Dunga e donte Neimar jashtë Brazilit

6 Korrik 2015, 12:32Sport TEMA

Ka qenë Karlos Dunga, trajneri i Brazilit, ai që ka kërkuar të mos apelohet pezullimi prej katër ndeshjesh i Neimar nga ana e Conmebol, për shkak të sjelljes josportive të sulmuesit 23-vjecar në fund të ndeshjes me Kolumbinë në fazën e Grupeve të Kupës së Amerikës.

Në një program televiz në Brazil, sekretari i përgjithshëm i Konfederatës Braziliane të Futbollit, Valter Feldman, u shpreh se stafi teknik i kishte kërkuar që të mos apelonin, sepse do të ishte më mirë për “Selecaon” që Neimar të shkonte në shtëpi.

Fillimisht Konfederata Braziliane e Futbollit kishte menduar ta apelonte pezullimin e Neimar, me shpresën që ylli i Barcelonës do të mund të jepte kontribut në finale, por pas ngulmimit të Dungës, nuk u krye asnjë veprim, duke e detyruar sulmuesin që të largohej nga grumbullimi i Selecaos.

Ky qëndrim i Dungës mund të perceptohet si një lloj ndëshkimi për lojtarin më të mirë të Brazilit, i cili e la në baltë skuadrën atëherë kur duhej të ishte shembull për të tjerët.

Brazili e mbylli aventurën në Kupën e Amerikës në në cerekfinale, ku u eliminua nga Paraguaji pas goditjeve të penalltive.

Neimar ka mundur të shlyejë vetëm dy ndeshje pezullim, ndërsa Confederata Braziliane e Futbollit dëshiron që dy takimet e mbetura t’i shlyejë në sfidat e para eliminatore të Kupës së Botës të vitit 2018.

2 komente në “Dunga e donte Neimar jashtë Brazilit”

  1. gjembaci says:

    o duga idioti ,po neymari eshte akoma kalama 23 vjecar por eshte vizionari me i madh qe ka patur ndonjehere brazili ,i cili dhe pse nje komb 208 milionesh ,pa neymarin duket si apollonia e fierit .
    po te ishte neymari vjet ne kupen e botes me gjermanine ujerat do te kishin rrjedhur ne tjeter shtrat ,por ti dunga sic ke emrin ashtu je nje fodull dhe trap .

    1. sherebeli says:

      shume mire ka bere,duhet te piqet si njeri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje