Memorandumi i Kuçit dhe rreth 10 mijë njerëz në shesh, çfarë pritet të ndodhë të enjten në Vlorë në takimin e madh të Ramës

7 Maj 2025, 21:44Politika TEMA
Memorandumi i Kuçit dhe rreth 10 mijë njerëz në shesh,

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë të enjten pasdite në orën 16:30 takimin e madh përmbyllës të fushatës në qarkun Vlorë. Pritet që ky të jetë një nga takimet më të mëdha të organizuar ndonjëherë në këtë qytet, me rreth 10 mijë vetë në sheshin ku nis Lungomare. 

 

Më herët gjatë paradites Rama do të jetë në aeroportin e ri të Vlorës ku është parashikuar të ulet avioni i parë teksa ka nisur tashmë edhe faza e testimit të kësaj vepre deri në nisjen e fluturimeve të rregullta. Pjesë e agjendës së kryeministrit është gjithashtu edhe një vizitë në fshatin Kuç të Labërisë, vizitë që ai e paralajmëroi edhe vetë gjatë intervistës te Ylli Rakipi. 

 

Njësoj siç bëri 4 vite më parë në prag të zgjedhjeve, ku përllogariti saktë numrin e mandateve që do të fitonte Partia Socialiste, edhe nesër Rama pritet të bëjë të njëjtën gjë. Për qarkun Vlorë ambicia e PS-së është të fitojë 9 mandate nga 8 që ka aktualisht. Një numër i madh votuesisht nga diaspora janë regjistruar për të marrë pjesë në këto zgjedhje. Skuadra e kandidatëve të PS-së në Vlorë, e kryesuar nga drejtuesi politik Bledi Çuçi, është e rinovuar me emra të rinj.

 

Nën qeverisjen e PS-së Vlora është një nga qarqet që ka marrë më shumë investime dhe ka bërë një transformim të jashtëzakonshëm. Me hapjen e aeroportit ndërkombëtar për qytetin dhe gjithë bregdetin e jugut nis një perspektivë tjetër komplet e re.

3 Komente

  1. .
    .....

    Me thuaj nje qytet tjeter ne Shqiperi qe ka emer me te bukur se VLORA ! Po njerez me te eger se vlonjatet?! Tani jane zbutur se eshte mbushur nga te gjitha anet e Shqiperise dhe rraca do ndryshoje por monumentin nuk e levizin dot me dhe strategun e pavaresise. Kete emer Vlores s'ja hoqi dot asnje ne çdo regjim se vlonjatet jane....

    Përgjigjjuni
    1. 5
      5

      Hipokrit I lindur

      Përgjigjjuni
      1. O
        OPTIMISTI ME GJIGANDIN NE KRYE.

        Perpara gjigand se me ty eshte gjithe shqiperia,jepu dermen malokeve te pa fytyre.( Jo malesoreve qe jane krenaria e shqiperise qe kane bashkuare fustanellen labe me xhubleten e tyre,per kete shqiperia ka pse mburret si ne juge dhe veri.Plaste berishizmi malokjan. Avioni i pare ne Vlore do te jete nje plumb per ata qe donin ta godisnin me avion dhe lende kimike ,kur urdherat jepeshin nga presidenti kreminel duke ndenjur poshte karrikes nga frika.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje