Një humbje “à forfait” për Edi Ramën

12 Nëntor 2013, 20:37Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Kryeministri u detyrua më në fund të flasë qartë lidhur me debatin e ndezur rreth mundësisë së neutralizimit të lëndëve kimike të Sirisë në Shqipëri. Vuri theksin tek fakti që do merret një vendim duke u konsultuar me opinionin publik dhe me parlamentin.

Në të vërtetë kryeministri nuk ka gënjyer, por nuk ka thënë diçka që e zgjidh tanimë lëmshin e ngatërruar kryesisht për faj të tij. Nga dy faktorët që ai llogarit se do konsultohet, njërin e ka humbur- edhe për shkak të nxitjes politike, kurse tjetrin, parlamentin, mund ta fitojë, por nuk është e nevojshme.

Kur them që Edi Rama e ka humbur opinionin publik për faj të tij, në këtë histori kam parasysh  faktin që ai ka mëse një muaj që është ndeshur me këtë problem të vështirë, me të cilin nuk do të donte të ndeshej asnjë kryeministër dhe ka zgjedhur një metodë idiote ta përballojë atë, duke mos bërë asnjë përpjekje të përgatisë opinionin publik.

Ai është sjellë me opinionin publik si me ata ushtarët e tij të bindur, të cilët e kanë për detyrë të heshtin kur ai hesht, të qeshin kur ai qesh dhe të qajnë kur ai qan. Askush nga rrethi i afërt i tij në media nuk ka pasur dijeni, bile as informacion konfidencial se ç’po ndodhte, askush nga rrethi i afërti i tij politik nuk ka pasur informacion apo leje për ta përcjellë këtë mesazh, dhe mbi të gjitha, asnjë përpjekje nuk është bërë nga ai vetë apo stafi i tij, që të përgatisnin opinionin para se sa ai “të helmatisej me gënjeshtra” siç thoshte ai vetë, ndoshta me të drejtë, në deklaratën e sotme.

Të përpunosh opinionin publik si kryeministër, nuk është si të bësh truke në fushatë elektorale, ku populizmi dhe fasada mund të mposhtin dhe hutojnë kundërshtarin për 45 ditë. Në qeverisje, përpunimi i opinionit publik nuk është gënjeshtër dhe as propagandë, por informacion. Beteja fitohet duke informuar dhe sqaruar qartë situatën dhe jo duke bërë truke apo duke qenë konspirativ.

Ka së paku tre arsye të forta përse Rama ka dështuar në këtë pikë.

E para, nuk ka qenë gati për këtë zhvillim dhe preferoi ta zgjasë kohën kur opinioni do ta merrte vesh. Në një botë të hapur, ku informacioni qarkullon me shpejtësi dhe ku burimet janë të pafundme, misioni i Ramës ishte një mision i pamundur dhe ai dështoi. Gazeta TemA ka botuar e para lajmin për këtë informacion tre javë më parë, marrë nga media ruse dhe amerikane, dhe debati që pasoi natyrisht e mbushi opinionin me gjithë frikërat pagane të shqiptarëve nga skema e kundragazit. Është i njëjti popull që e merrte seriozisht se do ta përballonte luftën kimike me kundragazët e Enver Hoxhës, që është në panik me të drejtë, edhe pse thuhet se neutralizimi i helmeve do bëhet nga ekipe speciale të NATO-s. Boshllëku që la qeveria në informim dhe përpjekja për të fshehur një informacion gati publik, është paranoja e parë e madhe që ushqeu opinionin publik kundër qeverisë.

Aspekti i dytë ku Rama e ka humbur opinionin publik, është fakti që ai nuk hyri vetë në këtë betejë. Të mbrosh Edi Ramën si lider, është ndoshta gjëja më e vështirë në Shqipëri, edhe nëse ke vendosur të jesh mbështetës i tij. Të mbrosh një lider që nuk e di çfarë mendon, është gati e pamundur. Në një botë të hapur, ku informacioni është pushtet, mungesa e informacionit apo konspiracioni rreth tij është mungesë fuqie. Dhe për këtë shkak gjithë njerëzit rrotull Ramës janë të pafuqishëm ta mbrojnë atë. Ata nuk dinë as ç’mendon Edi Rama, as çfarë di ai. Ai po sillet me opinionin publik si me partinë e tij, me të cilën zbavitet kur e shikon që turfullojnë nga vendimet e tij të papritura, nga emërimet e papritura dhe nga njerëzit që mbijnë nëpër karrige. Por me partinë e tij ka llogaritë e veta, por opinioni publik nuk është në dorë të tij. Ata që po mbushin radhët e protestave, që udhëhiqen ndershmërisht nga shoqëria civile, janë në të vërtetë kundërshtarë të tij politikë më shumë se ekologjistë apo pacifistë. Ka plot prej tyre që dalin vërtet nga frika e lëndëve kimike, por të motivuarit kryesorë janë produkte të armiqësisë së tij politike.

Aspekti i tretë pse Rama e ka humbur opinionin publik, është mëdyshja e tij mes përfitimit që mund të ketë vendi nga një demontim i sigurt dhe frika nga opinioni publik. Pra, në një farë mënyre Edi Rama pret të zbutet opinioni që të shpjegohet, ndërkohë që mund të ishte shpjeguar qysh në fillim me një ide të qartë dhe të kish bërë betejë për këtë çështje. Nga sa po shihet tani, Edi Rama, Lulëzim Basha dhe gjithë klasa politike, nuk janë aq të frikësuar sa masa e qytetarëve nga ky proces. Ata kanë më shumë informacion dhe janë të qartë se një proces i drejtuar nga NATO dhe njësia e OKB-së për lëndët kimike mund të çojë në një proces të sigurt, nga i cili Shqipëria mund të ketë përfitime. Por sjellja e dyzuar e kryeministrit, dhe ideja për të folur pasi të testojë opinionin publik, nuk është një sjellje prej lideri. Një lider i merr vendimet në momentin e parë dhe pastaj harton strategjinë për t’i mbrojtur ato dhe nuk pret të degradojë ideja në opinion publik dhe pastaj të pastrojë gërmadhat e vendimit që nuk e ka marrë ende.

Duke u sjellë në këtë mënyrë, ai ka vënë në pozitë të vështirë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat po trajtohen nga paranoja e shoqërisë shqiptare si një fuqi keqbërëse, që kanë një plan për të zhdukur shqiptarët, ndërkohë që janë shteti, falë të cilit ne jemi sot komb dhe kemi dy shtete shqiptare.

Pra, Edi Rama e ka humbur betejën me opinionin publik në të tre këto aspekte, dhe nuk ka çfarë pret më. Ai ka vetëm një betejë për të fituar, atë me parlamentin dhe politikën. Që ta fitojë këtë betejë, duhet të marrë një vendim personal, një vendim prej lideri dhe ta mbrojë atë. Aty provohet aftësia e tij. Ai nuk mund të shkojë pas kurtheve që do t’i ngrenë kundërshtarët në këtë rrugë dhe as pas çoroditjes së pafajshme të opinionit publik. Për të bërë 71 vota në Kuvend nuk është problem, bile me dy- tri kafe t’i bën ambasadori Arvizu dhe 100, por problemi është që kjo të jetë një betejë që e ka udhëhequr kryeministri ynë dhe jo një betejë ku e kanë udhëhequr atë.

Ky është një nga ato momentet, kur udhëheqësit tregojnë aftësitë e tyre prej shtetari. Sali Berisha bëri operacione të tilla me ujgurët apo muxhahedinët iranianë, duke na vënë në rrezik dhe shënjestër të grupeve terroriste, dhe e konvertoi atë në mbështetje klienteliste nga Podesta për qeverinë e tij, pa e përfillur opinionin tonë publik, pasi e kontrollonte atë duke e ndarë me qëndrimin e tij. Kurse Edi Rama nuk po përdor dot as fuqinë e tij politike për të ndarë opinionin, pasi nuk bëri kujdes për këtë gjë. Ata që organizojnë protestat kundër tij janë të majtë dhe pjesëtarë të ndershëm të shoqërisë civile. Plot zell mes tyre futen kundërshtarët e tij politikë në një kauzë që opinionit i duket e drejtë. Edi Rama e ka humbur fuqinë politike për të ndikuar në opinionin publik, jo aq nga kompliciteti i çështjes se sa nga paaftësia e tij për t’u sjellë me opinionin publik siç duhet të sillet një shtetar.

Shqiptarët e kuptojnë se në këtë histori nuk ka zgjedhur Edi Rama, por është zgjedhur, dhe ai duhet t’i përgjigjej lartësisë së zgjedhjes për t’i shërbyer vendit të tij, qoftë duke refuzuar qartë, qoftë duke e pranuar qartë dhe duke luftuar për një projekt të madh në ndihmë të Shqipërisë. Por deri tani nuk ia ka dalë. Sot ka hyrë në betejë, shumë vonë, shumë qartë, shumë dhimbshëm. Siç nuk i duhet askujt. Përveç Berishës!

210 komente në “Një humbje “à forfait” për Edi Ramën”

  1. Leonardo says:

    O Mero, si gjithë shqiptaret ke te drejte kur thua se na ka zene halli, por ky hall nuk qahet me gjithe popullin dhe problemet e familjes nuk dalin ne mehalle.

    1. AJO says:

      o leonardo, familja e ketij ne kete rast eshte Shqiperia dhe duhet gjithcka duhet ndare. nuk eshte shpia e vet qeveria por eshte shpia jone

      1. Pranimi i Armëve Kimike, do e shënojë Edi Ramën në Histori, si ‘Neronin’ e Shqipërisë! says:

        ˂strong>Meqe Rama donte te ngelej ne Histori,
        do ngelet patjeter:
        Por si Personazhi me i ZI
        NE HISTORINE E KOMBIT SHQIPTAR!˂strong>

        1. tani says:

          Cfare ironie,per here te pare ne shqiperi po mbahen protesta te fortanga shoqeria civile dhe JO nga ndonje force politike dhe kjo per shkak te edi rames, por eshte ironike qe edi nuk gjendet ne njejtin krah me popullin por ne te kundert. Kjo eshte demokracia qe vet edi kerkonte te na shiste kur ishte ne opozite,te shohim a do e respektoj apo do sillet si saliu

          1. beni says:

            Demokracia qe shiste Edi Rama ka qene, eshte dhe do te jete vetem demagogji…Me vjen keq per shqiptaret qe e besuan. Por kjo qe na zuri eshte vertet e dhimbeshme, o shqiptare!

      2. Fred.Dibrani.Hamburg says:

        Edi Rames i duhet diplomaci per te refuzuar kete kerkese.Keshtu vazhdoj te shpresoj une dhe nuk dua ta besoj se ai Kryeministri yne do ta haje turpin me buke,Mbasi miratoi importin e plerave te lejoje tani importin e armve kimike.Do te ishte nje katastrofe e madhe po ndodhi kjo gje.

      3. arianita says:

        mero, me sa po shoh shtetarin e ke lexuar neper libra por ja qe cdo shtetar le emer simbas zgjedhjeve te situatave qe ka vendi

        por ne rastin e shqiperis te jesh shtetar nuk ke prilviligje por vetem barr nje barr te madhe qe zor e ke te dalesh

        edi rama ka dy muaj qe esht ne qeveri, ne keto dy muaj:

        financat publike i gjeti per tok aq keq sa qe skan as rroga me pagu administraten e vet

        nje varferi deri ne skamje ku 90 % e shqiptarve i kan syt vetem cfar do bej edi rama, dhe shpejt sa me shpejt

        e tani na dolen dhe armet kimike

        problemi i edi rames ne ket aspekt esht qe vendosi bota per shqiperin dhe edi rama per shqiperin!! dhe ket duhet ta informonte publikun…

        te jesh shtetar ne shqiperi nuk esht prestigj por esht vuajtje..

        vuajtjes sepse e kam then dhe e rithem shqiperia qe na ka len saliu esht ne ditet e saj me te veshtira ne cdo aspekt!

        plus qe rama po e pergatit publikun; dit per dit

        mos harro qe ky muhabet ka gati 1 jav!! dhe nuk esht rama qe vendosi per keto arme por thjesht bota!!

        1. @kallami says:

          Shum gjat ke shkruajtur por asgje ske thene. Nuk kemi kuptuar asgje nga ato qe thote mero,ose ben sikur vetem e vetem qe te justifikosh idiotesine e edit.njelloj si injorantet e pd kir donin te justifikonin idiotesit e saliut. Njerzit nuk genjehen aq lehte

    2. mirel says:

      cfare derdellit mor idiot

    3. shqipe says:

      Mero, edhe une proestova por nuk jam kundershtari politik i Rames. Keshtu qe, kujdes kur etiketon. Ti nuk e ben pa qellim, po ben pikerisht ate qe nuk beri Rama, po pergatit opinionin publik me demek se kundershtaret e kimikeve jane kundershtar te Rames, por ti dhe qevria e dijne qe kundershtaret me te medhenj te helmeve jane te majtet pasi demokratet jane duke ngrene ende kockat qe i kane mbetur nga pushteti.

      1. edi rama says:

        Koment i sakte! Komplimenta!

      2. Sa i vaket ky shkrim per ty Mero.. says:

        Ndoshta je i vonuar apo i nxituar do te thosha o Mero,pasi degjuam dhe z,Rama dhe tani degjojme dhe kete zotnin ne studio gjithcak eshte mdryshe nga sa thuhet,paska marr fund cdogje pa degjuar dhe pa u konsultuar me dike.Edhe ky si shoku i parshem qenka vetem ndryshojne ne moshe,sa turp dhe neveri kur na perdorin si popull po dhe ju si gazetar per mburoja dhe kur nuk u duhen i flakin e as nuk i pyesin per nje mendim,ty te ka ndodhur nga te dy krahet tani e besoj se i njef mire keta lloj politikanesh shqiptar.NUK MBROHET NJE I MBARYAR DHE NUK MBULOHET DIELLI ME SHOSHE O MERO,PRANDAJ ESHTE MIRE TE NA ORIENTOSH DREJT NE SI LEXUES E JO TE BEHESH PALE ME KETA PALO POLITIKAN.MOS U GENJE DHE TI PER PAK ASPRA ….

    4. qytetari says:

      Ne teknologji asgje nuk eshte e sigurte.

      Prandaj ka rregulla te sigurimit teknik,

      ne te cilat futet si parameter dhe gabimi human,

      edhe efektet madhore te natyres.
      :….:…………………………..
      Sa me siper, RISKU eshte gjithmone me I madh se zero.

      “Demontim i sigurte” eshte nje PERRALLE

      KOMPANIA AMERIKANE qe ndertoi centralin berthamor ne Japoni,
      tregoi te tilla perralla vite me pare.

      Rezultati:

      Qeveria Japoneze dhe populli Japonez,
      po paguan per aksidentin qe ndodhi se fundi.

      Accident happens.

      Shqiperia eshte korridori Tirane Durres dhe ultesira perendimore.

      Kaq jemi ne. Edhe pasuria jone ne ne kete territor eshte koncentruar.

      Ka shkretetira, stepa, ishuj te pabanuar ku jane bere dhe prova berthamore.

      Le ti cojne atje.

      Nje aksident me te tilla QELBESIRA, eshte shume per ne.

      Ekspertet dhe politikanet e HUAJ, nuk I gjen gje.

      Ne mbetemi.

      RISK = 0. P E R R A L L E

    5. Patriot says:

      I dashur Mero!
      Ky shkrim,ndryshe nga shume te tjere mban ere sponzorizim.Po ben avokatine e amerikaneve,kjo duket qarte. Nuk besoj se e ben gratis.Dhe mbi te gjitha,nuk po e qarteson mjegullnajen.Perpjekja juaj ngjan me rastin kur do te pastrosh nje njolle ne mur me peshqir dhe ne fakt vecse e zmadhon njollen!….

      1. tori says:

        Duhet te te kishte sponsorizuar me heret o Mero qe ta beje ti punen e Edit duke thene qe jam kunder shkaterimit te armeve kimike ketu dhe shqiptaret prej inatit te surratit tend te ishin pro. Vetem kjo ishte zgjidhja

    6. niko says:

      Deshta te them keshtu,pêrse ja kêrkojmê Edit te gjitha,mendoj se populli flet i pari dhe si mendon ai duhet tê reagoje qeveria dhe te zgjedhurit e popullit ne kuvend pastaj.

    7. dajt says:

      Trushkulurit e Temes, lexoni me vemendje se Mero nuk po kunderhston Ramen, po e mbron dhe i thote: Merr (vendimin PRO|) dhe perballo pasojat e vendimit PRO. Mero eshte i pari qe po perpiqet te pergatise opinionin publik ndaj asaj qe do te ndodhe te premten. Qe jeni injorante, kete e kam kuptuar me kohe, por q ete jeni edhe injorante por edhe tutkune kjo eshte se c’eshte!

      1. Mira says:

        Edi Rama duhet te thote nje JO te prere. Asnje te mire nuk ka Shqiperia nga futja e armeve kimike ne Shqiperi, nga cmontimi ose depozitimi i tyre ketu. Duke pasur perballe interesat mafioze nderkombetare, eshte naivitet te merakosemi se cili kundershtar i brendshem i Rames mund te perfitonte sot. Sot i gjithe populli shqiptar duhet te thote nje JO te fuqishme kunder planeve amerikano-ruse per sjelljen e armeve kimike te Sirise ne Shqiperi.

    8. VLORE says:

      Mero mos i thur me lavdi Rames.,Leri himnet e servilit o Mero…Ka ardhur koha te na japesh nje opinion tendin Mero armet kimike duhet te vijne ne Shqiperi apo jo???,Kush mund te jene pasojat nese ke informim sado pak mbi kete gje nga mediat e huaja apo nga rrjete te tjera…Sot per kombin tone eshte nje dite e zeze o Mero eshte ndoshta nje nga ditet me te zeza te historise tone-Jemi ne hall Mero mos e anashkalo kete problem duke u futur edhe ti ne heshtjen e Rames.

    9. Pushteti says:

      Budalla leonardo po me ke duhet te qahen hallet populli ne kete rast nuk eshte mehall Por familja.Mehalle ne kete rast mund te quash serbine dhe greqine ,mendohu preparation se te besh koment.flm trap

    10. Gjergji says:

      Mero per mua eshte nje gazetar konfliktual, sic eshte edhe Rama. Nje pjese e shkromeve te tij me pelqejne, nje pjese jo. Me shkrimin e sotem, Mero sikur ka lexuar mendjen time. Nuk mund t’i shtoj asgje.

      Edi Rama duhej te angazhonte specialiste per te sqaruar opinionin per procedurat qe do te ndiqen dho jo ta linte informacionin zvare-zvare, dhe si pasoje kemi spekullime e dezinformime te situates, dhe nderlikon marrdheniet me mikun me te mire, me amerikanet.

      Shoh nje pjese te komentuesve me komente te ngjyrosura me antiamerikanizem. Ne to dallohet qarte nostalgjia e prinderve te tyre per kohen e rusit.

      Ne si komb, nuk duhet te harojme kush eshte rusi e kush eshte amerikani, dhe jam i bindur, se Amerika asnjehere nuk do bente nje veprim qe te cenoje interesin e Shqiperise.

      Qe te jesh kryeminister, nuk do te thote vetem te besh aksione prishjeje, por edhe te perballosh me mencuri situata te tilla.

  2. mirel says:

    Mero na e nxore kryeministrin me faj vetem pse nuk paska bere perpjekje te na e mbushe mendjen qe me pare.
    Po ti ku i ke gjtur keto informacione kaq te sakta qe bota e eksperteve te Natos qenka e sigurt?
    Lexo, se te kane dhene informacione me shume komentuesit se vete Amerika nuk po arrin dot te demontoje 40 ton arme te saja kimike nga vete rrezikshmeria e larte.
    Dhe behet fjale per impiante supermoderne te ndertuara ne shkretetire
    Bosh pa uje dhe njerez
    Flisni per shkence ju qe nuk kenik bere nje gram shkence ne shkolle.
    Edi vetem bojaxhi di te bej, dhe kriminel mafioz
    Tashme e provoi veten kush eshte kapter Ramiu

    1. Tironci says:

      @ Mirel
      O Shoku kur flet me Meron ki parasysh se je duke folur me dike qe ka mbaruar per kimi, e njeh fushen e kimise dhe ka njohuri baze te saj. Mero jo me kot ka mbajtur nje qendrim asnjanes, sepse po te ishte se do ishte aq dramatike ky proces, Mero do ishte i pari qe do ngrinte zerin kunder, Une jo me kot kam heshtur dhe nuk kam komentuar gje gjate ketyre diteve, sepse ne gjithe komentet qe kam lexuar nuk ka dale nje i fushes se kimise apo expert per kete ceshtje, per te folur dhe sqaruar procesin ne fjale, te gjithe qe kane llapur ketu kane qene njerez te zakonshem qe e shohin helmin dhe ne goten e ujit. Ajo cka Mero priti ishte qendrimi i Rames dhe Mero me te drejte ka shkruajtur qe Rames i takonte te merrte nje qendrim shtetari, jo laluci. Gjithsesi une personalisht jam kunder ketij procesi, por do ishte shume e dobishme te kishim nje informacion nga eksperte te mirefillte te kesaj fushe qe te mos mbetemi ne injorancen e disa ambientalisteve qe kane mbaruar per inxhinieri, te cilet Mero me te drejte thote qe nuk dallojne bajgen nga plehu. Respekte Mero, i sakte si gjithmone.

    2. fl says:

      Ja dhe nje tjeter me ‘dashuri fatale’ per Dokrotin me duket.

      USA ka shkaterruar 20.000 ton per 2 vjet. Ne Siri flitet vetem per 1.000 ton. Nuk ka moderne e supermoderne ne kete mes – impianti eshte e njejta teknologji si ne SHBA si ne RUSI si gjetke(vetem 2 menyra shkaterrimi perdoren dhe njihen nga shkenca sot)

      Nuk i ha njeri per shkence pallavrat tuaja me inat politik, aq me pak nje usta i vjeter si Mero Baze ?

      Po lexo, lexoni artikujt e Z.Baze se vetem mire ju bejne. Ndoshta ja u than pak nga pak ate ‘dashurine fatale’

      1. Edi says:

        20 mije ton ne 2 vjet???!!! Nga i ke nxjerre keto xhevahire mo??? Jooooo! USA ka shkaterruar 23 mije ton per 19 vjet. Kane fillu ne 1994 dhe jemi ne 2013. Pra, rreth 1200 ton ne vit. Pooor, ka jo 1 por 8 impiante eleminimi. E kupton or matuf??? I bi 150 ton ne vit per cdo impiant. DMTH qe 1300 ton te Asadit duan nja 10 vjet per t’u asgjesuar me 1 impiant ne Shqiperi. Kapish o trongull???

    3. abc says:

      Mirel ti je nje idiot dopio. Pse cfare eshte Kryeministri i vendit, nje lolo qe shkon mbas deshirave apo fobive te popullit? Nje kryeminister, pasi sqarohet ne rreth te ngushte nga ekspertet ku jane humbjet e ku fitimet, ben bilancin dhe nese del pozitiv merr vete vendimin kaq!!

      Dhe vendoset ne parlament.

      Grupi i eksperteve me pas sqaron ambientalistet…ecetera

      Dhe je nje idiot i verte qe fyen cdo person qe nuk mendon si ti. je nje njeri i poshter.

      1. edi rama says:

        E VERTETE abc!Jane injorante ne kete fushe dhe duan te japin edhe mend! Dakort deri atje qe eshte kunder, sikur mund te jemi te gjithe, por jane ekstremistet dhe injorantet e Saliut qe kane te njejten kasete per te degraduar ne ata qe na la Saliu peshqesh.

      2. mirel says:

        PREFEROJ TE JEM IDIOT DOPIO SI ATO TE ATYRE VENDEVE QE I REFUZUAN KETO ARME, ME TEPER SE NJE VIKTIME E ZARINES.
        SA PER JUVE, DO DESHIROJA ME MIRE QE TE ISHIT NE SIRI, ATJE KU U PROVUAN PER FAT TE KEQ KETO LENDET TUAJA TE DASHURA.

    4. Sali Kurva says:

      Qente e Saliut jane bere si te terbuar pikerisht se i ka dhene dore Rama me idiotizmat e tij.

    5. iliri says:

      Po a e pe kush e kish pergatit ate filmin qe flet?
      E kish ber ajo e famshmja BEKTEL qe beri dhe tynelin per 1 miliard dollar ne rrugen e Kombit.Lexoi titrat ne fund.

  3. iliri says:

    O Mero po Edi e la me qellim te ngrihej opinioni kunder se nuk i do armet kimike ne Shqiperi.
    Ai si gjith ata qe flasin kunder ka frik nga nje ngjarje e mundeshme.
    As ai nuk eshte ekspert dhe sic duket dhe keshilltaret e tij nuk jan ekspert dhe e keshilluan te mos i pranoi.
    Por si politikan zgjodhi rrugen qe te jet i detyruar te mos i pranoj.

    1. Pika germadhes says:

      Kjo qe thua ti mor Ilir me kujton mbeshtetesit e Sales qe thoshin se ja dha detin Greqise per te hyre me Nato se e dinte qe do shkonte ceshtja ne Gjykate Kushtetuese dhe do rrezohej. Po shoke. Kryetaret kane gjithnje te drejte. Ata dhe nese gabojne kete e bejne sepse perpiqen per te miren tone,

  4. tol francezi it says:

    analiza jote MERO shume sakte komplimente,EDI RAMES i ka hyre vetja qejf,nuk do te degjoje zerin e popullit.

  5. al says:

    Një shkrim shum kuptimplotë.

    1. mirel says:

      eeeeeeeeeeeeeee
      veri eeenneeeeeeeeeee asaj shum kuptimplotes
      Injorant me kuptim te plote

  6. albano says:

    jam nje socialist nga anglia /ke te drejt mero.

    1. mirel says:

      Po te jesh socialist, sidomos nga anlgia, ke shume te drejte.

  7. Ema says:

    O Mero, me ne fund dikush ja tha, qarte sakte bukur.

    Radiografi i ke bere o burre.

    Je brilant, nuk ka cfare te them me.

  8. Beni says:

    Mero keshilloje pak Edin o burre, se zi e me zi po shkon.

    Po nuk te degjoi as ty, me aq sa ka bere Tema per fitoren e tij, le te pirdhet pastaj (mos e boto)

    1. Shqiperia-Ilirya says:

      O Beni po ku degjon njeri z. Rama. U kam shkruajtur nja 2-3 deputeteve te PS per te ditur opinionin e tyre, por asnjeri nga ata as nuk tentuan te pakten te na thonin nje fjale: mos u merzitni, ne punojme per ju. Vetem kaq do te mjaftonte qe ne te shkretet njerez te fiknim kompjuterat e te flinim te qete keto 10 dite.
      Por ata te gjithe zgjodhen qe popullin ta injorojne a thua po zgjidhin ceshtje te nje sigurie teper te vecante, kur cdo gje rreth kesaj ceshtje eshte me se publike. Kjo heshtje dukej sikur po fshihte dicka. Populli eshte lodhur duke e marre neper kembe. Po mire e ja thene Merua, ti vendos pastaj ruaj hedhtjen, si bente Saliu armiku I shqipetareve.
      Kjo heshtje dukej me shume si fodullik I Edit.
      Po ne Mero, ndaj jemi te indinjuar, sepse nuk duam qe kryeministri yne te jete I zgjidhur si gjithmone, por ta beje vete zgjedhjen. Te tille zgjedhje te bente, qe dhe ne si sovran dhe bota jashte ta respektonin. Z. Rama ra pre I fodullizmit te tij e mund ti kushtoje karieren.
      Uroj qe z. Kryeminister te beje zgjedhjen e tij vetem ne interesat e popullit ( pa munduar globalisht) se populli tani do te haje e te jetoje. Jo neser. Dinjiteti mbi te gjitha.

      1. toro says:

        O Mero te ka ngelur gozhda tek Saliu.Shprehu vete per kete problem kush eshte opinioni i gazetes tende per asgjesimin e lendeve kimike, dhe ne te dime kush je ti more zoteri dhe mos u mer me pulat e ngordhura.
        Sa per z.Rama komenti im eshte :populli e zghodhi vete dhe le te beji si ti doje qejfi . Ai mendon perte miren e popullit Te na rroje sa malet si sh.Enver

  9. T. says:

    Edhe per Berishen, po vete e ka fajin! E ka lene te dekompozohet ne mes te Tiranes dhe ka qelbur gjithe dynjane. Duhet varrosur kerma! Pandaj ia dhame pushtetin Rames, jo per te na çare veshet ,me sherret dhe denglat e atyre feçkave qe i lepijne by.. e shkulin floket kur e shohin, por per te pastruar mutin qe na ka plasur sheshit.
    Si gjithmone sa te behet esell nga deliri qe e ka pushtuar ,duhet pak kohe. Shpresoj te mos e ngaterroje opinioni tone me adhurimin dhe histerine e minoreneve idiote, qe na i ve drejtoresha. Eshte aty per te pastruar mutin. O do e pastroje ,o do e haje!

    1. genti says:

      ti do jesh nga ata militantet qe mezi pret te te behet cik drejtor se ka dhene kontribut te partia.fakti qe ka vene femra e te reja eshte per tu pergezuar po ne jemi akoma te lek dukagjini..un te jap te drejte po te flasim ne ishin ato personat me te afte,dhe ketu flasim e ndajme mendime,po te flasim me nje gjuhe patriakaliste me hap cik barkun…sa per ceshtjen ne fjale shyqyr qe u more me ate qe duhej te mereshe qe ne fillim se dhe ti mero nja nje jave te degjuam vetem luli sala luli sala..iken ata ..atyre kujtojua zerin vetem per ti cuar atje ku kane vendin..por per ceshtjet konkrete te meremi me pergjegjsit e momentit jo me kufomat e te shkuares se do na kthehen dhe keta qe jane e ne bashk me ta ne kufoma nqs nuk vlen i njejti meter per te gjithe

      1. toni says:

        Pse u dashka pergezuar zgjedhja e turpshme e ketyre drejtoreshave?! Po ofrojne gje ndonje profesionalizem me te larte? Kane gje kontribute te medha ne shoqeri apo ne fushen perkatse? Apo kane bere gje ndonje vaksin anti korrupsion qe garanton pune te ndershme? Pse gjithe ata qe kane studiuar dhe punuar dhe kane dhene kontribute ne fusha te caktuara por jane mbi 40 cfare duhet te bejne? Te punojne si ushtare sepse quhen te medhenj nga nje pervers si edi rama. Nese keshtu,atehere vet edi duhet zhduket se eshte 50 vjec dhesipas standartit te tij quhet i vjeter dhe i korruptueshem

    2. lirim says:

      Shoke, te ruajme unitetin, shoke. Poshte borgjezia!

  10. bardhylmyftiu says:

    NUK ARRIJ TE KUPTOJ QE SHPESH FLASIM PARAQENDE.MUNDOHEMI TE PARGJYKOJME KEDO DHE TEJAPIM MENDIMET TONA SIC NAPELQEN.AMOS VALL PO TREGOHEMI TE NXITUAR.PSE TE MOS MENDOJME QE MNYRA SI PO VEPROHET ESHTE DHE NJE RRUGE PER TE NJOJTUR DHE BOTA SE SI DO NDODHE NE SECAKTOJME SHQIPRIN PER DEMONTIM TE ARMEVE KIMIKE.NE SE PO,A DUHET TE LAVDROJME QEVERINE NESE PER SHQIPRIN NUK BEHET FJALE PER TE CAKTUAR SI DEMONTUESE TEARMEVE KIMIKE?
    NATO E DI FARE MIRE QE NE PASKEMI DEMONTUAR PREDHAT ME LENDE HELMUESE LUFTARAKE TESERBIS,PAMVARSISHTE SE ESHTE BERE NEFSHEHETESI NGA POPULLI POR JA QE PASKEMI EKSPERIENCE.POR ZORRET TE VIJNE NE GOJE KUR DEGGJON BASHEN QE KERKON TRASPARENCE NGA EDI RAMA.VETEM JU TE QEVERIS SE MEPARESHME MOS KERKONI HESAP SE JENI DERI NE MAJE TE KOKES ME M….. NGA ZULLUMET QE KENI BERE.

  11. bbb says:

    Merua qenka i merakosur per Ameriken pasi ajo qenka vene ne pozite te veshtire…(!?)Shiko shiko… Harron Merua se propozimi per kete ide te cmendur te SHBAve per te bere demontik armesh kimike pak km larg Tiranes, eshte nje marrezi e fabrikuar nga vete amerikanet.le te tendojne amerikanet psh te hedhin nje ide per ta bere kete pune 10 km larg Romes, dhe te shofim sesa paqesor me Ameriken do jete populli italain… Sado qe don ta shfajsose Merua Ameriken harron Merua se keto arme prodhuar ne SHBA, Rusia, France i kane dhene atyre miliarda dollare fitime kurse Shqiperise i thone cmontoi per nje cope buke me 1001 rreziqe galopante…
    Nqs Rama do fliste pa dorashka dhe do bente referendum, atehere gjithe kjo gjullurdi nuk do ndodhte. Mos harro se Rama ka ndalur edhe mnistrat te dalin neper TV. E keshtu qe populli nga agjensite e huaja nderkombatare ka per ta marre vesh lajmin.

  12. lori says:

    Nje kryeartikull qe si edhe kryemisteri dalin me vonese e tek kryemisteri nuk mund te justifikohet pasi u fry si Saliu kur e fryu ambasadori mik qe i terheq zvarre neper bare hotelesh,e po ç’fryhet po si Saliu kur e ç’fryu ambasadori mik i tyre qe do te mbahet mend per gjithçka e vetem per ambasador jo.Mbase e justifikuar eshte vonesa Juaj z.Baze por nuk me vjen mire sikunder edhe kryemisteri kur behesh pale asnjanjese e nuk prononcohesh se duhet te pranohet helmimi nga “miqte” apo jo !Apo edhe zotrote je me parullen qe tashme eshte bere fundi i shakase “Duaje Shqiperine si do Edi Rama Ameriken”.Le te shpresojme qe ditet qe vijne te tregojne dinjitetin e ketij populli te neperkembur prej mese 23 vitesh me nje JO te madhe.

  13. tiranare says:

    Ke shume te drejte Mero!

    Ajo qe ve re eshte interpretimi shume i gabuar i ceshtjes. Te krijohet pershtypja sikur keto materiale ose do te hidhen ne ajer ashtu sic jane ose do te shperbehen nga “femijet e Gerdecit”.
    Te gjitha lendet helmuese jane te rrezikshme (nga vete emri).
    Por kur jane ato te tilla?
    E para kur perdoren per qellime luftarake.
    E dyta kur jane te panjohura.
    E treta kur perdoren pa kujdes dhe nga njerez te pa kualifikuar (trajnuar).
    Keto te treja te sqaroje qeveria dhe besoj se jemi ne rregull.
    Menyra se si do te eliminohen varet nga vetite kimike dhe fizike te substances kimike. Nuk ka substance kimike qe nuk shperbehet ne substanc me te vogela(perberesit e vet).
    Psh Sarina ne pH te larte (mbi 8) degradohet en substanca jo te demshme per organozmat e gjalla.
    Prandaj stop panikut te reme dhe me shume transparence nga qeveria ne momentin e duhur. Dhe fajin nuk e ka vetem Edi Rama por edhe keshilltaret e tij (ne menyre indirekte prap ai mbetet fajtori kryesor).

    1. mirel says:

      sa te mencem qe jeni.
      po pse Gerdeci me ate mendim filloi pune, qe ti hidhte ne ajer dhe ne ere?
      Pse nuk i marrin ti demontiojne vete keto vendet e nderuara dhe me te perparuara nga ne?
      Se 1- kane frike se ju plas ne dore si Gerdeci Dhe 2- procesi eshte shume i stergjatur dhe i veshtire..diku dikur mund te behet cdo lloj gabimi, i madh apo i vogel,,duke ;;ogaritur dhe aksidentet
      dhe 3- mbetjet pas demontimit jane vete lende toxike..apo per to nuk pjerdh njeri.,.se helbete jemi mesuar me ushqime te helmuara,,si thone disa “trima” te “mencur ” te Temes

  14. Genci says:

    Po ne rregull mero meqene se ti e dike qe spaskan rrezik kto armet dhe qe nato do di caktivizoje etj etj… More shoku pse dreqin I sjellin ne shqiperi… Dhe flm sh Amerikes se sh na do dhe po na e tregon ate duke na sjell armet kimike qe sjellin vetem te mira dhe fitime te pa fundme… Do te jete nje gabim fatal I te gjithe politikaneve ne e lejojne kte gje

  15. Rroku says:

    Plase Mero per te thene nje gje negative per edi ramen. Me vjen keq po ky editorial eshte nje sajese e sforcuar dhe me me ngarkesa shpirterore te konsiderueshme qe kane cenuar dhe etiken hera heres.

    Ed rama ka marurine e nje burri shteti dhe smund te nxerre te gjitha punet e shtetit ne pazar.

    Ke filluar tkesh halle mero…..

    1. kirurg says:

      po qe ke te drejte ti shoku? haha!

    2. edi rama says:

      Bukur Rroku! Bla bla bla dine te bejne te gjithe! Hane me nje qeveri dhe hane edhe me tjetren. Kjo i ka bere te pasur dhe llafazan. Kjo i ka bere edhe te tallin menderen me popullin ne shkrimet e tyre “popull-dashese”.
      Njoh nga ata ose ato qe kane qene te paret e vendit ne Enverizem, ishin te paret ne Salizem, ishin te paret ne Nanoizem dhe duan te jene te paret ne Rama-izem dhe e kritikojne kur ndonje pisllik i “vogel” nuk i miratohet nga Rama-izmi. Keta jane ata qe nuk marrin vesh nga asgje dhe bla bla bla-te e tyre jane te pa fundme.

  16. MERO JAGO says:

    E NA PLASI PALLA NE O MERO SE NA E PASKA ZËNË HALLI ATË EDIN TËND QË MI PËRGJËROHESH SI ZHULJETA ROMEOS.
    LE TË PROVOJË TI FUTI PO JA MBAJTI TJA FUSIN HELLIN NË BYTHË ATIJ DHE MRIKA KODHELIT.
    LE TA PROVOJË!

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Heh te keqen o Jago keshtu flitet..Jo po ta dine..Jo po ta dine mire ai Ram qafiri ku I shkon helli..

      Po mire thone..Injoranca s’ka nevoje per brire..Dhe ti aty kualifikohesh..

  17. usa men says:

    Ky eshte nja nga editorialet e pakta qe me kane lene shije te hidhur keto 2-3 vitet e fundit qe Mero Baze u be nje nga pendat me te spikatura ne shtypin shqiptar.
    Kryesorja qe mungon dhe autori i shmanget eshte se “konflikti” kryesor ne kete histori eshte Rama-Xhon Kerry dhe besoj se fajtori me i madh midis tyre eshte Sekretari i Shtetit dhe kete e thme si qytetar amerikan me origjine shqiptare.
    Difekti i dyte eshte se vet Baze po i dredhon pozicjonit te tij nqs do ta shprehim me skedina futbolli asnje nuk e deshifron Meron cfare eshte 1,x apo dysh.
    Mendoj se nje nga prapavijat e kesaj historie eshte eleminimi me lezet i Edi Rames ose te bashkpunoje si nje i ” penduar”.
    Personalisht mendoj se qellimi i vertete i ketij problemi do te merret vesh ne dekadat e mevoneshme ashtu sic mesuam shume gjera te cuditeshme per piramidat e 1997 por ne si popull,parlament dhe qeveri duhet te kerkojme:
    1-Pezullimin absolut te ketij problemi deri ne perfundim te nje referendumi te domosdoshem te sovranit popull.
    Ne te kundert nqs lejohet hyrja e tyre qofte dhe nje kilogram “perkohesisht” ky do te ishte invazioni me kriminal i ndodhur ne historine e njerzimit.
    Si qytetar amerikan falenderoj zoterinjte Zef Broci dhe Gery Kokalari per kushtrimin e tyre atdhetar :Atdheu ne rrezik !

  18. Act now! says:

    Nje shkrim per te ulur ndikimin e rrezikut nga LHL-te tek te lekundurit dhe ata qe verberisht kane respekt per mendimet e Meros dhe nga ana tjeter nje thirrje e hapur ndaj te gjithe mbeshtetesve te fushates, per rizgjim dhe thirrje nen arme.
    Sipas Meros forumin ja kane pushtuar injorantet e mjere te manipuluar nga paranoja e amplifikuar por e pabaze dhe kundershtaret e Rames te infiltruar si ambjentaliste!
    Meroja shihet sheshit se po ben avokatine e qeverise dhe tashme ne duhet ta pranojme kete si nje fakt krejtesisht normal te qendrimeve te tija, por si qenie me arsye ne sduhet te kompleksohemi as nga percmimi si injorante as nga etiketimi si mbeshtetes politike te Berishes, por te ngrejme zerin ne mbrojtje te interesave te tona qytetare sa here qe ato vihen ne rrezik apo dhunohen nga qeveria.
    Importimi i LHL-ve nga Siria eshte rasti me tipik ku te gjithe qe e duan Shqiperine, ose dhe me thjeshte qe duan dinjitetin dhe shendetin (spo them jeten) e familjeve dhe te vetes se tyre, ti thone haptazi dhe pa asnje ekuivok JO.
    Futja e debatit hullite per shuma parash ne kembim te PO-se, premtime per mbeshtetje apo besnikeri politike apo asistence teknologjike eshte thjesht genjeshtra e radhes per ta kaperdire kete corbe toksike!
    Per matrapazet dhe b….lepiresit, cdo e mire ka nje cmim (madje per shumicen e tyre fare te lire)por familja dhe shendeti se paku sduhet te beje pjese ne to!

    1. bbb says:

      Padyshim eshte nje qendrim jo i denj i Meros kur mendon se sa pozitivisht ka reaguar ai per nje situata te ngjashme me Gerdecin. E thas bukur Diteroi i madh ca dite me pare se kjo pune eshte si ajo e gomarit qe e thiren ne dasem…Cpune ka Shqiperia me armet e Sirise? Kush i ka prodhuar keto arme dhe perse nuk i demolojne ata qe ka perfituar nga shtja e tyre? Perse duan tja rrasin Shqiperise…?Sot ka ardh puna qe ska rendesi me ke parti je sepse atdheu eshte ne rrezik. Kercenohet siguria komtare dhe po shkelet kushtetuta pikat 56 dhe 59. Por keto Merua nuk i analizon me dashje apo pa dashje. Cuditem se Mero ka nja 2 jave qe meret vetem me Lulzim Bashen qe eshte nje tiger prej letre, dhe harron ti bashkohet zerin kundra armve kimike.

  19. Eri says:

    O Mero mire e ke ti qe ky popullin thuajse e humbi me kete heshjte vrasese, por mua nuk me qelqen kjo heshtje jote nese duhet apo jo te vijne armet kimike. Po ja do kete edhe demontim te sigurte qe na flet ti, po ato mbetjet e 1000 toneve ku do vene?? Besoj se i pe se çbehet ne Qafmolle sesi rrinin ato mbetje pa 1 ushtare ti ruante. Ato mbetje me kalimin e kohes mund te shkojne neper lumenj, ne toke dhe eshte Shqiperia qe helmohet. Pse nuk flet mor Mero qe vende me siperfaqe shume here me te madhe gjeografike se Shqiperia, me kapacitete shume here me te medhaja njerezore dhe teknike nuk e marin persiper?? Perse nuk e çon njehere kete pyetje ne shkrimet e tua??

  20. Opozitari i Qeverise Tema-Rama-Meta! says:

    Hera e pare qe po lexoj nje artikull qe vlen nga Pena Bazes. Je brillant Mero por je edhe njecikez zevzeg me PD-ne.

  21. julius says:

    Mero, me ty jam qe Edi ka fajet e veta, por fajet me te medha i ka mentori juaj, Uncle Sam apo Big Brother! Thuaje troc me mire, SHBA a kane pergjegjesi apo jo?

  22. AP says:

    Merua si analist kap shume aspekte qe per mua jo te gjitha i analizen drejt.Merua thote duhet te qe ” nje beteje qe e ka udhehequr k/ ministri dhe jo nje beteje ku e kane udhehequr ate …” Rama nuk mund te beje ” beteja” kunder Amerikes, populli mund te beje ” beteja” kunder Amerikes dhe Amerika si vend demokratik e di qe vox populi, vox dei( zeri i popullit, zeri i zotit).Me siper, Merua, e quan idiote rrugen qe ndoqi Rama per te trajtuar kete ceshtje! Jo Mero, jo deri ketu!! Rama do jete idiot po te mos degjoje zerin e popullit!
    Rama do jete i lumtur qe populli e mesoi c’vendim te marre!
    Keshtu edhe ujqit u ngopen dhe delet i kemi te gjitha. Ose , mishi te piqet e helli te mos digjet!

    1. next says:

      kisha vendosur mos te komentoja ne kete debat te nxehte, pasi artikulli i Meros me duket shume i lehte, shume ndryshe nga pena e tij e mprehte, si dhe me ofendime vulgare per nje gazetar te rangut ne te cilin Mero kam menduar se hyn, por duke lexuar komentin tend AP, nuk mund te rrija pa te thene qe ke bere komentin me me vend ne gjithe komentet e pafundme per kete mesele te mirefillte.

      Per mendimin tim nuk ka shqiptar me mend ne koke qe e do Shqiperine, jeten, jeten e tij dhe te familjes e femijeve te tij qe te jete dakort me kete propozim te John Kerry qe nje zot e di se c’ka patur e ka ne mendje kur i ka bere nje propozim te tille Edi Rames.
      Per mendimin tim natyrisht qe as Edi Rama vet nuk ka si te jete dakort me te.
      Dilema e madhe e Edi Rames ne kete mes eshte shume here me e madhe sesa mund ta mendojne njerezit e thjeshte, ambientalistet, populli ne mase, e kushdo tjeter qe i merr me mend pasojat e mundshme te pranimit te nje propozimi te tille. Dilema e me madhe e Edi Rames ne kete mes eshte ajo e te qenit nje politikan i vertete ne gjithe kete mesele e lufte politike te gjitheaneshme. Nje politikan i vertete asnjehere nuk do mund te thote drejtperdrejte “JO” ne te tille situate, per njemije e nje arsye qe nuk eshte as vendi dhe as koha ketu ti permend,por qe ti AP i ke permbledhur shume bukur figurativisht, Rama nuk mund te beje “beteja” kunder Amerikes, nenkupto: Rama nuk mund ti thote “Jo” John Kerry-t ne kete propozim. Kjo jo duhet te vije nga populli, ai mund dhe duhet ta beje kete dhe te nxjerre nje kryeminister qe e ka votuar me shumice nga kjo situate shume e nderlikuar dhe e veshtire ku gjendet sot ende pa filluar mire ne ate detyre. Ta nxjerre nga kjo situate dhe ti hape rrugen per te vazhduar ne rrugen e veshtire ku e presin mijera e mijera situata te tilla per tu perballur me te keqiat e madha qe e kane kapluar kete vend. Personalisht kam rezerva per gjithe levizjet e Rames te bera ne keto dy muaj te pare qeverisje, por kjo heshtje e Rames deri sot eshte zgjidhja me e mire e tij politikisht per te lene te tjeret ti thone “JO” ketij propozimi te pa precedent. Rama ka nevojen per ndihmen e nje populli te tere per te thene “JO” ne kete mesele kaq delikate, eshte e vetmja ndihme qe do ta zgjidhe ate njehere e mire dhe nxirrte kryeministrin e Shqiperise nga tere kjo mesele sic e thua ti, qe mishi te piqet e helli te mos digjet. Interpretimet e tjera jane fukarallek, llapaqene, tamam sic e tha dhe Mero ne nje shkrim te tij dite me pare.

      1. henri says:

        next,
        Sipas llogjikes time dhe tendes Edi e ka shume te lehte qe te veri popullin perballe amerikes duke bere ate qe ben me vite qeveria Zvicerjane kur ka presjone nga BE. Qeveria ben Referendum, qe eshte edhe demokracia direkte dhe pastoj i thote BE, nuk kam se cfare te bej, sovrani ka vendosur.
        Edi ka zgjedhur rrugen e gabuar qe kete problem do ta zgjidhi ne Kuvend.

        1. next says:

          per politikanet e vertete eshte shume e veshtire qe njerezit si une e ti tu marrin vesh vertete se c’rruge kane zgjedhur dhe po ndjekin. eshte si puna e futbollit, loja luhet deri ne minuten e fundit apo jo, bile shume here ka dhe minuta shtese?

          1. mirel says:

            ore nuk jeni mire nga mend e kokes ju
            Loje futbolli thote..
            Kjo eshte loje me jeten
            Eshte baraz me nje lufte te humbur
            Nuk kuptoni, cte them.
            Tyca qe po na merni me qafe

      2. tani says:

        Per sa kohe te kemi injorant si ky next apo ap apo ndonje tjeter, njerez si saliu,meta dhe edi gjithmon rrumpall do bejne. Shkruani faqe pafund per te thene nje fjali,dhe argumentoni mbi gjera qe as i kuptoni. MERO PIKERISHT PER KETE NUK I KERKON EDIT TE THOTE AS PO AS JO, POR E FAJESON PER STRATEGJINE E TIJ IDIOTE TE MOS PRONONCIMIT. ESHTE FAKT QE EDI KA NJE MUAJ QE NUK NDIHET PER KETE TEME NE MENYRE PUBLIKE,NDERKOHE QE PO TA KISHTE BERE JO VETEM DO E KISHTE MARR VENDIMIN E POPULLIT QE NE FILLIM POR EDHE DO KISHTE DAL PARA POPULLIT SI I PASTER DHE BURRE SHTETI,POR INJORANCA E TIJ DHE NJERZVE QE AI KA ZGJEDHUR TA RRETHOJNE NUK E KA LEJUAR.RROFSHIN SAHANLEPIRESIT SI JU QE GJITHMONE E GJEJNE NDONJE JUSTIFIKIM PER KRYETARIN E RRADHES

  23. mirel says:

    Lexoni pak per ju qe kuptoni anglisht, Amerikes i kane nge;lur pa shkaterruar armet e saj, dhe po ja rras Shqiperise bashke me ato te Sirise :
    http://www.theguardian.com/world/2013/sep/11/us-syria-chemical-weapons-destruction

  24. Liridon says:

    Kemi pare e degjuar se KM yne si basketbollist asnjehere nuk e perfundoi deri ne fund nje ndeshje,per shkak te gabimeve te tij personale.Me shume vonese(per shkak te natyres se tij bunkeriste)do qe gabimet e tij ti ktheje ne gabime kolektive.Beri mbledhje me deputet e listes,por akoma skemi informacion sec u tha e sec u be.E kemi pare ne menyre te vazhdueshme duke u tallur haptas me punonjesit e shtypit dhe me se fundi e kuptoi qe shqiptarve nuk i beri pershtypje shou i Fyles i organizuar me finacat e taksapaguesve naive europiane.Sovrani me anen e nje gazetareje qe nuk ju dridh asnje tingull,e pyet rreth shqetesimit te opinionit.Dha nje pergjigje pa pergjigje,identik si dhe opozita,fyu perseri shpirtin e lire shqiptar sepse misionarit te gjithe te tjeret i duken si miza,e kur misionari eshte edhe pak diktator mund ti shtype me policine tepelense te Tahirit i cili mori pozicion per te udhehequr operacionin e arrestimit te gazetares porsa misionari tja bente me shenje.Sovrani eshte orientuar shume drejte ne rezistencen e tij gandiste,para kesaj situate absurde,duke ja thene me shume finese misionarit se Kryeministri = Kryesherbetor i sovranit.Shqiptaret kane nevoje per nje KM qe te mbeshtetet nga sovrani e jo te luftohet nga ai.Dhe aktualisht e tille eshte situata.Sovrani po e mbeshtet maksimalisht Edi Ramen.E ka ne dore ai per te mos e tradhtuar sovranin,sic e kane tradhetuar shume te tjere qe jane ulur ne karriken e Kryeministrit.Sovrani pret qe djali KM te bashkohet me te,ne protesten e radhes.

    1. piktori says:

      Bravo mero,si gjithmone i sakte,gabim i rende i edi rames qe nuk te mban ty dhe disa te tjere afer por afron ca qumeshtore te paafte a thua se do te bej orgji dhe jo politik

  25. faikonica says:

    Mero te kuptoj,edhe Ramen e kuptoj.Po te emronte njerezit e deputetve ne poste te randsishme duhej me arrestu gjysmen e tyne…Per armet kimike Berisha mezi e kishte prite kte rast po te ishte ne pushtet,pro ose kundra do e kishte shite shtrenjte.Edi ka vepru drejte,edhe me shoqnine civile edhe me USA.KUsh nuk e din sa probleme ka ky vend,e nuk mund te zgjidhen pa USA.Kush nuk e din qe Rama asht kundra kimikeve,por nuk mund te bajne fodullin

  26. lisi says:

    Ishte e revoltuar shoqata e ambjentelistave pasi ne mitingun e PD ishin perdorur disa citate te tyre. Ne vend qe te gezoheshin pasi zgjerohet revolta, jo ato merziten. Revolta duket te jete vetem e tyre.Kjo tregon se ato te shoqatave udhehiqen vetem nga interesa personale, per tu dukur, per te nxjere ndonje fond nga shoqatat nderkombetare dhe asgje me teper. Rama e din kete gje shume mire dhe prandaj nuk pyet fare per to dhe i konsideron njelloj si ushtaret(deputetet ) e tij.

  27. ermal says:

    mero, kete here ia ke fute jashtezakonisht kot, ne ceshtje te tilla me nje konspiracion te madh nuk duhet konsultultuar dhe aq opinioni disa jave perpara, fakti qe edhe shume anetare te mazhorances nuk kane qene ne dijeni do thote qe mesazhi i amerikaneve per qeverite aletae ka qene ne nje kosnpiracion te madh, sa per Saze Gurin dhe ballaurin te cilet kane 23 vite qe vetem mjelin para pa dhene asnje produkt nuk me shqeteson fare iniciativa e tyre sepse jane te pabesueshem, aq te pabesueshem jane sqe sjellin skenare makabre me maska ne per studio per te terrorizuar edhe femijet, madje kjo eshte shkelje e etikes se mediave sesi e pranojne qasjen e protestes se tyre duke perdorur cdo mjet neper media madje edhe duke dhene skenare si cernobil, ky eshte nje turp dhe ti mero sduhet ta perkrahesh, se di a e vure sesi Meta ndryshoi qendrim per 2 dite pas takimit ne sheraton me arvizun, duke thene qe ne do mbajme aq sa na mbajne shpatullat, por kjo situate eshte edhe test i partnerit tone te madh sesa shqiptaret jane te zote te perballen me sfida te tilla si shoqeri, madje mos harroni se levizjen Act Now e sponsorizuar ata vete…ju lutem mero mos i jepni vlera dhe aq kesaj shoqerie qe sot kishte mbledhe nja 100 te frikesuar dhe jo te ndergjegjesuar dhe po aq vlera kesaj opozite e cila po te ishte ne pushtet do i pranonte me zell te papare keto kimikate madje do na kishte rekomanduar qe ti mbanim edhe ne oborr….mero bej nje artikull tjeter me nje sens krejt tjeter se kshu seshte mire

  28. Wendy-B says:

    Mero djali, z.Rama harroi qe voten ja dha sovrani dhe ai e heq prape.Kjo ceshtje duhet te zgjidhet vetem me zerin e popullit shqiptar. Ai duhet te vendosi se kush eshte me e mira per te, e jo qeveria, fqinjet apo fuqite e medha .

  29. Guxhua says:

    Lerini pordhet te gjithe socialistet e demokratet e Shqiperise. Mero Baze eshte simboli i opozitarit te vertete. Ai te godet per te miren e Kombit e jo per ofiqe.

  30. TORI says:

    Per mua e gjithe kjo histori eshte me se shumti artificiale,mediatike dhe abuzive. Nuk e shoh kete shqetesim forumesh& mediatike-ne te njejtat permasa kur ndodhem mes njerezve apo ne protestat (nese mund te quhen keshtu)rreth kesaj ceshtje.Por sidoqofte, per mua e gjitha kjo eshte humbje kohe qe disave me ne krye SB i intereson.Rama beri shume mire qe nuk u fut ne kete debat shterp. Ai ishte shume i qarte ne pergjigjen e sotme dhe une jam i sigurte ne aftesite dhe vizionin e tij si kryeminister dhe jam edhe me i sigrte qe E.Rama kurre nuk do ti bej keq Shqiperise dhe shipetarve,perkundrazi !!!

    1. edi rama says:

      Ndaj te njejtin mendim me ju Tori!

  31. pelo says:

    Po kjo eshte e vertete, mos informimi i popullit dhe fshehja e qeverise te lene shije te keqe.mos thirrja ne qeveri e mos pajtimi me arben malaj si socialist i thekur tregon 1kokefortesi te tepruar kryeministrit!

  32. tik says:

    Z. Baze, analizat e politikanëve Shqiptarë i bëni shumë mirë dhe keni të drejtë në çdo pikë për mënyrën se si Rama u soll në këtë rast.

    Por nuk është i njëjti popull që mendonte dikur se mund të përballonte luftën kimike me kundragazet e Enverit, është një popull që sapo rrëzoi masivisht Sali Berishën me votë dhe jo me rrëmuja. Është një popull që me të vërtetë ka vuajtur shumë nga politikanët e vet, por që ka marrë leksione të ashpra në kurriz të fëmijëve të vet dhe tani po reagon në mënyrë paqësore dhe pa thyerje e shkatërrime.
    Imagjinoni sikur e njëjta kërkesë dhe e njëjta arrogancë nga pushteti, të ndodhë në cilindo vend të Europës, në Francë, në Belgjikë, Gjermani për të mos dalë te Italia e Greqia dhe do ti shihni sheshet të mbushura dhe bulevardet e shkatërruara, siç ndodh në gati çdo samit të NATO-s apo G8.

    Ndoshta, siç e thoni ju nuk ka asnjë rrezik, por atëhere pse vendet e tjera nuk pranojnë të njëjtën ofertë??? E vërteta është se asnjë popull nuk dëshiron ti pranojë armët e Asadit dhe prandaj po kërkohet një popull që “ha presion”.

  33. nasruddinhoxha says:

    NO PASARAN!

    “PROJEKTEVE TE MEDHA” te Mero Bazes per te ndihmuar Shqypnine me biznesin e MORTJES te LHL-ve E ASADIT.

    NO PASARAN!

    PIRAMIDAVE FINANCIARE te Ridvan Bodes qe i bene dembele patologjike shqyptaret dhe sollen MENXYREN e 1997-s.

    NO PASARAN!

    AFERAVE TE TRAFIKUT MAFIOZ TE ARMEVE te firmes private “SALIU&SON” te financuara me bujari nga Pentagoni me pasoje BUMJEN e Gerdecit.

    NO PASARAN!

    IMPORTIT TE PLEHRAVE te Sali Berishes nga Italia dhe Bota qe po i merrte frymen Vatanit me nje biznes alla Camorra.

    Po te hedhim syte akoma me pare ne histori shqyptaret po te ishin nje popull me inteligjent dhe me i zhvilluar duhej t’i thonin qe ne vitin 1945:

    NO PASARAN!

    “Projekteve te Medha” te Enver Hoxhes me bythashishtje totale servile ndaj Aleatit Strategjik perfunduan ne vitet 80-90 me falimentin e ekonomise dhe renimin e shtetit. Keshtu qe AMAN o Mero Baze pse e ke BITISUR ibret shkrimin e NISUR bukur? Ne, si nastradini dhe miqte e tij qe kane pare ne Shqypni dhe Bote edhe te KEQEN edhe te MIREN njekohesisht e kuptojne sikletin tend per te justifikuar sado pak Edi Ramen dhe per te shpetuar fare pak imazhin e tij te prishur si mos me keq nga sjellja e GARIBIT indiferent ndaj miletit qe e hypi ne kalin e pushtetit dhe qe hodhi kokposhte Saliun ne 23 qershor. Kete pune qe po mundohesh ta besh ti o Mero Gazetari i talentuar me DORASHKA po e bejne koleget e ty ne forme ekskluzive harbute duke i dale ne mbrojtje Internacionalizmit Boteror ne dem te Interesave Kombetare. Pse flet keshtu nastradini? Sepse gjerat nuk qendrojne ashtu sic i shkruan ti ne editorialin e sotem. Ja disa fakte qe po rendis ne oponencen etike me shume miresjellje per profesionin e gazetarit investigativ:

    – Edi Rama para se beje deklarata te cuditeshme si INTERNACIONALIST legjendar alla “Che Guevara” per te shpetuar paqen dhe popujt ne Bote le te shpetoje me pare popullin e tij si Kryeminister i zgjedhur nga sovrani per te mireqeverisur vendin. Per kete arsye Edi Rama Internacionalist le te zbrese pak ne terenin e Nacionalistit dhe Kombit shqyptar dhe te pyese amerikanet: Pse ne SHBA-s zona e ashtuquajtur e “sigurise” eshte vendosur larg kufijve te 160 km? Ku do tí gjeje Shqypnia keto kufinj ne vije ajrore me rreze 160 km te pabanuara qe jane standard i detyrueshem ne SHBA-s? Kjo eshte nje pyetje qe Sekretari John Kerry nuk i ka dhene pergjigje me telefon Edi Rames, por qe duhet ta sqaroje per shqyptaret nese do tí permbahet standardeve amerikane per mbrojtjen e popullates. Ne rast te kundert nastradini dhe miqte e tij jane te mendimit se John Kerry i trajton shqyptaret jo si te barabarte me amerikanet, por si nje fis kanibalesh prej Afrike ZULU dhe Edi Ramen si nje BOS fisi bythejashte i zgjedhur duke kercyer rreth e rrotull “zjarrit” te zgjedhjeve te 23 qershorit, pak a shume sic i kane cilesuar ditet e fundit edhe shume gazeta prestigjoze ne SHBA dhe Bote.

    – Nje ceshtje tjeter jo e dores se “dyte”: Ashiqare eshte fakti qe qellimi dhe plani famoz i John Kerry-it per momentin eshte DEPOZITIMI afategjate i LHL-ve te llahtarshme te Asadit dhe jo ASGJESIMI i tyre. Nje hulumtim fare i lehte ne faqet e specializuara te internetit zbulon se ASGJESIMI i LHL-ve moderne te njohura deri me sot nga shkenca kerkon investime gjigande ne teknollogji dhe kerkime shkencore paraprake. Qe do te thote ne gjuhe financiare miliarda USD per ate qe do ta kerkoje ta beje kete gje. Kush do tí siguroje keto financime gjigande kur SHBA-s ne vencanti dhe Bota ne pergjithesi po perjeton krizen me te madhe financiare te historise moderne te saj dhe kur borxhi i SHBA-s po kap shifrat e llahtareshme ne 17 trilione USD? Pse nuk i mendoi John Kerry pasojat financiare te planit te tij famoz per zgjidhjen e krizes ne Siri perpara se te merrej vesh me dinakun Putin per tí shpetuar bythen kriminelit Asad duke i futur thiken ne shpine popullit sirian? Prandaj gjithnje e me shume po shtohet PANIKU tek shqyptaret, jo nga ARMIKU I KLLASES, as sepse Edvini nuk ka menxhuar ashtu sic duhet popullaten apo opinionin publik sic mendon Mergo Gazetari ne TEMA, por PANIKU po shtohet nga fakti se qellimi i telefonatave te John Kerry-t per Edi Ramen eshte pikerisht DEPOZITIMI dhe MAGAZINIMI afategjate i LHL-ve ruse te Asadit ne Shqypni jashte cdo norme dhe kushti sigurie. Pak a shume sic veproi Pentagoni ne aferen mafize te Gerdecit. Po pse nje BUMJE tjeter me e llahtarshme se ajo e Gerdecit duhet te presin shqyptaret qe te mesojne se llafet e bukura dhe premtimet per risk zero kane qene nje ENDERR E NJE NATE VERE? Shqypnia po i zbaton me korrektesi angazhimet ne NATO ne nje kohe qe shume shtete kane terrhequr trupat e tyre nga Iraku dhe Afganistani vendi yne i mban akoma dhe kjo tregon sinqeritetin e shqyptareve ndaj Aleatit Strategjik dhe prandaj eshte krejt e pallogjikeshme te akuzohet per mospermbushje te detyrimeve te saj. NATO nuk i akuzoi keto shtete qe terrhoqen trupat e tyre nga pikat e nxehta ne konflikteve ne Bote per ANTI-AMERIKANIZEM, as kur refuzuan te pranojne ne teritoret e tyre LHL-te e Asadit pse atehere ky presion ndaj vendit tone nga ana e SHBA-s ne nje kohe qe OKB-a nuk ka folur ende?

    1. demokrat says:

      Pse ky presion nga SHBA ndaj Shqiperise dhe jo ndaj partnereve the tjere ne NATO, psh, Spanjes apo Greqise pyet pionieri i terroristit Che Guevara. Amerika eshte si ai udhetari qe i ka rene rruga naten dhe troket ne deren e nje miku qe i ka hequr te pakten 3 here thiken e fqinjeve nga gurmazi, heren e fundit jo me larg se 15 vite me pare. Me ke me mire se me mikun mund ta diskutoje Amerika kete? Amerika hall me arabet mosmirnjojtes qei po i shpeton nga nje xhelat, hall me “arabet” e Kosoves qe pasi moren malet i shpetoi nga nga xhelati serbe, tani behen trima dhe antiamerikane, hall me ish kryeministrin dhe ish kryeparlamentaren e Shqiperise qe sillen pas perdes me te njejtin mentalitet antiamerikan si te jene bashkepunetor te El Comandantes te Karakas.Shqiperia ka paguar dhe ka per te paguar ne nje menyre ose ne nje tjeter cmimin e larte te lirise se Kosoves.Sado pragmatist te jete Rama, pesha e detyrimit moral ne emer te te shkuares dhe te krijimit te stature besueshmerie per shtetin shqiptar, sigurisht qe do te prevalojne.Ky do te jete momenti qe do te definoje Ramen politikan dhe Shqiperine partner te besueshem apo shtet me nje klase politikanesh pragmatiste.

      1. nasruddinhoxha says:

        O demokrat qe flet si Enveri ne vitet 45 kur i kishte shitur bythen Titos dhe Aleatit Strategjik te Shqypnise Rusise se Stalinit. Po te degjoje enverin ate kohe njesoj sikur te degjoje ligjeratat e tua per THIKAT NE GURMAZ qe i kishin futur ARMIQTE popullit tone. Po meqe SHBA ka shpetuar Kosoven le t’i cojne LHL-te e Asadit ne Kosove atehere, se ne vedi nga Shqypnia do te qetesohemi sado pak. Pastaj edhe Bota do te qetesohej nga zullumet qe kosovaret po bejne ne Bote me droge dhe prostitucion sepse sic ka deklaruar edhe famozi Dritero Agolli atje do te ngordhin edhe karkalecat dhe s’do te mbete ASGJE qe mund te shqetesoje ne te ardhmen Aleatin Strategjik apo Mikun Legjendar. Pastaj ne Kosove mund te vine pale pale edhe LHL te tjera se Asadi i ka ne gjendje pune akoma afro 30 uzina per prodhimin e tyre.

        1. next says:

          po c’merresh me koment me kete demokratin o nasruddin, ky demokrati do ta kuptonte gjithe kete mesele vetem po ti hidhje 2-3 grame LHL atje tek shtepia e tij.
          pergezime per komentin nasruddin, eshte shume me i sakte se ky shkrim i Meros…

      2. N Shabani says:

        Hajde demokrat hajde, me nje fjale sipas teje meqe Amerika na paska shpetuar dy here tani i bie qe ne te gjithe te shkaterrojme te gjithe truallin shqiptar duke vene ne rrezik jo vetem te tanishmen por edhe jeten e brezave te ardhshem vetem pse na paska shpetuar Amerika. Amerika nuk na ka neve miq te ngushte por ka Izraelin qe po tall …….. me gjithe lindjen e mesme, atje le ti coje armet e Assadit ti shkaterroje jo ketu tek ne. Kurse une po them qe kot qe na paska shpetuar atehere kur tani nuk po merr parasysh asgje ne lidhje me sigurine kombetare te jetes se popullit tone por po na gropos per se gjalli. Bjereni tetu Gerdecin atje vdiqen 26 vête por n.q.s aksidentalisht shperthen ndonje nga ato gazet Sarin cfare do te ndodhin sa vete do te vdesin? Ketu nuk behet fjale as per 15 tone as per 50 por per 1500 tone gas Sarin e Mustarde.Keshtu qe Edi Rama te mos e marrin nje rrezik te tille persiper sepse ne fund atij do ti hidhen te gjithe ne gryke duke filluar qe nga Sali Berisha qe do te shfrytezoje rremujen dhe do te hiqet si shpetimtar i shqiptareve te “rrezikuar” nga Edi Rama.

    2. mirel says:

      jam shume dakort me ty
      Ne fillim duan te bejn e depozitimin, se per asgjesim, aha ndoshta ne nje shekull tjeter.
      Rrezik bejne dhe depozitimin e armeve te tyre kimike qe nuk po i shkaterrojne dot.
      Hale me shume dyer, kjo Shqiperia jone.

  34. Ben Dibrani says:

    Je nivel me i larte se Saliu Mero prandaj edhe e zbertheve por me vjen keq se me Ramen je larg, dmth shume me poshte. “Publiku” si per cudi ishte teper viril, si asnjehere tjeter me pare e sidomos kur Saliu bente marrveshje me ligj per ta ndotur perjete kete vend, ndersa ne kete rast kur ishte ne “mes” Amerika u gjallerua ne permasa te frikeshme. Kesaj i thone “pa pas pula me bo ishsh”. A nuk te duket nje manipulim i paster i nxitur prej qarqesh te interesuar per te na kundervene me USA? Ke thene dicka me pare por kjo eshte per t’u analizuar!

  35. bardhi says:

    si ka mundesi qe vazhdoni te ecni te sigurte ne vijen e ppsh edhe ju gazetaret vetem me nje ndryshim I MADHI NUK QUHET ENVER POR MUND TE QUHET SALI,EDVIN ,ILIR APO DICKA TJETER

  36. aleko says:

    1000 km larg qendrave te [populluara vendosen keto impiante ne SH BA kur bejne shaterrime me arme kimike. Kurse gjeresia e shqiperise eshte e gjithe 100 km.Kejo flet shume ..

    1. mirel says:

      Mire e ke ti shoku, po nuk degjojne nga ky vesh shqiptaret, po per tu vrare vella me vella, per nje rrip toke jane te paret

  37. Korabi says:

    Kjo historia eshte shume e mjegullt. E marrim per te qene qe demontimi do shkoje vaj. Mbas demontimit dhe asgjesimit te lendeve kimike, a ka mbetje? Kam pershtypjen qe po. Dhe keto mbetje ne gjithe boten thjeshte depozitohen ne nje vend te sigurte, se s’ke cu ben tjeter. Thjeshte rrine diku dhe kaq. Pra eshte nje mine me sahat se ato do jene aty ku do depozitohen dhe pas 10 dhe pas 20 dhe pas 100 vitesh. A jemi ne aq te afte, pasi te ikin keta ekspertet e NATO-s qe do bejne kete asgjesimin perfekt (po e marrim per te qene qe do jete keshtu) qe ti ruajme keto mbetje?

    1. bbb says:

      Edhe Gerdec “eksperte amerikane’ erdhen…dhe e pame fundin, tymi ne qiell…Edhe kur u vra Kosta Trebicka “eksperete amerikane” erdhen…dhe doli qe zagari kishte vrare gjuetarin

      1. mirel says:

        si thane ata te Miti..Qeveria jone e kap lepurin me qerre
        Toke e pergjakur

  38. NjeQytetarOptimist says:

    Shkrim I kthjellet..

  39. Ajet Delaj says:

    AMERIKA MIKU I MADH I KOMBIT SHQIPTARE KA QENE DHE ESHTE KRAH PER KRAH ME SHQIPTARET

    Amerika ka qene eshte dhe do jete miku dhe vellai i madh i shqiptareve. Eshte Amerika qe investoje tere kapitalin e vet ushtarak , diplomatik e njerzor per clirimin e gjysmes se kombit Shqiptar.
    Eshte Amerika qe ka 23 vjet qe jep numrin me te madh te lotarive per shqiptaret ne Europe per te emigruar ne Amerike.
    Eshte Amerika qe u investua personalisht per te futur Shqiperine ne NATO.
    Demontimi i LHL nga Siria dhe carmatosja e regjimit kriminal te Asadit eshte ne interesin e demokracise se perbotshme kurse dergimi i tyre ne Shqiperi me siguri qe eshte ne interesin e ndersjedhte Amerike -Shqiperi pasi ne ceshtje te tilla te sigurise globale nuk thuhen te gjitha.
    Shqiptaret duhet te kene me shume besim tek Amerika dhe te nenkuptojme me shume pasi nuk i ka ardhur kurre ndonje e keqe nga Amerika perkundrazi cdo gje te mire qe kemi arritur qe mbas luftes se pare boterore kemi patur Ameriken ne krah. Kete vere ne Butrint erdhi per vizite vajza e ciftit te madh Clinton me kete duhet kuptuar se miqesia po transmetohet tek gjeneratat e reja e nuk kemi pse te kemi as dyshimin me te vogel.
    Thellesisht mendoj se nuk duhet bere politike me kete teme pasi eshte Shqiperia antare e NATOS e partnere te Amerikes ishte Berisha, tani eshte Ramma e do jete partnere te Amerikes kushdo qe te vije pas tije ne pushtet.
    E kam thene dhe e them me bindje se kur keto arme i kane menaxhuar e mbajtur ruset e sirjanet per me shume se 30 vjet pa bere deme ne popullsine civile (perjashto rastin qe i perdoren vete per te vrare popullin) nuk ka sanje shans te bejne dem tek shqiptaret kur teknologjia dhe menaxhimi nga ana e Amerikaneve eshte me vite drite me te avancuar.
    Cdo shqiptar qe tenton te cenoje e demtoje mardhenjet strategjike Amerike-Shqiperi o nuk mer vesh asgje nga kjo bote o eshte ne sherbim te antishqiptareve qe fatekeqesisht edhe keta nuk i kemi larg nga hapsiat ballkanike ne Ballkan.
    Mardhenjet strategjike me Ameriken eshte ceshtje kombetare dhe si e tille duhet trajtuar nga Qeveria Shqiptare. Qeveria duhet ulur ne tavoline me opoziten dhe duhet diskutuar qe kjo teme te menaxhohet sa me mire ne interes te forcimit te mardhenjeve me Ameriken por edhe ne interesin financiar e strategjik te Kombit Shqiptar.
    Eshte koha per te bere llogarite e benefiteve per Kombin Shqiptar e jo te benefiteve partikake pasi ato nuk ekistojne ne kete ceshtje te jeni te bindur.
    Shqiptaret jane proamerikane edhe ata qe perkrahin poziten edhe ata qe perkrahin opoziten dhe politika keshtu duhet sjelle per kete ceshtje dhe per cdo ceshtje tjeter qe ka te beje ne mardhenjet Amerikano-Shqiptare.
    Une mendoj se politika shqiptare e ka aq pjekuri sa ta kuptoje kete dhe te mos dali kunder interesave e vullnetit te popullit e interesave strategjike te kombit.
    Ashtu sic e tha edhe honorable Arvizu Amerika kurre nuk do e demtonte popullin Shqiptar nje nder popujt me proamerikan te botes dhe askush nuk duhet ta mendoje te kunderten pervec atyre qe jane antishqiptare dhe shikojne tek aleanca Amerikano-Shqiptare deshtimin e tyre.
    Politika Shqiptare duhet te ulet nje ore e me pare ne Parlament, komisionin e siguris apo keshillin e sigurimit kombetar dhe ta diskutoje me seriozitetin me te madh kerkesen e Qeverise Amerikane per kete ceshtje ku te fokusohen si rruget e menaxhimit por edhe kerkesat financiare, logjistike e te tjera ne rrafshin shteteror e kombetar duke parashtruar edhe kerkesen e njohjes se Kosoves nga Qeveria Ruse.
    Keshtu mbrohen shqiptaret dhe interesat e tyre ne Ballkan e jo me rreshtime partiake pa vlere e aq me pak me OJQ te kapura me kohe. Eshte koha qe te tere faktoret e aktoret (pozita dhe opozita) te vendosen ne sherbim te kombit.
    AJET DELAJ
    NEW YORK

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Te lumt goja..

    2. valter says:

      Amerika mor zotri ka te pakten nja 100 vjet qe seshte e amerikes por ti kete edhe pse je atje nuk e di. Presidenti i fundit qe eshe zgjedhur nga populli dhe per popullin ka qen William Howard Taft 1909-1913. Meq amerikanet na duan te miren le tua len sirianve atje te vrasin njeri tjetrin se vet i kane prodhuar apo i kane mbler per interes te tyre. Pse u dashka te sakrifikohet nje popullesi per nje tjeter.

  40. N. says:

    E lexova me vëmëndje shkrimin, si zakonisht analizë e hollësishme e Meros,por me gjithë vlerësimin e lartë që kam për analizat e Tij, mendoj se është pak e ekzagjeruar. Kryeministri është gjendur në pozicion të vështirë përballë propozimit Amerikan, por jam i sigurt që do të gjejë zgjidhjen e duhur. Nuk duhet gozhduar kaq rëndë një Kryeministër i porsa zgjedhur në detyrë. Të mos harrojmë se Shqipëria ështe vend anëtar i NATO-s dhe si e tillë ka detyrime. Pas këtyre të ashtuquajturave “protesta”, mendohuni pak dhe do t’a kuptoni kush fshihet…

    1. next says:

      pikerisht ate mendoj edhe une…

  41. elinor says:

    Ja, sa te lexoje komentet tek Tema dhe kryeministri do marre vendim. E ka shtyllen kurrizore pak si te bute dhe nuk e ka shume te lehte te qendroje drejt. Perkulet sa andej-ketej fakiri si kallam bambuje ne ere.
    Sa kollaj te jesh kryeminister sot ne epoken e blogjeve ee? Futesh pak ne facebook e lexon llapalloqet e shumices qe mezi i bejne dy kokrra intelekti bashke dhe, ja ku u vendos — “kulla e barit te mos digjet!”
    Nje milet i trashe e meriton nje kryeminister hajvan. Protestojne aty ku nuk ka ndonje gje per te protestuar dhe i krehin bishtin qeveriut aty ku duhet ta tundin nga themelet!

    1. abc says:

      je nje keqdashes deri ne dhimbje. E ke krejt personale me Kryeministrin, por sikur te ngriheshe pak me larte ..

  42. boikeni says:

    Gazetari vetëreferencjale dhe makiavelike,larg nga përfaqësimi i denjë i opinionit oublik përkundrazi në konflikt të hapur me vullnetin e pjesës dërmuese të këtij vëndi.TURP,TURP TURP

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Ne c’fare reference e nxorre statistiken qe qenka ne konflikt te hapur me vullnetin e pjeses derrmuese te ketij vendi ?!?! Apo me ate te ish INSTATI-t te Sali Berishes ?!?!

      Vetereferencialiteti eshte zgjedhje, preference, mendim, opsjon (qofshi keto te drejta apo te gabuara)..ESHTE DEMOKRACI E TE MENDUARIT NDRYSHE..

      Makiavelitetin, lerja Oskarit me te dashurit “miqt” e tij..

      1. boikeni says:

        Nuk e di shoku në e kuotove thelbin e kptij artikulli?Lexo pak komentet në përgjithësi dhe informohu për makiavelin, që jepte këshilla princit perfekt si të manipulonte popullin.Pra editorjali që ju mbroni si e drejta e mendimit të lirë është në kundërshti me vullnetin e popullit shqiptar dhe si “pushtetin e katërt” që përfaqëson pikërisht për tu bërë ballë 3 pushteteve të tjera të përqëndruara në të njëjtin grusht,( ose më mirë dy të tjerat se gjyqësori është në dorë të mafjes berishjane)pra Merua jot i dashur e braktisi rolin e tij si mbrojtës i fundit i opinionit publik duke u munduar të na bindi se kryeministri është në vështirësi se nuk dika të na përçajë me aftësinë e paraardhësit të tij që me sa duket (nga komenti juaj)vazhdon akoma tp ketë mjeshtërsinë e përçarjes.Modelin ” divide et impera” po vazhdon të jetë në dorë të ketyre pushtetarëve, siç po dëshmon z.Baze dhe në dorën e Gazetarisë.

  43. Mallakastrioti says:

    @@@Mero Respekt per Shkrimin …ju uroj Shendet…i Nderuar do te mbetesh..

  44. dash says:

    Pershendetje. Nje analize e shkelqyer. Edi Rama po humbet shume pike ne opinionin publik nga
    paaftesia e tij per te drejtuar apo degjuar keshilltaret e tij dhe duke bere keshtu po fuqizon Bashen qe duhej te pergjigjej per humbjen e Korces/apo te merrte masa duke shkarkuar grupin drejtues te PD-se atje. Eshte per te ardhur keq dhe deri diku e frikshme qe kemi nje kryeminister te papergjegjshem.

  45. Megjithese kam nji opinion qe e kam shprehur shpesh here ,per z.Baze qe eshte pozitiv ,por kete radhe me duket se po nxiton te vere flaken si i dehuri barakes se tij !
    Edi Rama , thua ti z. Baze , ka bere gabim pse nuk llomotit lart e poshte se si dhe cfare ka vendosur per armet e djallit !!!
    Une jo se e kam idhullin tim Kryeministrin e ri shqiptare ,por do te pyesja ty ,sikur te ishte ti kryeminister ;si do te veproje ?
    Do te beje si llapaqenet e kafeneve duke pellitur dite per dite dhe duke dhene nji dite nji variant dhe nji dite tjeter ,variant tjeter ,sepse , kjo po ndodh ,po diskutohen variante te ndryshme!!!!????
    Eshte njesoj sikur te jesh ne maje te nji peme dhe shikon qe po te ngjitet nji tiger ne peme dhe ti nga poshte ta pyesesh se ,si hipe ,nga hipe ku e kishe syrin per te zbritur nga deget apo nga trungu i pemes e me radhe ,kur ty te digjej koka per jete a vdekje ,po keshtu eshte dhe pozicioni i kryeministrit tani ,e nji muaj ku ka valuar ky problem shume i rende. ESHTE E LEHTE TE SHASH APO TE KRITIKOSH NGA KOLLTUKU NJI NJERI QE LUFTON DHEMBE ME DHEMBE ME FATKEQESINE ! Personalisht , kam shume ankth per meselene e ketyre armeve te djallit , por per Shqiperine luhet fati i saj.Sepse eshte kollaj te mendosh se nuk duhet te kishim asnji lloj lidhje me kete pune ,por ne mbijetojme fale vetem SHBA se ! U jemi ne borxh qe prej luftes se pare boterore dhe deri tek ndihma me Kosoven ,dhe tani akoma me shume ija kemi nevojen per ndermjetesim te gjithanshem!Ne nuk jemi si Hollanda ,Suidia ,apo Gjermania qe nuk i ja kemi nevojen askujt ,ne jemi ne periudhe Urie !Dhe kur je i uritur do te pish edhe shurren e atij qe te afron ndihme ,per ti treguar se po ja di per nder ndihmen. Prandaj z. Baze ,une te respektoj se nuk je njeri dosido ,por ne rastin konkret ,duhet ta fshije shkrimin dhe te kerkoje ndjese per papjekurine e ketij momenti (kjo sipas mendimit tim ! )

    1. next says:

      jo vetem sipas mendimit tend [email protected], edhe sipas mendimit tim.

  46. idjoti i Bathores says:

    KESAJ RADHE JE TREGUAR GAZETAR DILETANT-
    -Nuk mund te meren vendime pa konsultime
    -Edi rama nuk mund te jete as E.hoxha qe edhe pse ish ‘absolut’ merte mendimin e kuvendit e aqe me teper SALI Berisha qe ish kreu i bajrakut e kish dhe ‘gazetare’ oborrtare si Ali PaSHAI Bajronin.
    NJE GAZETAR I PA VARUR E PROFESIONIST TA INDETIFIKOJE NJE PROBLEM KAQE TE RENDESISHEM ME EMRIN E NNJE KRYEMINISTRI ME PARE DUHET TE THOTE SE TEK NE NUK KA FILLUAR DEMOKRACIJA POR JETOJME NE NJE ANARKI TOTALE.

  47. arta says:

    artikull i bukur,analize brilante.Te jape doreheqjen dhe ta zevendesoje Meta.Te pakten eshte burre shteti

  48. juristi says:

    NE KETE SHKRIM NUK PO E MARRIM VESH ME CILIN ESHTE MERO,ME KRYEMINISTRIN QE ESHTE I DETYRUAR TE MARRE CA HELME APO ME POPULLIN HALLEMADH SHQIPTAR,QE VEC PROBLEME I DALIN NGA POLITIKANET E DY KRAHEVE,ME PARE PAME GERDECIN PO ASHTU DHE AKSIDENTIN NE POLICAN KU HUMBEN JETEN DY PERSONA MEGJITESE PUNONIN BRENDA STARDARTEVE,CFARE SHEMBUJSH TE TJERE DO EDI QE TE THOTE JO,AI DUHET TE MENDOI SI TI FUSE NJERZIT NE PUNE,TE NXISE PRIVATET TE RRISIN KAPACITETET,TE ULE PAPUNESINE,KJO ESHTE PUNA E QEVERISE,JO ARMET KIMIKE.

  49. Nika says:

    Pervec ministrit te financave pjesa tjeter e qeveris eshte e frikeshme per nga paaftesia dhe konsulenca Kocos nuk pi uje. Ne qoftese reforma administrative do te vazhdoje ne nivel brigadieresh dhe shkrimtaresh.Ne do te vazhdojm te terhiqemi zvarre ne gjendjen ekzistenciale shekullore.Ky debat eshte i kote,sepse fute ne kurthe opinionin produktiv. Dhe perpiqet te mbaje gjalle luften pozit opozit nje lufte qe per 23vjet eshte imagjinare ose me sakte nje lufte kusaresh

  50. hemi says:

    Nje nga specialistet me njohur te kesaj fushe, armeve kimike, Olivier Lepick, shpjegonte para disa ditesh qe sasia e lendeve kimike qe ndodhen ne duart e regjimit te Bashar El Assad ne Siri, eshte afersisht 1000 ton.(Gaz XV, Gaz sarin dhe Gaz moutarde).
    Koha e domosdoshme per neutralizimin dhe shkaterrimin perfundimtare te tyre eshte 10 vjet, dhe kerkon njerez te specializuar dhe teknologji te avancuar. Keto kushte, sot i plotesojne shume pak vende dhe ç’eshte e verteta, keto vende jane ato qe jane perballuar me nje te kaluar te hidhur ne historine e tyre. Per shembull Franca, eshte nje nga vendet qe ka vuajtur shume nga armet kimike sidomos gjate luftes se pare boterore ose siç e quajne Francezet, la gurre de 14-18. Perveç Francezeve, nje teknologji te tille e kane dhe Amerikanet dhe Ruset, qe duke filluar nga viti 1993 jane duke i shkaterruar asenalet e tyre kimike, por gjithsesi nuk e kane perfunduar.
    Pytja lind, pse duhet qe lendet kimike Siriane te shkaterrohen ne Shqiperi?
    Pergjigja zyrtare; Shqipetaret kane ekperience sepse kane shkaterruar arsenalin e tyre kimik te trasheguar nga regjimi komunist i Enver Hoxhes.
    Arsyja e vertet eshte se Shqiperia nuk ka “shoqeri civile” dhe qeveri qe mund te pranoj nje gje te tille, me pak presion internacional.(version officieux)
    Me duket, qe edhe qeveria shqipetare edhe internacionalet, e kane marre pak te lehte kete pune. Realiteti eshte tjeter, shoqeria civile eshte ngritur ne kembe dhe qeveria shqipetare dita dites po friksohet.

    Nese qeveria shqipetare merr nje vendim per sjelljen e lendeve kimike ne Shqiperi ajo merr per siper nje barre te rede.

    1) Ky proçes do te zgjase te pakten 10 vjet dhe do te jete nje barre e rende per njerzit qe jetojne 20 km per rreth zones se stokimit.

    2)ky proçes mbart ne vetevete nje rrezikshmeri te madhe ekologjike.

    3)kjo klase politike e perdale dhe imorale kerkon te perfitoj, duke u lene shqipetareve nje borxhe te konsiderushem mjedisor, imagjinoni nje incident, dhe fatura do te jete me mijera here me e madhe se sa fitimi.
    Ethem Aga

  51. Ketrina says:

    Sot me bene block tek fq e kryeministrit, nderkohe qe nuk di ta kem tepruar ndonjehere me pjesen qe kam shprehur ne ate faqe. C’fare e shqeteson administratorin qe arrin te beje block profilin tim? Une nuk kam lidhje me asnje force politike, por jam shume e shqetesuar per faktin e lakimit te emrit te vendit tim (ku kam investuar jo pak per te jetuar, te cilin ma komentojne si vendi prites i armeve kimike te Sirise. Shqetesimi im buron sebrendeshmi dhe nuk kam reshtur per ta ndare shqetesimin tim, ne hapsirat e lidhjeve online..duke marre informacion dhe duke dhene informacion, per kete rezik qe ende i kanoset vendit tone (kryeministri ende s’ka thene JO).

  52. pelivan says:

    Une mendoj se ky nuk eshte opinjoni publik o z. Baze! Keta jane vecse zerat e byros politike te sali berishes, qe kerkon rrezimin e Rames dhe ardhjen e tije prap… Zoti mos e dhente. Helmeve te Sirise u gjendet vendi,por helmit te saliut qe vret cdo dite,s’i behet derman (!) Ky “Opinjon publik”, me fjale te tjera, po na thote: “O popull shqipetare! Amerika dhe Nato, kerkon te na cfaros!” Nese eshte keshtu,i ngrini dhe nje dolli Enver Hozhes i cili eshte deklaruar shume me heret…

    Moderator, Mos m’i fshini komentet!

  53. sebastian says:

    Asghe se shpeton shqiperine.
    Edi, sala jane perfaqesues te padishahut. Nuk marrin dot vendime.
    Do ta qaje shqiperia xhaxhin qe I ngriti koken lart.
    Shprehja dhe bar do hame, eshte nje nder me te bukurat. Por kekon njerez me karakter dhe parime. Kerkon popull me dinjitet dhe moral dhe jo popull si yni qe shet bythen per para e servilizim
    Duam te hyjme ne evrope? Perse? Cfare ka bere evropa per ne?
    Kina na mvushi me fabrika e uzina dhe ne themi evropa. Ne e kemi bythen zbuluar, prandaj rrini e mos beni derr derr.
    O bar e dinjitet , o rruspie byth zbuluar te semafori te besh ca leke me hamshoret evrophane.
    Jjo e dyta me e lehte se ben dhe qef dhe para.
    Te hash bar e me dinjitet, ska me.
    Ska ashtu burra shqiperia.
    Sala e kuptoi por ishte vone dhe mbylli syte te lazarati

  54. Dielli mbi KORAB says:

    Zotni Mero.
    Edi Rama nuk mund te kritikohet per ate çka nuk ka bere,por per ate çka do te beje.
    Eshte nje çeshtje delikate,dhe i duhet kohe per tu menduar dhe per tu konsultuar.

  55. Thirrje says:

    EDI Rama me mire vone se kurre thuaj JO armet kimike ne Shqiperi. Populli shqiptar nuk eshte prona tende ne sje I zoti jep doreheqje nuk ke te drejte te jesh kunder deshires te atyre qe te zgjodhen ti udheheqesh

  56. dritan says:

    piktoreve ne pergjithsi u pelqen natyra dhe besoj se vota edvinit ne shpirt eshte kundra. persa i perket voneses per te dale ne shtyp mendoj se beri gabim qe doli per sqarim para kohe. Le te meret media me hamendsime , ti Edivi ke dhen llafin qe do te flasesh apo do presh shirite vetem ne perfundim te plote te
    puneve dhe jo si sala qe na dilte perdite me brockulla. Ty si kryeminister te kemi zgjedhur per te vensosur per te na udhehequr e jo te merresh me perralla si ish gjyshi ce do marresh mallkimin e nje populli te tere po nuk e cove para drejtesise

  57. qafiri says:

    Kot e ke z.Baze, qe e mbron. Ka te drejte zonja Topalli kue e ka krahasue me Lizen ne Boten e Cudirave, aj ende nuk asht çue prej gjumit, i duket gjithçka anderr. E ka prej kokaines qe ka thithe 8 vjet ne bashki te “Tirones”.

    Berisha ra, tesh e ka rradhen Rama.

  58. Arli says:

    Une nuk e kam te njejtin mendim si ty Mero. Protestat i shikoj si ndihme ndaj Edit qe ti refuzoje armet kimike. Pa kete proteste, Edi e ka te veshtire qe ti kundervihet aleateve sepse kemi detyrime si anetare te NATO-s. Reagimi me vonese i Edit eshte i justifikueshem per faktin se qeveria nuk eshte nje shoqate qe mund te shprehet menjehere, por do te analizoje shume faktore dhe ne fund te prononcohet. Edhe Berisha qe eshte ne opozite nuk u prononcua menjehere, por pasi u kthejua uji i turbullt, shkruajti dy llafe ne FB. Vej re nje fenomen tek ju qe rroni ne Shqiperi, qe keni kujtese shume te shkurter. Keshtu si veproni ju, nuk eshte cudi qe Salen ta ricikloni per here te trete, ashtu si e sollet ne vitin 2005 ku pompohej ideja se Saliu ka ndryshuar.

  59. N Shabani says:

    Mbase e beri qellimisht heshti se nuk i donte armet kimike por as nuk e ndau shapin nga sheqeri por edhe kur komentonim ne faqen e tij na hiqte komentet. Kemi 3 jave qe shkruajme ne faqen e tij dhe ai na fliste per mbledhjen e dy qeverive, na fliste per cdo lloj teme qe donte ai por pergjigje per armet nuk i jepte publikut.Edhe ne u habitem te gjithe qe ceshte kjo sjellje mosperfillese ndaj popullit qe e zgjodhi po eh ku donte tja dinte ai, ai vetem heshte.Me sa po shikoj une Mero edhe ti je dakord qe keto arme te vine ketu? More vellezer qysh jemi bere paranojak per kete pune? Mua me thene te drejten sapo lexova nje koment nga nje shoku im ne facebook dhe ai thoshte qe Amerika ja ka me hile Edi Rames, do ta detyroje te marrin nje vendim per armet e Sirise do te ngrihet populli do te rrezoje qeverine dhe hopa Saliu prape ne pushtet dhe armet do ti shkaterroje Saliu pastaj sic di ai si skuth i ben punet e zeza dhe Edi Rama e hengri karremin.Ne fillim qesha kur e lexova por po ta mendosh mire me shkon edhe mua mendja per te keq se mos ka ndonje hile ketu, zot na ruaj, eh cna bene qe nuk folen qysh ne fillim per kete problem kaq te rendesishem. Me thene te drejten Mero nuk eshte se ne nuk e duam Ameriken por Amerika ka me shume shoqeri me Izraelin apo jo ata jane miq te ngushte pse nuk i cojne atje se Izraeli po ben cfare i do qefi me Palestinen dhe Amerikani e mban sehir se po te ishte pa Ameriken le te tallej cifuti me lindjen e mesme po te donte sic nuk ka cfare ti beje Turqise, pse nuk i cojne atje.Pastaj Turqia ka frike qe ato arme te kalojne afer Stambollit po ne nuk paskemi frike qe keto arme do te rrine me vite ketu tek ne? Ne keto kushte Edi Rama eshte zene ngushte me thene te drejten dhe asnje nuk do te donte te ishte ne vendin e tij.

    1. bbb says:

      Mua me ka thene nje pakistanez ca muaj me pare, se gjithe kete loje e ben Izraeli qe ti heqe armet kimike vendeve arabe qe ai te rrije si gjel pasandaj dmth nje lloj strategjie e kulluar carmatrosje me ndihmen e xhandarit SHBA. Edhe pranvera arabe sipas tij ka qene nje skenar i mireffilte per te rrezuar kreret e shteteve me qellim ti eleminonin me pas armet kimike pasi Izralei me shume ka frike armet kimike se ato berthamore. Puna eshte se SHBAse i duhet nje fakir vullnetar si Shqiperia, dmth nje shtet alabak dhe idiot per tja hedhur tere barre ne kurriz. Nuk eshte vetem puna e armve te Sirise. Nqs Shqiperia behet cerdhe e demolimit kimik, pritni shume shpejt qe arme kimike nga gjithe lindja e mesme dhe Afrika e Veriut te dynde ne Shqiperi gjoja si “kontribut” ne NATO(?!)…ndaj duhet thene STOP!

      1. qafiri says:

        Pakistanezet jane te vetmit qe munden me i dhane mend botes, me ate fare shteti islamik

  60. sebastian says:

    A mburremi ne qe jemi anetare te nates?

    1. bbb says:

      NATO i ben punen naten…

  61. nasruddinhoxha says:

    Po nuk e ke morret vesh lajmin e fundit o Mero Baze Gazedtari i zemeruar me Edi Rame Kryeministrin?

    EDI RAMA KA DEKLARUAR QE NUK KA MARRE VENDIM.

    Pse valle keshtu Edi Rama ka ndryshuar menjehere pllaken dhe ka diskutuar situaten? Sepse nuk i beson shume sinqeritetit te Aleatit Strategjik, sepse Qaf Molla eshte mjaft afer me vilen famoze qe ka filluar te ndertoje ne kerrthize te Dajtit dhe kur Linda e frikesuar i tha: “Po ne si do t’ja bejme?” Edvini ja preu: “E ka projektuar vilen bashkeshortore si BUNKER i Kohes se Qepes te Enverit dhe ne rast BUMJE te LHL-ve te Asadit ne Qaf Molle, ne futemi brenda dhe fshihemi pas mureve prej betonarmeje. Formulen kimike te Betonit ma ka dhene Alfred Moisiu qe i ka provuar vete bunkeret e Mehmet Shehut.” Po Linda ja preu: “Po a e di ti more Edvin Burri se SARIN-DREQI i Asadit eshte projektuar nga ruset e Putin Ftyrkeqit qe te depertoje edhe lekuren e njeriut dhe muret prej betoni?” Edvini i shqetesuar i pergjigjet Lindes: “Oh kete nuk e dija por do pyes neser Avrizune ose Aleatin Strategjik Kerry-in qe te me jape spjegime suplementare. Deri atehere po themi qe nuk kemi marre vendim akoma. Oh sa mire me ken kryeminister” e mbyll sikletin familjar Edi Rama pas nje bisede te veshitre per fatin e familjes ne vilen ne kerrthize te Dajtit

  62. Ishalla zoti says:

    Teorikisht ti Mero ke te drejte,por praktikisht jo.Ky problem eshte i befasishem per Ramen dhe nuk mund te marre nje vendim te menjehershem per nga rendesia e tij. Dalja e problemit nga shtypi boteror nuk e rendon Ramen pse nuk i jep zgjidhje flak per flak.
    Edhe ne nje ndeshje futbolli traineri 10 minuta para eshte ne dileme per formacionin jo per nje problem kaq te madh. Berisha sigurisht qe do vendoste qe diten e pare PO. Por Berisha eshte i pa pergjegjshem dhe nuk behet merak edhe nese vdesin 1mil.shqiptare, mjafton qe te huajt ta perkrahin ne karrige.
    Me vjen keq i dashur por prezenca e Berishes ne krye te Shqiperise nje kohe te gjate indirekt te ka demtuar pak.

  63. Baballaret says:

    EDI RAMA si baba e ke ndjere dhimjen Kur djali jot ka qene I semure. djalin e pac me jete por mendo si prind e Jo si politikan duam femije te shendetshem mos na rreziko po ndodhi gje as zoti nuk te fal.
    Mund te hysh ne histori ,por mud te hysh edhe si Neroni

  64. dervish f says:

    Bravo Mero! Analize shembullore, e ftohte, e argumentuar. Nje shembull per analistet qe tjerrin shume e nuk thone asgje!

  65. dervish f says:

    Analize shume e mire, e ftohte,e argumentuar, edhe dashamirese. Nje shembull per analistet qe tjerrin shume e nuk thone asgje!

  66. tironci ke rruga bardhyl says:

    pse s’i ç’monton nato falas te bazat e veta ? me te medhate jane ne itali dhe gjermani. apo ka frike ? nga se valle ???…

  67. ilir koka says:

    me ne fund foli Merua I vertete

  68. henri says:

    Nuk e di, se pse mu kujtua nje interviste me kanzelaren e Gjermanise ne fillim te krizes ekonomike. Ajo u kritikua, se nuk degjon dhe zbaton shume keshilla dhe sugjerime qe jepen edhe me shifra nga profesore te ndryshem ekonomie gjermane, italjane, franceze, amerikane etj.

    Merkeli, me te drejte, tha, se ne se ajo vendos per dicka, ky vendim do te jete shume i rendesishem per popullin gjerman, i cili e ka zgjedhur ate, qe te kujdeset, qe populli gjerman te mos pesoje ndonje dem. Ndersa provesoret, tha ajo, ne se dicka shkon keq, largohen dhe nuk ndihen.

    Mendoj, se te njejten taktike ka dashur te perdori Rama. Une jam shume dakord me Meron per sa i takon faktit, qe Edi duhet te jete gjithmone shume transparent me popullin e tij. Kanzelari i vjeter gjerman Helmut Schmidt thote, se lideri i nje shteti nuk duhet tja thote te gjitha ato qe di popullit dhe sidomos te mos genjeje popullin e tij. Sic thote edhe Merua vete, Edi, te pakten, ne kete ceshtje nuk genjeu popullin dhe kjo eshte nje gje e mire. Pra, per mua Edi nuk duhet te kete frike te jete transparent sa me heret ( kuptohet deri ne nje fare grade ) me popullin, qe e zgjodhi dhe te krijonte ndonje grup specialistesh, qe te sqaronte popullin. Me heshtjne e tij, ai ja la fushen e betejes, sic thote edhe Merua, te tjereve dhe bile armiqve te tij politike te cilet e zune kete vakum dhe perfituan nga ky gabim i Edit.Politika nuk pranon vakume.

    Kam mendiimin, se shumica e popullit e kupton, se Edi deshiron te beje gjera te mira dhe se ne kete rast ai u gjet i papregatitur dhe pak i hutuar dhe pse jo i frikshem, se mos bente ndonje gabim. Sic Edi ka thene edhe vete, ne rrugen, qe ai ka filluar si kryeminister i vendit ai do te beje gabime dhe kjo eshte e pashmangeshme. Le te shpresojme, se ky gabim do te jete, sic thote edhe ai vete, nje mesim dhe te mos perseritet.

    Kam frike, se ne PS eshte Edi pastaj hapsire, hapsire dhe perseri hapsire. E kam fjalen, se PS nuk ka njerez, qe Edi tju besoje dhe shume inteligjente, qe ti degjoje dhe mesoje prej tyre. Mos valle Edi, ashtu si Sala, ka frike te kete ne krah dike, qe ne momente te veshtira mund ta tradhetoje. Ne se po, kjo do ishte e keqe per PS-ne dhe Shqiperine. Ky nuk eshte mentaliteti i liderit.
    Kam mendimin, m.gj.s nuk me pelqen ta pranoj, se Ilir Meta u tregua kete radhe mei shkathet se Edi. Ne fund te fundit nje lider i vertete tregon vehten dhe vlerat e tija ne momente te papritura dhe te veshtira.

    Kujtoj ketu, qe para se te plaste kriza ekonomike ne Europe dhe bote, kanzelari gjerman Schröder beri Agenden 2010 me te cilen beri qe Gjermania te jete ajo qe eshte sot. Ai u tregua shume i guximshem, kishte besim ne Agenden 2010, percau partine socjaliste gjermane dhe bile humbi zgjedhjet. Keto i beri, se ishte i bindur se kishte te drejte dhe sot e gjithe bota, sidomos gjermanet, i jane mirenjohes per ate qe beri per vendin dhe popullin e vet. Qe te jesh lider nuk eshe kollaj. Une personalisht, si fansi i tij, jam i bindur dhe shpresoj, se radhen tjeter Edi do te tregoje, se ai ka brumin per te qene nje lider.Let’s hope and pray ( te te shpresojme dhe ti falemi zotit ).

    1. elinor says:

      Kjo nuk ndodh shpesh por kete here jam dakord me ty. Lideri prandaj quhet i tille dhe zgjidhet — qe te marre vendime per shumicen. Po shkoi puna “prit sa te lexojme komentet e njerezve, intelektuale apo karrociere, pak rendesi ka, dhe te vendosim”, atehere me mire te mos kemi kryeminister dhe ministra por vetem nje administrate dhe te gjithe bashke ne forume te diskutojme dhe votojme per cdo ceshtje.
      Ky eshte problemi qe ka pasur gjithnje Rama, problem te cilin une e kam identifikuar qysh heret ne kete 4 vjecarin e fundit qe ai ishte kryetar i opozites; mungese aftesish drejtuese.
      Une kerkoj qe kryeministri te vendose per shumicen ashtu sic e mendon ai vete, mire a keq, sepse ne fund te fundit ate do ta mbajme pergjegjes heren tjeter qe do te kete zgjedhje. Nuk dua qe kryeministri te mos jete ne gjendje te marre nje vendim pa u ndikuar nga forumet e internetit. Me mire te dorehiqet po mberriti puna aty se nuk ben per ate pune.

    2. @henrpalla says:

      Ti duhet te jesh asistent aty te kryeministria se i ploteson te dyja kriteret kryesore, je nje injorant ekstrem dhe nje sahanlepires qe te nxjerr mallin e kohes se xhaxhit. Per sa i takon njerzve te paafte ne ps, kjo eshte si rezultat i paaftesis dhe kompleksit te edit

  69. Horrori says:

    Mero ti ne kete editorial e ke pare goten gjysem bosh. Kryeministri vertet u detyrua qe te shpjegonte cpo ndodhte dhe serisht nuk tha asgje, por ketu fitorja ishte se eshte hera e pare qe shqiptaret te pambeshtetur nga asnje parti politike dolen ne proteste kunder arrogances pa fund te qeveritareve te saj. Keto protesta me numer te vogel qytetaresh jane shume here me dinjitoze se ato te partive politike qe i detyrojne punonjesit e administrates, paguajne , sigurojne transportin per ata te rretheve. Ne protestat e ketyre diteve populli i ka bere Rames te kuptoj qe mund ti kete ditet te numeruar ne pushtet nqs nuk mban premtimet e bera. Pra para se te analizojme si te sillet politika per te qetesuar popullin te shohim pjesen qe ky vend dha sinjalin e ndryshimit ne 23 qershor dhe tani po kerkon qe keta qe mburen akoma per 1 milion vota, te japin llogari per premtimet e bera. Kete gje ka kerkuar dhe qeveria Amerikane per Shqiperine keto 20 vite demokraci, qe shqiptaret te vene qeveritaret e saj perpara pergjegjesive. Sipas meje pas gjithe ketij sensibilizimi publik SHBA do cmonte me shume nje JO nga ana e qeverise shqiptare sesa nje ‘po’. ACT NOW

    1. qafiri says:

      Ke te drejte. Mâ ne fund, mbas 23 vjetesh gjysem-diktature, po del ne siperfaqe shpirti protestues i shoqnise civile. Njerezit e kane kuptue se fatin ja ka dhane Zoti ne dore e ata jane te pergjegjshem para Tij edhe para femijve tyne per çdo gjâ qi ka te bâje me ta apo me shendetin e tyne.

      Aj vend ka rreth 70 vjet qe asht bâ kazan plehnash jugosllav, rus, kinez,turk e deri sirian.

  70. qytetari says:

    Z.Mero mundohu te kuptosh filozofine e re qe ka Edi Rama ne te berin shtet.Koha e te berit politike me thashethemet e fshatit dhe me plitikane provinciale te kollarisur, intrigant dhe mosmirenjohes, ka mbaruar.Duke respektuar inteligjencen tende profesionale nga mesazhi qe ke dhene ne kete editorial, se amerika na ka mbrojtur ne si komb nga shperberja nepermjet krijimit te jo nje,por dy shteteve shqipetare ku per here te pare ne te gjithe historine je faktor kryesor ne ballkan,si dhe duke duke ditur ti vete qe cfare sigurie maksimale per jeten e ketij populli jep shba dhe okb ne demontimin e ketyre armeve kimike,nqs do te behet ketu ne shqiperi,do te ishte mire qe ti jepje nje mesazh ketyre demonstruesve qe te pastrojne shqiperine nga plehrat qe na mbyten,kunder prerjes se pyjeve qe na hoqen mushkerine e ketij vendi,kunder shkaterrimit te lumenjve,ndertimeve pa leje,ndotjes ekologjike, kunder krimit, korrupsionit dhe te gjitha atyre dukurive negative qe prekim cdo dite dhe na ndajne nga evropa. Nuk kemi njehere te demostrohet kunder gjakmarrjes, kunder krimit te rruges qe vret deri edhe grate per nje varese.Nuk demostrohet per cilesin e ajrit neper qytete ku sipasoj e tij kanceri po ben kerdine.Jepi mesazh njerezve mos te manipulohen nga thashethemi dhe nga polika deri aty sa te ngrihen kunder aleatit tone me te madh ne histori.respekte.

    1. ngjala says:

      Shume sakte, madje une them se eshte aq e sigurt sa mund ta lejme ta bejme neutralizimin e armeve te shpia jote. Si thua, madje mund ta besh pa pagese fare sepse ti aleatit me te madh dhe shef edit nuk mund ti marresh lek per dicka kaq te thjesht dhe pa asnje lloj risku prandaj na jep pak adresen qe te vijne ekspertet

  71. Msc says:

    Ta kishe mbyllur editorialin pa e permendur Salen, do ishte shkrimi me i plote, dhe ti do ishe me i besueshem te pakten ne kete shkrim. Nejse! Po perpiqesh shume ta mesosh Edi Ramen si te behet lider, por e ke te kote. Edi Rama nuk ka shanse te behet lider, sepse eshte mesuar te mbaje rreth vetes njerez ushtare te bindur, pa goje dhe pa veshe, qe me shume e kane frike se sa e respektojne. Edi Rama kurre nuk ka ditur ti beje njerezit qe e rrethojne, qe ta respektojne, sepse nuk e njeh luajalitetin, nuk e njeh respektin reciprok, por njeh vetem prepotencen dhe arrogancen. Keshtu qe me kete tufe ushtaresh qe ka mbledhur rreth vetes, Edi Rama shume-shume mund te behet komandant toge, por kurren e kurres nje lider.

  72. toro says:

    O Mero te ka ngelur gozhda tek Saliu.Shprehu vete per kete problem kush eshte opinioni i gazetes tende per asgjesimin e lendeve kimike, dhe ne te dime kush je ti more zoteri dhe mos u mer me pulat e ngordhura.

  73. Atdhetari says:

    Z. Mero shpesh shkruani e shkruani bukur. Bile shkrimet e juaja i lexoj me qejf, por kesaj radhe me lejoni t’ju them qe ja keni fut pordhes kot fare. Eshte nje artikull pa kuptim dhe nuk ka sens logjik. Ju po pretendoni domethene qe KM te ndaje hallet me popullin ne te njejten kohe kur eshte ne bisedime me vete USA. Po shko dhe ti takoje Obamen e po vime dhe ne po te ndjekim. Eshte shume deshperues ky artikull dhe nuk ka humbur asnje gje Edi Rama ne kendeveshtrimin e publikut se kemi kaluar shume kohe me te keqija. Edi Rama nuk ka nevoje per 1.550 votat e Arvizu-t apo per komplote filo-sovjetike. Nje lider i vertete ne kete rast nuk kerkon shpetim ne parlament por ve ne funksion ate mekanizem qe te ben edhe ty te shkruash keto idiotlliqe, pra demokracine. Le te kerkoje vete KM dhe qeveria e tij nje referendum dhe ja qe nuk humb asnje pike nga kredibiliteti i tij perkundrazi respekton akoma me shume popullin e tij. Shkrim shume medioker Mero. Shume medioker sepse nuk the asnje zgjidhje per çeshtjen e armeve dhe kjo me ben te kuptoj qe shkruan thjesht per tu pozicionuar si nje gazetar anti qeveritar. Te pakten kerko nje kauze te vertete.

  74. Dea says:

    Ooo i shkreti Edi,u tret per ne ne kerkim te zgjedhjes ideale!!!Mero je bere patetik,a e di?!

  75. ylli says:

    Dua ti kujtoj kryeministrit thenien e Viktor Hygoit “Nje popull pervec turpit, asgje s’mund ta sterose” dhe nuk do te desheroja qe ai te behej pale ne kete sterosje qe nuk po mbaron.

  76. aleksandri i madh says:

    Nuk e kuptoj pse diskutohet nese do te thoshte JO ose PO. Ketu ceshtja eshte qe Ed Kimiku duhej te thoshte JO dhe pike. Prandaj e zgjodhem.
    Jeta jone eshte me e shtrenjte se jeta e amerikanit, rusit, italianit apo gjermanit.

  77. LHL says:

    jam takort qe keto LHL te shkatterohen ne kullen e vicidolit ose ne shpellen e dragobise me kryeshpellarin, shpellarzat e shpellarzet brenda!!

  78. Drini says:

    Z.Mero,
    Mesa duket juve Mero me shume u intereson pushteti i Rames pavaresisht cmimit qe mund te paguajne shqiptaret.
    Nuk arrij tu besoj shkrimeve tuaja te fundit ne lidhje me ceshtjen e armeve kimime.
    Ne me te vertete kerkuam qe te shporrej Berisha dhe te fitonte Rama po kjo nuk do te thote more Mero qe Rama mund te beje me Shqiperine cfare te doje ashtu si Berisha, ne fund te fundit c’kuptim do te kishte.
    Sa i lehte paska qene per ty vendimi i Rames po ose jo ndaj Amerikes, dhe mbasi te vendoste Po ( ne rast se ky do te ishte vendimi i tij) atehere mund te dilte para shqiptareve dhe t’i sqaronte per vendimin qe kishte marre.
    Sipas kesaj llogjike, Rama paska fuqine e nevojshme qe te marre cfare do lloj vendimi per Shqiperine, sikur te ishte ne bahcen e tij, dhe me pas thjesh i bie barra t’ua bente te ditur shqiptareve.
    Nuk mund ta besoj argumentin tjeter tuajin ne lidhje me sigurine e ketij procesi meqe do te drejtohej nga Nato,sinqerisht e kam te veshtire ta besoj.
    Epo meqe ti nuk e dike more Mero merre vesh nga shqiptaret se te jesh anetar i Natos nuk do te thote aspak te marresh armet kimike te botes dhe te helmosh popullin tend.
    Ju e dini besoj Mero qe Nato ka 28 apo 29 vende anetare, dhe besoj qe keto vendet e tjera qe jane prej kohesh ne Nato duhet ti dine me mire se ne detyrimet ndaj saj.
    Boll te lutem mos u bej qesharak me keto arsyetime boshe.
    Ke kaq dite qe shkruan gjera pa kuptim duke paragjykuar dhe perfaqesuesit e ambjentalisteve si te pa ditur.
    Sa per Ramen duhet t’ju kujtoj se ka pasur plot kohe ne opozite te mesoje nga ligesia dhe marrezia e Berishes,qe ashtu si Rama mendojne se populli ha bar dhe fle gjume.
    Berisha mund t’a shesi detin e shqiptareve se i duhet per kredo politike ndersa Rame me keq te helmoje dhe token de i duhet dhe atij kredo politike me vellain e madh dhe me ne fund te mbetet ne histori.
    Nuk mund te flene me gjume shqiptaret se e kane kuptuar qe po i zuri gjumi nuk do te zgjohen me kurre.

  79. XHEMIL says:

    Mero duke qene lexues i rregullt i gazetes Tema dhe ne pergjithesi vleresues per cfare shkruan ku tregon kurajo perballe cdo personi qofte ky edhe kryeminister.
    Por ne kete artikull ku ngarkon me pergjegjsi kryeministrin per pergatitjen e opinionit per domontimin e L H L me fal por ja ke futr kot fare.
    Se pari ti thuash kryeministrit idiot per nje veprim te pa kryer nuk mund ta beje pervec nje idiot.
    Se dyti ti mbushe mendejn nje populli te tere per nje problem qe sdihet se si do te vendoste me duket absurditet.
    Se treti Mero jo te gjitha gjerat eshte e domosdoshme ti beje kryeministri .
    Se katerti o Mero kesaj i thone peshku ne det e tigani ne zjarr .
    Une qe po ju shkruaj e kam denoncuar mos pranimin e L H L per domontim ne vendin tone per mungesen e kapaciteve dhe te teritorit tone te vogel qe perkon me zona te populluara. etj.Por kjo nuk do te thote se une paskam te drejte dhe aq me keq te mendoje sic mendoni ju.
    Dhe se fundi Mero u pronocua kryeministri sakte dhe qarte duke thene se cdo veprim e vendim qe do te merret do te behet me mirekuptim te popullit dhe parlamentit si dhe te gjithe te interesuareve per kete qellim.Athere si do te behet Mero me fjalen idiot.

  80. Kol Tivari says:

    Dukeni qe te gjithe ju qe shkruani ketu jeni ca sahanlepiret te Sali Berishes.Jeni mercenar dhe ne te njejten kohe ca njerez qe mendoni se politika behet me Sazan Gurat…Rrini more aty ku jeni se di Edi Rama si e ben politiken.Po ju doni te beni te gjithe politike dhe te gjithe e menderosni. As e keni idene se si realizohet eleminimi i armeve kimike dhe flisni si eksperte. merruni me ndonje pune tjeter se nuk ka per tju pyetur njeri.
    Ikni ne shtepi tani, mjaft se mbetet neper kompiutera kafenesh.

  81. drejtesi says:

    ke shkruar kaq gjate per te thene:
    1-une jam per shkaterrimin e armeve kimike ne Shqiperi
    2-Edi duhej te ish treguar burre, te merrte pergjegjesine qe ne momentin e pare dhe populli do ti shkonte pas, sepse nuk do “manipulohej” nga te tjeret.
    DOKRRA.
    Rama tregoi, se nuk eshte ne gjendje te operoje ne situata te veshtira. Por, sido qe te vepronte, perseri opinioni do ish KUNDER DEMONTIMIT TE ARMEVE KIMIKE NE SHQIPERI.
    Dhe jo se eshte i padijshem, por eshte i vetvedijshem.

  82. Elona says:

    Te lumte Mero! Edi eshte nje frikacak dhe vetem kaq! Nuk e di a mjafton nje jete per te shlyer te zezat qe i bejne ketij populli!

  83. specialisti says:

    Mero nuk jam dakort me kete shkrim.
    Fakti qe nuk ka patur informacion eshte se Nato ka qene dhe eshte akoma ne fazen e konsultimit pa vendimarje.Vendimi merret ne 16 Nendor 2013.
    Supozojme se Shqiperia sipas vendimit nuk do ishte pjese e procesit…cfare do u thoshte Edi Rama Shqiptareve ??…-qe diskutuam kot 2 muaj te tere Jo e bejme dot-jo s`e bejme dot? Jo e lagu po s`e lagu??
    Mgjt mua protestat me pelqejne sepse rrisin vleren e mallit qe shesim dhe me dinjitet bile

  84. Kimisti says:

    Mero sa me zell u sherben padroneve ne ditet e tyre me te keqija edhe kur ato me veprimet apo mos veprimet e tyre demtojne popullin e tyre. Keshtu i sherbeve Berishes ne 97′ keshtu po i sherben Edit ne keto dite te keqija per te por me te keqija per shqiptaret

  85. denis says:

    kjo qe mundoheni te thoni ju analiste e gazetare pro qeverise se sotme se gjoja keto arme do i shkatrroj nato ne shqiperi dhe shqiperia ka detyrim ndaj natos eshte e trup per ju se me kete jo thoni qe shqiperia na qenka nje grope halesh e natos ku shkarkohen te gjitha mbetjet qe nato don te jashteqite po pse nuk i merr greqia ato arme pse nuk i merr bullgaria pse nuk i merr rumania kjo nuk eshte nje ndihme qe amerika na afron por amerika nuk ka se ku ti coje keto arme te rrezikshme dhe ia le shqiptarve ne dore ato kushtojne miliarda dollare te shkaterrohen shqiperise i thone ja ti 100-200 milion dollare se fukara jeni fukara do mbeteni dhe keto arme kimike do ju vdesin ngadale si popull

  86. ballisti says:

    Nga shkrimi e komentet e mer vesh Meroja besoj se sa larg ka shkuar me primitivitetin e gazetarise se tij, sa edhe kur thote ndonje gje me mend e serioze, i versulet ushtria e komentuesve antiamerikane nostalgjike te Enverit qe nje vetem gjuhen e sharjeve rugacerore per te “komentuar”.

  87. JO mero says:

    JO Z MERO MOS U PERPIQ TA MBROSH GABIM FATAL QE KA BERE KRYEMINISTRI EDI RAMA. JAM NJE MBESHTETES I TIJ POR NE SI SHQIPERI NUK KEMI ASNJE DETYRIM PER TI PRANUAR KETO ARME. DUEHT PATJETER QE AI TA REFUZOJE MARREVESHJEN QE TE MOS VIJNE KETO ARME NE SHQIPERI SE DO TE JETE FUNDI I JETES SONE SI SHQIPTAR. PER KETE DUHET TE NGRIHEMI TE GJITHE EDHE TI. ESHTE ME E SHTRENJTE SHQIPERIA SESA NATO DHE SHBA.

    1. gjon cima says:

      A e ka bere egzaminimin per semundje mendore leaderi i PS? E ka pranuar boterisht (Kurbani) qe eshte zgjedhur ne krye te PS fale perkrahjes se ish ministrit te brendshem te regjimit komunist, ish leader i vullnetareve te Enverit ne momentin e renies se monumentit… figura shtylle e PS qe prej 1991. Vertet mendon kush se ky çift kaq elokuent do ta çoje vendin tone drejt te ardhmes se merituar dhe te enderruar?
      Po te ishte sot Angela Merkel e shoqeruar ne krye te partise nga jje ish minister i regjimit hitlerian, ku do te iste sot Gjermania?

  88. gjon cima says:

    Mero,kam qene gjithnje kunder teje duke te akuzuar si nje gazetar qe nderron krah ne kerkim te copes se byreçkes. Eshte hera e pare qe e çmoj kontributin tend ne favor te krahasimit me parametrat qe bejne ndryshimin mes te nesermes se mrekullueshme dhe te djeshmes mizerje te vendit dhe popullit tone. Krahasimi i problemeve me parametrat ne fjale eshte absolutisht i nevojshem per njerezit tane qe duhet te marrin vendime jetike. Perdndryshe duhet te krahasojne njeren pale me tjetren nderkohe qe ata, qe e njohin njeri tjetrin ne menyre perfekte, e akuzojne njeri tjetrin ne menyren qe e dijme mire. Kesaj rradhe e meriton: Pune te Mbare.

  89. antoni says:

    “Mo u merzitni o njerz”.U gezuam kur na pranuan ne NATO,tani mos ankoni,kto jane te mirat qe na sjedh NATO.Pastaj ju e dini qe: “nuke ka kull pa qenef ,thot populli”Ndaj dhe SH.B.A.shqipri per qenef te Natos e deshti.
    Shifni dhe disa komentues qe jane dakort per te sjedhe helmet e siris,Kta jane Puntoret e qenefit qe nuke kane ku vjedhin,e presin te vjedhi ndojsen nga puna me qenefin,Tur per ata qe jane dakort me vendimet e SHBA.

  90. Banija01 says:

    nastradin…

    Me fal qe po ta them troç ,po humorin e ke shume bajate.

    Kur lexova komentin e pare me la nje shije te mire ,me disa vrejtje shume te vogla,po kur lexova komentin e dyte mu duk sikur hengra nje embelsire te prishur pas nje gjelle te shijeshme.

    1. nasruddinhoxha says:

      Keshtu eshte o Banija Miku sepse humori i nastradinit ka brenda shijen e hidhur te LHL-ve te Asadit qe Edvin Budallai ka marre persiper vullnetarisht t’i depozitoje perjetesisht ne territorin e Vatanit me tocin e tij te psikopatit gjenetik. Prandaj edhe shakate me perralla te nastradinit per vilen-bunker te Edi Rames ne kerthize te Dajtit dalin mjaft te HIDHURA.

      1. gjon cima says:

        Nasruddin, si eshte e mundur qe nje “psikopat gjenetik” te zgjidhet me shumice votash nga nje popull inteligjent?

        1. valter says:

          eshte e thjesht gjon, sepse shumica e popullit jane te deformuar menderisht, arsyeja injoranca!, Nastradini ka te drejte per ato çka komenton, dhe humori me lhl ja ben me te larte dozen e protestes, bravo nastro!

  91. sazani says:

    Mero BRAVO…

    vertet qe Edi eshte nendetse, e nuk i dihet kur del mbi uje…
    kurse ti thjesht i heq ujin basenit e nendetsja del ne breg….

    eeeee

  92. Perfshihu në Levizje...Tirana në emigrim... says:

    Analiza perpiqet të heq tymin nga flaka,kur zjarri djeg gjithshka!Vet “tema” nuk ka qëndrimin e saj të prerë dhe drejtori i saj bën politikën e vler’mosvlerës së “heshtjes” Rama që vertet humbi betejën me Sovranin!Por është e rendësishme,Rama nuk është votuar nga Sovrani kryeministêr.Së pari se Sovrani tani është plotsisht në LEVIZJE,kurse më parê Sovrani në mazhorancë apokaliptike,kish verdikt heqjen e kërmës qeveritare Berisha!
    Së dyti,Sovrani do të vetzgjedh presidentin, kryeministrin,deputetet duke i propozuar vet ai dhe votuar me konkurrencë e votë të lirë me Revolucionin Web!…Kjo kohë nuk ka të bëjë me partitë politike,banda korrupsioni dhe krimesh të perbindshme; as me NJESHA partiak, të cilet Sovrani nuk i njeh,pasi Njësh do të jetë vet nga shumesia milionshe e njëshave individualë!…Rama nuk ka fituar ndonjëherë betejë me SOVRANIN,me demokraci të drejtperdrejtë!Ai është sekment i vjetër i sistemit kriminal partiak, projektuar nga katovicari Ramiz Alia!…Alieni i riardhur në Shqiperi,para 23 qershorit,(pasi kish ardhur më parë në vitet ’80) kur rigjeti kryeminister komunistin Sali Berisha,komunistet Ritvan Bode,Gramoz Ruci,Namik Dokle dhe të tjerë,u largua pasi pa që vendi kish mbetur i fundit në Europë,si dhe kishte qënë,me ndryshimin se Mafja partiake kish futur më shumë para për vete dhe kishte shkaterruar industrinë duke prishur miliona vende pune…Alieni pa rinovimin e Ramës që nuk kish lidhje me dëshirat e Sovranit,dhe i tmerruar u kthye nga kish ardhur!…Sovrani është koncept modern i shpjeguar nga filozofia e re botrore! Ai dhe vetëm ai vepron me mekanizma të tij,novatore! Rama është NJESH i një pjese partiakësh dhe nuk ka bërë asgjë të keqe jasht bandave politike që më gjerë kontrollojnë dhe diktojnë botën! Sovrani Amerikan mesiguri po ndjek me indiferencë diktim in ndaj një vendi ku Alieni i riardhur e rigjen të fundit dhe sërish të mjer,nën dominim totalitarësh!”Tema”nuk shprehet,unë,si Njësh individual Njëshit Sovran shqiptar,shprehem:Larg helmet nga Shqiperia e varfër!Do të jetë betejë me humbje të panevojshme dhe energji harxhuar kot!

  93. MOKO says:

    Keshtu duhet folur,qendro edhe ketij pushteti qe po basardohet akoma pa mare te gjutha zyrat e shtetit.Ky eshte guxim,por dhe aftesi,edhe intuite,edhe per ne qe ju lexojme krenari.
    Do ishte me e udhes qe ndonje enalist tjeter qe ju afreohet Juve,te na jape te dhena te tjera si psh,ku i ka vilat ne Europe Edi Rama?Po Berisha,po Mediu,po ministrat e tjere dhe sa e sa deputete kane pasuri te pa tundeshme ne bote? Kjo do ishte lenia lakuriq e ketyre bastardeve qe kane mare voten,njeri per ta shitur e tjetri per ta kethyer ne shkretetire.Edhe nje here ju lumte per kete horizont qe i hapni keti populli te martetizuar dhe qe nuk po gjen qetesi.

  94. ali kimiku says:

    ska gje e dhe bar do hame (KOCIFOZ)vetem edi te jete kryeminister hahahah.

  95. gjon cima says:

    Nje gje eshte e qarte. Nqse ne do te shpenzojme jeten dhe te drejtat tona per te krahasuar keta Heroj te Tranzicionit me njeri tjetrin Shqiperia vetem do te vije verdalle. Per fat te keq, edhe pse gati 50% e shqiptareve nuk votojne per dy partite kryesore qe akuzojne (me te drejte) kaq rende njera tjetren, ne vendin tone nuk ka nje alternative politike qe te mbroje parametrat e Integritetit dhe te Ekonomise se krijimit te Vleres siç ka bere psh Lituania qe ka pasur nje rritje prej 4.2% thjesht se ka adoptuar modelin e ndershem te vendeve nordike nderkohe kur te tjeret jane ne krize.

    Intelektualet kane rastin e mrekullueshem qe te krijojne Zerin e forte te te Ardhmes duke i sugjeruar shqiptareve idete e drejta e te dobishme per vendimet e nje populli me se fundi ne liri (edhe pse te vjedhur nga nendheu).

    Shembulli me i mire ne bote eshte The Economist, i botuar per here te pare me 02 Shtator 1843, per te marre pjese “ne nje gare te ashper midis inteligjences qe shtyn perpara dhe injorances se pavlere qe na terheq mbrapa duke penguar progresin tone.” Nderkohe kur qeverite angleze benin edhe budallalleqe te dukshme pergjate kesaj gare gazeta jone e dashur mbante nje qendrim te ndershem dhe te palekundur ne favor te Shkembimit te Lire duke dhene nje kontribut te shkelqyer per Progresin e Anglise por edhe per emrin e vet qe sot eshte numuri nje ne bote.

    Do te isha shume ne favor te nje inisiative te ndershme ne vendin tim.

  96. aron says:

    Ishte amerika kur u be Gerdeci,Ishte Arvizu qe e beri saliun burre shteti kur ndodhi 21 JANARI ,eshte po amerika qe do na beje shkaterrimin e armeve kimike.Edhe sikur nje dhemb ti mbetet ne goje imperializmi amerikan eshte armik dhe jo mik.Po ke te zgjedhim per drejtues,sala na e shpifi ,meta u kap mat hajdut dhe prape e kemi ne krye te Kuvendit,Edi Rama eshte varianti me i mire i mundshem.

  97. amla says:

    NO PASARAN! Me mire te vdesim ne duke luftuar, se gjithe brezat qe vijne pas nesh! No pasaran!

  98. Anda says:

    Mero shyqyr qe u prononcove..pak vone si Rama dhe ti..por me mire vone se kurre.
    Por megjithese vone, perseri nuk je realist.
    Thua qe me ne fund Rama foli qarte (vetem qarte nuk foli), qe nuk ka genjyer (ne fakt ka genjyer), qe populli u nxit politikisht (nuk eshte fare e vertete).
    Rama nuk ishte transparent me popullin. Populli e mesoi te verteten nga mediat, fillimisht bile nga mediat e huaja. Prononcimi i qeverise erdhi vetem kur e pyeten gazetaret ne Bruksel. Gjithsesi perseri nuk ka transparence sepse nuk thuhet kush eshte shkaku qe populli nuk u informua, perse qeveria po “mendohet” etj, etj.
    Populli nuk u nxit politikisht, ai u nis nga tre fakte: Informacioni qe ka vete mbi demontimin e armeve kimike, informacioni qe i dhane mediat e huaja, mos transparenca bile fshehja e qeverise, pervoja e keqe me Gerdecin, Opozita hezitoi te prononcohej per vehte.
    Dhe ne fakt duket qe te pakten kesaj rradhe reagimi nuk eshte politik sepse duket nga nr i mbledhur ne mitingun e PD dhe ne ato ku mblidhen vertete per kete shqetesim.

  99. skelari says:

    O SHQIPTAR KUDO QE JE MUNDOHU QE TE SHKEPUTESH PER NJE CAST DHE VETEM MENDO PER KETE PROBLEM QE PO TE NDODH.
    MENDO SI TE PERDHUNOJNE
    MENDO SI TE DEGJENEROJNE
    MENDO SI TE VLERESOJNE
    MENDO SA TE DASHUR DHE BESNIK JANE MIQTE ME TY
    MENDO SE NE DORE TE KUJT JE
    MENDO PO U BE KJO SE CFAR PRESTGJI DO KESH NE BOTE
    MENDO QE VETE TI SHQIPTAR KUDO QE JE PO FIRMOS VDEKJEN TENDE, VDEKJEN E FEMIJEVE TE TU. MOS RI DUAR KRYQ. KOMBI JONE HISTORIKISHT PROBLEMET E MEDHA NE MOMENTE KRITIKE I KA ZGJIDHUR ME TE GJITHA MENYRAT.TANI ESHTE MOMENTI SE TEN TJERET PO FIRMOSIN ZHDUKJEN E KOMBIT….

    1. Askushi says:

      Pershendetje skelari!

      …GJITHKUSH ME DY SY NE BALLE DHE DY PARE MEND NE KOKE,DUHET TE MENDOJE E VEPROJE…SA S’ESHTE VONE!

  100. Horrori says:

    Merua pret te prenoncohet opozita per kete ceshtje qe ti bej nje editorial kundra. Por problemi i Meros eshte qe opozita pret qeverin qe te shprehet per kete ceshtje ne menyre qe te kundershtoj vendimin e saj (per te fituar ca pike o ne popull o ndaj SHBA). 90% armet ne 16 nentor do i kemi ne Dures se “ku ka zë nuk është pa gjë” thot populli. Thjesht e vetmja keqardhje eshte se kur shoqeria shqiptare jep shkendijat e para te ndergjegjesimit (nuk do te jete me nje shoqeri indiferente por nje shoqeri aktive) gazetaret tane nuk bejne perpjekjen minimale ne mbeshtetje te tyre por rine dhe shohin si ndihet Rama ne keto momente. Shikoni shqiptaret e Amerikes protestojne kundra Amerikes qe mos ti cojne armet kimike ne Shqiperi. Ndersa ketu te paret qe duhet te mbanin nje qendrim duhet te ishin gazetaret tane por te shkretet kane rene ne hall si Merua nuk din cte thon se ska nje qendrim nga partite e tyre. Ne mediat e huaja menyra si po e trajtojne ceshtjen eshte poshteruese per Shqiptaret. Thone qe Shqiperia eshte vendi i krimit te organizuar, i mafies, nuk bejne dot zap nje fshat (Lazaratin) por ama jane zgjidhja me e mire per armet kimike. FYESE

  101. sh q i p says:

    ne fakt nuk eshte se me interesojn shume opinionet ku fjala e pare dhe ajo e fundit eshte vetem sharje dhe ofendime te ulta. ne nje fare menyre kjo tregon nivelin kulturor te njerezve . po do ndaja me çdo shqiptar problemin tejet madhor te l.h.l. kushdo qe jeton ne shqiperi nuk do deshironte kurrsesi te perballej me nje rrisk si ky i armeve kimike. po preokupimin e qytetareve do ta ndaja ne dy kategori. ne te paren ku bejne pjese edhe ambientalistet do te shohesh njerez me perkatesi politike te te gjitha ngjyrave po qe kane nje emerues, ate te preokupimit real qe mund te kete nje qytetar. nje prind qe nuk mendon vetem per momentin e tij por edhe per te ardhmen e femijes e te brezave qe vijne me pas. deri ketu jam plotesisht dakort , eshte nje preokupim legjitim dhe i drejte. mirpo me rezulton nje kategori tjeter xhambazesh e hipokritesh. keta te fundit po merren edhe me shume me problemin duke bere nje zhurme sa te bezdishme po aq edhe te pa vlere. besoj shume kush nga njerezit qe kane nivel e kuptojne fare mire ate qe ndan te paren nga e dyta. po per hir te kronologjise dhe fakteve koke forte do merrem me kete kategorine e dyte.vetem demaskimi dhe çjerrja e maskes u bene pune ketyre. si fillim po ju them juve pseudo atdhetare se kualiteti i ajrit dhe i ujit ne vendin tone ka ardhur gjithmone ne perkeqsim pas 91shit e ketej. mjafton tu referohesh te dhenave zyrtare te institucioneve perkatese dhe do vini re ndotje te tille qe kalon me shume here edhe metropolet me te te medha e me te zhurmshme te botes. faktet jane kokeforte sa dhe mjeksia konstaton rritje dramatike te kontaminimit e te semundjeve te pa sherueshme. po le te behemi pak me realiste o njerez te mire. a nuk eshte helm tymi i makinave qe me shume jane ca karkasa te vjetra e prishura, qe nxjerrin vetem bloze nga marmita e qe tejkalojne shume here normat e lejuara te co2 ne ajer. po furrat e gelqereve apo djegja e gjithfare mbetjesh ne qell te hapur, epo kjo eshte vdekje e avashte do thote ndokush. po pesticidet e deri hormonet e gjithfare qe sot po i perdorin tek perimet apo mishi e qumeshti, apo keto nuk kane rrezik,nuk kane se keto nuk quhen l.h.l. per te mos folur per nivelin e larte te ndotjes se bregdetit e lumenjve apo liqeneve, ku çdo gje perfshire edhe mbetjet organike derdhen apo hidhen si pa te keq. apo keto nuk quhen se nuk e kane emrin arme kimike te zhdikjes ne mase. po eshte kaq e gjate lista e preokupive tona te perditshme sa po tu fillosh me detaje e analiza shkencore rreziqet qe sjell ndotja e embientit nga vete ne shqipetaret zor se do vihej ndonje shenje minusi apo plusi ne krahasim me keto arme. deri ketu te gjithe ju qe keni dy gram tru ne koke besoj se ndani te njejtin mendim. po ti kthehemi pak asaj pjeses tjeter , asaj pjese djallzore e te pa edukate, asaj qe çirret e bertet pa vend vetem se kujton se mund te fitoj pak nga ajo qe ka humbur. e kam fjalen per opoziten klloune e çalamane qe nuk di te orientohet pasi ku do qe vete perplaset me pasqyra e e del vetvetja. te gjithe e kane te drejten e kerkeses per te ndaluar ardhjen e ketyre lendeve toksike, te gjithe veç ketyre. te gjith veç atyre qe dolen me flamuj te p.d. e natos ate dite ,besoj i mbani mend te gjithe. besoj e mbani mend turmen e manipuluar se s’dua ti them injorante kur festonin sikur te kish fituar boterorin. bashke me lideret e tyre”historik” qe mburreshin e benin deklarata qe dhe vete gjeneraleve te aleances do tu vinte turp. na kane bombarduar tere keto vite me slogane , ne ju futem ne nato , ne aleat i besushem, ne keshtu e ne ashtu, po he pra hidhe vallen tani. apo kujtuan se mjafton te kesh vetem emrin apo dhe flamurin diku ne nje shesh apo zyre andej nga brukseli. si anetare ke edhe obligime, e nuk eshte e vertete se ata mendjne ti bejne nje te keqe shqipetareve per te shpetuar angline apo italine. nuk eshte e vertete qe kjo eshte si pune shorti apo çfare mund te sajoje mendja e ndonje te marri. kjo nuk mund te ndodhe pasi do ishim ne te paret qe do kuptonim rrezikun e kesaj pune. duke i lene menjane keta ne hallin qe i ka zene, une pajtohem me cilendo pjese te shoqerise qe problemin e sheh me objektivitet e realizem e qe ne vend te fyerjeve e urrejtjes sjellin alternativa konkrete. ka ikur koha e sjelljes se servilit e hileqarit. partneritet do te thote tu permbahesh premtimeve e te besh edhe ti diçka per komunitetin nderkombetar ashtu siç kane bere edhe te tjeret per shqiperine e kombin shqiptar ne teresi.

  102. galaktika says:

    O Edi, a të ka shku noj her menja se me këte vendim amerikanët kanë dashë me të linçu kollaj fare.Kërko dorëheqe po u futën LHL në Shqipëri,se do i kesh të gjith kundër.Makar largohesh vetë dhe me nder e të durojmë prap bajlozin e zi SB.

  103. ferdinant says:

    kur behet fjale per nje ceshtje qe ka te beje shendetin e femijve dhe tonin duhet te jemi te bashkuar pavaresisht preferencave politke

  104. Gagi says:

    Mero baze mos luaj striptis me ceshtjen e helmit me te rezikshem qe po duan te sjellin ne shqiperi Edi rama
    Dil hapur kunder kesaj tragjedie qe po u pregaditet shqiptarve
    Ska lidhje a socialist apo demokrat
    Ky helm vjen per te gjithe
    Vjen per zhdukje
    Cfar perfitimi?
    Nuk vjen kush ne bregdetin shqiptar per te shijuar helmet e asadit e te rusise
    Pregaditet kontaminimi e femijve shqiptar
    Cohuni kunder bashk kunder edi helmit
    Rilinja e helmit
    Kjo eshte cmenduri

  105. komuni says:

    Nuk eshte Amerika dhe asnje shtet tjeter ne bote ,qe i detyrojne ekzistencen e vet shqiptaret,por jane koqet e shqiptareve qe populluan kete teroitr qe sot njihet me emrin Shqiperi,edhe fiset Zulu qe luftnin me shigjeta kunder mitrolozeve britanike mbas 200 lufte kane shtetin e tyre,edhe Kosova sado te zgjaste me ate perqinje popullsie heret apo vone do fitonte,ashtu sikurse hert apo vone do fitjne pavrsine e tyre shume kombe te shtypur sot ne bote,prandaj mos beni propogande bajate sikur Amerika qenka shpetimtari jone,le te mos behemi gjithmone ne histori bythlepirsa se ndoshta shikojme ndnje dite te bardhe.

  106. qoftja says:

    O Mero; Mbaje mend kete histori te vertete.
    Me tregonte nje ish oficer i vjeter qe tani nuk jeton me.
    Ai kishte qene me sherbim ne nje repart kondrajror me shume topa 125 etj por kishin dhe dy stalla te medha me mushka qe ne rast sulmi te benin trasportin e topave me mushka. Vendi qe ne mborje ne mamuras dhe kishte qene me pune rreth viteve 1960-1965 dhe thoshte;
    Nje dite mbasdite dola me ate shokun e repartit per te pire nje gote aty afer por kur qe eresuar degjuam nje zhurme te madhe nga reparti dhe ikem per ne repart me vrap. Ne mas te rruges takojme nje ushtar dhe e pyesim se cka ngjare po ai na thote asgje asgje por bejne shume zhurme mushkat e stalles se dute se ju iken dritat.
    Shqipetaret ta kuptojne vete

  107. jdfjdhk says:

    Me sa lexoj nga rreshtat z. Mero e paska ndryshuar mendimin per armet kimike. Ne shkrimet e tij te para ishte kategorikisht kunder sjelljes se armeve kimike. Tani me sa duket qenka sqaruar ” se eshte proces i sigurte dhe Shqiperia mund te kete shume perfitime!!!”. Duhet te mendohesh para se te shkruash nese do te jesh koherent, ose te parnosh qe ke ndryshuar mendim. Sepse jane gazetaret si ti qe e “helmuan me genjshtra” opinionin publik.

  108. veri says:

    Z.Mero! Pothuajse i lexoj cdo dite artikujt tuaj me pelqejne se je korrekt dhe rrealist.Ne pergjithesi rreagoj rralle ,se shumica e rreagimeve jane banale dhe pak profesionale.Ne artikullin e sotem nuk jam dakort me llogjiken tuaj dhe mendoj se z.Rama deri tani nuk ka humbur asgje dhe eshte sjelle shume korrekt per nje ceshtje kaq delikate.E para asgje nuk eshte vendosur pavaresisht shkrimeve te #ne agjensi te huaja te informimit.Asnje nuk di gje mbi fazen e bisedimeve dhe rrezultatin perfundimtare te tyre dhe k/ministri nuk mund te dale cdo dite neper media dhe te informoje opinionin publik mbi fazen e bisedimeve(te klasifikuara) sepse deri me sot une nuk di ndonje rast te kete ndodhur me pare ne bote.Sipas mediave Shqiperia mund te jete permendur si nr-1 por jane permendur dhe vende te tjera dhe nuk kam degjuar asnje lajm qe ne keto vende te kete pasur dhe rreagimin me te vogel per kete ceshtje perderisa asgje nuk dihet,Por ne si shqiptare qe jemi gjithmon nxjerrim perfundimet tona sipas qejfit te disa peronave ,qofshin keta edhe te shoqerise civile (pavaresisht se ne shqiperi nuk ka nje te tille)sipas mediave te ngjyrave te # sepse te gjitha jane me ngjyra .Me pelqen reagimi i ish k/ministrit qe e ka hallin si populli, qe nuk ka mare informacion nga qeveria dhe nuk deklarohet prere dhe hapur kunder eleminimit te armeve kimike te Sirise ne Shqiperi (ndoshta ngaqe e di mire qe nuk mund ta beje nje gje te tille).E kush jemi ne ne fund te fundit ,qe kur kemi halle shtrihemi barkas para shteteve te medha dhe tani qe na kerkohet nje ndihme (patjeter qe ka dhe rrezik brenda)ne tu themi prere jo ne menyre kategorike.Kaq shpejt e harruam ne sjelljen e Serbise ndaj Amerikes dhe Europes per Kosoven? ku eshte sot? pothuajse e ka njohur dhe vete ne menyre jo te drejtperdrejte kur akoma nuk e ka njohur as gjysma e vendeve te botes.Si perfundim po u vendos qe kjo pune do te behet ne Shqiperi ajo ka mare fund dhe as populli dhe aq me pak k/ministri nuk kane cfat te bejne,na pelqen apo nuk na pelqen.

  109. rreziku me i madh jane njerezit, pastaj vine helmet,dhe me te drejte kane frike njerzit se nuk jemi te afte per asgje

  110. Iku! Ku iku! says:

    O Mero je fantastik!
    Je ne profesionin tend, por fatkeqesisht nuk je ne karriken tende.
    Kur lexoj shkrimet e tua e kuptoj se perse ka lindur posti i keshilltarit politik.
    Dhe kur mesoj se cilet jane keshilltare politike te qeveritareve dhe liderve, e kuptoj se pse shkruan ende Mero Baze!
    Flm

  111. salvator says:

    qe do jete nje operacion teper i sigurte ska dyshim, qe do organizohet nga nderkombetaret po ashtu, qe do kete nje plan masash e veprimesh si ne lufte pa dyshim qe po ,;qe do kete nje gjenerator me te math se ai qe kemi sot ne shqiperi po ashtu; se ne nuk mbajme dot mbi shpatulla 1500 ton lende kimike, qe do trajnohen kimistet me te mir te ushtrise ne se ka akoma dhe te tjere operator te impiantit, ska dyshim qe do drejtoht nga nato e specialistet e saj po e po.pra mos cani b..then fare.edhe sala do ta pranoje e sdo ngreje njerzit ne kerkim te shmangjes nga nje arrestim i mundeshem e edi do ta pranoje kete keshtu flitet te shohim perpara…

  112. Zef Kallami says:

    Z.Mero!
    Edi e ka humbur me shkeljen e ligjit,qe vete e miratoi ne diten e pare te punimeve te kuvendit te ri.Ku tregohet se nuk do lejoj plehra dhe helme me ndotje te rrezikshme te ambientit dhe rrezik per jeten e popullit.Me kete fitoi pike.Po i humbi me helmin Sirian me arbiter USA.
    E dyta,kjo asht e pergjitheshme per gjithe kohen e tranzicionit 23 vjecare dhe nuk ka te sosun se kur do ndalet.Te gjithe qeverite jane udhehequr dhe vashdojne te udhehiqen nga te huajt.
    Pershendetje.Je gazetari ma i vecant i gazetaris Shqptare.Per cdo shkrim meriton pergezime.

  113. ari says:

    Zoti Mero! Nje pyetje kam- Kush eshte helmi me vdekje prures per shqiptaret: a- Likujdimi I armeve kimike sipas rregullave dhe ne kushte te sigurta teknike? Apo b- Helmi I leshuar cdo dite nga mediat e helmatisura?
    A ka ndonje media qe te tregoje se cfare ndodh kur kto arme kimike shkaterrohen ne perputhje me rregullat?

    Mos flisni pallavra, Keto na trgoni ne shqipetarve. Tung

    1. Vari Wool says:

      O ari te ka humb K-ja

  114. ylli vercani says:

    ne shum raste opinioni publik eshte ai i heshturi, qe mendohet dhe pastaj uluret. kam frike se zoti mero dhe shume te tjere gabohen.mendoj se shumica jane duke menduar seriozisht ne heshtje dhe kjo eshte pjesa qe une ju siguroj se zoti Rama nuk e ka humbur… nuk e keni vene re se sa pak njerez dalin???mos mendoni se te tjeret kane frike. mbaroi frika qe kur lubia u largua. te tjeret , ne ndryshim me ata qe nuk mendohen , po mendohen.

  115. I.Troplini says:

    Ata qe deri dje nuk dinin te dallonin superfosfatin nga bajgat, quhen nga Z.Baze sot, ambjentaliste. Fillim i mbare i nje njeriu qe kupton shpejt se nuk ka “shpetim” me, me kete ceshtje.Respekt per nje hap te tille. E panevojshme eshte ajo “kujtesa” se shqiptaret na qenkan po ata qe donin ti shpetonin luftes kimike me kundragazet e Enver Hoxhes. Europa dhe Shqiperia kane ndryshuar shume qe nga ajo kohe. Edhe shqiptaret, ne kete proces zhvillimi, kane filluar te ndergjegjesohen qe fatet e vendit te tyre, nuk mund ti lihen ne dore nje klase politike vrastare qe mendon se e kane blere kete vend dhe mund te bejne cafre te duan me te.Te qenit “kope bagetije” nuk te shpeton nga Gerdecet dhe pasojat e tij.
    Tundimi i ketij kryeministri per te luajtur me poza teatrale dhe lufta e tij e perhershme me vetveten kunder hundes perpjete, nuk mund te jene pjese e axhendes qytetare per egzistence. Deklarata te tilla se politika shqiptare (qeveria dhe opozita) paskan me shume informacione per asistencen teknike qe garanton NATO, dhe kjo u jep atyre “qetesine” e nevojshme per tu perballiur me kete teme, eshte gjithcka tjeter por jo bindese.
    Analistet perendimore e kane dhene mendimin e tyre per kete teme qe prek interesat tona egzistenciale.Pasi nuk gjeten nje qeveri tjeter te papergjegjshme per te bere nje loje te tille, qeveria amerikane po i ben presion Shqiperise, vendit me te varfer ne Europoe, per te pranuar demontimin e armeve kimike te Sirise.(Lexo SPIEGEL ONLINE per kete teme)
    Nese Edi Rama vazhdon te luaje rolin e “regjizorit qe din me teper” dhe nuk kupton ndryshimin midis presionit dhe “detyrimit qe sjell anetaresimi ne NATO”, atehere duhet thene qe ky njeri nuk ka kapacitetin e nevojshem per te mbrojtur interesat e qytetareve te ketij vendi.!!

  116. benius says:

    Mire qe e pranoi edhe Merua qe Edi eshte i paparashikueshem, tallet me friken e “te tijve” kur i thote vendimet e papergjegjeshme qe merr kur eshte “nen terapi”. Tani me ne fund Mero…nxirrja prap kartelat…eshte mire qe populli te rikujtoje se eshte ne doren e nje psikopati… Megjithese kam frike se tashme eshte teper vone..

  117. Claus says:

    Nje ekuacion me disa te panjohura i z. Baze!

    Nje ekuacion qe edhe nese i gjen zgjidhjen duhet te besh proven nese ana e majte do te jete e barabarte me anen e djathte.

    Shkrimi eshte plot „ ambiguitete“, ambiguitete qe i ke hedhur ne eter per te hedhur nje mjegull, shyqyr Zotit jo Sarine, por te nje mjegulle me permbajtje „gazi dezorientues“ si ato gazra euforike qe perdoren rendom ne operacionet stomatologjike.

    Te them te drejten nuk te mora vesh. Shikoj nje asimetri te paargumentuar midis shume gjykimeve te kete editorial.
    Shikoj nje ngritje te panevejoshme te problemit, qe „kryeministri Rama paska humbur betejen me publikun“ duke numeruar tre shkaqe per kete qellim!

    A eshte kjo thelbesorja? Aspak. Rama nuk eshte as i pari dhe as i fundit kryeminister qe kane humbur betejat me publikun, nderkohe qe ne demokraci kjo eshte me se e zakonshme.
    Obama ka humbur beteja me publikun, Blair, Schröder, Holland e shume dhe shume te tjere bile qe ne javet dhe muajt e pare, ashtu si dhe Rama.

    Pra ky per mua nuk eshte argument dhe ne kete rast „falenderoj“ Ramen qe u tregua i paafte per te hedhur ne popull shashka narkotike dhe te ngrinte ne kembe nje sistem manipulimi dhe mashtrimi.
    Me sa kuptoj une ju kete keni dashur. Kjo del qarte kur thuhet, qe „ai duhet te kishte marre rolin e liderit dhe te udhehiqte kete beteje te tijen“.
    Po per cfare beteje behet fjale? Behet beteje per ndonje ndryshime kushteuese, per ndonje beteje madhore me sens politik?
    Jo, behet fjale per nje beteje per futjen ne Shqiperi te 1 mije toneve te lendeve kimike te asgjesimit ne mase!!!!

    Ndersa ju na qenkeni irrituar se Rama nuk paska gjetur gjuhen dhe argumentat e nevojshme dhe informimin ne kohe te popullit!
    Kjo eshte paradoksale.
    Nese do te kishte nje informim ne kohe dhe nje beteje argumentative nga Rama a do te kishte ndryshuar thelbi i problemit?
    Jo, ne asnje rast. Pra si me informim dhe pa informim te publikut ne kohe, armet asgjesuese te Asad-it do te vinin.
    Ngrihet nje problem po aq paradoksal dhe po aq i parendesishem: Edi Rama na paska vene me ngurrimin e tij dhe vete amabsaden amerikane ne veshtiresi!!!
    Po pastaj?
    A ndryshon edhe ketu thelbi i problemit.
    Eshte e qarte qe ju keni nje fare „debulese“ per Ameriken si ish-punedhenesja juaj, por a eshte e ndershme te biesh ne konflikt me veten, me opinionin publik dhe te mbrosh nje politike antihumane?
    Perse ata pjesemarres na qenkan „kundershtaret e tij politike“ te mbuluar me petkun e ekologjisteve?
    Perse hidhen insinuata te tilla ndaj nje shoqerie qe po tregon emancipim qe nuk e ka patur kurre me pare?
    Shqiperine dhe aq shume te ndotur e kemi, por nuk na mjafton. Duhet ta kthejme ne nje dhome gazi helmues tashme, si dikur Himmleri kur asgjesonte hebrejte ne kampet e perqendrimit. Nje dhome gjigante.

    Si tere opinioni publik edhe media edhe ju z. Baze duhet te merrni qendrim me te qarte. Se ka ngurruar apo nuk ka informuar ne kohe Rama kjo eshte ceshtje dytesore dhe tretesore.

    Sot ceshtja eshte si te shpetojme ate cope vendi me 28 mije km² nga kjo murtaje siriane.
    U votua Rilindja, u votua me 1 milione vota, u votua shpresa dhe e ardhmja me e mire, u votua nje program i tere progresiv dhe jo Vdekja dhe Diktatura.
    Kam frike se protestat do te ndalohen edhe me dhune policore kur Rama te humbase qetesine.
    Atehere cfare do te perfaqsojne fytyrat e Kodhelit, Tahirit, Bushatit e Veliajt?
    Maskat e gazit apo gazin Sarin?

    P.S. Ne gjyqin e Nürnbergut shpikesi i ketij gazi u denua me tete vjet burgim. Beri kater vjet se pas kater vjetesh sherbimi i kimise i dep. te mbrojtjes te USA e ftoi per te punuar per llogari te tyre.

    1. mirel says:

      Respekte Claus.

    2. N Shabani says:

      Respekte edhe nga une Claus.

  118. Ky eshte investimi me I madh I ketij shekulli ne shqiperi
    Ne ndihmojme Kinen dhe ndertojme aty fabrika qe kinezet ti fitojne paret me pune
    shqiptaret do vazhdojne te qendrojne te pine kafe te lumtur
    Ne rats te ndonje difekti njerezor shqiptaret do ti marre I madhi zot dhe qeveria shqiptae do te ule papunesine me shume se sa ka premtuar
    Edushka me tha qe heshtja eshte flori ne shqiperi dhe lenia e dopjo gjashtes ne dore eshte krenari.

  119. era says:

    Endra mbaroi.
    Nuk ka me Mero- simbol i gazetarit te pavarur, i zgjuar teper profesional-GAZETAR I VERTETE.
    Mero, vetem idiotet nuk e kuptojne qe ke tre jave qe po perpiqesh te besh avokatin e amerikes.A i ke ndonje borxh?? te garantoi mosprekje nga serbisali?? Gjithe arsenalin tend e ke perdorur kunder saliut dhe jo ne sherbim te popullit.

    Po ta beje per popullin do vazhdoje te ishe Mero qe ke qene.

    Edhe une si shqipja jam e majte,kam votuar Edi Ramen, dhe ne proteste kam shkuar dhe shkoj se femijet e mij do jetojne ketu.

    Zoti Mero qe mer vesh dhe nga siguria po te japketo te dhena dhe pastaj shkruaj dy rrjeshta per vleren e jetes se nje shqiptari dhe te 3 miljon te tjereve.
    Standarti i qytetarit amerikan:160 km larg vendit te demontimit te LHL.

    Standarti i qytetarit shqiptar: 5 km larg vendit te demontimit te LHL.

    Jeta e emerikanit qenka 32 here me e shtrenjte se jeta e nje shqiptari.

    Kjo eshte siguria???

    Cfare te eshte premtuar per kete qendrim??

    Moderator te lutem mos e fshi komentin.

  120. beci says:

    Eshte e veshtire te besosh por ja qe qenka e vertete qe ka gomere te tille qe bejne tifozin e Rames edhe kur ky do qe ti helmoje.

  121. koli says:

    3 pyetje dua bej :
    1- pse Armet kimeke te prodhua nga rusi dhe propozuar nga rusi per azgjesim me gjith ate teritor qe ka , ne duhet ti pranojm m,ne qenkemi shpetimtaret e botes ?????

    2- 1600 ton ,1300Ton helm dhe vdekje qe nuk iken per 100vjet VX dhe sarin , edhe kur asgjesohet mbetjet e tyre groposen dhe nuk ka me kthim pas per mjedisin ujin etj…po 300 ton qe nuk dihen cfare jan?????

    3- Po e mbyll me fjalim e zotit Rama:eshte kontribut i madh i vendit ton per boten,,,,ca fitojm ne se do helmohemi te gjith ,,,apo fiton ti pik te bota qe te behesh diktatori i ardhshem i shqipris????

  122. ra ta si says:

    Ne qofte se SHQIPERIA do te kishte perfitime te shumta ekonomike ateher mir se te behet ky proces ne shqiperi.

    1. valter says:

      Pse mos te duhen per ne varr i nderuar “ra ta si”, ne boten tjeter paraja nuk njihet!

  123. ermal says:

    Ah cfare fjalesh prekese!me populizem se kete artikull nuk kam lexuar ndonje here!per sa shitesh a mund ta dime????
    thuaje hapur qe je pro shkaterrimit te armeve!Jemi ne kete gjendje sepse kemi gazetare si puna jote e politikane si Sala e Meta e Edi!
    po keta politikane jane ne pushtet fale gazetareve si ju!

  124. Arif Gjongjini says:

    Këndvështrimi lidhur me metodën se si duhen përballur problemet prej një lideri është (të paktën na duket) i drejtë. Megjithatë nuk besoj se Rama e ka humbur besimin e mbështetësve; unë mendoj se ata ende shpresojnë (për shkak të besimit që kanë) se ai është i vetdijshëm si atdhetar e kësisoj do të marrë një vendim të drejtë. Sa i përket asaj që Rama thotë se do konsultohet me shoqërinë civile nuk e shoh ndonjë gjë që na lehtëson, sepse marrim me mend vënien para faktit të kryer të kësaj “shoqërie”, të cilës thjesht do t’i thuhet: armët kimike do të merren e do të çmontohen në kushtet e një sigurie të plotë etj., siguri e cila mund të jetë e tëra një profkë edhe sikur Rama vetë ta besojë plotësisht atë që do të thotë, sepse ajo është një garanci pa garanci, ngase atij thjesht do t’ia thonë të tjerët, ata që do prezantohen si specialistët e “asaj pune”. Pra garancia, ngaqë s’mund të verifikohet paraprakisht,do të bazohet vetëm te instituti i besës, gjë që në këtë rast, që kemi të bëjmë me jetën e popullit e shëndetin e mjedisit në të tashmen e në të ardhmen, duket si një institut prehistorik, aq më tepër që në këto kohë poshtërsia në emër të përfitimit e të mendësisë “larg nga bytha ime” nga një tipar i nivelit individuale është shndërruar në tipar shtetror, në sistem që shtetet e përdorin kundër rivalëve apo në kurriz të popujve “të mundurve”-të të vegjëlve, të popujve “të parëndësishëm”.
    Mosinformimi i popullit jo vetëm që është i padrejtë por edhe i dëmshëm. Por edhe gjysmëinformimi është po aq i dëmshëm. E kam fjalën te Meta kur tha se Shqipëria do të marrë përsipër aq sa mundet. Kjo e përgatit opinionin me idenë se mu nd të marim shumë pak nga armët kimik (meqë ne e dimë që jemi vend i vogël e pa teknologjinë e nevojshme), mirëpo mund të kuptohet edhe ndryshe, sepse kur ta pranojnë të tërë sasinë e helmeve, do thonë: po iu thamë do marrin sa të kemi mundësinë, nuk iu kemi gënjyer sepse ne e kemi mundësinë (edhe pa e patur realisht) për t’i marrë të gjitha. Pra gjysmëinformimi është një lloj dezinformimi.

  125. gjon says:

    MERO kesaje radhe ke shkruar tamam si nje Fallxhore.E zeme se eshte ashtu sic thoni ju.Po mendimi yte personal cili eshte :Duhet apo sduhet te vijne armet kimike ne Shqiperi?.Edi Rama foli shume qarte per ato qe kane veshe e duan te degjojne.Kur u beme anetare e NATOS u skuq qelli i Shqiperise nga fishek zjarret,e sot dalim kundra saje……..

  126. LILOLABJA says:

    Claus!

    FALEMINDERIT FALEMINDERIT FALEMINDERIT

  127. Suzana says:

    Z. Baze, spekuloni shume kur thoni se ata “qe mbushin rradhet e protestave jane me shume kundershtare politike te Rames se sa…”. Nuk e di cilet perdorni per referenca, ndoshta si-shoket tuaj analiste te medieve te tjera, por ne fakt njerezit qe po protestojne per kete ceshtje jane te zhveshur prej mbeshtetjes/kundershtise partiake. Ju duket e pamundur qe ben vaki te kete protesta dhe jo mitingje?! Rradha e atyre qe protestojne – kujdes: jo mbushin rradhet (gjuhe mitingu!), por krijojne rradhet – pavaresisht motivacioneve te ndryshme e te larmishme: ekologjike e pacifiste, sic thua ti, humane, atdhetare diku, antiimperialiste diku tjeter, perbashkohet gjithsesi ne nje thirrje POLITIKE – jo partiake sic thoni ju. Pavaresisht se ishit treguar i kujdesshem per te treguar amerikanofiline ne nje nga paragrafet tuaj, po ju them se me te shumte jane protestuesit qe jane kunder imperalizimit/mitit amerikan se sa ata qe jane kunder Rames. Se protesta mor Zoti Mero, ndryshe nga shkrimi juaj, nuk ka per synim liderin-person, por liderin-shtetar dhe aspak nuk i intereson kjo ceshtja juaj mikroborgjeze “a ka vepruar Rama drejt me opinionin publike apo jo? A i ka ndjekur mire leksionet e lidershipit apo jo?” – pavaresisht se juve ju keni simpatine e madhe te merreni me fatet personale te lidereve, mos i fusni protestuesit ne kete thes. Ku e matet juve opinionin publik? Si guxoni aq me keq t’i llogarisni sikur jane te gjithe altingoxhajas…. Protestuesit mund te kene arsye te ndryshme, por perbashkohen ne nje “JO”. Juve flisni sikur te donit t’i kishit dhene Rames mend… Na eshte bere media si sirtari sekret i dhomes te gjumit, ku kushdo flet ne te veten, duke patur edhe arrogancen madje, se perfaqeson dicka me teper se vetja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. ラブドール 通販

    下半身 リアル ドール あなたは市場で有名なシリコーン人形の種類を知っていますか

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje