Përfundon numërimi në Cërrik, PS fiton me diferencë të thellë ndaj PD

12 Maj 2025, 16:07Politika TEMA
Përfundon numërimi në Cërrik, PS fiton me diferencë

Në Cërrik ka përfunduar procesi i numërimit, ku Partia Socialiste ka arritur të fitojë bindshëm.

PS ka grumbulluar 7021 vota, ku diferenca është e madhe kundrejt kundërshtarëve. Pas saj vjen PD me 3433 vota, me më shumë se 3500 vota diferencë.

Forcë e tretë në bashkinë e Cërrikut është konfirmuar 'Nisma Shqipëria Bëhet' me 724 vota.

Lini një Përgjigje