Sa e vështirë që të jesh grua në Shqipëri/ Krahasohemi vetëm me Afrikën dhe vendet arabe

25 Tetor 2013, 11:45Sociale TEMA

Rrjeti gjigand britanik, BBC, ka nisur sezonin e saj të quajtur “100 gratë”, dedikuar vetëm femrave në kuadër të 100- vjetorit që kur ato fituan për herë të parë të drejtën e votës.

Me dhjetëra programe i dedikohen vetëm grave, ndërkohë që politika editoriale këto ditë u lihet në dorë disa prej grave më të famshme në planet.

Të premten ata kanë publikuar edhe një raport për hendekun gjinor, duke treguar se ku është më mirë që të jesh grua.

Islanda vazhdon për të pestin vit me radhë duke mbajtur vendin e parë si vendi me hendekun më të vogël gjinor.

Po ku renditet Shqipëria?

Nëse i hedh një sy hartës së botës, ku me portokalli shënohen shtetet më pak të barabarta në botë, me trishtim shikon se e vetmja pikë portokalli në Europë është Shqipëria.

Pika tjetër portokalli më e afërt është Turqia, ndërkohë që të gjithë pikat e tjera portokalli janë ose në Afrikë, ose në Azi- kryesisht në botën arabe.

Shqipëria ndodhet në vendin e 108-të në botë, ngjitur me vende si Emiratet e Bashkuara Arabe, Nigeria, Koreja dhe Surinami.

Serbia është në vendin e 42-të, sa për krahasim, kurse Maqedonia në vendin e 57-të.

Asnjë vend i Europës nuk shkon kaq larg sa Shqipëria.

Sidomos sa i përket shëndetit dhe përfaqësimit në politikë, femrat në Shqipëri janë shumë keq në renditje.

Ndërkohë që janë mirë sa i përket edukimit.

Por nëse mendoni se varfëria lidhet me këtë hendek, kjo nuk është e vërtetë, pasi në dhjetë vendet e para për barazi është edhe Nikaragua në vendin e 10-të dhe Filipinet në vendin e 5-të.

Në studim thuhet se hendeku gjinor në botë ka ardhur duke u ngushtuar në vitin 2013, por lehtësisht. Ndryshimet janë të avashta./ep

25 komente në “Sa e vështirë që të jesh grua në Shqipëri/ Krahasohemi vetëm me Afrikën dhe vendet arabe”

  1. BERISHA DHE BASHA LARGOHU, ALSO MOVE ON ALBANIA FOR GOOD. says:

    Shqiptaret jane kanibal turk ndaj gruas te cmuar.

    1. Ramy says:

      ahahahahaha c’far lloqe je o B,l, si eshte pune me ju minoritearet qe jeni kaq te trashe???? madje ju jeni me te previligjuar se shqiptaret??

      1. BERISHA DHE BASHA LARGOHU. says:

        Ramy, ti dukesh qe ne koment se je nje kaninal idiot Turk.

      2. BERISHA DHE BASHA LARGOHU. says:

        Ramy, ti dukesh qe ne koment qe je nje kanibal Turk i pabase, prandaj mos fol.

    2. berati-KOSOVE-germony says:

      Me fal i nderum ti mundesh me tha se Shqiperia esht vend kur gruja trajtohet jo e barabart me burrat mos e shtin Kosoven ne ket thes se ne qendrojmi mire ne ket drejtim ky esht realiteti.

    3. Xhepisti says:

      Ju keni kryeministrin ne krye te listes te atyre qe dhunojne grate. Komentet e tjera jane te teperta

      1. Dardan says:

        Xhepisti , Ne qofte se esht e vertet kjo qe thua ti qka nuk besoj une nuk kam degjuar per nje gje te tille por kryeministri jone esht nga nje qytet qe njihet si qyteti me i prapambetur ne Kosove dhe ne asnje menyre nuk perfaqson realitetin Kosovare aje esht nen mesataren e qytetaris Kultures dhe Inteligjences Kosovare.

        Me ket nuk dua te them se femra ne Kosove trajtohen mire perkundrazi edhe te ne ka probleme ne ket drejtim megjithate trajtohen ma mire se ne disa vende te rajonit.

    4. sali birisha says:

      Mashtrime!
      Me gra si Jozefina Topalli,Mesila Doda,Raimonda Bulku etj,HITLERI DO KISHTE PUSHTUAR BOTEN!!!
      BURRA TE VERTETE!!
      Aq e vertete eshte kjo,sa dyshoj mund te kene VEGLAT DYSHE!!!

  2. karanxha says:

    po profesoresh Vasiliken pse e futet ne kete bordello?!…informohuni pak per personalitetet perpara se te “qendisni” artikujt…edhe Znj.Kodheli nuk meriton te jete aty…

    1. Anna says:

      Pikerisht kete mendova edhe une sapo pash foton, Znj. Vasilika nuk ka lidhje me etiketimin qe i eshte vene grupit, si ajo te ishin gjysmat e grave te llastuara, une personalish vetem ate kam pare deputete qe shkon ne pune ne kembe.

  3. Anda says:

    Shume e veshtire eshte te jesh grua ne Shqiperi. Edhe nese je grua ne karriere dhe qe kujdesesh per vehten quhesh “e llustruar””!!! edhe ky term i perdorur nga media eshte dhune verbale..nuk kam konstatuar asnjehere qe meshkuj ne karriere dhe qe kujdesen per pamjen e jashtme te quhen nga media “te llustruar”

  4. Apaketac says:

    Grat e Shqiptareve ne amerike (nje pjes e mire) punojne pastruse hotelesh,parukeri dhe shitese ushqimore dhe zarzavatesh…kemi perparuar ne krahasim me Shqiperine.
    Kurse nga perdredhja e koqeve te burrave ja kemi kaluar gjith botes ketu ne mergim lol.

    Po qe te besh karriere ne fakt duhet te jesh grua qe shkon neper festa dhe darka me kolege burra dhe gra gje qe ka pasoja sidomos per femren Shqiptare qe esht ne shumicen e rasteve sh. e bukur dhe sic e thote dhe nje drejtues emisioni ne amerike __Grate nuk mund te ken shoke burrat se ne jemi projetuar vetem per nje :Te ciftosemi!

    1. elinor says:

      Ik mor kafshe, c’dreqin kerkon ne Amerike ti?! Tipat si ti e cuan Shqiperine ne kete pike, tani doni te talibanizoni edhe Ameriken!

  5. Po ato qe dalin vullnetarisht per “pun” rrugve te Italjes,ku futen?
    Ne te emacipuara apo ne te dhunuara
    Apo mos duhet me hap nji renditje te tre “gra te vetdhunuara”

    1. Tiku says:

      Ato jane sipermarrese.

  6. Blerta says:

    Pamvaresisht nqs zonjat siper jane te majta ose te djathta ky krahasim dhe ky artikull me duket totalisht pa vend! Ne te gjithe boten ka zonja ne politike qe vishen e kujdesen per veten ashtu sic ka te dhunuara, te varfra, viktima trafiku etj! Mua me duket vlere qe nje politikane pamavaresisht e majte ose e djathte tregon respekt e kujdeset per veten! Pse nuk e beni me meshkujt kete qe vijne me butona ari e me ore rolex!!!

  7. Mandi says:

    Ej, pse grua eshte Albana Vokshi???

  8. dajti says:

    ceshte kjo ndarje ….gra te llustruara dhe gra te perdhunuara .Edhe keto te perdhunuarat nuk jan eme pak te mbajtura se ato te llustruarat ………….dhe per mendimin tim ketu fillone dhe diskriminimi i vete gruas ,,,,,,,,,,,,,,I kushton shume kohe ,dhe shpenzim Llustres ……….Jo cdo gje qe shkelqen eshte flori .. Gruaja shqiptare nuk pasuron boten shpirterore ,por vetem ate te llustres ……Te pasurosh boten shpirterore eshte e para dhe me kryesorja ……Familja …. .Po pati familjen mire cdo grua ka te drejte jo te llustrohet por edhe te patinohet …Nje grua qe di ti ve paaralele cdo gje ne familje merioton shume ……Qe nga dashuria per femijet ,per burin ,respektin ndaj vetes ..Ka dhe gra fatkeqe ,qe u kan ren burra te veshtire ,kjo eshte ana tjeter emonedhes …………por ka dhe nga ato qe i kan burrat shume te mire dhe i bien te mires me shqelma …….Shoqeria shqiptare le shume per te deshiruar …….fajtor jane te dy sekset ……

    1. dajti !

      Bravo!Te jap 10 pike per komentin qe ke bere,eshte teper i sakte.

  9. taotao says:

    HAhahhah MAndi

  10. albgentius says:

    TE NGADALTA – o shoku gazetar – jo TE AVASHTA. Kemi gjuhen tone te bukur shqipe ne apo u frymezove nga “vellai” qe na vizitoi Kosoven.

  11. Baba Dibra says:

    Sa te kemi Erdoganin vlla ne populli jemi idiote ne portokalli do mbetemi

  12. BESA says:

    Allahu te shperbleft per perkujtimin e ketyre bijave,motrave dhe nenave tona qe per te krejta shpirti na therr.1 vjet u be qe xhelati vrau AJSHE VATEN kur nje dit sme ka dal nga mendja ajo jetime e vogel me rrin nder sy sikur kerkon meshir nga te gjith nenat e ksaj bote….

  13. rinia says:

    g.TEMA kjo foto me duket e pare ne fushate,pse nuk e cilesoni cila parti politike e ka ngrejt kete teme pffffff nuk te dhuron gje pushteti duhet ta marresh me zotesi mos prisni nga qielli

  14. Populli says:

    Arnautet skipetare e kane ngrene ne turre ae ne kohen e sulltan Mahmutit per interesa vetiake.Idealet,bindjet e ndjenjat e tij jane INTERESI.Ja shikoni sa kerpudha jane mbjelle gjate viteve te tranzicionit.Bejne ritet e besimeve arabe thjeshte per disa interesa meskine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje