Koço Kokëdhima: Kam staturën e një politikani europian, por jam i parakohshëm për Shqipërinë

7 Dhjetor 2016, 10:58Kronika TEMA

Koço Kokëdhima u premtoinbanorëve të Vlorës, se sapo të rikthehet në parlament, do t’i kushtohet me vendosmëri çështjes së shpronëzimeve.

Gjatë këtyre tre vjetëve si deputet, kam luftuar shumë të përfaqësoj e ndihmoj familjet që shpronësohen nga titujt e pronësisë në troje, toka bujqësore apo ndërtesa, ose kur ky proces është bërë pa kundërshpërblim për interes të ndërtimit të veprave publike si rrugë, trotuare, lulishte etj.

Në Bashkinë e Vlorës janë shpronësuar ose goditur një mijë familje. Pothuajse të gjitha këto familje janë të palumtura. Ato kanë pësuar drama e tragjedi.

Shumë kanë humbur krejtësisht pasurinë dhe kanë dalë në shi si të pastrehë.

Shane e Sheme Demaj, në vend të shtëpisë së vjetër, që kishin blerë, ndërtuan një 4- katëshe përpara 20 vjetësh, me mundimet e djemve në kurbet. Pasuria e tyre vlente 300 mijë dollarë. U prish pa asnjë kundërshpërblim.

Qeveria i mbështeti me 2 vjet qira. Shemja pësoi një goditje kardiake nga tronditja e madhe. Historia e kësaj familjeje të shkatërruar tani u përket statistikave dhe arkivave. Janë 500 raste në Vlorë që kanë humbur krejtësisht pasurinë e jetës”, tha Kokëdhima, duke iu referuar shpronësimeve për ndërtimin e rrugës Transballkanike.

Ndërsa më poshtë, është një pjesë shkrimi në gazetën e Kokëdhimës, që të kujton letrat dhe shkrimet për Enverin, kohë kur Koço ishte sekretar partie. Në shkrim thuhet se Kokëdhima është një politikan europian, por i parakohshëm për Shqipërinë (fjalët janë vënë në gojën e një plake):

Sofika Abazi, flet me shumë emocione në bashkëbisedimin e Kokëdhimës me socialistët e Vlorës. Është ngjitur në podium për të lexuar një letër falënderimi për ish-deputetin, pa ndihmën e të cilit, nuk do të kishin marrë as atë dëmshpërblim qesharak, që qeveria u dha pasi u prishi shtëpitë që i kishin me letra. Pas 7 muajsh nga aksioni i IKMT-së ajo e quan veten ish-banore e rrugës Transballkanike edhe pse ishte pronare e një prone 70-vjeçare, së bashku me nënën 86-vjeçare dhe familjen me 4 anëtarë.

Përballë një shteti të tërë kundër, bashkë me pushtetin vendor, Sofika Abazi veçon mbështetjen që u dha z.Kokëdhima:

“Mes shpërfilljes së madhe, ne iu drejtuam deputetit Koço Kokëdhima. Na priti, na dëgjoi, e vlerësoi shqetësimin tonë, u solidarizua me ne, u bë shpirtërisht pjesë e jona dhe u angazhua me pasion për të bërë drejtësi që banorët të mos dilnin të humbur nga ky proces dhe këtë e bëri me integritet të lartë, trimërisht dhe me inteligjencë. Falë tij filluan që të hapen dyert e institucioneve, ato dyer që deri atëherë na përplaseshin në fytyrë, shoqëruar nga fjalori vulgar dhe ofendues i zyrtarëve që fatkeqësisht janë aty me votat dhe që paguhen për të shërbyer nga taksat tona. E keqja është se personalitete si Koço Kokëdhima, me profil shtetëror të standardeve europiane, siç duket janë të parakohshëm për Shqipërinë.

Është koha e servilëve, hipokritëve, të paaftëve, të pashpirtëve. Për këtë arsye z.Koço Kokëdhima e penguan në misionin e vet fisnik, si deputet që shpreh dhe mbron interesat’-thotë zonja Abazi. Viktor Xhaho, një tjetër banor i rrugës Transballkanike, prej 20 vitesh jeton në Francë, por vjen të shikojë babanë që nuk e braktis Vlorën. Ai kujton momentet e pranverës së shkuar, kur askush nuk ua hapte derën, por vetëm Kokëdhima u dëgjoi kërkesat dhe ndihmoi për zgjidhje. “Unë jetoj në Francë prej 20 vitesh dhe ne deputetin tonë e njohim, ka zyrën e tij ka shkojmë për çdo hall. Kështu ndodhi edhe me ne dhe z.Koço. Ky njeri detyroi qeverinë dhe bashkinë që të rrinin gatitu. Ndërsa tani nuk na pranon më njeri sepse z.Kokëdhima e larguan”-thotë me trishtim Viktori”.

13 komente në “Koço Kokëdhima: Kam staturën e një politikani europian, por jam i parakohshëm për Shqipërinë”

  1. I persekutuar says:

    Po me familiiet qe ps te themi ps se kostumi qepet si è do rilindasi cfar lidhje Kane Duke u prishur qytetareve te tyre pronen private .Gjeni nje vend ne evrope qe te heq pronen dhe te thote mik i dashur 5dite kohe mer plackat (se keshtu i ngrihet kryetarit) dhe il ku te duash .kjo eshte ber vetem ne komunizem . Kur te vijne zgjedhjet per keto padrejtesi do kete ndikim

  2. Halim says:

    Hajt se ne ate dynja do behesh ‘I kohshem’ mashtrues dhe gjakpires I qindra ‘qenieve njerzore’ se keshtu I quan ti ne mbledhjet e te shtunave ‘kocoiste’ punonjsit e 2k Group qe nuk I paguan

  3. sit... back..and relaks →→→ says:

    Pordhi dhe ky

  4. tiransi says:

    shko ne esfel kete radhe dhe heren tjeter mire u tkofshim

  5. Saranda says:

    Po barba po, se pasi u pasurove ne menyren me te peligjshme, me te paskrupullt ne Shqiperine me rrumpalle per 20 vjet, pra Shqiperia leviste ne menyren me tepaligjshme , me te padrejte , me te korruptuar { gje qe ti e theksoje me force ne takimet e tua ,dhe nuk genjeje } per cudi sipas teje .vetem bisnesi yt lindi dhe u zhvillua ,ne menyre te ligjshme , ne nje Shqiperi totalisht te korruptuar. Askush nuk i beson keto ,edhe ti e di mire.Prandaj je edhe politikan “europian “.

  6. Irena says:

    Perjetime shume te sinqerta fjalet e banoreve. Duhet qe ky qeveritaret te mendojne me shume per te gjithe qytetaret e tyre. Dhe i vetmi qe ju gjend prane jo vetem atyre por edhe shume banoreve e kauzave te tjerave, ishte Deputeti Kokedhima. Kjo eshte arsyeja perse me qindra njerez e ndjekin pas.

  7. Ali qyteza says:

    Kjo qeveri mund te jete e vetmja qe e quan veten demokratike dhe ka kete sjellje barbare ndaj qytetreve te saj. Banoret e Transballkanikes dhe jo vetem jane shembulli me i mire i papergjegjshmerise se kesaj qeverie.

  8. Minatori says:

    Do te duhet force dhe vullnet per te luftuar qe te cohet deri ne fund cdo padrejtesi. Sidomos nje popull qe eshte i uritur dhe i trembur.

  9. najada says:

    zoti Koco Te duammmmmmm!
    je njeriu me pozitiv me familjar me i dashur qe ne njohim !
    jemi me ty ne cdo hap qe hedh

  10. artemisa says:

    ka qene nje nder per mua tiu takoja nga afer ne vlore , e te shikoja se cfare bejne njerezit per ju . ata ju puthin doren aq vleresim kane

  11. arjon says:

    kam punuar me zotin Koco , edhe gjithmone me hidhte doren ne qafe me therrite bir, asnjeher nuk na gjykonte edhe kur benim ndonje gabim , por na mbeshteste dhe na mesonte si te benim perpara ! ai me dha mudnesine te behem dikushi , ai me beri me profesion .

  12. danieli says:

    je i pari qe mendon per te varfrit , hoqe dore nga bizneset e tua , dhe ju fute politikes edhe pse edije qe do dilje me humbje, jugu sta harron kurre ca ke bere per ne , puna jote eshte e faktuar ! faleminderit qe na ndihmove

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje