Kompania ACR nuk është larguar nga Shqipëria. Në një deklaratë për shtyp, kompania që menaxhon burimet kryesore të kromit në masivin e Martaneshit dhe Bulqizës, thotë se një prej aksionerëve të saj italianë ka shitur aksionet tek një kompani tjetër, por ACR nuk ka ndryshuar as licencë dhe as është laruar na vendi.
Kompania sqaron se: “Kompania ACR që zotëron kontratën koncesionare nuk është larguar nga Shqipëria. Ajo ishte, është dhe do të jetë në Bulqizë, Klos, Burrel, Elbasan dhe në të gjitha vendndodhjet e miratuara si të tilla sipas kontratës koncesionare, deri në përfundim të afatit të kontratës.
Në lidhje me ndryshimin e mbajtësit të aksioneve të shoqërisë ACR, pavarësisht se detajet e transaksionit janë tashmë publike, duam të sqarojmë se shitja dhe blerja e aksioneve të një shoqërie tregtare private nga një shoqëri apo individ privat, shqiptar apo i huaj është një e drejte e parashikuar nga ligji shqiptar. Saktësojmë se: Shoqëria Balfin, bleu kuotat në shoqërinë koncesionare ACR Holding srl në Itali, duke zëvendësuar investitorin DCM Decometal. Kjo strukturë, lejon vazhdimin e veprimtarisë së kompanisë Albanian Chrome, me të njëjtat kushte si më parë, pra pa ju shmangur asnjë detyrimi, qoftë ky kontraktual, fiskal, rregullator apo i çfarëdolloj natyre ndaj çdo pale të tretë, përfshirë dhe shtetin. Nuk duam të leme pa përmendur detyrimet ndaj kontraktorëve vendas, që deri tani kanë shkaktuar vështirësi jo të pakta për qindra biznese, duke qenë se ato tejkalojnë shumën prej 10 milion eurosh”.
QE NE FILLIM TE PRIVATIZIMIT ISHTE VENDOSUR SE KUJT JANE MINJERAT .HAJDUTET QE JANE NE PUSHTET NUK LANE GJO PA VJEDHUR, SI DO TJA BPJE RAMA PER TE VJEDH ME VJEN KEQ SE DO NGELI PA GJO
Gjithkush thotë diçka. Më të mirë të formojë një Komision Hetimor Parlamentar për të gjetur të vërtetën. Për shkak se ajo është që parlamenti të ndryshojë kushtet e kontratës.Kjo është një praktikë demokratike dhe më të mirë industriale për interes publik.