Nishani i përgjigjet Tahirit: Ankimin për gjyqtarët do ia përcjell Naços

25 Tetor 2014, 20:11Politika TEMA

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka reaguar pas letrës që Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i dërgoi  në lidhje me 25 vendimet e gjykatave dhe Prokurorisë së rezultojnë me shkelje.

Sipas informacioneve që përcjell Kabineti i Presidentit të Republikës, bëhet e ditur se Institucioni i Presidencës do shqyrtojë këto raste, duke bërë verifikimet e duhura, duke shtuar se animimin do ja përcjellë Ministrisë së Drejtësisë.

Kabineti i Presidentit e siguron ministrin, se Institucioni i Presidentit të Republikës do ta përcjellë këtë ankim tek Ministri i Drejtësisë duke i kërkuar këtij të fundit të kryejë me shpejtësi të gjitha verifikimet e nevojshme dhe si autoriteti i vetëm që ligji njeh për fillimin e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve që shkelin ligjin, të fillojë procedimin disiplinor për të gjitha rastet e konstatuara me shkelje.

Institucioni i Presidentit të Republikës do të dëshironte të shihte një koordinim dhe bashkëveprim të drejtpërdrejtë midis ministrave të qeverise për çështjet që ligji i ngarkon, por mbetet i gatshëm të angazhohet për ta lehtësuar këtë bashkëpunim të tyre.”-citohet në deklaratën e Presidencës, drejtuar mediave.

Sipas Presidencës, në kuadër të reformës në drejtësi, do ti kërkojë Qeverisë një platformë, e më pas do të nisin konsultimet dhe me Komisionin e Venecias.

“Institucioni i Presidentit të Republikës, duke e konsideruar reformën në drejtësi si një nevojë të madhe për qytetarët shqiptarë, nxit Qeverinë Shqiptare që në vijim të konkluzioneve dhe rekomandimeve të Konferencës se 6 Tetorit, të inicuar nga Presidenti, të paraqesë sa më parë një Platforme për këtë reformë dhe Planin e Veprimit për realizimin e saj. Të nise sa më parë konsultimin e saj me Komisionin e Venecias, Komisionin Evropian, misionet ndërkombëtare të SHBA dhe BE si dhe aktoret vendas, për të patur një rezultat konkret te kësaj reforme”, theksohet në deklaratën e Presidencës.  /gj.k/

16 komente në “Nishani i përgjigjet Tahirit: Ankimin për gjyqtarët do ia përcjell Naços”

  1. HAJDUTI says:

    a cna turperove o medet….ti je fryj ketu e fryj atje….ik andej nga sira se te shkon te shkosh te vellezrit e tu….mos harro merr dhe vellane e madh turcelinjte…

    1. hajdr says:

      po po percillja Gjin Gjonit ma mire

      http://goo.gl/MjKhJA

  2. retze says:

    Nje pergjigje e duhur per te kuptuar se si funksionon shteti.
    Nje minister qe ka pereth vetes partizan dhe jo kompetent.
    Dhe si per cudi Tema e hoqi shpejt e shpejt nga faqja.

    1. fshatari says:

      E ka mare lehte semundjen e insuficenses mentale Kapteri

  3. Devolliu says:

    Tahiri tallet me sakatnishanin kur i dërgon ankesa këtij kamikazi të Sali Kriminelit, por edhe nishansakati nxjerr kunjin me Tahirin kur i përgjigjet.
    Sakati mendor e fizik i Presidencës ka vetëm një qëllim: Të sabotojë çdo nismë e veprim të maxhorancës për të bërë Shtet.
    Zgjidhja e vetme është që të shporret nga Presidenca ky majmun i Saliut të Viçidolit.

  4. qytetari says:

    Bukur ka triblu Tahiri por me bukur ka triblu Nishani.
    Te shohim Nacon se dhe ky s eshte i paket.

  5. drita says:

    Po per 2 gjyqtaret e Elbasanit Ilir Pashaj e Bujar Musta qe u denoncuan vete nga Kl.D e Ministri i drejtesise . Pse u falen e ja mbyllen ceshtjet? I cuditshem e opurtun qendimi ndaj ketyre te dyve..

  6. Arber says:

    Edhe pergjigjen e jep me helm. Ne vend qe te ndeshkoje matrapazet thote qe ministrite nuk komunikojne me njera tjetren. Kjo leter i dergohet Presidentit qe ky te beje veprimet e metejshme dhe te informohet per cfare bejne gjygjtaret e plepave ne Durres.

  7. deti says:

    po mustaqet do ja dergoje nacos ky qe ti beje shurren keti palo presidentit

  8. era says:

    Sapo do beja koment lexoj ate te deti-t. Nuk ka nevoje per koment

  9. Taulant says:

    Zoti Bujar eshte Libohovit i mencur , i ka kthyer nje pergjigje plot ironi ministrit Tahiri . Ose me shkurt ka tallur trapin me te .

  10. . says:

    Lum Shqiperia me kete PRESIDENT-Sakat

    nje mburroje per Kriminelin Sali Bisha,

    qe vetem burgu e pret.

  11. . says:

    “Dordolec” President.

  12. emigranti says:

    Po kush i ka emeruar keta te ashtu quajtur gjyqtar?, ti apo Nacua,mor buf kenete.Behu nje here burr dhe mendo e vepro me trurin tend.Behu burr se ngele duke cuar buket ne furre.

  13. Muaj me pare pati nje impenjim te shoqerise civile per te inkurajuar dhe vene ne levizje qeverine aktuale per ndermarrjen e nismave dhe masave te nevojshme, te cilat do te benin te mundur realizimin e reformave te shumepritura ne sistemin e drejtesise.

    Menjehere pas dy skandaleve nga me te bujshmet te koheve te fundit, fatura e te cilave peshon rende mbi shpatullat e qeverise, e pra asaj te vrasjes ende te pazbuluar te bankierit Santo ne qender te Tiranes, dhe vjedhjeve sistematike dhe ende te pazbardhura te Bankes se Shqiperise, pati angazhime nga eksponente kyce, se pas pushimeve verore qeveria per kete qellim do t’i shtrohej punes seriozisht.

    Kaluan dy muaj nga fundi i pushimeve verore, dhe ne vend qe qeveria, e cila qysh nga ardhja ne pushtet ka patur kohe te mjaftueshme t’i parashtronte per miratim presidentit te republikes projektidene e saj per reformen ne drejtesi, atij i adresohet nje shkrese e mbushur me disa vendime te seleksionuara nga shkeljet e gjykatesve.

    Per te qene me te qarte per prapaskenat e mundshme le te mundoheni t’i pergjigjemi pyetjeve se…

    – perse kjo shkrese i adresohet vetem presidentit te republikes, nderkohe qe organi pergjegjes, qe ka lidhje direkte me keto vendimmarrje te gabuara eshte pikerisht ministria e drejtesise?

    – se per cfare pune me te rendesishme se ajo e shqyrtimit te vendimmarrjeve te gabuara nga ana e gjykatesve, qofshin keta dhe te aprovuar prej kreut te qeverise, duhet te paguhet me parate e taksapaguesve organi i drejtesise?

    – edhe sa kohe duhet te pritet akoma per te patur mbi tavoline nga ana e qeverise nje platforme te mirestudiuar, e cila do t’i sherbente reformimit sa me funksional te sistemit te drejtesise?

    – kemi te bejme ketu me venie para pergjegjsise per moskryerje te detyres nga ana e presidentit, apo kemi te bejme me nje ofensive dashakeqe nga ana e qeveritareve per te uzurpuar me metoda ogurzeza organet, njelloj si paraardhesit e tyre?

    – duke patur parasysh mosmbajtjen e asnje nga premtimeve me kryesore te bera gjate fushates elektorale nga ana e koalicionit te ngjalave ne diten e genjeshtrave, a nuk do te ishte llogjike te mendohej, se prapa tentativave per perdhosjen e figures se kreut te shtetit mund te fshihet nje maskarade kuqaloshe per zevendesimin e tij me nje militant tjeter, ndoshta akoma dhe me “kamikaz” se ky?

    ***

    Mendoj se ne rastin konkret kemi te bejme me dy reagime mjaft te pjekura e te matura nga ana e presidences. Nga njera ane ajo siguron se do te marre persiper verifikimin dhe shqyrtimin e vendimeve qe ne pamje te pare duken te gabuara, kurse nga ana tjeter do e percjelle ankesen tek adresa e sakte, dmth. tek personi qe ka ne dore marrjen e masave ndeshkimore per shkelesit.

    E then pak me kunj i bie njelloj sikur dikush te mundohet t’i lere kopilin tjetrit ne dore, dhe ky i fundit t’a peshtjell, t’a studioje mire e mire, dhe kur e sheh qe s’eshte pjella e tij, e mbeshtjell me leter dhe ja plas ke dera e shtepise nje karruci tjeter… Clever Mr. President!!!

    1. Korrigjim:

      Lexuesit te me falin se ke pyetja e dyte eshte bere nje gabim shpejtesie. Ne vend te… “qofshin keta dhe te aprovuar prej kreut te qeverise“,

      duhej …

      “qofshin keta dhe te aprovuar prej kreut te <em<shtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje