Administrator i njësisë administrative Leskovik, Sergei Peshtani përgënjeshtron Enkelejd Alibeaj dhe e parlajëmron atë se do të përballet në gjykatë, për ato që i cilëson shpifje te bëra publikisht.
“Alibeaj ! Përballja me mua nuk do të jetë e lehtë, nuk mund të të vijë më në ndihmë togfjalëshi “për propagandë politike e elektorale mund të ngre çdo akuzë”. Publikisht po të padis në Gjykatë për shpifje ndaj personit tim për shkak të detyrës dhe fyerje të personalitetit tim , duke kërkuar dëmshpërblin në vlerën prej 1 lek!”
Më poshte ai sqaron se gjtihçka është thënë publikishtë është tërësisht e montuar.
“Orest Malushi është drejtor i ujësjellësit të Ersekës dhe jo i shoqëruar prej drejtorit të ujësjellësit, por prej shefit të Agjencisë së OSHEE Kolonjë. Unë ,Sergei Peshtani jam administrator i njësisë administrative Leskovik dhe jo kryetar i PS Leskovik, por kam qenë i tillë deri në momentin kur në Partinë tonë që është e vërtet demokratike filloi procesi zgjedhor, pas të cilit të siguroj 100% se do rizgjidhem sipas parimit një anëtar një votë për shkak të personalitetit, karakterit dhe respektit që gëzoj në këtë komunitet, pavarësisht baltës që hodhe për mua.
Po është e vërtetë që kemi qenë bashkë duke shijuar një gotë verë, por le të dalë ndonjë burrë, qoftë edhe akuzuesi para meje e të thotë se në momentin për të cilin thuhet se ka ndodhur shkrepje arme, unë kam qenë aty prezent.”, përfundon ai
Pse e kursen kete rrugac duke i kerkuar vetem 1 lek demshperblim?
Jo,jo!
Pse kaq pak vlen IMAZHI dhe PERSONALITETI YT?
Kerkoji ketij rrugaci 100 milion leke,qe kur te kujtohet here tjeter te shpife,t’i dridhen leqet e kembeve!!
Plehreee, genjen si derri.
Kur do takuptojne ndonjehere ket politikanet e PD se nuk duhet te genjejne dhe shtremberojne fakttet se humbasin pike… hiqni dore nga metoda e Saliut qe tere jeten vetem ka genjyer dhe mashtruar…. me kete detaj te genjeshtert ai ka zhvleftesuar edhe vete aktin kriminal qe eshte kryer…
Emri yt tregon shume Sergei. Nuk po i degjoj patriotet “Tematike” te te quajne Salih Ramovic.
Sergei Peshtani eshte nje person te cilin eshte fat qe e ka familja dhe fat shume i madh qe e ka Partia Socialiste ne radhet drejtuese te saj. Nqs ne cdo rreth te Shqiperise PS do kishte nje si Sergei atehere fitorja e PS ne cdo lloj zgjedhjesh, do ishte absolute. Jo vetem Leskoviku, Erseka por edhe ne Tirane, si autori i ketyre rreshtave, e njohin Sergein per korrektesen, integritetin, punetorin, njeriun e paster.
Sa per Alibeajn, ai akoma nuk e ka kuptuar se per ata qe ai merr neper goje dhe shpif, si ne kete rast, vetem u ben nder se, i shami te shan, themi ne ketej nga Tirana ose Tirona si te doni.
Ky Sergei genjen , tjetrit i kaloi plumbi prane veshit dhe ky e mohon dhe ben dhe te indinjuarin. Ku kane arritur keta plera, thame se do sillnin Rilindjen por keta qenkan bashibozuke.