“Policia e Shtetit nuk do t’ja kishte dalë të godiste farën e keqe që i kishte mbirë Shqipërisë duke dëmtuar ndërkombëtarisht pamjen e saj, “Republikën e Drogës” në Lazarat, pa njerëzit që derdhën gjak. S’do ishte bërë e mundur që forca goditëse e Policisë të ishte rritur kaq shumë në një periudhë kaq të shkurtër”.
Kështu iu drejtua Kryeministri Edi Rama 500 kadetëve me rastin e nisjes së sezonit të ri të shkollës së Policisë së Shtetit. Ndërsa premtoi mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë për Policinë e Shtetit, Rama theksoi se pavarësisht se me barrën e një krize dhe të një mali borxhesh ne rritëm pagat e Policisë me 25 % si asnjë herë më parë.
“ Ju jo vetëm nuk jeni vetëm, por në rrugën ku hyni sot në rast se do i kaloni provat për të qenë gati për në terren do të keni hap pas hapi mbështetje, respekt dhe motivim, jo vetëm moral por edhe financiar për ta kryer me sukses detyrën në të gjitha nivelet e karrierës. Policia e Shtetit ka ende shumë nevoja të mëdha. Ne besojmë që kjo nuk përbën arsye për të rritur më tej standardet e punë. Tani është vetëm fillimi i një pune jashtëzakonisht intensive që na pret”, theksoi Rama.
Referuar situatës së rendit dhe sigurisë në vend në 300 ditët e para të Qeverisë , Rama u shpreh se në vetëm 300 ditë të qeverisjes është ulur me 15 % numri i vrasjes dhe i krimeve të rënda kundër personit.
“ Hov i rëndësishëm përpara, por ambicia jonë është për ende shumë më tepër. Këto 300 ditë na mjaftojmë se nëse në këto kushte bëmë një ulje kaq domethënëse me siguri edhe falë forcave të reja që po i bashkohen Policisë së Shteitt dhe falë moralit të rigjetur të Policisë së Shtetit ne do të mund të bëjmë në vjim shumë më tepër, sepse ndërkohë falë jush që jeni këtu po rrisim dy cilësi kryesore pa të cilat struktura e Policisë së Shtetit s’mund të jetë ajo që duam: Po ulim moshën, pra pasi ju të përfshheni në Policinë e Shtetit do të kemi një polici të shtetit më të re”, tha Rama.
Në vijim, Kreu i Qeverisë u shpreh se forcat e reja që pritet të dalin në terren pas formimit në këtë akademi, do të arrijnë rezultate edhe më pozitive në luftën kundër krimit.
“ Ka shumë për të pastruar, shumë për të ndryshuar dhe jo pak për të respektuar dhe kuptuar. Duke nisur në radhën më të parë nga ata që nën uniformën e Policisë së Shtetit dhanë jetën e tyre dhe lënë pas nëna, xhaxhallarë, gra dhe fëmijë, motra, vëllezër dhe të afër, që sot vazhdojnë t’i kujtojnë me lot në sy. i takon secilit prej jush që sot filloni këtë Akademi, që mos të harroni të gjithë ata që në gjithë këto vite kanë derdhur gjak se kanë mbajtur të pastër emrin dhe nderin e kësaj uniforme”, tha Rama.
Për ministrin e Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, vetëm forca e mendjes mund të bëjë diferencën në radhët e policisë.
“Para 500 kadetëve, kryeministri shprehu mbështetjen si morale ashtu edhe financiare që do t’u jepet me daljen në terren, por kjo, vetëm nëse sipas tij ja dalin të provojnë aftësitë e tyre përmes testeve të përjavshme dhe përballe pedagogëve të specializuar”, u shpreh ministri.
Ministri ftoi studentët ti përkushtohen detyrës duke u vendosur në krahun e ligjit dhe në luftë të pandërprerë me krimin.
“Nga ky moment, harrojini Partitë, harrrojini miqtë, tarafet e çdo mënyrë tjetër jo të ligjshme. Askush nga këta, nuk do t’ju ndihmojë për të ecur përpara në karrierë” , apeloi ministri i Brendshëm.
Ai shtoi se është e papranueshme që niveli arsimor i Policisë së Shtetit të jetë më i ulët se mesatarja e shoqërisë.
“Për këtë arsye kemi parashikuar në ligjin e ri të Policisë së Shtetit, ngritjen e një institucioni arsimor këtu, me kurrikula moderne dhe përgatitje intensive, prej të cilit do të dalin specialistë të lartë të hetimit të krimit”, tha ministri Tahiri.
Por i vetëdijshëm se në Policia kërkohen ende ndërhyrje të forta për reformuar, ministri tha se do të ketë teste periodike për përgatitjen fizike për efektivët.
“Lufta kundër krimit nuk mund të bëhet as pa përgatitje fizike. Sot ka ende punonjës policie që nuk shohin dot majat e këpucëve të veta, se nuk i lë shëndoshja dhe majmja”, nënvizoi Tahiri.
Ministri paralajmëroi se tundimi do jetë i madh, pasi paligjshmëria do të mundohet të rekrutojë më të dobëtit.
“Janë ende të pakta, në mos minimale, denoncimet e punonjësve të policisë për kolegët e tyre, lidhur me praktikat korruptive. Ata që heshtin sot, duke lejuar kolegun të korruptohet, kanë përlyer veten me një damkë që e meritojnë plotësisht, pikërisht pse heshtin”, tha ministri.
bravo
Ti po ben sjtet zoti Rama.. te lumte per punen e bere dhe bravo dhe Tahirit.. ?
Ajo qe keni bere me Lazaratin eshte nje pune fantastike.. vetem ate te permendni dhe i keni thene te gjitha..Ndertuat shtet, ju lumte
Mos e beni saliun te qaje kaq shume.. I shkaterruat gjith banden e tij mafioze e po e beni pareshtur.. Kjo eshte e rende per nje plak si ai
?
Une di te them se policia ka marre nje fytyre tjeter tanime e kjo duket ngado.. Qe nga komunikimi e kudo ka nje tjeter cehre.. Puna juaj po rrezatohet e per kete ju pergezoj..
Epo u pa puna.. Saliu ankohet i shkreti per gjithcka qe po i therrmohet para syve,.. Eshte e rende per te por ne dobi te qytetareve..
Rritja e rrogave ka dhene efektin pozitiv dhe nderhyrja ne LAzarat e kudo kunder narkotrafikut ka qene me rezultate te jashtezakonshme
Jane te shumta nderhyrjet e policise se shtetit.. PAstrimi nga plerat e saliut ishte nje pune qe duhet akoma te vijoje te behet.. Ska me kohe per te humbur, jeni ne rruge te drejte duke ndertuar shtet me standarte te reja si ato te BE-se
Te gjithe ne qe jemi kthyer nga jashte e kemi vene re se ka ndryshuar fytyra e policise.. Njerez me kulture e me komunikim, jo rryshfet me e shume pozitivitet e konstruktiv// Te pakten ne TR.. Reforma te vijoje dhe ne mbare vendin
Fantastike puna e bere kete vit.. vijoni reformat, mos ndaloni, po punoni per se mbari
Rritja e rrroges ka ndikuar mendoj une se jane bere policet me te sjellshem e kane frike te bejne budallalleqe.. Reformimi duhet te vijoje edhe me shume
Shume pune te mira kete vit policia.. Duket se ka fryme te re dhe tjeter mendesi.. Ju lumte, dont stop
si rrine gati pioneret e partise per te lavderuar xhaxhi edin dhe partine e ripjelljes se tyre haha
Per cfare morali flet ore halabak,aty po vriten njerez cdo dite.Akoma me krahasimet,Shqiperia dje dhe Shqiperia sot…
Ky eshte be fiks si Sala.
Prit kur te filloje te krahasohet me Gjermanine…
ooooO Edo jom dakort qi trriten rrogat e policeve se ashtu a ka tgjith bota perendimore
Por polishtat e albanistanit jon si puna Ujkut qi qimen e ndrrojn po zakonin se harrojn
Ke lon pagat e miletit Po nvend numero
Hap vene Pune per rinin fut kriminelet e mdhoj mas hekrave qi quhen peshkaqien qi po tallin sumen ene shetisin me makina lluksoze majaft me lloqie
Paska ul me 15% vrasjet? Ta vrane tjetrin me mes te dite,ne mes te bllokut,njgjit me presidencen,200 m larg gardes ,ne mes te policave te leshit, kaluan pa targa sa u desh bytha dhe nuk u hyri gjemb ne kembe.E pame te gjithe,tani po na trego perqindjet. Te ishte per perqindje kishim Salen qe na nxorri ne vend te katert ne bote
Vazhdo si e ke nisur o ed bashke me tahirin se te gjithe shqiptaret e ndershem jane me ju.Sali baba po tmerrohet se po i ikin perdite parate qe fitonte nga kriminelet me te cilat blente votat dhe bente fushate me gjoksin e demokrates se shquar qiljeta.
sa qeshasharke cilat vrasje ulet o kristaq rama po ju jeni e keqja e shqiptaris e zoti ju vraft o gjakl greku e rumuni ju ps jeni kanceri i shqipris e krejt shqiptaris
sa biznismen u vran mrena pak dite o e zeza e keqe po ti je vet droga e krimi o rama
RILINDJA E LESHIT KESHTU DO TI SHTYJE VITET DUKE MASHTRUAR ,PA PIKEN
E TURPIT . POPULL DELE ,OPOZIT E DEGJENERUAR ,CFARE TE PRESESH TJETER.
Edhe psudonimin paske te bukur.Vec brijte te mungojne.
Thone se budallaj nuk ka brire,njihet kollaj.
Ti jo vetem kaq,por qenke dem I tredhur nga ati yt shpirteror Sali magjar Berisha,fytyra me e urryer e popullit shqiptar.
Rrush I pa pjekur ne hardhi te kalbur.
I mbaroi se emeruari kusherinjte e soj sorrollopin e tij ky xhuxhi dhe tani thote qe nuk do kete me miq e tarafe,thuaj shyqyr qe u fute ne Lazarat se do te kishin ngrene me gjithe lecka xhaketat e vjetra ne PS o cun.
ato qe hoqe nga policia ja bere mire se e meritonin, por edhe ato qe more ja ke fut kot o plako. hiq nje sumce fut nje tjeter.policise do i duhen te pakten 20 vjet te vije ne vete o RAME
Vendi po rilind cdo dite nga pallavrat ,keshtu do te kapituloni shpejt.
Parti Enver jemi gati kurdoher.plani i 5vjecarit u realizua 120%bravo Rama.
Menyra se si flet ky Rama diskrediton veten!mesa duket edhe keshilltaret e tij nuk i degjon se i duket vetja i pagabueshem!ne vend qe te ndryshoje propaganden e paraardhesit ai e vazhdon akoma me keq!qysh kur mori pushtetin e nxorri fotografite e kryeministrise u pa sa karagjoz eshte kurse para disa kohesh e perforcoj idjotizmin e tij kur nxori perseri kryeministrine (bardh e zi te saliut)(me ngjyra te veten).Hajde albanez hajde!
Zoti Tahiri nuk eshte e moralshme te fyeni nje polici te tere,vetem e vetem se jeni minister,sot eshte fare e thjeshte te mbani nje fjalim para disa djemve te rinj qe nuk e dine se cfare eshte policia,dhe eshte e papranueshme nga kushdo qe ti thuhet nje punonjesi te ri policie qe nuk ke se cfare te marresh nga nje polic i vjeter,ne te gjithe boten ne polici gershetohen brezt,dhe ata rrulat qe ti ke rreshtuar aty duhen minimumi 5vjet qe te pakten te behen patrulle policie,ne vitet 90 ka pasur nje shkolle policie po ne ate vendit ku ti fole sot me nje program as qe behet fjale ti afrohet as nga cilesia po ashtu dhe nga volumi, dhe shteti i asaj kohe i nxirrte roje per disa vite, edhe kur ai i nxirrte patrulle kurrsesi jo vetem,keta polic qe ti shan e fyen te kane ribere shtetin i cili u dogj ne 97,dhe sot ti flet lirisht brockulla pa asnje lidhje me te qenit minister.
Ne podium qenka edhe Spartak Braho si garanci per policine qe te mos e gaboje vijen e partise.
lum shqiperia per let’s dy. trima po e bejne lule. alb
Shume komente pozitive per policine,i mire optimizmi,por mos kaloni ne eforizem.Vendin e ka mbytur krimi(apo prape Sala e ka fajin).ju qe kenaqeni me pak nuk keni pare bote me sy.Mos duhet qe te ngordhim per buke,qe kur te na japin nje veze te ndihemi te lumtur.Lufta e policise me krimin duhet te jete e vazhdueshme-rezultative e rritja e efektivitetit te saj nuk mund te matet me perqindje,(se do dal min. i bujq.e do te mburret se e ka rrit rendim,entin e prodhimeve bujqesore me 30%).Policia e shtetit nuk eshte as ne nivelin e 50%-te asaj qe duhet te ishte.Sa shpejt qe kenaqeni:thonit Edi ka bere per Tiranen,sepse e leu me boje,nuk keni pare gje me sy boten.Nje mik qe kish kaluar neper rrugen e kombit me tha:Fntastike nuk besoj te kete dhe ne vende te tjera te tille,te fshifte boja i thash,ku ke pare bote me sy ti.
ULEM VRASjET ME 15%,PO PERSE MORE IDIOT KUSH E KISH NE PLAN QE TE VRITESHIN ME SHUME DHE I NDALUAT jU.Po n.q.s.vitin tend te dyte ne kolltuk rritet numeri i vrasjeve cfare do te thuash:rritem vrasjet me 20%.PROPAGANDE BERISHISTE.
keto brockulla as vete nuk i beson ti more : http://bit.do/Berlusconi-having-sex-with-her
Jam shum I zhgenjyer nga nje pjes e mire e komentuesve.Te gjith deshirojn te bejn komente,se gjithsejcili ka mendimet e tij,dhe mund
ti shprehi ato ashtu si i ndjen.Por une kam mendimin tim;ne komentet
te mos perdoren me banalitetet ekstreme,por te demostrojm culture
qytetare,qe aq te domosdoshem e kane sot shqiptaret,per ti dhene botes se qytetruar te kuptoi.Se ne shqiptaret,vendin ne sofren e madhe te
BE-es e meritojm si Qytetare te denje,dhe jo meshiren e tyre..
Pikrisht dhe une vlersoi maksimalisht angazhimin heroik te policies se shtetit..Se duhet ta pranojm,se pa nje polici te angazhuar,sinqerisht
per pastrimin e vendit nga kriminelet ordiner,qe me shum jane te ndikuar,nga anti shqiptare ne bashkepunim te ngushte me te huajt,per destabilizimin total te Shqiperise.Ne mundet te jemi krenar,dhe
balle hapur perpara opinjonit nderkometare..
Kam kohe qe se lexoj temen, po qe tja kaloje edhe 55 ket se kisha mendu.brravo mero gjoja je edhe analist, se harrova qu be me ama se do lesh nam deri sa ta marresh at post ja kalove edhe gazetes bashkimi te dikurshme
Vleresimet objektive te rezultateve te punes se qeverise i bejne ekspertet e institucioneve te pavarura (nqs. ka te tille ?!), nga opozitare apo individe te shquar te shoqerise, nga analiste te shquar dhe gazetare investigative, te cilet nuk jane te detyruar vrapojne per te lepire kockat qe u hedh politika.
Nese keto vleresime behen nga vete kreu i qeverise apo te perzgjedhurit e tij, ne nje kohe kur realiteti deshmon ne fakt te kunderten e asaj qe proklamohet, atehere te tilla ofensiva ripjellsish te bejne te mendosh, se po ndiqet e njejta taktike trullosese, qe eshte ndjekur edhe me pare nga baballaret dhe eterit e tyre shpirterore.
Nje pyetje per TemA: A e keni vene re qe kohet e fundit sikur ka filluar t’ju mbushet blogu me artikuj te ngjashem…”?
PS: “Shtet ligjor” dhe “shtet policor” jane dy koncepte me domethenie krejt te ndryshme. Per te shkuar drejt te parit duhen bere hapa vigane dhe shpenzime te shumta nga ana e shtetit. Metoda e dyte eshte me e thjeshta, por me e shtrenjta per popullin.
Kujdes kendez!