Lajmi i keq i votimit të vetingut

31 Gusht 2016, 18:21Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Votimi në bllok nga shumica parlamentare i njërit prej ligjeve më të rëndësishme të reformës në drejtësi nuk përbën asnjë ogur të mirë. Dhe kjo nuk ka lidhje as me funksionimin e prokurorëve dhe gjykatësve specialë, as me vullnetin për të dënuar krimin dhe korupsionin në vend. Kjo është një tjetër histori.

88 votat e bashkuara të së martës janë një lajm i keq sepse ato përmbyllin një sezon të shëmtuar në marëdhëniet PS-LSI, duke dashur të bëjnë sikur asgjë nuk ka ndodhur.

Ato shënojnë fundin e një hipokrizie duke i hapur rrugë asaj që Edi Rama paralajmëroi  në konferencën e tij në rrjetet sociale, vazhdimin e koalicionit të 1 prillit edhe për një tjetër mandat qeverisës.

Në fakt, votimi i ligjit për vetingun dhe deklaratat e fundit të kryeministrit janë akti final i një periudhe të gjatë lëvizjesh makiavelike.

Në mes të korrikut kryeministri dhe qeveria e tij gjendeshin në udhëkryq.

Nga njëra anë ata përgatitën ndarjen me Ilir Metën. Deklaratat e këtij të fundit për qeveri teknike, rakordimi deri ne detaje i qëndrimeve të LSI-së me ato të PS-së, sulmi i prbashkët i organizuar ndaj Saimir Tahirit, e detyruan Ramën të rekrutonte deputetë, së sillej si Berisha i fundmandatit prill- qershor 2013 dhe të përpiqej të ngrinte një shumicë të re duke shpërndarë poste në dogana, para në dorë dhe duke riaktivizuar të gjithë të fortët e politikës me të cilët është në një aleancë të përhershme.

Rama nuk linte mjedis privat pa përmendur se ai do ta shkatërronte vëllain e tij armik, se këtë radhë ai do të tregonte dhëmbët, se nuk mund të vazhdonte bashkëqeverisjen me një aleat që ishte afishuar kundër reformës pro perendimore etj.

Por, nga ana tjetër, këshilltarët e tij pragmatikë i përsërisnin në vesh, se edhe në ditët e veta më të mira, kreu i PS, nuk kish kapur në zgjedhje më shumë se 64 – 65 deputetë, se mbijetesa e tij politike varej nga bashkëjetesa e tij me Ilir Metën dhe mosrëshqitjen e këtij të fundit në preherin e Berishës. Pra shkurt ata i sugjeronin, ti haronte pështymën që ishte hedhur, përgjimet në zyrat e shtetit, përpjekjet për të ngrënë kokën e ministrit të rendit, strategjitë e përbashkëta të LSI-së me PD-në dhe të vazhdonte të zvarritej në emër të pushtetit, pas Ilir Metës.

Ashtu sikurse pritej… ndodhi.

Rama dhe Meta bënë paqe në takimin e famshëm të vilës qeveritare në Durës nga i cili larguan edhe dëshmitarët e bezdisshëm. Për njerëzit e tij të afërt në parti, kryeministri e tregoi një variant të zbukuruar të këtij ballafaqimi të ndezur veror.

Ai u tha se ia kish vënë Metës kufirin tek thana, se i kish treguar se nuk i kishte numrat për ta rrëzuar, se e kishte detyruar të lëpinte të gjitha ato që kishte pështyrë, pasi përndryshe do ta flakte nga koalicioni, se me bisht ndër shalë e kishte nënshtruar të dilte publikisht për të deklaruar se bashkëqeverisja do të vazhdonte.

Në fakt të gjitha këto ndodhën.

Duke ulur kokën e madhe të fryrë edhe më nga euforia e votimit konsensual të 23 korrikut, Ilir Meta u fut në vathë. Ai e bëri deklaratën pro koalicionit dhe votoi ligjin e vetingut pa e çarë aspak kokën për pretendimet e PD-së që dikur i kishte aq në zemër.

Në këtë kuptim u duk sikur Rama fitoi sepse ai e përdhosi keqaz vëllain e tij armik: e shndërroi luanin që kërcënonte ndërkombëtarët në emër të konsensusit, në një pulë të lagur që nuk rri dot asnjë ditë larg favoreve të qeverisjes.

Por, ky variant i një 1 prilli bis në mes të verës, megjithëse duket sikur garanton sigurinë e numrave, e ka telendisur keq imazhin e qeverisjes edhe kështu të rrënuar nga dhjetra skandale të tjera.

Sot, shumica e majtë ka prodhuar të njëjtën situatë politike si ajo e pajtimit pas katarsisit të famshëm: ata mund të vazhdojnë të qëndrojnë në pushtet për të grabitur Shqipërinë, por ata nuk kanë më asnjë legjitimitet, moral apo mundësi për ta qeverisur realisht atë.

Ky është lajmi i keq që morëm pas votimit me 88 vota të ligjit të vetingut: lajmin se kjo mazhorancë e përdalë, e pandeshme dhe e paaftë ka shumë mundësi të vazhdojë të qeverisë vendin edhe pas verës së 2017-ës.

Ky lajm bëhet edhe më i keq, po ti shtosh atij një opozitë aspak kredibël, që ishtë e gatshme të shiste çdo parim, çdo vlerë dhe të heshte për çdo skandal, vetëm për të kaluar nga ana e saj numrat e Ilir Metës.

Edhe njëherë PD-ja mbeti e zhgënjyer keqaz.

Por më të zhgënjyer janë pjesa më e madhe e shqiptarëve që konfirmuan edhe njëherë se kanë mbetur pa asnjë alternativë të besueshme.

Pikërisht për këtë, 88 votat e ligjit të së martës për vetingun, nuk ishin një lajm i mirë. (lapsi.al)

36 komente në “Lajmi i keq i votimit të vetingut”

  1. Zgjohu SHqipo ! says:

    he more Kapo gazetari dukesh qe je medioker,edhe Bushat po te te quaja.je thjeshte i nje niveli te ulet !
    ç’jane keto kumbulla qe leshon ? duhet te zgjedhim te keqen me te mire,skemi rruge tjeter,nuk jane shqiptaret
    Nordike !!!! me nivel te larte çivilizimi.KY STAN KETE BYLMET KA…..ORE KOQE FIKU.

    1. Albogentivlora says:

      Na henge mutin o Bushat. Nje me dy Rama, Meta, Berisha, Basha. Aq gdhe jeni sa nuk gjeni dot teme tjeter per te shkruar apo per te analizuar? Ju edhe per analize te hapni barkun se jeni bere me keq se ato harixhofkat qe te lexojne fallin ne dore. Na hengshi mutin qe te gjithe duke filluar nga TurI tek ty, tek Bejtja, Te Qim Peka, e te gjithe ju zagaret me 100 fytyra.

      1. Artur says:

        Genti e mbushe gojen keq. Nuk duhet ta lejonte edukata te flasesh ne ate menyre. Je dhe me shkolle te larte e duhej te gjeje ca fjale me te pershtatshme. Je dhe nga lagja lirim ……..

  2. prtraq says:

    bushati nuk kuptoj pse vjen era gjyshit nuk i afroheshas te thoi i kembes per me teper qenke katandisur ne rrugac

  3. TJ says:

    Andi eshte bere shume i peshtire! Te vjen keq qe njerezit analiste gazetare te arrijne deri ne kete pike kulmore! a kane nevoje te kurohen tek mjeku? Apo ju mjafton Berisha?

  4. Na e rruafsh per vere,se per dimer e rruajme vet,o kastraveci ish kryetarit te deges se brendshme te Lushnjes.Jeni nje tuf langonjesh si Cani,Fevziu,Rakipi ,Shku-llaku,Zheji,Lubonja,per te mos permendur barinj lopesh si Qim Peka etj,qe mendoni se mund te bini ne frone njeriun tuja, si p.sh.Ben Blushin.

    1. ido says:

      si tall KART ti me bythen e shokeve analist

  5. **** says:

    Ligji qe u votua eshte i njejte per cdo parti qe do vije ne pushtet, per kualicione te mira apo te keqija. Qe je kunder Rames ska absolutisht asgje te keqe, qe se do ne qeverisje po ashtu por Ligji ka shume rendesi se eshte hapi i pare ndaj pushtetit te korruptuar gjyqesor. Gjynah qe ska analist te argumentojne ne menyre objektive por secili shikon interesin e tij.

  6. zyber sula says:

    Keqardhje per kete person.

  7. Genci says:

    ne qofte se utorake si ti ,zhelja apo ndonje i ashtuquajtur gazetar perbeni shumicen e popullit atehere ke te drejte ne te kundert shko ha mut se pune tjeter nuk di te besh.ti mor laskar as zanatin e babait qe trashegove(d.m.th.spiunin pervers)nuk di ta besh mire e jo ti japesh mend shqiptareve.po jane me muter keta te gazetes Tema qe botojne shkarravinat e tua.

  8. katarakti says:

    Shkrim per honorar. Ose budallalliku i rradhes. Nuk ia vlen te humbasesh kohen duke e lexuar.

  9. E po kjo pune! says:

    o qe nuk te tha kush puna e mbare, o analist i ezauruar, po tani qe laku i drejtesise eshte ne doren e amerikes dhe Be, tani fantazon ti se do vjedhi Rama e Meta!!!! Kush vodhi vodhi, tani jane te gjithe me pordhe ne zemer, si ata qe kane vjedhur e vrare deri dje dhe ata qe tundohen te vjedhin te nesermen, Nuk ka me plepa-gjyqtare qe te te nxjerrin faqebardhe. Shkurt, bere nje vere ne uje o gazetaruc, merru me mire me kufirin kosove-mal i zi se ajo eshte kryesorja sot dhe mos bjere prape ne nivele thashethemesh se do hysh ne histori si analist plepash…

  10. england says:

    E kam thene me mijra here qe ky Bushtra nuk shkruan,ky vetem imagjinon ne rastin me te mire,ose merret me thashethemet poshte e lart kafeve te Tiranes rastin e keq!por kurre ky anal-ist nuk nxorri nje here te vetme ndonje fakt ne shkrimet e tij,thjesht hipoteza dhe hamendesimet jane pjesa qe Bushtra Andi fiton parate per te jetuar neper endrrat qe sheh gjate nates,dhe i servir te nesermen ne shtyp si realitet.

  11. Toni says:

    O legen po ik or legen

  12. LORA says:

    Si e mate more Bushat qe pjesa me e madhe e shiptareve mbeten te zhgenjyer nga kalimi i ligjit te vetingut ?
    Si eshte e mundur qe ti e fut veten ne pjesen me te madhe te shqiptareve ? Ti ke lindur ne oborrin e te pakteve e je rritur e burreruar tek te paktet,, ,se nuk ke as nder e as shpatulla te perballosh jeten e te shumteve..
    Sidoqofte Andush,zhgenjimi yt eshte nje lajm i mire per mua?

  13. Ushtari panjohur! says:

    Go fuck yourself!

  14. astrit says:

    Ky ndjen kenaqesi te madhe kur e shajne, prandaj mos e kurseni sepse ky nuk ka as gjak dhe as seder.

  15. GR says:

    O Andi qoftja, po ndonje llaf per reformen sna the…apo aq e ke kufirin…sikur te ka shker..y ed rama grun o qyqar….dale dale se ske pare asgje akoma as ti….

  16. Tralala says:

    I ka bere Rama te flasin me vete. Politikane dhe sherbetoret e tyre gazetare. I ka lene pa leke e pa intervista. Ata e pyesin, ai boton foto. Me qe ai sua fershellen, ata komentojne njeri tjetrin. Kete ben dhe Bushati.

  17. ALB says:

    Idjot i lindur ne bllok

  18. ben says:

    O Mero ,perse e diskretiton gazeten Tema me ket KOQE te shtryllun e te tredhun?

  19. Rrekord Llokocites says:

    Kjo eshte njelloj si Llokocitja e salihut te shpellave qe thyente rrekorded per notin qe sdinte
    Edhe shkrimi yt o Llokocites mutrash te sjell ty tubacionet e haleve ne surrat me porosine tende
    Hajde hajde Gazetar Shtati pyll e medja Fyell

  20. Rrekord Llokocites says:

    Kjo eshte njelloj si Llokocitja e salihut te shpellave qe thyente rrekorded per notin qe sdinte
    Edhe shkrimi yt o Llokocites mutrash te sjell ty tubacionet e haleve ne surrat me porosine tende
    Hajde hajde Gazetar Shtati pyll e medja Fyell
    BRAVO te QiFTE

  21. Arjan says:

    Ky lajm as ne kopsht nuk pranohet cerdhe jo e jo , Po ik o Andi na lere rehat.

  22. Bravo i lindur mi halesh says:

    Shume shume mire BRAVO te QiFTE o mi Halesh

  23. Jimi says:

    Vazhdo nipce! Sa me shum qe rrit tonet e kritikes ndaj Rames, atij aqe me shum i rriten kredencialet. Te keqen do ta kishte po ta mburrje ti e stani yte. Ti more nipce edhe ne shekullin 21 ende e beson thenien e fameshme se njertezit jane bageti? dhe per cudi ti dhe stani yte nuk beni pjese ne kete “grigje”!? A po te duket vetja si Mesia i zbritur nga qielli ne toke per ti treguar rrugen kesaj grigje te “coroditur”?
    Nje gje duhet ta dish mire ti dhe stani yte qe pretendoni se keni nje barre shkolle. Kjo grigja e “coroditur” mundet te mos e kete ate “barren e shkoles” tende , por ka nje barre shkolle me te persosur se ajo . Me e pakta ka intuiten te ndaj mire miellin nga krundet e te te mos te veri ty e sojin tend as ne majen e atij mikut.

  24. aqif tahipi says:

    Keta anal istet loqe qe hiqen sikur i kuptojne te gjitha e moren ne qafe lylin e shkrete.Nuk lane faqe gazete ne karte ose virtuale ,pa i thurur lavde aleances se re qe lindte virtualisht dhe ishin gati ti puthnin edhe bolet bashke me @arin metes vetem qe e majta te binte ne minorance. Eshte per te ardhur keq qe niveli i shtypit opozitar qe perfaqesohet nga bythelepiresit e sales (qimi ,qani ,fevgjiu ,pork qupi ,dheji dhe nje tufe e tere analisto pedagogesh ) ,te vetmet tema qe ka aftesi intelektualo analitike te trajtoje ,jane vetem sulmet familjare kunder rames dhe ps. Pra ,kur pjesa me elitare e opozites qe perfaqesohet nga keta nuk ka aspak vizion ,cfare mund te pretendosh per pjesen tjeter.

  25. ali says:

    Tregojne per njerin qe kishte dal ne mal, bashke me vellezerit, me kerku lopen e shtepise qe kishte humbur.
    Mbasi vellezerit e kishin gjete lopen, kishin dale me kerku vellain, qe vazhdonte kerkonte, mbasi s’e kishte marre vesh qe lopa ishte gjetur.
    Kur e gjejne i tregojne se e kishin kthyer lopen ne shtepi, mirepo vellai i thote se une nuk kthehem ne shtepi pa e gjete vete lopen.
    Keshtu dhe ky femija afer 50 vjecar, nuk i mbushet mendja qe e kan marre vesh te gjithe qe eshte nje kalama qe nuk desheron me u rrit.

  26. Petriti says:

    Sakte Jimi.
    Shkrime te tilla deshperuese te klanit qe perfaqson ky piciruku, i a rrisin shume kredencialet Rames.
    Sot 1 milion e me shume shqiptaret moren lajmin e shumepritur qe Rama e Meta do dalin bashke ne zgjedhjet e 2017-tes. Ky eshte nje nder lajmet me te mira qe shqiptaret marrin pasi eshte ky koalicion qe e beri Shqiperine ti vije era Shtet, qe u tregoi vendin funderrinave te komunizmit, perfaqsuesve te Bllokut te strehuar ne ShQUP, ku merr tasin e corbes edhe ky birboja Bushati, Zheji, Shkullaku, Bejtja e disa te tjere dallaveraxhi si keta.
    Prandaj miratimi i Vetingut nuk eshte lajm i keq per Shqiperine, eshte lajm i gezueshem por natyrisht per krimin e organizuar eshte nje tmerr.

  27. Briklona says:

    Eh, more Andi, sa keq te ardhka per Saliun!
    S’ ke faj, te ka rritur, te ka mbledhur kumbulla e fiq, ndoshta te ka fshire edhe bycen kur ishe i vogel, por nderi lahet me nder themi ne, nga anet e gjyshit tend. Tani radha jote, duhet t’ja lepish dhe jo t’ja fshish. Turp per ty, mistrec!
    Te ishte gjalle yt gjysh do te te varte nga kembet dhe do te ta bente mire, se kur degjon brockullat e tua, i luajne kockat ne varr. Kastravec , njeri i ulet!

  28. Sebbasstian says:

    Gazetar rrugac pa ide, shpifes tamam klyshi Bac Syles , I bie kavallit ne nje vrime dhe mendon se me keto do futi percarjen e koalicionit, mender nje mut do hash o Bushat. Po ju vjen fundi dhe ju shpifesve nga ligji I ri prandaj ulerini si qeni kur I vjen fundi. Kulish.

  29. Loni says:

    Lereni te qete ne tufen e vathes Andushin nipçen e Vitos qe e ka pik te dobet si djal me integritet e te drejte!Imagjinoni se ç’fare teleshikuesish do te kishte nje emision i drejtuar nga Muç Nanja ,ku te ftuarit e dites te ishin Tur Zhei,Andushi i Vitos,Lut Dervishi,Qim Peka dhe Qili ku tema e dites te ishte “Dyshja Rama -Meta perballe alternatives Basha ose BB.

  30. Kritiku says:

    O Bushat je shume I ceket ne analizen tende! Ne radhe te pare ti dihet te analizosh se pse nje bashkim I mundshem lsi-pd, eshte nje alternative me e mire dhe se cperfitim do te kishin shqiptaret nga kjo alternative ndryshe ashtu sic ti parashtron.
    Ne analizen tende behesh edhe me qesharak kur votimin e nje ligji te tille qofte edhe pa konsensusin e opozites ti as qe e permend si ogur te mire Apo qofte edhe te japesh argumentat e tua se pse seshte keshtu.
    E kuptoj qe dikush te paguan te besh shkrime te tilla por te pakten te jesh me I kamufluar per te mos nxjerre ne pah lakuriqesine e professionalizit tend.

  31. I padurueshem says:

    Ah çfare gafe bera qe lexova kete artikullin e ketij koqes.
    Isha betuar qe sapo te ndeshem tek emri i tij menjehere me “scroll” do kaloja tutje. Sidoqofte Andi sapo vjen e konfirmon veten me nje kalemxhi qe spo ja pjerdhin “llafin”, prandaj mundohet te beje zhurme qe ta vene re (po tund rraken). Gjithe veren vetem ky ka shkruar, do ti marr ti mbledh shkrimet e tij e te bej nje album, e ta shes per gallate. Po ce o Andi, nuk gjete nje kabine e te beje cike plazh? Shko shikoje cike jugun se gazetat po na çajne tr …. se sa e bukur eshte Shqiperia, por ate nuk e tregojne se sa (me falni per shprehjen) “mut” eshte, ambjenti qe prodhon konsumatori shqiptar kudo ku shkel. E vetmja pjese qe i ka shpetuar Shqiperise jane vendet e pashkelshme, se ku ka arritur kemba e shqiptarit, gur mbi gur ska lene.
    Ky koqja thote se votimi i vetingut qenka lajm i keq. Ndërro kumpani Ando!

  32. analisti says:

    Mire shume bere qe e shkrujte kete artikull,jo se na the ndonje gje te re dhe u largove nga qendrimet e meparshme,por e humbe qetesine se gjerat nuk shkuan ashtu si mendove ti dhe pjestaret e stanit tend.Ju mendoni se jeni njerez me vlera te medha dhe mendimet dhe analizat qe ju beni trondisin ambientin politik shqiptar,i rrisin kredencialet opozites shqiptare,mobilizojne njerez kunder mazhorances dhe gati,gati pregatisin terrenin per nje revolucion demokratik alla demokratshe.Keto gjera ,per fat te mire te shqiptarve,kane marre fund,nuk ka me skuadrone te kriminelve me pushtet qe te nderrojne kuti dhe te vjellin vota,zgjedhjet po shkojne dhe do te behen me normalitet,tendencat per shkelje te ligjeve te denoncohen dhe te hetohen.I.Meta dhe E.Rama konfirmuan dhe njehere se kualicioni i majte do te vazhdoje edhe per nje mandat tjeter,dicka krejt normale dhe e mirepritur nga shumica e shqiptarve,mbasi punet e mira ne shqiperi ika bere dhe i ben nje e majte e bashkuar,Per nje gje ndjej keqardhje se dyshja Rama,Meta jane shume te pavemendshem ndaj nje grupi analistash qe nuk lene rast pa dale ne cdo ekran televizori dhe te shkruajne ne cdo gazete skenare nga me te ndryshmet per puthje ndukje e ky di une cfare,por qe realisht nuk patem mundesine ti shohim.Perfaqesimi i opozites se sotme me kete shpure analistash dhe drejtimi isaj me kete lidership te pa afte dhe te ekspozuar para ligjit per vepra penale te renda e largon shume prespektiven e saj per te ardhur ne pushtet.

  33. arjan says:

    Ej po si nuk the nje gje te mire o njeri. Ne jemi popull dhe duhet te flasesh me ne jo me veten tende dhe me ata qe jane si ty. Po ka ardhur koha me u bo edhe per ju nje “veting”?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje