Ruçi nxehet me ministrat: Jeni prej 1 viti në detyrë, ndaj mësoni. Rama i merr në mbrojtje

30 Tetor 2014, 12:07Politika TEMA

Kreu i Grupit Parlamentar socialist Gramoz Ruçi nuk ka nguruar ti tërheqë vëmendjen anëtarëve të Kabinetit Qeveritar në lidhje me diskutimet e tyre në sallën e Kuvendit.

Në seancën parlamentare të ditës së sotme, Ruçi ka reaguar ndaj ministres së Inovacionit Milena Harito, pas fjalës që kjo e fundit mbajti në lidhje me p/ligjin “ Për njoftimin dhe konsultimin publik”, për të cilin tha se ky vendim është gati dhe se janë bërë të gjitha konsultimet me shoqërinë civile.

“U realizuan konsultime me grupe të ndryshme të interesit dhe gjithëpërfshirje. Shoqatat e të drejtat e njeriut kanë bërë propozimet e tyre. Ky projektligj u vendos në faqen zyrtare të ministrisë dhe më pas iu shpërnda dhe 600 shoqatave. Ne kemi nisur të aplikojmë paraprakisht procesin. Shqipëria do renditet shumë mirë sa i takon rolit të publikut, por s’dua të them se jemi pas Gjermanisë”, tha Harito.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të deputetëve socialistë, i cili duke iu drejtuar ministres Harito, theksoi se tashmë ministrat mbajnë këtë post prej një viti ndaj duhet të mësojnë.

“E ndoqa me shumë vëmendje zonjën ministre e përgëzoj për çka paraqiti nuk kam asnjë vërejtje për të ishte ekselente shumë argumentuese dhe bindëse. Por dua ti kujtoj ministres juve që drejtoni seancën dhe gjithë ministrave; Fjala që paraqitët do të kishte vend ta kishit marrë në fillim sipas rregullores dhe procedurave parlamentare. Pasi mbyllet diskutimi dhe pasi flasin përfaqësuesit e grupve paralamentare nuk keni me te drejte ta merrni fjalën. Pasi mbyllet diskutimi dhe pasi flasin përfaqësuesit e grupve paralamentare nuk keni me te drejte ta merrni fjalën. Nëqoftëse do ta merrni fjalën pas mbylljes se diskutimit, kërkoni qe te hapet diskutimi nga e para. 

E ndoqa me vëmendje, thashë se s’kam asnjë vërejtje, por s’kishit asnjë të re për ta hapur diskutimin nga e para kur ishte mbyllur diskutimi. Prandaj këto janë proceduara dhe praktikat parlamentare. Keni një vit ministre i mësoni dhe me parlamentin të jeni korrekt herën tjetër”, u shpreh Ruçi.

Me tej kreu i deputetëve socialistë iu drejtua ministrit të Brendshëm Sajmit Tahiri dhe atij të Energjitikës Damian Gjiknuri, që morrën fjalën në Kuvend, duke theksuar se nuk duhet të hiqen si Kryeministri.

“Zotërinj ministra nuk duhet të hiqeni si Kryeministri. Qeverisja nuk bëhet me aksion, por me qeverisje çdo ditë. Janë 2252 elektricistë që ka sistemi, çfarë mendoni se këto lidhje të jashtëligjshme si kanë bërë këta?? Absolutisht që këta i kanë bërë. Po fusni konsumatorët brenda, po lini hajdutët jashtë.

Keni mbi 600 e ca faturistë, sikur nga një në ditë, do kishim 600 e ca deponime”, tha Ruçi.

Më tej duke i’u  drejtuar Ministrit Tahiri, sa i takon aksionit kundër vjedhjes së energjisë elektrike, theksoi se ‘krimi nuk luftohet me aksione policie, por çdo ditë.

“Ne do kërkojmë llogari për këto tregues. Kur vini këtu duhet të përgjigjeni si ministër për administrimin e sistemit që keni në varësi. . Nuk luftohet krimi me aksione policie, por çdo ditë. Nuk mendoj se ka krim më të madh se ato 150 milion eurot e dëmeve”, theksoi Ruçi.

Reagon Rama

Pas kritikave të kreut të Grupit Parlamentar socialist në drejtim të 3 prej anëtarëve të Qeverisë ka reaguar kryeministri Edi Rama.

“Duke e falenderuar kryetarin e grupit për nxitjen e mëtejshme të këtij diskutimi, që na ndihmon të shpjegojmë mësë miri për publikun gjithçka që po bëjmë dhe duke e miratuar atë që tha se është me fort rëndësi që t’i shfrytëzojmë këto seanca edhe për interprelanca edhe për diskutime që na ndihmojnë për të përcjellë vizionin dhe problemet që me të cilat përballemi tek publiku, gjë e cila në mungesë  të opozitës është më e vështirë, dua të shpreh gjithë vlerësimin tim më të lartë për punën e shkëlqyër të ministrit të Energjisë, ministrit të Brendshëm, ministrit të Mirëqeniës Sociale, të ministrit të Ekonomisë dhe të gjithë grupit që duhet të jenë sot krenarë që ja kemi dalë ta vendosim këtë proces në atë rrugë që nuk është më rruga pa fund e 20 viteve.

Po, është rruga që ka stacion dhe ka një mbërritje të sigurtë dhe të suksesshme, jo për qeverinë, por për mbarë vendin tonë”, iu përgjigj Rama kritikave të Ruçit ./gj.k/

18 komente në “Ruçi nxehet me ministrat: Jeni prej 1 viti në detyrë, ndaj mësoni. Rama i merr në mbrojtje”

  1. fb says:

    Bravo Ruci. Shqiperia smund te kete opozite klanin Berisha, prandaj ka nevoje per opozite nga vete socialistet. Sidomos Rama ka nevoje patjeter per nje opozite te forte, sepse perndryshe do na i beje gjobat 40000 euro per semafor te kuq. Socialistet kane figura me te mira sesa keta drejtora e ministra.

  2. TIGRI says:

    Bravo komplimnt dhe respekt Z .Ruci
    nuk behen punet e qeverise me kopila ,
    PD po ferkon duart tani

  3. NIKU says:

    Kjo eshte nje demokraci e vertet brenda partis socialiste. Nje Bravo zotit Ruci qe gjithmone eshte munduar per te verteten.

  4. Dori says:

    Ruci sec ka keto kohe qe gerricet me te gjithe. Mos valle ndihet i perjashtuar nga fryma e re qe ka hyre ne PS?

  5. astrit says:

    Kritikat e Z.Ruci nuk duhen marre per keq, pasi ai kerkon te permiresohen punet, te realizohen premtimet dhe te rriten sukseset qe ka arritur qeveria Rama. Duke patur parasysh eksperiencen e Z.Ruci, ministrat qe i kane akoma “buzet me qumesht” mund te mesojne dhe permiresojne punen e dikastereve qe drejtojne. Duhet te kemi parasysh se nuk kemi edhe opoziten ne Parlament dhe nese dikush nuk kritikon Parlamenti do te kthehet si sallat ku zhvilloheshin Kongreset e PPSH ku vetem radhiteshin fitorjet nen udheheqjen e Partise. Ka ministri qe punojne shume mire dhe puna e bere dhe ndryshimet jane te dukshme, por ka edhe ministri qe nuk po shohim te bejne asnje gje per te ndryshuar situaten per ato probleme qe jane shqetesim per pjesen me te madhe te popullsise.

  6. ada says:

    Nje mut kane per te bere…Zoti Ruci,juve qe sakrifikuat ju beri dalje pasi i urdherone me mire keta kalamanjte…ai eshte delirant qe do cdo kend poshte vetes…nje idiot qe punone vetem ne siperfaqe dhe asgje me themel

  7. PASHKOLLUARI says:

    COHUNI BURA COHUNI–RAMA TANVE DO VA HA SHPIRTIN-PO MOS RINI TE MJERUM -SE PLANI KETI MUTMUTIT ESHT QE TU BEJE LECKATORE -LYPES RUGVE-COHUNI TANAT NE DEMOSTRATA OSE MBYTENI SI CAUSHESKUN DHE DISA DIKTATURISTE TJER -MA SHPEJT-SE DO JET VON PASTAJ

  8. human says:

    Ky eshte Ruci i vertet, te cili po ja bere borxh, nuk ta perton,cilido qe te jesh.

    PS ka nevoje per nje fryme oponence brenda saj, sepse jo çdo gje shkon vaj. Keta trimoshat Ministra me sa duket njohin vetem autoritetin e Kryeministrit.

    Kete znj.Harito, disa nga deputetet e vjeter te PS jane perpjekur ti terheqin freret, po me sa duket kjo zonje nuk don tja dije per ta dhe u tregon munxet.

    Moj zonje, me zotin Ruçi bej kujdes, se i kane rene leshte atij tek PS,por jo qe ti dhe shume te tjere te beheni Ministra pa e merituar dhe per me teper pa e justifikuar.

    Mund te ndodhe qe nje dite ta shohesh perseri vehten ne ate punen e rendomte prej emigranti.

  9. Eraldi says:

    Kryeministria e tangave! Zoti Ruci ndoshta ka te drejte, por kush e degjon? Kryeministri i Pink Republic of Albania?

  10. emigranti 1 says:

    Shteti nuk behet e forcohet me individe “Rambo”por me te vene gjoksin detyresse I cili qe mer nje rroge nga djersa e popullit.Policia ne Shqiperi ka detyrat e saj qe njihen ne te gjitha vendet e botes dhe shpesh behet mbeshtetje per te parandaluar krimin per cdo sector,por ama cdo sector ka forcat e tij te brendeshme te cilat mbajne pergjegjesine kryesore.PSH.Petr sektorin e energjitikes ,paguhen mijera njeres ,qe tek ministry e deri tek elektricisti e fatorinot,e deri tek portiere e rojet.Pra seicili nga keta ,veme re se ka gjetur nje kolltuk te rehateshem ne punen e tij,ku sipas pozites grumbullojne para ne arkat e tyre.Kjo eshte vene re nga populli qe pjrej 20 vjetesh.Ka nje marrveshje te fshehur zinxhir midis ketyre punonjesve nga posht lart dhe vjelin ne manure proporcionale “pjesen”Kety besoj e ka fjelen Z>Ruci,qe nuk e shkrepi drejt,ndoshta nuk ia lejonte vendi apo koha,por zeri I popullit ketu ka trokitur dhe prandaj reziston te paguaje hajdutet.Reforma ewshte njera ane per te stabilizuar gjendjen skandaloze,por akoma me shum,e eshte necoja per kontroll e dhenie llogari konkrete nga gjithseicili.Kjo duhet te jete detyra kryesore e cdo ministry,e jo te mburremi me te arrerstuar.Natyrisht edhe arrestimi ka vendin e tij.Por ATY KA NEVOJE PER NJE QILIZEM EKONOMIKE E SHPREHUR NE SEKUESTRIM…Askush nuk duhet t’i biere gjoksit se “plasi” ne gjirin r PS.Kjo eshte merita me e madhe e asaj force politike ,kur krijon oponencen e vet.Z.Rama me siguri e vlereson kete ndihme te madhe qe japing njerzit me pervoje dhe drejtperdrejt.

  11. adnan says:

    Kjo Harito duket sa e paafte aq perbuzese ndaj kontributoreve socialiste qe i kane dhene PS ne me shume se 20 vite.Por sa me shume kontribute te kesh ne PS aq me pak vleresohesh nga Rama dhe shpura e mediokerve qe ai ka me vete.Ruci kete ka kuptuarprandaj ngriti zerin,por dyshoj se eshte shume i vonuar.PS ka humbur besimin se premtimet qe u bene para zgjedhjeve do realizohen.Indiferenca dhe zhgenjimi ndihet kudo,kurse Rama e te tijte shpresojne te dobesia e Bashes dhe PD….

  12. Oponenca says:

    He me te lumte z.Ruci

    Padronet dhe capaculet e Ram rrumpalles po mundohen te te godasin po ti mos u tund nga ysnikami .ti perfaqeson brezin e te rriturve me 101 halleve ndersa keta perfaqesojne brezin e diskotekave e stripizmave ….keta nuk din cesht as puna as halli se i kan gjetur gati .diten bejne korrupsion ndersa naten stripizem .

  13. Genti says:

    Milena Harito eshte nje golle! Menyra se si ja u ka fut socialistave te bazes do e bejne kete zonje autoren e humbjes se zgjedhjeve te ardhshme nga ana e PS.

    Hajt shnet, gzojeni dhe per ca kohe pushtetin qe ju dhame ne 23 qershor

  14. beni says:

    Kur shoh figura te spikatura te partise socialiste ne parlament qe jane te detyruar qe vetem te ngrohin karrigen e parlamentit,dhe te çojne doren sa here te sjelle ligje sajmir tahiri sic i do bytha e tij,dhe si ka mundesi qe ata te mos flasin per gjera qe nuk shkojne ne punet e shtetit,aq i suksesshmem eshte ky minister dhe aq i zoti, qe rama e perkrah ne cdo moment, sot deputeti Ruçi beri nje kritike fare te vogel dhe rama u hodh perpjete ne mbrojtje te tyre qe do te thote hani sa te done se ne kete vend do te behet se cfare te them une, kur ja ben rucut per te tjeret nuk i pjerdh fare rama, por kur ti kthehen kundra atehere rama ka per ta pare ne zgjedhje t vendore se jane afruar.

  15. arsen says:

    Iku edhe ky!!!!
    Po, perse ore Gramos?!!!Ta kane hequr telefonin?!!!!
    Nuk te lene ti takosh ministrat?
    Duhej seanca… apo TV, qe ti (ngaqe ke rrjedhur), tu drejtohesh Rilindasve te tu????
    Zotrote ke pune me Edi Ramen! Nuk ke pse tu drejtohesh ministrave.
    Apo nuk ta mban ti permendesh emrin Rames si pergjegjes?
    Jo se nuk ke te drejte, por vendi nuk ishte i duhuri.
    I thuj Edi Rames, te mos mare ministra ne mbrojtje!
    Prandaj ua hoqi imunitetin e deputetit.
    TU KERKOJE PLAN PUNE DHE ” REALIZIM TE PLANIT TE PUNES”!!! Ndryshe???
    Ka plot çuna e goca, burra e gra, te mira ne Shqiperi qe ti ZEVENDESOJE!

  16. Atdhetar says:

    Nderhyrje me shume vend e z. Ruçi, pasi qeveria po u hypen vetja ne qejf dhe do na dailin me buze super te kuqe

  17. patriot says:

    I ka rene pikes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje