Kush i ka lënë socialistët në baltë?

20 Qershor 2013, 19:39Blog TEMA

Nga Magdalena Ramohito

 

Të shkruash për të majtën shqiptare, nuk është e lehtë, jo vetëm sepse historia e saj nuk fillon ditën kur u ndërrua emri nga PPSH në Socialiste, e këtë gjë kampi i ashtuquajtur i djathtë e ka përdorur deri sot në këtë fushatë elektorale që po kalojmë, duke e konsideruar thjesht si PPSH dhe drejtuesit e saj si bij persekutorësh apo bllokmenësh, ndonëse nga njerëzit e ditur kjo gjë kuptohet se është thjesht politikë, për politikë, tek njerëz të tjerë jo vetëm më pak të diturit, por edhe ‘të lindur’ si të djathtë, për këtë fakt ngurojnë të ndryshojnë kah, thjesht pse inati e mëria ndaj sistemit komunist të para 1990-ës, nuk i lejon të shohin qartë komunistët e sekretarët e partisë së PPSH në krahun e djathtë.

Ndër vite shumë gjëra kanë ndryshuar dhe faktet tregojnë se tek PS po shkojnë jo vetëm si kontribuues në strukturat e saj, por edhe votues pa interesa për karrierë politike. Kjo është diçka pozitive, pse në fund të fundit është tregues zhvillimi dhe emancipimi për shoqërinë tonë, dhe gradualisht në fushatat e tjera nuk do të ketë më akuza të tipit Berisha si: – I përmbysëm baballarët e tyre e tani do ti përmbysim edhe bijtë, por gjasat janë se pas katër vjetësh në fushata, po edhe në gjithë jetën politike në vend nuk do të kujtohen paraardhësit tanë këtu e 100, vjet për të përfituar politikisht, ashtu siç edhe e majta i kujton partizanet e partizanët tanë trima, për të përfituar elektorat.

Por e majta vetë ka plasaritje brenda vetes, të cilat mund të biem të gjithë dakord se nuk janë ideologjike, sepse në këto 22vjet të gjithë kandidatët për kryeministra kanë të njëjtin background politik familjar. Po këtu mund të kujtojmë ato KPD-at e famshme kur edhe Sali Berisha vetë mbeti pa punë, ditët e famshme ‘të katarsisit’, që në fakt shume nga shqiptarët, përveç asaj pjese finoke, e cila nuk para i ha shumë këto përrallat e politikës, e besuan pak a shumë se Fatos Nano u kthye nga Greqia (nuk e mbaj mend mirë pse ishte atje) për të shkatërruar korrupsionin e qeverisë, që drejtonte Ilir Meta. Si gjithmonë në këto raste shqiptarët u ndanë në dy pjesë, pro katarsisit edhe kundër. Ndërsa nuk mund të harroj një detaj të vogël, por që më ka dhënë mua një mësim të madh. Në pushimin mes dy seancash mbledhje me debate të ashpra shumë të ashpra në atë kohë, gazetarët përpiqeshin të merrnin ndonjë mendim nga anëtarët e Kryesisë së PS në atë kohë, dhe njëra nga gratë, ajo bashkëshortja e Kryeministrit që ishte ‘nën akuzë’ prej Fatos Nanos iu përgjigj gazetarit me ironi- “Ja, po presim të dalin ato tenderat…”

Ndërsa znj. Ermelinda Meksi (në atë kohë besoj se vetëm emrin e saj njihja dhe të znj. Arta Dade ngaqë i kisha parë shumë nëpër takime me zgjedhësit në fushatat e hershme) pyetjes së gazetares se, me cilin krah ishte, me Fatos Nanon apo me Ilir Metën, ju përgjigj thjeshtë dhe shumë seriozisht: “Unë jam me Partinë Socialiste”. Dhe pozicioni, që kjo zonjë e nderuar mban edhe sot mua më pëlqen shumë, siç më ka pëlqyer gjithë performanca e saj politike parlamentare edhe si ministre.

Sigurisht pas përfundimit të “katarsisit” z.Ilir Meta u largua nga posti i Kryeministrit me dorëheqjen e tij dhe Qeveria që formoi Fatos Nano si Kryeministër pati edhe kryeministra nga ajo qeveri e ashtuquajtur e korruptuar, në kohën kur drejtohej prej z. Ilir Meta. Prej këtij momenti në atë parti nuk ka pasur më shpirt skuadre dhe prej atij momenti filloi edhe shit-blerja e deputetëve si dukuri, dhe prej asaj kohe filloi edhe velja e popullit me politikën shqiptare.

Dhe më interesantja është se që prej kohës kur Fatos Nano u largua si humbës dhe “çuditi gjithë elitën e gazetarëve dhe analistëve me këtë gjest” duke i veshur një kostum që shpejt filloi ‘ta shtrëngojë’ si njeriu që për herë të parë krijoi i pari “institucionin e dorëheqjes”, me zgjedhjen e z. Edi Rama kryetar i PS, plasaritja atje mbeti ndër vite.

Analisti i mirënjohur, Bledar Prifti, e ka trajtuar këtë temë dhe e ka shtjelluar aq mirë e bukur, teorikisht dhe në përfundimet e arsyetimit të tij plasaritja atje qëndron, me gjithë bashkimin e LSI me PS në të njëjtin koalicion e mbështetur kjo edhe në një marrëveshje të firmosur nga të dyja palët.

Ndërsa përpara 8 vjetësh dikush deklarohej si i majtë, padyshim ai i përkiste PS. Ndërsa që me pjesëmarrjen e LSI në qeverisje me të djathtën pra mazhorancën që po largohet, të deklaroheshe si i majtë, menjëherë duhet të prisje pyetjen tjetër me cilin? Pra: me Fatosin? Me Ilirin? Apo me PS? Nëqoftëse doje të tregoheshe trim i papërkulur mund të thoshe me PS dhe sigurisht, që përndjekja nuk do të të ndahej, por kishte nga ata finokët, të cilët i përgjigjeshin pyetjes me kë- me LSI dhe nuk i hynte gjemb në këmbë.

Edhe tri ditë na ndajnë nga zgjedhjet e radhës, pas gjithë kësaj fushatë pozitiviste do ta quanim të gjithë, ku e majta është e “bashkuar” më së fundi, por unë jam me Pandeli Majkon, i cili pranoi publikisht se do ta kafshonte gjuhën për hir të PS, jam edhe me zonjën e nderuar Ermelinda Meksi, një grua plot merita si intelektuale e vërtetë, por edhe me merita si kontribuuese në PS.

Ç’janë ca fjale që qarkullojnë midis të majtëve (unë nuk e kam zakon t’i pyes me ke je ti njeri i majte?) se Edi Rama të lë në baltë, dhe kujt i shërben kjo prej të majtëve? Jemi vetëm tre ditë përpara datës, kur shqiptarët të gjithë, edhe ata që e kanë kokën mbi supe, edhe ata që gënjehen me ndonjë vend pune (pa meritë), edhe ta që gënjehen me një thes miell do të votojnë dhe vota e tyre ka të njëjtën vlerë, pra e ardhmja e shqiptarëve do të varet, prej tyre.

Unë, por besoj edhe gjithë shqiptarët e panë me sy dhe ky është fakt i pakundërshtueshëm, se të majtët në 2005 i la Fatos Nano në baltë dhe në 2009 i la Ilir Meta në baltë. Asnjë shqiptari të majtë të thjeshtë, i cili nuk ka qenë përlyer në tava ‘pushtetesh- kaçurrel’ nuk i intereson të besojë fjalë të tilla që kush e di se nga dalin…!!!

Unë e kam parë Edi Ramën, qysh kur ka ardhur në krye të Bashkisë së Tiranës, duke lënë pas një jetë të lumtur e pa andralla në Kryeqytetin e artistëve PARIS, me duar deri në bërryla, duke pastruar baltën e Tiranës, por nuk kam parë asnjë rast, ti lerë qytetarët e Tiranës në Baltë. Edi Rama dhe gjithë shqiptarët opozitar kanë pasur këto 8 vjet një regjim, që të vret, të flak si leckë, të djeg makinën kur tregon bëmat e tij, shkatërron biznese kundërshtarësh, u jep litarin të varen intelektualëve,kërcënon këdo që i del përpara, bën çfarë të dojë me paratë e taksa paguesve dhe nuk jep asnjë llogari. Çfarë duhet të bënte Edi Rama me këtë regjim, veçse të priste datën 23 dhe shqiptarët të gjallë e shëndoshë ta godasin regjimin me votën e tyre.

Do doja të përsërisja thirrjen e z. Gramoz Ruçi dje në mitingun e Fierit:” Merrni, merrni, merrni… pjesë në votime. Eja, eja, eja, eja …në votime”.

14 komente në “Kush i ka lënë socialistët në baltë?”

  1. Tani says:

    A moj Magdalena,juve ju duket se cdonjeri ´qe jetoka ne Paris paska jete te lumtur e pa andralla,jete artistesh.Hehe, jo mi jo, ne Paris ka edhe te tille qe flijne nen ura,ne rruge, germadha,deponi mbeturinash,stacione trenesh,kudo e ku i ze nata.Edi Rama nuk bene pjese ne grupin e artisteve qe di te krijoje art,keshtu qe jeten e lumtur pa andralla, ai nuk e siguronte dot atje. Me shume kte te dyten qe e pershkrova;kokepalare i urave e germadhave nen afshin e narkomanise bridhte sa poshte sa larte,me ato leket e fundit te djerses se popullit qe i jati i kishte ndare nga kohrat e arta te PPSH-se,ashtu sorrollatej artisti i Parisit,here nudo e here i shkelqyer nga ngjyrat, si te ishte papagall Brazilian.Dhe befas nje telefonat ishte Nano qe e solli ne Tiran dhe e largoi nga tirania e “qytetit te artisteve”.Ne balte nuk i la askush socialistet,ata vete u futen aty!

    1. rebeli says:

      Nje trushpelare qe di te shkruaje.Po ti zoteri a ke jetuar ne Shqiperi ne kohen e komunizmit?Duhet te jesh i vogel ti Tani qe shkruan keshtu.Do ti kesh buzet me qumesht akoma.Enveri te shkonte ne hell po te vidhje.Nese do te kthehej vetem perkohesisht sa te vinte ne banken e drejtesise Salen,do te isha dakord.Nuk dua te mbroj Ramen,sepse ai eshte njeri si te gjithe por i ka rene ne pjese te udheheqe opoziten kunder kuçedres nga Viçidoli.Edi nuk i ka bere deme Shqiperise sa shtetasi Sali Berisha.

      1. Shefqet Cela says:

        Merita e Edi Rames nuk eshte vetem ne evropianizimin e kryeqytetit, duke i dhene nje fytyre moderne. ( Fatkeqesi qe kohet e fundit po perçudnohet me lulushin me ato projekte-“kushtetute salijane”, siç i quante ky i fundit). Sulmin kryesor ja kane drejtuar jo vetem gjelberimit por edhe frymemarrjese sone; duke mbyllur rruget ajrore.
        Merita e vertete e Rames qendron gjetke: Moçali politik i qelbur i vendit tone ka patur dy figura gjemezeza: SALIUN DHE FATOSIN.
        Te dytit ja dha docken perfundimisht.
        Na ka ngelur ne qafe tjetri. Me 23 Qershor edhe ky na le shendene.
        Figura e Edi Rames do te ngelet perjetesisht ne histori. Po e shpeton vendin nga keta dy demone te se keqes.
        Kjo do te jete RILINDJA JONE E VERTETE. Mirenjohje Edi Rames,

  2. ema says:

    E vetmja aresye qe do te me pengonte te votoja PS, eshte parandjenja se Rama po kerkon te krijoje nje pushtet personal, me shoket dhe miqte personale duke anashkaluar kontributet shumevjecare te socialisteve te vertete. Miqte e Rames katapultohen nga hici ne vende te sigurta te listave per deputete ndersa te tjeret duhet te shperndahen te pasigurt neper rrethe ku nuk kane asnje lidhje.

    Rama nuk ka leshuar dot rrenje ne PS, ai nuk ngjit mor vlla. Eshte punetor, mos ja haje njeri hakun, por eshte diktator, ai nuk pyet njeri.
    Se kush eshte ai do ta shohim pas 23Qershorit si do sillet me Berishen. Aty do te varet fati i tij politik.

  3. Fatma says:

    ora e ndyshimit ka ardhu ne te mire te gjithe popullit pa dallim te majte apo te djathte jemi shqipetar te falenderoj per analizen realiste me 24 qershor uroj paqe per te gjithe , meriton nje star

  4. Ati says:

    ora e ndyshimit ka ardhu ne te mire te gjithe popullit pa dallim te majte apo te djathte jemi shqipetar te falenderoj per analizen realiste me 24 qershor uroj paqe per te gjithe , meriton nje star

  5. Ira says:

    Fatos Nano nuk e la PS-ne ne balte. Kundra fitores se zgjedhjeve te vitit 2005, nga ana e PS, ka punuar vete Edi Rama. Kjo ka ndodhur kuptohet aty ku ai ka patur mundesi, jo ne gjithe vendin. I dime zonat ku Edi Rama, ka mbeshtetur kandidatet, jo te socialistes, qe duke marre disa vota, ne fakt nxirrnin fitues kandidatin e PD-se.Dime bashkepunimin me Mjaftin kunder qeverisjes socialiste. Dhe sot shumica e mjaftisteve jane katapulutuar ne drejtimin e PS, ne forumet drejtuese dhe ne listat e kandidateve per deputete.Aludohet se ai ka nxitur konfliktin e Nanos me Meten, qe te dalin te vecuar ne zgjedhjet e vitit 2005. Bazuar ne sistemin e zgjedhor kjo sillte coptimin e votave dhe ka sjelle humbje ne 11 zona zgjedhore. Socialistet me kontribute te hershme ne PS, ata qe kane mbetur jane krejt te perkohshem, eshte mandati i tyre i fundit.Pjesa tjeter duhet te kene kujdes ta fshehin kete njolle qe kane ne biografi.

    1. eri franc says:

      Kam ardhur nga Franca per te votuar RILINDJEN. Besoj se te gjitha pakenaqesite duhen shtyre per pas dites se zgjedhjes. Europianet gabimet brenda familjes i falin edhe ne jemi europiane. Nuk me vjen mire te flitet per percarje dy dite perpara zgjedhjeve. hakmarrja eshte keshilltari me i keq, kur vihet ne loje jeta e popullit. Shpresoj se te majtet pa perjashtim, ata qe duan nje te ardhme pozitive do te votojne Patrine Socialiste. Ejani ne votime, sepse ne kemi lene punet atje ku jemi dhe kemi ardhur te votojme per Rilindjen.

      Ju pershendes gjithe shqiptaret pa dallim. FITORE

  6. alma says:

    populli ka votuar gjithom dhe eshte tradhetuar gjithmon nga ata qe ka zgjedhur ,por meqe ekziston nje e keqe e madhe perseri do votojme dhe
    pastaj do te zgjedhim edhe me mire.
    me shprese qe shqiptaret te dalin nga skllavopronaria
    votoni votoni votoni per nje shqiperi te lire “pa armiq klasash”

  7. Askushi says:

    Z Ramo-hita,duhet te beni kujdes gjate ‘procesit te Rilindjes suaj’sepse mund te na beni gjel-oze Linden,’ferc-kancelieren’ e… ardhshme!

  8. gjon says:

    Kush ka jetuar ne Tirane vitet e tranzicionit eshte ne gjendje te vlersoje punen e EDI RAMES Si Kryetar Bashkije,i cili jo vetem cliroi Tiranen nga kioskat dhe kaosi, por Ringriti BASHKINE ME NJE ADMINISTRATE TE NIVELIT EUROPIAN.jAM PLOTESISHT DAKORT ME ATO CFARE SHKRUANI NE ARTIKULL ZONJA MAGDALENA.EDI RAMA E MERITON TE UDHEHEQE QEVERISJEN E PAS 23 QERSHORIT.

  9. anja says:

    Bravo zonja magdalena per analizen e sakte. Ai qe i ka ndihmuar socialistet te fitojne mandatin e dyte ka qena PUNA E EDI RAMES NE TRANSFORMIMIN E SAJ. Mjaft me me shkopa neper kembet e njeriut te punes. I ftoj gjithe te majtet te votojne NR 29. Fitore

  10. Vaso says:

    Eshte shume e drejte ajo qe ka shkrojtur zonja autore. Edi Rama eshte njeriu qe i hoqi balten Tiranes dhe nuk eshte njeriu qe i le qytetaret ne Balye. Shqiperia e meriton Edi Ramen Kryeminister. Kam ardhur nga gjermania te votoj per RILINDJE per Edi Ramen Krteminister. JU ftoj gjithe te majteve te mendojne jo per vete por per te ardhmen, VOTONI NR 29

  11. Antivaso says:

    Po pse ke ardhur vetem te votosh? Meqe erdhe, qendro ketu me ne…mos u kthe me ne vend te huaj; gezo rilindjen dhe puno per suksesin e rilindjes; te punojme dore per dore bashke….eeee thuaj….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje