Koalicioni me Metën, Roland Bejko: Berisha ka bërë një pabesi ndaj demokratëve, në Foltore presin kush do ta zëvendësojë

17 Prill 2023, 14:41Politika TEMA

Koalicioni me Metën, Roland Bejko: Berisha ka bërë një

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë Tiranë, Roland Bejko tha në një intervistë për Euronews Albania se me koalicionin me partinë e Ilir Metës, Berisha ka bërë një pabesi ndaj demokratëve.

Sipas Bejkos, Berisha është i braktisur nga demokratët, madje edhe brenda Foltores po bëhen gati kush do ta zëvendësojë.

“Berisha është i braktisur nga demokratët, se ata e dinë që nuk ka perspektivë me non gratën dhe nuk është kjo më e keqja; Sali Berisha i ka futur PD thikën pas shpine. Është treguar i pabesë dhe po bën një gabim historik, është një pabesi që historia do ta gjykojë.

Ta marrësh PD dhe ta çosh me këta mbështetës te partia e Ilir Metës, kjo është thikë pas shpinës për demokratët. Edhe në foltore Berishën e quajnë në shkuar dhe po bëhen gati kush do ta zëvendësojë. Edhe në biseda me ne, se në një llogore kemi qenë, e thonë këtë”, u shpreh Bejko.

6 Komente

  1. K
    Ka te drejte Rolandi

    berisha eshte pjell e Pabesise , si mundet te bej ndyrshe ai !

    Përgjigjjuni
    1. G
      George

      Une jetoj ne SHBA dhe me vjen keq qe nuk do te ndodhem me 14 maj ne Tirane. Roland Bejko e meriton voten antiberishe ne Tirane.

      Përgjigjjuni
      1. O
        On

        O Bejko ke ndonje plan per Tiranen? Kto per Berishen I dime....na thuaj cplan ke qe te votojme...nese ske plan shko ne Lazarat e mos na caj ate.....

        Përgjigjjuni
        1. X
          XXXL

          Flet per babesi kokeshpulla nipi i Dasho Alikos, qe moren dhurate nga Rama PD dhe vulen e saj te mbeshtetur nga Policia, FNSH dhe Gjykatat, pa llogaritur ketu Kimeten.

          Përgjigjjuni
          1. a
            astrit

            Tradita e bajrakut e do qe mbas Berishes PD ta udheheqe po nje Berishe.

            Përgjigjjuni
            1. z
              zalli

              Nje ze potent i demokrateve,po edhe trim me duket,se te themi te drejten aktualisht eshte violine e pare per pd.te jemi realiste fushata do mend,force seriozitet,po dhe nje artikulim sa me te mire e te pranushem nga publiku ,te fjales,besoj se zoti Bejko po e demonstron me se mire kete, i uroj sinqerishte suksese.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje