Për ata që mbrojnë “fitoren e thellë”

27 Korrik 2013, 21:20Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ka dy kategori njerëzish brenda Partisë Demokratike dhe rrotull saj, që kanë një pritshmëri të madhe ndaj Lulzim Bashës. Të parët, brenda partisë, janë kryesisht njerëz inferiorë, të paplotësuar politikisht, që nuk kanë mundur realisht të gjejnë veten në ndonjë pol pushteti brenda asaj partie, edhe pse kanë vite aty. Fati i tyre në fakt është i dhimbshëm nga pikpamja e sakrificës njerëzore dhe sociale. Duke qenë se kanë qenë brenda PD-së dhe janë përpjekur të jenë luajal me partinë, ata në të vërtetë nuk e kuptojnë përse dhe ata nuk kanë marrë ndonjë shpërblim. Duke mos pasur as mundësi dhe as guximin e duhur ta kërkojnë këtë gjë tek Berisha, kjo kategori militantësh kërkon të shfaqet apo të bjerë në sy sa herë brenda partisë ka ndonjë grup armiqësor.

Ata më kujtojnë pak a shumë një telegram nga një rreth i veriut, kur shqiptarët hynë në ambasada në Tiranë, të cilët i thoshin Ramiz Alisë, “na merr ne në Tiranë dhe nuk të tradhtojmë, se ata që po ikin i ke përkëdhelur”. Kjo është e dhimbshme, por është instiktive tek njerëzit inferiorë. Në këtë rast ata shfaqen, vetpërdoren, ngrenë zërin, sulmojnë armikun dhe shikojnë plot kërshëri dhe makth nga udhëheqësi se mos i përshëndet dhe u jep ndonjë shans. Është një histori e trishtë, që përsëritet për 22 vite. Udhëheqësi gjithmonë i dëgjon në këto raste, u jep leje të flasin, të sulmojnë dhe pastaj pasi mbaron punë, i lë në fatin e tyre.

Kjo kategori është e para që është hedhur në sulm të mbrojë legjitimitetin e zgjedhjes së Lulzim Bashës. Për ta nuk ka rëndësi që nuk ishte garë, nuk ka rëndësi që njerëzit nuk u lejuan të votohet, nuk ka rëndësi që u votua me vota të deklaruara me numër serie. Për ta ka rëndësi që “i riu’ ta kthej kokën nga ata dhe të bëjë sevap. Këta nuk përmendin asnjë nga deformimet që kanë ndodhur më lart, por vetëm “fitoren” e thellë. Nuk dua t’ua përmend emrat sa janë e kush janë, pasi në të vërtetë ndjej një lloj keqardhje për lodhjen e tyre të gjatë nga pritja që dikush t’i vlerësoj ndonjëherë.

Kategoria e dytë që ka pritshmëri tek Lulzim Basha, janë një kategori kritikësh dhe kundërshtarësh të Berishës brenda PD-së, që kanë një histori spastrimi staliniste nga partia, por që shpresojnë se mund të rikthehen aty me Bashën. Edhe pse këta në tërësi janë figura dinjitoze, intelektuale, dhe me një histori të tyre në PD dhe kundër saj, dëshira për t’i dhënë Bashës një sinjal t’i kthejë, pa e ulur “burrërinë” t’i luten Berishës, siç bëri Imami, Ruli, Pollo etj, sërish argumentin pse nuk duhet të ketë pasur manipulim në zgjedhje, e kanë tek rezultati i lartë 80 me 20 që Berisha shpalli në favor të Bashës.

Nëse në rastin e parë flasim për një kategori militantësh të keqkuptuar si udhëheqës, në rastin e dytë flasim për një kategori intelektualësh që duan të keqkuptohen për Bashën.

E përbashkëta e tyre është se të dy palët nuk flasin dhe nuk përgënjeshtrojnë asnjë skandal nga ato që po denoncohen. Pra, ti u thua kanë mbetur mijëra njerëz jashtë listave, ata nuk flasin, nënkryetari i partisë thotë janë prodhuar listat nga një skuth në bodrumin e PD-së, ata nuk flasin dhe më e shëmtuara, ti u tregon fletën e personalizuar me numër rendor për të votuar, ata bëjnë sikur nuk kuptojnë. Pra, ata nuk flasin për mekanizmin e manipulimit dhe e injorojnë atë, por vetëm për produktin e manipulimit, duke quajtur atë legjitim vetëm se është i thellë.

Kjo është një gjë shumë e shëmtuar. Manipulimet gjithmnonë kanë produkte spektakolare. Nëse lexon librin e Zogajt për zgjedhjet e vitit 1996, e kupton se rezultati 115 deputetë për Berishën erdhi se u manipulua. Askush nuk tha se zgjedhjet ishin legjitime pse rezultati ishte i thellë. Të gjykosh për produktin e manipulimit pa denoncuar manipulimin, do të thotë të bësh një përpjekje të shëmtuar ta legjitimosh atë. Diferenca ka kuptim kur bëhet fjalë për zgjedhje të ndershme. Atëherë njëra palë nga tjetra e bëjnë diferencën nga diferenca e rezultatit. Në zgjedhje të manipuluara, diferenca e rezultatit nuk është tregues epërsie, por tregues i shkallës së vjedhjes. Dhe, nëse ajo parti do të vazhdojë të jetojë mbi këtë gënjeshtër, do të jetë e dënuar të vdesë përfundimisht nga ajo e keqe që tentoi t’i ngjisë shoqërisë shqiptare, vjedhjen e votës. Kryetari i saj i ri është sot një njeri me dy mandate të vjedhura. Ai e ka të vjedhur mandatin në bashki dhe tërësisht të shëmtuar, të deformuar dhe të vjedhur mandatin në parti. Ne të gjithë jemi gati ta pranojmë se nëse Berisha do të kishte lejuar garë të hapur dhe të shprehej vet si demokrat i thjeshtë pro Bashës, Basha do kishte fituar me zgjedhje të lira dhe sot nuk do ishte nevoja për këtë shëmti. Por, Berisha nuk do asnjë njeri të lirë dhe të dinjitetshëm në karrierën e vet. Ai i do me dosje, të përdhunuar dhe të poshtëruar.

Tashmë të dyja këto kategori që kanë rritur pritshmërinë nga lidershipi i Bashës, do të zhgënjehen një ditë. Të parët do zhgënjehen se askush nuk i llogarit kur ndahet torta, të dytët se askush nuk i beson personalitetit të tyre që mund t’i rrezikojnë Bashës lidershipin. Një njeri që nuk beson tek zgjedhjet e lira dhe konkurrenca nuk mund të besojë kurrsesi tek ata që kanë provuar të bëjnë beteja dhe kundër Berishës. Për këtë arsye, ata që presin më shumë nga kjo histori, do të zhgënjehen më shumë. Por, problemi është se bashkë me përpjekjen për të bërë me zor një lider në PD, ata po zhbëjnë dhe historinë e tyre.

51 komente në “Për ata që mbrojnë “fitoren e thellë””

  1. Akrepi says:

    Mjeshtrat mbeten mjeshtra edhe brenda “familjes”… E njëjta sjellje e Berishës si në PD ashtu dhe jashte saj… manipulime me listat, përjashtime, deformim procesi…

    1. antiregjimi says:

      Mero djali, je pikant dhe i sakte.

      1. shoku metes says:

        MESAZH I RENDESISHEME PER DEMOKRATET!!! o Njerez ne qofte se jeni ne opozite dhe ne shtator do jeni pa pune kete e keni peshqesh nga Lulzim Basha.

        Mbas zgjedhjeve te 2009 kur u planifikua nje koalicion PD-LSI u organizua nje takim Berisha Meta per te ndare pushtetin. Sic ishte tradite per Berishen partit e kualicioneve mernin ndonje ministri por kesaj radhe mund te merte dhe dy se keshtu ishte situata ose disa zvministra.

        Kur Meta ka dal nga takimi me Berishen ishte i zverdhur dhe me ka thene, Berisha ose tallet ose eshte njeri i shkelqyer kaloi cdo lloj pritshmerie ne entuziazmin tim duke thene “MER SA DHE CFAR MINISTRISH E DREJTORISH TE DUASH!”. Kshu qe zgjodha ekonomin, shendetsin, dipllomacin. Mer akoma po deshe – pat thene Berishaj. Une e pyes Meten, kaq i mire paska qene mos kishte ndonje kusht?

        Ne fakt thot Meta kishte vetem nje kusht, qe me cdo kusht mbas 2 vjetesh ne 2011 Lulzime Basha me ndihmen e LSI te behet kryetar Bashkie. Per Berishen ne ate takim nuk kishte me asnje interes pushteti qendror, reformat ministrit asnje rendesi patia demokratike, kishte vetem nje synim nje ender te bej lulzime bashen Kryetar te Bashkis.

        Kjo ndarje e padrejt e pushtetit me nje parti 3 deputetshe per antaret e thjesht dhe drejtusit e PD solli papunsi dhe ritjen e LSI me 16 deputeta ne 2013. Lulzim Basha ka shkaterruar PD.

        Le te dali Meta te pergenjeshtroj keto qe po them.

      2. arianita says:

        zoti baze pffff esht e kot te flasesh per ta …un nuk shikoj me as lajme as fb as gje se cdo dit kan te njejtin avaz! kercenime dhe sharje brutale armikut si nga brenda si nga jasht

        berisha merret me ramen ndonje her dhe basha

        buburrecat e vogel merren me armiqt e brendshem jan ata armiq qe nuk duan me te ulin koken ndaj familjes berisha

        jan te ndara gjerat

        do kemi nje opozit qe merret vetem me shpifje dhe urrejtje

        nuk do ket nje opozit kontruktive per shqipetaret do ket nje opozit qe do jet vetem per luft!!

        saliu ket ka qellim luft luft luft

        tani varet nga shqiptaret dhe nga mazhoranca e re

        shpresoj vertet qe meta ti therresi mendjes e te punoj sic duhet, rames nuk ja kam friken se jam e bindur qe do punoj sic duhet!!

        mbaj mend ne bashki zoti baze, rama dhe stafi i tij ishin te shkelqyer kot nuk e rregulluan tiranen, kishe qef te kerkoje nje sherbim te sherbenin tamam… dhe tani do bejn me shum sec ka ber ne tiran por shpresoj qe meta ti therrasi mendjes!!

        vetem keshtu shqiperia do bi rehat se saliu ket pun do ket …

  2. Qamil qafderry says:

    Berisha, Basha,
    Si bicim Bed and Breakfast……

  3. liri a vdekje says:

    Per mendimin tim konkurimi mes dy kanditave te PeDe mu duk transparent dhe shume serioz tashti edhe debati mes 2 GRUPEVE te PeDes me duket shume transparent dhe serioz dhe besoj se kryetari i ri do triumfoj ne krye te kesaj partie nga humbja ne humbje deri sa ta shkri komplet si particke

  4. Kjo Parti me GODITJEN e 23-Qershorit, jo vetem do rrije gjate ne Opozite por do Thermohet ne 3-4 Particka, e kete e thone te gjithe edhe te Huajte, Nderkombetaret qe deri para pak javesh “PAGUHESHIN” nga Berisha dhe familja e tij. Te tjerat brenda tyre pak i interesojne popullit qe me mbi 1-Miljon Vota i shporri nga Pushteti, si Berishen, si Olldelet, si Xhozefinat, si Patoznat e keshtu me radhe.
    Por per KUJTESE te gjithee atyre pak qe kane ngelur ne Grehinen PD se; Nese do provokojne Pushtetin e Ri te se Majtes me metodat tashme te njohura te bishes Berisha (se Basha nuk eshte dhe nuk do te jete asnjehere Kryetar i PD), nje ZOT e di se cfare i pret nga ky 1-Miljon Votuesish e me shume se 1-Miljon. Sepse PASTRIMI i bemave te PD-Brishes dhe bandes me te, ka per tu bere brenda vitit te pare “Me hire apo me Pahire” e ska kush ne Shqiperi+Kosove apo Europe e Bote ta shpetoje kete bande pseudo-te djathte qe e ka cuar Shqiperine ne kufijte e nje vendi me nje krize te gjithanshme te frikshme.

  5. Fleks says:

    Po te krahasosh ate qe ndodhi me partise Socialiste kur Edi u detyrua te jape doreheqjen pas humbjes.

    E pas doreheqjes kandidoi perseri,me nje Lakeror e jo me Malajn,Blushin,Islamin,Finon e kompani.

    Verteton se dyshja Basha-Olldasha eshte qindra here me i drejte dhe i paster se rasti i viteve me pare brenda Partise Socialiste.

    Gje qe beri te mundur te dale ne krye mesfushori i ri dhe i shkelqyer,punetori i palodhur i shtetit dhe me perkushtim per qytetarin Lulzim Basha.

    Kuptohet se mesfushore te shkelqyer si Berisha,nuk shkojne kurre ne ension.

    Ata behen trajner te hatshem e akoma me te perkushtuar te ekipit me mesfushor te ri.

    Prandaj perfitoj ketu per te uruar perseri gjigandin e perspektiven e gjithe shqiptareve te kudodndohur ne Shqipericke dhe jashte saj,Lulzim Bashen

    Si nje lider i shumices se shqiptareve te kudondodhur.

    1. parruc jani says:

      Ekipi i tradhetareve te kombetares Shqiptare

      Trajner: ………….William Rajerson
      Ndihmes……………Elez Biberaj
      Kapiten……………Fuck Berisha

      Portier……………Jozef Topalli

      Mbrojtesa………….Frrok Cupi
      ………….Prec Zogaj
      ………….Egin Ceka

      Mesfushore…………Lulqim Basha
      ………….Kaqi Islami

      Sulmuesa…………..Damir Fazllic
      ……………Tony Podesta
      ……………Nikollaq Gaxojani
      ……………Wolfgang Grossruck.

      Stol rezerva……….Asllan Dogjani
      ……….Fatzi Kadeli

      1. JARI - JARI says:

        @ parruc jani

        Ke harru:

        baba Mondin e OSBE,
        Teto Lilin (masazhatorja e Fuck Berisha)
        Zen Playboy
        Argita SeksBomba
        Jam S’jam Malltezi
        Ramiz Kurva
        Fatos Baxhella
        Tritan Prasi

        etj…

      2. vitori says:

        Rastesisht me ra ne dore gazeta “Sot”. Ne faqe te pare dy fytyra te vrerosura kishin 1/4 e formatit te gazetes, ku jepnin udhezime per shkarkimin e Presidentit te Republikes. Kush jane keta? Falangat e krimit e te rebelimit komunist te 1997. As me pak e as me shume se Fatos Klosi dhe Zabit Brokaj. Dalja ne faqe te pare ishin kontributet e Zabit Brokaj per rebelimin komunist te 1997. Ne brendesi te gazetes jepeshin te ashtuquajturat argumenta te shkeljes se Kushtetutes nga Presidenti. Duke shfletuar me tej ne faqen Speciale te gazetes ve re gjera shume te “cuditshme”. Perparim Halili, Muharrem Xhafa, Marko Dajti, Idajet Beqiri me paturpesine me te madhe e akuzuan kryeministrin ne detyre si antishqiptar e proserb dhe proklamuan nderrimin e emritte bulevardit prane sheshit “Nene Tereza”. Disa mund te thone qe kjo eshte shume normale, por vazhdimi eshte surprizues por ne te njeten kohe i pritshem. E nxoren Ahmet Zogun si kriminel, kurse SHOKUN Enver Hero Legjendar qe cliroi Shqiperine, dhe e mbajti te pavarur per 45 vjet. Me e bukura e gjithe kesaj eshte se ata nuk e harrojne premtimin qe u ka bere Rama per bustin e diktatorit me 16 tetor. Nese kjo behet realitet cdo te ndodhe me ne?
        Per gjithcka me siper historia perseritet. Ne 1941 krijimi i Partise Komuniste
        u be ne pranine e serbeve, gjithashtu edhe marreveshja e Shkodres u firmos ne prezencen e serbeve.
        Kjo eshte vetem nje pjese e asaj qe pashe dhe lexova sot, qe per mua gazeta “Sot”

    2. Shtepia e verdhe says:

      Urgjent nderro shperndares se mallin e paska te keq!
      Shume halucinacione te jepka!!!!

  6. martini says:

    Nuk duhet humbur kohe me kete fitore te thelle por duhet ti fusim dy te pandehurit ne nje qeli burgu ose grope varri te thelle.

    Devili berishe me Debilin Bashe duhet te akuzuhen per kryerjen e tre veprave shume te renda penale qe te kryera ne bashkpunim denohen me vdekje.

    AKT AKUZA

    1-Keto dy te pandehur kane kryer aktin e tradheties larte duke shitur ne menyre parcjale nje pjese te detit Jon vetem dy jave para votimeve te vitit 2009 ne marrveshje me Karamalisin dhe Bakojanit te Micotaqit
    ne shperblim te ndenejs ne pushtet me cdo kusht pas Gerdecit.

    2-Keto dy te pandehur kane kryer aktin e vjedhjes me perpjestime kozmike duke pervetsuar mbi 250 miljon Euro nga rruga e kombit

    3-Keto dy te pandehur kane kryer aktin e vrasjes me paramendim te 4 protestuesve ne 21 janar 2011 dhe plagosjen e 250 te tjereve.
    Vlen te theksohet se Masakra e Bostonit e kryer nga dy vellezerit
    Dzhokhar & Tamerlan Tsarnaev ishte me e vogel se masakra e 21 janarit 2011 e kryer nga dy vellezerit Sali & Lul Berishaev .Megjthate autoritetet amerikane denuan fuqishem vellezerit kriminele Tsarnaev por cuditerisht mbrojtesh fuqishem vellezerit kriminele Berishaev.

    VENDIMI

    -I PANDEHURI SALI BERISHA I BIRI I ZEHERRES DHE RRAHMANIT I DATELINDJES 15 TETOR 1944 DENOHET SI FRANKESTEIN MONSTER QE SHKATARROI SHTETIN,PERCAU SHQIPTARET DHE PERDHOSI KOMBIN DENOHET ME KARRIKE ELEKTRIKE.

    -I PANDEHURI LUZIM BASHA I BIRI I ZHELALIT DHE BUCES I DATELINDJES 1974 DENOHET ME TE NJEJTAT AKUZA SI DEVILI BERISHE DENOHET ME VARJE NE LITAR TE PALMA E MESILA DODES.

    Nqs se keta dy tradhetare te kombit shqiptar nuk shkojne ne burg te perjetshem ose denim me vdekje pas shtatorit atehere amerika & europa dhe PS duhet ti ringreje lapidarin Enver Hoxhes.

  7. NjeQytetarOptimist says:

    Eshte nje thenie amerikane Mero: “The truth will set you free”. Vetemohimi ne nje demokraci, te kushtezon deri ne shperberje..Shqiptaret do jene me te zgjuar (disa prej tyre e kane kuptuar) qe kjo parti jo vetem qe humbi ne zgjedhje (gje normale ne nje demokraci) por humbesi coji dhe fatin e saj si shembelltyra e karrieres se tij…DESHTIM..

  8. Dean says:

    PD-ja duhet te shkrihet dhe te dergohet ne Metalurgjik per skrap.
    1 gje e tille do t’i hapte rruge krijimit te se Djathtes reale ne Shqiperi.

    1. radikalisti says:

      Dean, meqenese po kerkon krijimin e nje te djathte reale, mos valle pretendon se e majta eshte reale ne Shqiperi. Asgje nuk eshte reale ne ate vend. Asgje nuk eshte ashtu si duket. E keqja eshte shume me e madhe se sa e mendon Ti dhe shume te tjere. Ishalla rron gjate, dhe do ta kuptosh nje dite.

      1. Dean says:

        ”radikalisti”?!
        Per fat te keq,e ”majta” eshte reale,pasi rrjedh nga 1 parti e ekstremit te Majte,dikur.A eshte e tipit Evropian? Pergjigja ime eshte JO,por ajo qe e ben te majten Shqiptare te jete me e pranueshme jane Krimet e Panumerta qe PD-ja dhe sali berisha kane konsumuar ne Shqiperi ne keto 23vjet.
        Ndersa sa per te ”keqen e madhe”,ajo jemi vete NE,njerezit ne jeten e perditshme,populli,turma…etj.Eja te ndryshojme vetveten dhe gjerat rregullohen.Kaq e thjesht.

        1. radikalisti says:

          Vertet e keqja jemi Ne, sepse kur vjen dita per te votuar, jemi te prirur(dhe ne nje fare menyre te detyruar) te votojme te keqen me te “vogel”.Kjo ndodh sepse nuk kemi guximin ti themi “stop” te keqes se “madhe” dhe asaj te “vogel”. Eshte normale qe kur pushteti degradon, opozita eshte apriori e keqja me e vogel, per kete aresye Ne shkojme ne menyre masive te votojme per te hequr te keqen me te madhe. Por kur kjo e keqja e vogel vjen ne pushtet, mbas disa kohesh shohim qe nuk eshte me e vogel, por eshte bere aq e madhe dhe e fuqishme, sa nuk kemi me fuqi ti kundervihemi, dhe ngreme syte nga zoti se mos na ndihmon Ai. Une i bej pyetjen vetes:- Po sikur edhe qeveria e dale nga zgjedhjet e 23 Qrshorit, te degradoj si qeveria ne ikje, cila do jete zgjedhja e Shqiptareve pas kater vjetesh?? Zoti i ndihmofte Shqiptaret.

  9. Dukuri kalimtare says:

    Dy mandate te vjedhura dhe te dhuruara !Ne nje grupim politik ku vidhet vota e lire dhe hajdutit i jepet te drejt,nuk ja vlen te qendrosh,vetem po te jesh me te meta mendore ose njeri i kapur,vepron duke kritikuar te ndershmin.
    Vetem ne postet e Bashes,Berisha dhe familja e tij mund te bejne detyren e ministrit te brendeshem,te trasportit,Kryetarit te Bashkise dhe te Kryetarit te partise demokratike.
    Basha plotson çdo oreks te tyre.

  10. bjordi says:

    po c’merresh o mero me ate parti,ajo parti eshte nje parti e klaneve ekonomike,aty nuk ka ideollogji fare,aty nuk ka perceptim realiteti ajo parti eshte kthyer ne nje mocalishte ku gelojne vetem krimba, mushkonja,bretkoca qe gerthasin…!!

  11. +10 says:

    Te beje c’te doje Lulja e Amsterdamit….pjella e Salibabes. Ndeshkimit per 21 Janarin dhe grabitjen ne Rrugen e Kombit nuk i shpeton dot.

  12. Horri i Bulevardit says:

    Kisha bindjen se mbas shembjes se komunizmit, do te ishim liruar nga ndjenja e inferioritetit dhe servilizmave, kisha shpresen se njerzit do te ishin me te lire ne mendimet e tyre, te pavarur dhe pa frike, ndaj eprorit.
    Por sishte e thene qe endra ime dhe e shumices se shqiptareve te behej realitet.
    Servilizmi, frika, sharlatinizmi, u perhapen si nje semundje e frikshme, ne mjedisin bizantin shqiptar.
    U perhapen aq shume sa shqiptaret sot po te besh nje sondazh, do te shpreheshin se ne kohen e Enver Hoxhes ishim shume me mire se ne kohen e ashtuquajtur demokraci.
    Ne kohen e komunizmit, ishte nje gje teper e veshtire te pushonin nga puna, ishin te rralla rastet kur dikujt i vihej vija e kuqe ne libreze, kishte raste qe dhe drejtori kishte frike, sot te pushojne nga puna pa asnje shpjegim, sot je i trembur se te heqin buken e gojes, ne komunizem nuk te hiqeshte buka e gojes, kudo ku ishe edhe i internuar, mund te dale ndonje dhe te na jape leksione pinguinesh per demokracine dhe katastrofen komuniste, por komunizmi spaska qene fundi, fundi qenka sharlatanizmi berishian, fund qe ka sjelle vetvrasje masive, te nenave qe skane patur mundesi te ushqejne femijet e tyre, fund qe nje intelektual kokulur, pret qe ti orfojne sharlatanet e pashkolle mundesine per nje vend pune, qofte edhe roje.
    Shqiptaret duhet te dine se ne keto 23-vjet, nuk kane patur demokraci, ata qe thone se kemi demokraci, ose jane trapa dhe dembele, ose jane sharlatane bythelepiresa pushteti.
    Sot partija demokratike eshte bere nje parti vrasesish dhe hajdutesh, kushdo person qe antarsohet ne kete parti te Sali Berishes, eshte nje pis qe duhet lene pa buke qe te provoje se cdo te thote te lesh mijra familje pa buke, kushdo qe antarsohet ne kete parti, duhet bere objekt talljesh ne rruge dhe kudo, ketyre njerezve duhet ti mbyllen cdo rruge per tu perfshire ne mjediset e shqiptareve, se keta pisa pushteti, kudo qe te shkojne do te flliqin ate mjedis.
    Ne PD-ne e pisit Sali ka filluar rimekembja e byrose politike, ku shume bythlepiresa, po shohin shancin per tu futur ne byro, se Saliu do te shohi se kush ishte kunder pjelles se tij dhe do ta menjanoje dhe bythlepiresit, sot po i bejne elozhe liderit, se shpresojne se Saliu do ti fuse ne byrone politike.

    Po nuk u arrestua familja Berisha, sdo te kemi demokraci dhe Edi Rama sdo te kete sukses, ne qeverisjen e tij.

  13. 2n2=4 says:

    A sa kemi per te vujt ne te shkretet… jam teje i lumtur qe fitoj e majta zgjedhjet dhe besoj se ne 4 apo 8 vitet e ardhshme do te bej goxha te mira per Shqiperine po mos harrojme qe nje vend qe nuk ka opozit per ti thene mjaft kur ketyre ti hypi vetja me qejf do ti kthehemi perseri salingradit nga e para.
    Sa per zotin basha haha nuk kam koment vetem me vjen per te qare qe jemi katandis keshtu.

  14. valter says:

    Saliu.buratini i tij Luli dhe sharlatenèt e tjere qè ju rinè nga mbrapa si qente duhet tè zhduken nga skena politike,fytyrat e tyre nuk duam ti shofim mè as né gazeta as né tv, se na vjen per tè vjellè

  15. tradita says:

    Duroni edhe pak se do te shohim Fatos Nano thoshte se do ta kthej PD ne OJQ, por e pau mire se per 8 vite e la me dhimbje koke dhe e nxori ne pension. Sali Berishen e sulmoni sepse ia keni te gjithe friken se pusheti i tij moral eshte shume me i madh se pushteti juaj i te gjithe plehrave qe tashme fituat dhe se shpejti do te kuptoni sa perkrehje keni.
    kushdo e di ne Shqiperi se ata qe keni blere me para dhe premtime do t’ju hane koken pa pasur nevoje per nxitjen e askujt.

  16. Habib says:

    Berisha pa ikur Meta nuk leviz as nje qime Meta eshte opozite brenda maxhorances Ai eshte mine me sahat q duhet te caktivizohet

  17. Nga larg says:

    Mero, ke nje ironi te papare. Te pameshirshme, therese.

  18. Qamil says:

    MIKU IM MERO,
    KENI TE DREJTE,
    POR KESHTU FUNKSIONON POLITIKA TEK NEVE,
    QAMIL GJYREZI!

  19. otto says:

    Me nje fjale Cock suckers ne PD

  20. Rilindja says:

    Si gjithmone i sakte dhe shume i paster ne mendime. Eshte kjo aresye, qe si shume te tjere, une lexoj me nje fryme artikujt e tu shume te fuqishem. Urimet me te mira.

  21. ramy says:

    Hahaha mero. Te kuptova. Grupu I pare eshte ramy, ben chikagobdhe sebastiani I facebook.
    Grupi I budallenjve. Ka plit shqiperia pwr te furnizuar pd.

  22. Agroni, Detroit, Michiga,USA. says:

    Nuk mund te largohem pa shprehur ndjenjat e mia te respektit per analizat e juaja z. Mero.

    Ju faleminderit dhe ju uroj gjithe te mirat.

  23. boing777 says:

    gazeta juaj mero [tema].esht pasuri kombtare…mbaj mend dikur ka qen e sakt dhe zeri i te vertetes gazeta koha jon..por kjo gazet jemi deshmitar te gjall ku esht katandis sot..ju zoti mero shkruani dhe kurr mos ju mbaroft boja sepse jeni shtypi me i sakt e me i drejt..urime.

  24. tironsirefugjat says:

    D.m.th ti qendrojm “tradites” 23 vjecare thua ti,me mir vidh se te blesh !Ky esht morali yt Se vjedhjet nuk kan shpenzime ndersa te blesh 1 milion vota o derdimen qenka me eleht per ty….E kush te tha ty se nuk ja kemi friken Sali perbindhit qe ndryshon si kameleon ftyren dhe njerez si ty e ai flexi qe akoma skan tru e ndergjegje jan gati ti falin ………(spo e them se kur “fal” ja jep te gjitha) Kaq te paaft jeni sa injoroni 1 milion shqiptar te zhgenjyer e te indinjuar nga injorimi vulgar e i shemtuar qe ju be gjith shqiptareve me bemat e tij qe vetem ju spo doni ti shihni ! A nuk me thua or ti mik cfar mendon ti se kam un me salen dhe gjith Pd ..As mik, as komshi as rival e kam pasur ndonjeher qe te me hyj ne pjes e te armiqsohem me te ashtu si nuk kam as Edin e asnje politikan te tashem e te kaluar ! Jam pjes e atij 1 milionshi te zhgenjyer qe pesova edhe zhgenjime te tjera edhe nga plehra te tjer e tani qe me jepet rasti ketu shpreh mendimin tim te lir e te paanshem !Jam atdhetar qe e dua vendin tim dhe kur them keshtu dua edhe bashkatdhtaret e mi aq te vuajtur nga fati i se kaluares te shohin nje dit te bardh pa diktator,pa korupsion ,pa vjedhje e krime te shemtuara qe kur te ter menduam qe na hiku me ne fund tirania,na erdhi nje tjeter me e keqe akoma qe ne “thesin”e saj ishte plot me viruse te vjetra e te reja !Plot 23 vjet jetuam ne kte llum te ri me “voten”ton duke henger genjeshtrat monstruoze dhe kerbacin e “embel”te “demokracis”se re….Deri tani demokracia per ne ishte vetem neper llafet e tribunave,ishte neper tavolinat e kafeneve,neper rug e shtepi pa friken e operativit te sigurimit qe te conte atje ku te gjith e dim..Kjo na genjeu sepse diktatura e lloji te ri alla Sali i ardhur nga e njejta fole ,funksionoi mjaft mir duke pasur mbeshtetje ish..si ju…..Me kot pritem demokracin e vertet duke nderuar “traineret” njer me i qelbur nga tjetri qe nuk ndeshkuan paraardhesit per gjynahet,nuk ndertuan nje drejtesi ku te besonim por ndryshe nga premtimet paraelektorale vazhduan vetem me luft gjelash ne parlament….Bashkohem me Martinin dhe me Horrin qe vetem ndeshkimi dhe pastrimi i ruges nga gjynahet e ktyre mashtruseve te politikes ,do lind shpresa e demokracis reale …Nga heshtja dhe haresa perseri ky “bar”do mbij….

  25. Enderruesi says:

    Te gjitha levizjet pedeiste pas 23 Qershorit,jane aq te shkreta sa qe per hir te ruajtjes se unitetit,kane bere levizje aq te gabuara dhe te papranueshme, sa jane kthyer ne syte e elektoratit te tyre, por dhe te mbare shqiptareve,ne bufonike. Kjo jo vetem qe nuk i ka sherbyer mostherrmimit te PD,por perkundrazi ka prodhuar nje ndjesi te pergjithshme se ajo parti nuk mund ti shpetoje shkermoqjes. Pjesa e sakte intelektuale ne PD e di shume mire se e keqja e tyre eshte komunizmi i personalizuar tek Berisha(Ju kujtohen vargjet e Majakovskit:Kur themi parti, nenkuptojme Lenini, dhe kur themi Lenin nenkuptojme partine)Eshte shume aktuale sot ne shekullin e 21 per PD, qe edhe ne keto momente manifeston komunizmin e rrenjosur nga Berisha.Neser nuk mund ti besoj me intelektualet e vertete te PD,neqoftese nuk reagojne intelektualisht tani qe vertet PD ka nevoje. Neqoftese kete do ta bejne me vonese, si z.Topi etj disidente, qe nuk reaguan kur e kishin kete mundesi brenda Partise, jo vetem nuk do ti besoj, por i siguroj se do te katandisen “jetime” sikur edhe z.Topi, pas 23 Qershorit.

  26. vitori says:

    per ju komentues qe flisni e shkruani kot,,,,,,,,,,,,,,,E shikoj perdite sa me pasion po shkruajne e flasin njerezit per Partine Demokratike. Kam frike se ka qene nje gare kush e kush e zgjedh fjalen me te eperme apo me te nxehte. Kam menduar se e gjitha kjo ka shkaqet e veta, megjithese jo te drejten. Por mjafton per te pasur nje shkak; dhe shkaqet jane:

    E para se Partia Demokratike, qofte ne opozite apo ne pushtet, eshte epiqendra qe mban ne ekuiliber politiken kombetare te shekullit. Pa Partine Demokratike politika do te ishte me qesharakja e botes dhe me tragjikja per shqiptaret. Sikur te kishte ndodhur qe te ishim pa partine Demokratike(!), atehere do te ishim treguar me gisht si Koreja e Veriut apo Nepali dhe Bangladeshi. Regjimi i diktatures komuniste, me i egri i gjithe kampit, u shemb ne castin kur Partia Demokratike u shfaq mes studenteve, intelektualeve dhe punetoreve. Pa Partine Demokratike as do te na kishte shkuar mendja dhe as do te kishim guxuar t’i drejtoheshim Perendimit per anetaresim ne NATO, per anetaresim ne Union, as per levizjen e lire te qytetareve ne Europe. Sikur ta kishim bere ate marrezi (sic e quante regjimi komunist shikimin nga Perendimi), mund te kishim marre edhe kete pergjigje:

    “Beni nje here Partine Demokratike, pastaj mund te trokisni ne dyert e Perendimit”. As liri do te kishe, as treg te lire, as te drejte per banese dhe per shkolle, as liri per fjalen e per shkrehjen. (Me duket se keta shkruesit rreth PD-se, bash per kete arsye e ngrene lart fjalen ndaj PD-se qe doli ne opozite, si shprehje te fshehur te guximit qe iu dha vete Partia Demokratike). Kjo eshte edhe arsyeja qe jo vetem demokratet, por edhe socialiste, komuniste, ish- borgjeze te rene apo pasanike te rinj, shqiptare etnike apo nga pakicat kombetare…, te gjithe kane mundur te gjejne nje lidhje me Partine Demokratike per ta pasur si nje kuptim per kohen dhe per veten. Pa nje lidhje me Partine Demokratike askush nuk do te dukej se jeton ne kete realitet. Vete kryetari i Partise Socialiste qe sapo mori te drejten per te ndertuar nje qeveri te majte perballe Partise Demokratike, fjalet e para qe tha ne nje ceremoni per Ramazanin, ishin fjale se e kishte filluar jeten me Partine Demokratike. Prandaj po ndodh qe edhe pse Partia Demokratike sapo filloi jeten ne opozite, shkruesit dhe folesit po e trajtojne si maxhorance. Keshtu ka per te ndodhur sa kohe Partia Demokratike do te jete ne opozite, sepse eshte epiqendra ne politiken kombetare te shekullit. E dyta, sepse Partia Demokratike, sot e kesaj dite, pas njezet e tre vjetesh, ndodhet edhe ne nje epiqender tjeter: Ne fokusin e urrejtjes se njerezve te manipuluar nga komunizmi. Diktatura me e rende (ne Shqiperi) do te thote edhe viktima me te renduara. Shume viktima te komunizmit jane kthyer ne mur mbrojtes te atij regjimi gjakatar. Prishja e diktatures prej Partise Demokratike iu ka lene gjurme, gjurmet shkojne deri ne zemren e diktatures ku ndodhej “sulltanati” qe ketu dhe ne epoken e re post- otomani, eshte quajtur Bllok. Edhe ky eshte nje shkak i forte per te perdorur tone

    te nxehta dhe fjale te eperme ndaj Partise Demokratike. Ne qofte se mund te themi se edhe “kane te drejte” te jene pasionante kunder Partise Demokratike, nuk do te ishte ndonje gje e gabuar. Por ndoshta shkruesit do te ndiheshin keq ne qofte se “do te kene te drejte”, sepse me kete rast do te renditeshin perballe Partise Demokratike qe ne kohen e vjeter te diktatures. Me e para qe me krijon nje pershtypje “te drejte” per ata qe po perdorin fjale te nxehta ndaj PD-se, eshte transferimi i Hitlerit dhe i Stalinit ne Partine Demokratike. Keta po e krahasojne PD-ne me diktatoret ikona. Periudha e diktatures ka krijuar arkitipin e te keqes me te madhe (Hitleri) dhe kush perdor kete “figure” do te thote se eshte bullkosur para mungeses se argumentit te kohes, bullkosur si nje makine qe nuk punon me tej. Ketej vjen edhe e drejta per ta pare Partine Demokratike si “Hitler”. E treta vjen nga nxitimi per ta gjetur “i pari” te verteten qe do te ndodhe ne Partine Demokratike;

    ate mund te ndodhe neser, ose pas nje viti, ose pas kater vjetesh. Edhe ne kete rast, Partia

    Demokratike (edhe pse ne opozite) kthehet ne prioritet te idese parashikuese apo te nje gare per te gjetur ate qe do te ndodhe. Rbusi eshte i famshem, por i pasakte. Qe ne momentin kur si “analist i ftohte” i kerkon vetes te gjesh te verteten qe do te ndodhe ne nje kohe te ardhshme, do te thote se te dominon e nxehta dhe jo e ftohta. A mund te jene pak me te ftohte edhe dashamiresit me te mire te politikes pluraliste?! Sigurisht, mund te ndodhe edhe kjo. Mund te ndodhe, psh., qe e ardhmja e kryetarit te sapozgjedhur te PD te mos futet ne ujerat e analizave alias “ky e ben keshtu, sepse dikush tjeter e kishte bere ashtu”. Mund te ndodhe qe zerat ne Partine Demokratike te peshohen me ate mase qe kane realisht. Disa i quajne “termete”, disa thone “e shkaterruan keta”. Kjo mund te evitohet. Mund te ndodhe qe secili nga udheheqesit e Partise Demokratike (deputete,

    ministra, sekretare, etj), te gjykohen per aq sa jane. Nuk e kam kuptuar pse harrojne se keta ministra apo zyrtare politik jane rritur mes nesh, madje edhe mes atyre qe shkruajne; asnje prej tyre nuk eshte prindi i Partise Demokratike, por krijese e saj. Secili prej ketyre qe po iu atribuohet aftesia per ta therrmuar Partine Demokratike, eshte vetem nje krijese e vogel e Partise Demokratike. Disa njerez te fjales, keto dite, po i japin secilit kapacitetin sikur do te dale ne kodren e qytetit dhe te tunde gishtin e vet dhe ne kete cast Partia Demokratike “ka rene”. Jo, nuk eshte keshtu; ne qofte se njerezit e fjales do ta ulnin pak te nxehtet, do te vinin ne arsyetimin realist. Megjithate ka plot shkaqe pse e kane ngritur lart fjalen per Partine Demokratike. Thjesht i ka ndryshuar lloji i mazhorances: Jo ne pushtet, por ne opinion.

  27. salvator says:

    celsi i cdo gjeje qe berisha paracaktoi bashen dhe menyren e zgjedhjes se tije eshte nje antar nje vote.mbasi zgjidhet kryetari me kete mekanizem nuk ka asnje forum qe te ushtroj kontroll mbi te.ai beheet i pa prekshem ndaj cdo gabimi qe mund te beje behet i pa peshkueshem te pakten per 4 vjet.forumet ai do ti zgjedh vet sipas deshires se suflerit qe shprehet edhe ne fb.pra rritet paprekshmerija e shkelqyer e sali berishes dhe mbahet glorifikimi qe ai ka predikuar per veten e tije.

  28. banija01 says:

    radikalist…

    Kot more mundimin te replikosh me Dean ,me dy rjeshta i ka ven vulen.

    Nuk e di ku e gjeti Dean frymezimin qe me dy rjeshta te permbledh fundin pas 23 vjetesh te PD-es.

    Une po te isha ne vendin tend do mblidhja gjithe energjit dhe dijet per ti dhene nje pergjigje ne nivelin e shkrimit te Dean.

    1. radikalisti says:

      banija01 eshte kenaqesi te replikosh me njerez qe te kuptojne ne kete forum. Me Deanin edhe pse shpesh nuk ndajme te njejtin mendim, ndoshta per shkak te bindjeve paka shume te ndryshme, por kjo nuk na pengon te replikojme si dy njerez qe e duam njesoj atdheun tone. Ndersa per ty do thoshja qe, ne vend qe te besh replike per replike, pra per asgje, ben mire te komentosh nje here te vetme artikullin. Si duket ti nuk e lexon fare artikullin, por fillon drejt te komentet, per te gjetur dike per tu grricur, siç ben shpesh me mua. Te uroj shendet, se te tjerat rregullohen vete.

  29. unknown says:

    Ore Mero, e pashe qe nje dite I kishe dale ne mbrojtje atij fshatarit Patozi. Nqs qenka kaq burre I mire dhe me dinjitet, perse nuk largohet nga PD-ja dhe te shkoje ne pune te tij? Te iki more Mero nga ajo turpi dhe te shkoje ne shtepi te tij. Pyete nje here se mos ndoshta te kthen ndonje pergjigje per kete pike. O Mero, nje pjese te njerezve te PD-se, I ke miq akoma, dhe asnjehere nuk I sulmon. Problemi eshte qe keta qe te lexojne ty, pak te njohin se kush je.

  30. banija01 says:

    Kot more mundimin te replikosh me Dean ,me dy rjeshta i ka ven vulen.

    Nuk e di ku e gjeti Dean frymezimin qe me dy rjeshta te permbledh fundin pas 23 vjetesh te PD-es.

    Une po te isha ne vendin tend do mblidhja gjithe energjit dhe dijet per ti dhene nje pergjigje ne nivelin e shkrimit te Dean.

  31. kiu says:

    eh sikur prokuroret dhe gjykatat do te kishin zgjuarsine dhe guximin e MEROS….!

  32. asnjans says:

    Perfaqsuesi i grupit te pare qe thote Mero eshte ai Paloka qe nuk ka qene kurre as zevendesminister,ndersa i grupit te dyte eshte Prec i shkrete qe nuk merret vesh me ke eshte e cfare eshte.

  33. robi says:

    ku je maja te na tregosh nese fituam edhee ne PD apo jo se nuk po kuptojme ne te mjeret ?

    Maja na trego nese fituam apo jo – e kam fjalen per maja ajazin ?

    Ndofta eshte e zene me fallcifikimet ne Preze ?

  34. beso says:

    Keto zgjedhjet ne partira keshtu jane,nuk ka vend per fantazi.Puntohet nje kale qe duhet te fitoje,leshohen edhe ca kuaj te tjere qe te quhet gare.E kam thene mendimin tim me pare,qe gara mund te quhej gare kur ne te te merrte pjese nje nenkryetar i PD,ose Topalli,ose Patozi;kjo eshte rruga logjike.Basha mund te kandidonte si outsider,si i ri,pak a shume si Renzi ne PD(e majte)italiane.Qe Topallka dhe Patozi refuzuar,qe shume e qarte qe po behej nje farse dhe Olldashi te mos dale tani te na hape barkun me kalamalleqe,po ngjan me ate Sebastianin qe nuk e kupton jeten pa saliberishen ne televizor.Por gazetat dhe sidomos gazetaret investigative nuk mund te jene kaq siperfaqesore.Ata fare mire mund te gjejne prej sa vitesh basha eshte puntuar si kali i ri i PD,dhe nga kush?Nuk eshte vetem berisha,eshte dhe Arvizu,qe e mbrojti bashen ne 21 janar,qe e quajti yll ne ngjitje,dhe jo kot,se te ishte kot,do quante mesila doden,por basha eshte firmetari ekzekutiv i Rruges se Kombit,ku fluturuan 220 milione$,te cilat iu dhane”teper”nje kompanie,e cila fare mire i ka shperndare pjeserisht ne korridoret e Dash per te lobuar pulen qe firmos vezet e arta.Basha eshte satrapuci i ri,Markosi,Somoza,Pino(q)eti;pse beni sikur nuk kuptoni?Ka apo nuk ka Basha pasaporte amerikane dhe si e ka pervetesuar?Nje skandal i tille kalon kaq embel vetem ne Shqiperi,jo sepse une kam obsesion vendin e madh e te fuqishem,por sepse basha eshte peng i lobeve dhe si i tille ai ben interesat e te tjereve,qe vijne per te perfituar ne kurriz te qytetareve shqiptare.Mos thoni gjysma te vertetash zoterinj Patoza,se ju e keni te qarte sesi gatuhet karriera,dhe karriera e basha perkthyesit eshte e tera e blere me favore.Se fundi,revoluciuonari i fundit,i quajtur Che Guevara e humbi jeten ne moshe te re,ai fare mire duhet ta kish kuptuar se ne politike vendosin pazaret e qilareve,ku çdo person ka te shkruar ne balle çmimin e blerjes dhe faturen e shitjes.

    1. rasimi says:

      Habitem më shume me nivelin intelektual te atyre qe merren me politike,me analiza dhe me shkrime ne Shqiperi.Eshte e lexueshme qe ne 1991 Berisha u vendos nga ambasadori Rajeson pasi u prishen me dhune votimet e 31 marsit 1991,mbasi u inskenua 2 prilli 1991,mbasi u prish ne menyre kriminale qeveria e stabilitetit dhe mbasi ky ambassador ne menyren me te neveriteshme te mundeshme merr pjese ne fushaten e votimeve ne 1992 qe nuk ndodh as ne republikat me te pshurrura te bananeve ne Ameriken Latine.Pra ne nje fare menyre Berisha u gradua si nje Augusto Pinocet nen pektun e doktrines te dekomunistifikimit qe ishte e gatuar ne guzhinat e Beogradit qe solli sot shkaterrimin biblik te Shqiperise.
      E njejta situate po paraqitet pas dy dekadash ku dyshja Arvizu-Basha mori stafeten nga dyshja Rajeson Berisha thjesht se do dalin ne pension per aresye moshe.
      Me cfare ka ndodhur me Gerdecin,rrugen e kombit,21 janarin,votimet e 8 majit ,ne mbrojtje nga segmente te dipllomacise amerikane te dyshes kriminale Berish & Basha tregon se Amerika zyrtare nuk merret me më Shqiperine por e ka lene ne dore te ca
      klaneve thellesisht proserbe ne washington si podesta, patton boggs,wisner ,tomridge,qe kane Damir Fazllicin Sekser te tyrin.
      Rastesisht lexova qe dhe ambasdori i ri amerikan eshte nje derivat dhe ish bashkpuntor i afert me Frank Wisnerin qe eshte nje lajm i keq per shqiptaret nje ogur i mire per Mobsterat berishe-bashe .
      Eshte mire qe shqiptaret te pregatiten per nje dimer te veshtire ndoshta nga me te egrit sepse jemi kthyer Kolumbia e Ballkanit.
      Per kenaqsine e lexueve te Temes po bej copy-paste nej nga ngjarjet me pikante qe eshte kaluar ne heshtje nga publiku shqiptar qe tregon se
      Lulzim Basha eshte i emruar personalisht nga A.Arvizu dhe ato klane proserbe qe e kane emruar ate ne shqiperi.
      Ne 4 mars 2011 vetem pak jave pasi u vrane barbarisht 4 protestues ambasdori podestarvizu kalon “rastesisht” para nje proteste te MPB te vrasesit Lul Basha.
      Kalimi i tij “rastesisht ” para te rinjve qe kishin dale me parrulla “LULI VRASES” qe eshte nje hipokrizi e felliqur e tij dhe pergezimi i efektivave te policise qe po “patrullonin” dhe ishin ne barrikade ate dite tregoi se dhe vete podestarvizu eshte i implikuar ne
      “keshillat” e tij per vrasjen 4 protestuesve duke takuar kriminelin berishe 2 ore ne nje dreke vrastare.
      Pas gerdecit,21 janarit dhe votimeve te 8 majit qeveria amerikane e ka humbur moralisht shqiperine.
      Ndiqni lajmin e meposhtem te bindeni se aleksander podestarvizu eshte me teper sekser i lobit filoserb qe mbron berishen ne washington se sa dipllomat i Obames

      ABC NEWS
      04 mars 2011 17:13
      Arvizu takon policët, i përgëzon për profesionalizmin gjatë protestave të PS-së
      Pak minuta para nisjes së një proteste të organizatës rinore të Partisë Socialiste para Ministrisë së Brendshme, Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka takuar disa efektivë të policisë së shtetit para dyerve të kësaj ministrie.
      Takimi ka qenë informal e mjaft miqësor dhe ka ardhur fare rastësisht.
      Forcat e policisë janë përgëzuar edhe zyrtarisht nga Ambasadori Arvizu për sjelljen në mënyrë profesionale gjatë protestave të shkuara të zhvilluara nga Partia Socialiste, përfshirë këtu edhe demonstratën e dhunshme të 21 janarit.

      Me vjen keq per zotin Mero dhe fansat e tij qe nuk e kupton se Lulzim Basha eshte nje i emruar ne bashkine e tiranes personalisht nga A.Arvizu. Ky hapi i fundit eshte per vazhdimsi qe duke e emruar kryetar te PD sot eshte parashikuar te vihet kryemister pas nje viti,dy ose tre ne varesi te rrethanave.Por sidoqofte Lule Basha por dhe Berisha ,Meta,Rama,Topi,Spahiu jane thjesht aktore te nje cfaqje te llojit Big Brother qe ka filluar egzakesisht ne 4 dhjetor 1991 kur u prish ne menyre kriminale Qeveria Gjitheshqiptare e Stabilitetit.

      Ai vend ka vetem nje mundesi te rregullohet;
      Nqs se admistrata amerikane i kerkon te falur popullit shqiptar per gabimin e saj qe vuri ne krye te vendit nje Frankestein MONSTER me emrin e urryer Berishe qe tani po zevendesohet me Debilin Lul Bashberisha..

  35. Askushi says:

    Mero djali,nuk jam me i sigurte nese ngulmimi a insistimi jot(reth asaj c’ka po ngjet ne PD)duhet admiruar a c’far.
    Dhe kjo sidomos pas 22-Korrikut,kur analizat tuaja(editorialeske),me teper se politike jane artistike(letrareske),te kendshme ndoshta vetem per tu lexuar.
    Mero,ti qe gjer me 22-Korrik,me thupren e holle prej shelgu,ndiqje kemba-kembes Berishen(lakuriq)…,gjer ne ‘Beraken’e tije,tash(qe pas 22-Korrikut),duket sikur e ke me veten e kerkon te nxjerresh dhjame nga ‘pleshtat’dhe ‘njeqelizoret’!
    Tashme gjithkushi..,edhe une e Ilir Meta(jo Administratori i LSI,por Ilir Meta i Canit..,ai jetimi qe kerkonte Nenen),kemi’kuptuar’se PD-ja eshte’Barake’e xanun nga Berisha dhe familja e tije,dhe c’do gje perkunder kesaj,s’eshte vecse nje tam-tam me shume ne avazin b..-b..(Berisha-Basha,bath-bath po i kokerr).
    Vec kesaj,dhe kur dihet se, qe te gjitha partite politike te ketij vendi funksionojne njesoj si PD-ja(pa demokraci te brendeshme,pa norma,parime e statut,plotesisht ne pronesi te kryetareve te tyre),ti kerkosh S Berishes te rrije jashte ‘Barakes’ se tije(pikerisht atije qe ka futur hundet sa here ka dashur e pa hesape, ne te gjitha ‘baraket’ e tjera),eshte njesoj si te ‘vrasesh’Trimin e te mos i japesh as hakun(te mos i njohesh’Trimerine’)!

    Le te arsyetojme per nje moment si te marre,mbrapsht(jasht lojes se vjeter e te re qe po luhet).Le te supozojme qe te gjitha kategorite qe vegjetojne brenda e per rreth PD;dy kategorite e’amfibeve’qe sillen rreth Berishes e Beshes(pershkruar sot nga Mero),dhe kategoria e ‘pleshtave'(te tipit Potozi,Olldashi e co.,qe po u djek dheu nen gjymtyre),perfshijme ketu edhe Bashen,do arrinin te zbonin(demokratikisht)Berishen nga PD.C’do te ndodhte pastaj?!
    Berisha zotron siglen dhe vulen e PD.Zoteron Seline dhe gjith punonjesit e saje.Zoteron Presidentin dhe gjith nivelet e Sistemit Gjyqesore.Keshtu qe kundershtareve te tije ‘Fitimtareve-hipotetike’,do u duhej bridhnin dyerve te gjykatave,ndersa i’humburi’do vazdonte te shijonte ato pak vota por te sigurta militantesh,te zbritur e ardhur nga hici por pasuruar nen hijen e tije,gjer diten e fundit te jetes se tije.

    Pertej gjith llojeve te arsyetimeve,kam pershtypjen se edhe vete L Basha,e ka kuptuar meselene(dhe lojen) ne te cilen ndodhet(edhe pse eshte nje ‘vulehumbur’ne Familje,Bashki, Parti e shoqeri).
    Fakti qe cdo emrim(me vote!)i tije,eshte paraprire me nje kurban(per Beshkine-Dashi,per Partine-Olldashi),do i kete dhene te kuptoje,se edhe ai vete s’eshte gje tjeter, vecse nje kurban(kete radhe i perzjedhuri)i familjes Berisha.
    Dhe nese do mbijetoje(gjer dite e vdekjes se Kumbarit te tije),pa nje pa dy,do ja fuste vrapit jo per ne Hollande,as per ne Honolulu,por per ne Hene(nese gjer athere, do behet e mundur te shkohet..edhe pa vize )!!

  36. lori says:

    Me pelqen shume akuza qe i drejton njerezve pa personalitet te tipit Sami Jemeni(Prerçit te Zogajve),te barazvlefshem me malokeri te tipit Nard Ndoka ,te tipit Frok Qupi,te tipit Nikol Les(h)i e tipa te tjere te peshtire qe sot perfaqesojne antivleren e shkerdhatokracine ne politiken Shqipetare te kohes se bajraktarizmit!Shpartallimi i kesaj lloje gjelleje te gatuar nga bajraktari Berisha eshte i domosdoshem nq.se Shqipëria kerkon qe te ingranohet e te kape kohen e humbur 22 vjeçare drejt familjes Europiane ,duke marr vendin qe i takon prej mese prej me shume se se paku 10 vitesh,ndryshe kjo lloj rrace me mentalitetin qe mbart do ta çoje kete vend atje ku e kane çuar gjithmone paraardhesit e tyre.

  37. DukGjonMazo says:

    Që mbas një mesnate, diku në vitet 1991-1992, ku PD-ja hoqi nga programi i saj kthimin e pronës private tek i zoti, ajo parti ka qenë dhe është Parti Shkërdhatash…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje