"Berisha dështoi, nuk kapi as rezultatin e 2021"

12 Maj 2025, 16:57Politika TEMA
"Berisha dështoi, nuk kapi as rezultatin e 2021"

Avokati Romeo Kara ka komentuar rezultatin e deritanishëm të zgjedhjeve të 11 majit, ku duket një epërsi e lartë e Partisë Socialiste.

Avokati ka thënë për Report Tv se partitë e vogla kanë marrë shumë vota nga kampi i Partisë Demokratike dhe, sipas tij, janë kërcënuese ndaj tyre në vijim të mandatit të ardhshëm.

Avokati tha se PD dështoi të arrijë në pritshmëritë e këtyre zgjedhjeve dhe, për më tepër, në gjurmën e rezultatit të 2021. Nga ana tjetër, Kara tha se Rama tregoi se jeton në fushatë dhe arriti të parashikojë rezultatin e vet.

"Partitë e vogla i kanë hyrë më shumë në hise pjesës së PD-së, pra kanë marrë vota më shumë nga të pakënaqurit e PD-së. PD nuk arriti të ringrihet dhe të arrijë as në gjurmën e 2021, pra Rama ka pasur shumë të drejtë që nuk do të marrin kurrë atë që kanë marrë në 2021.

S’po flas pastaj për parashikimin që i ka bërë fitores së vet, se po del për herë të dytë, se ky person e parashikoi si herë të parë në Kuç dhe herën e dytë. Tregon që ai është gjithë kohën në fushatë. Tregon që ai është drejtuesi elektoral i partisë, jeton në fushatë tërë kohën dhe qeveris gjithmonë për të ndikuar në elektorat.

Mesa shoh, edhe ai do t’i ketë marrë nga një pjesë e PD-së, PL-së dhe partive të tjera. Në PS s’ka pasur garë me Partinë Demokratike, lista e hapur po lufton të marrë sa më shumë nga vetë garuesit brenda PS",-tha Kara për Report Tv. 

 

 

 

4 Komente

  1. S
    Sllobodanka

    Kreu i qytetareve dixhitale, spiune te sherbimeve te fshehata serbo-greko-ruse ne Shqiperi, kryekrimineli dhe kryehjaduti Salih Vuk Berisha do te mbijetoje i pamposhtur ne Kalane e Rozafes, si Skenderbeu dikur ne Kruje.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mirditori

      Iluzioni i dualizmit Ps PD jane nje mut

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kalec

        ...pse merreni me nje pensionist, ai thjesht ndoqi rrugen e Partise qe besnikerisht ndiqet nga me i riu Edvin Ramazoni....lol

        Përgjigjjuni
      2. D
        Dr

        Humb a fiton , Saliu nuk zbret nga kali. Është përbindsh.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje