjereve, qe te pozicionohen me PD.
    Presioni me dosjet e sigurimit doli nga moda.
    Dosjet e KLSH jane me interesante. Saliu i la te benin qejf dhe tani i ka kapur te gjithe per koqesh.
    Kush mund ta bente me mire se nje zyrtar me 3 diploma: Gjeolog, Ekonomist, Jurist?
    Quhet Bujar Leskaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje