The Guardian
Një hetim dyvjeçar akuzon një rrjet kriminal shqiptar, tipik mafioz, për vrasjen e të burgosurve serbë për veshkat e tyre
Sipas një raporti hetimor të Këshillit të Europës për krimin e organizuar, kryeministri kosovar është kreu i një grup mafioz shqiptar, përgjegjës për trafikimin e armëve, drogave dhe organeve njerëzore në Europën Lindore.
Hashim Thaçi është identifikuar si “boss-i” i këtij rrjeti, që ka nisur të operojë në fushën e krimit të organizuar në nisje të luftës së Kosovës në vitin 1999, dhe ka pasur që atëherë ndikim të fuqishëm në qeverinë e këtij vendi.
Raporti i një hetimi dyvjeçar, që citon FBI-në dhe të tjera burime të inteligjencës, është siguruar nga Guardian. Në të citohet se Thaçi ka pasur kontroll të dhunshëm mbi tregtinë e heroinës gjatë dekadës së fundit.
Persona nga rrethi i ngushtë i Thaçit akuzohen se në mënyrë sekrete kanë dërguar robër përtej kufirit në Shqipëri pas luftës, ku disa serbë thuhet se janë vrarë për veshkat e tyre, të cilat janë shitur në treg të zi.
Procedurat ligjore kanë nisur sot në një gjykatë të Prishtinës, për një rast të dyshuar për trafik organesh, të zbuluar nga policia në vitin 2008. Ky rast- në të cilin organet thuhet se janë marrë nga viktima të varfra në një klinikë të njohur si Medicus- në raport thuhet se është i lidhur me trafikun e organeve nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në vitin 2000.
Raporti vjen në një periudhë të rëndësishme për Kosvën, e cila ka mbajtur të dielën zgjedhjet e para që pas shpalljes së pavarësisë nga Serbia në vitin 2008. Thaçi pretendon fitoren në këto zgjedhje dhe po kërkon të formojë një koalicion me parti opozitare.
Dik Marti, hetues për të drejtat njerëzore, që qëndron pas këtij investigimi, do e paraqesë raportin e tij para diplomatëve evropiane të 47 vendeve anëtare në një takim në Paris të enjten.
Raporti i tij thotë se lidhjet e Thaçit me krimin e organizuar datojnë më shumë se një dekadë më parë, kur mbështetësit e tij të Grupit të Drenicës u bënë fraksion dominues në UÇK.
Në të thuhet se supremacia mbi grupet më të vogla të lëvizjes guerile u mundësoi atyre që nga viti 1998 të marrin nën kontroll shumicën e sipërmarrjeve kriminele, në të cilat ishin përfshirë kosovarët në jug të kufirit, në Shqipëri.
Gjatë konfliktit të Kosovës, trupat e Sllobodan Millosheviç iu përgjigjën sulmeve të UÇK duke orkestruar një fushatë të tmerrshme të pastrimit etnik kundër shqiptarëve etnikë në territor. Më shumë se 10 mijë persona llogaritet të kenë vdekur në duart e trupave serbe.
Ndërsa hetonte krimet serbe, Marti thotë se komuniteti ndërkombëtar zgjodhi që të injoronte krimet e dyshuara të luftës nga UÇK “duke vendosur një çmim në vend për të arritur një shkallë të stabilitetit afat-shkurtër”.
Ai arrin në përfundimin se gjatë luftës së Kosovës e pothuajse dhe një vit më pas, forcat e Thaçit u hakmorën kundër serbëve, romëve dhe shqiptarëve të akuzuar për bashkëpunim me armikun.
Thaçi dhe katër anëtarë të Grupit të Drenicës janë cituar në raport se kanë kryer vrasje, burgosje, tortura e marrje në pyetje. Ky fraksion i vijës së ashpër të UÇK ka pasur pushtet të konsiderueshëm në qeverinë e Kosovës gjatë dekadës së fundit, me mbështetjen e fuqive perëndimore për të siguruar stabilitetin në shtetin e ri.
Ky raport jep një panoramë në të cilën ish- komandantët e UÇK kanë luajtur një rol kyç në aktivitetin kriminal të rajonit gjatë dekadës së fundit.
Në të thuhet: “Në raportet konfidenciale të një dekade, agjencitë që merren me luftën kundër drogave, thonë se Hashim Thaçi dhe anëtarë të tjerë të grupit të Drenicës kanë ushtruar kontroll të dhunshëm në tregtinë e heroinës dhe narkotikëve të tjerë.”
Marti shton: “Thaçi dhe këta anëtarë të tjerë të Grupit të Drenicës janë quajtur shpesh si “lojtarët kyç” në raportet e inteligjencës për strukturat e krimit të organizuar të tipit mafioz në Kosovë. I kam shqyrtuar këto raporte i tmerruar dhe i zemëruar”.
Hetimi i tij ka nisur pasi ish- kryeprokurorja për krime lufte në Hagë, Karla Del Ponte, thotë se ajo nuk është lejuar që të hetojë zyrtarë të lartë të UÇK-së.
Pretendimi më shokues i saj, për të cilin ajo kërkoi edhe hetim të mëtejshëm ishte se UÇK kishte trafikuar serbë matanë kufirit në Shqipëri, ku u janë hequr e shitur organet.
Raporti, që thekson se nuk është një hetim kriminal e se nuk është në gjendje që të shpallë pafajësi ose fajësi, i jep më shumë besim pretendimeve të Del Pontes. Ai arrin në përfundimin se UÇK i ka mbajtur shumicën e robërve serbë në një rrjet prej gjashtë objektesh që kanë shërbyer si burgje në veri të Shqipërisë.
Grupi Drenica i Thaçit mban përgjegjësinë kryesore për këto burgje të përkohshme dhe për fatin e atyre që janë mbajtur aty.
Aty përfshihen edhe një numër të burgosurish që janë transferuar në një burg të improvizuar në veri të Tiranës, ku janë vrarë për t’u marrë veshkat.
Të njëjtët kosovarë dhe persona të huaj që janë përfshirë në këto vrasje makabre, janë të lidhur me rastin e klinikës Medicus, thuhet në gjetjet e raportit.
Marti është kritik me fuqitë perëndimore që kanë luajtur një rol mbikëqyrës në lindjen e shtetit të Kosovës, po kanë dështuar për të vënë para përgjegjësisë figura të larta, përfshi këtu Thaçin. Ai kritikon politikën e lëkundur nga ana e komunitetit ndërkombëtar për të hetuar në mënyrë efektive ish- drejtuesit e UÇK.
Ai përfundon: “Shenjat e marrëveshjeve mes klasës kriminale dhe politikanëve të lartë dhe mbajtësve të ofiqeve institucionale janë të shumta dhe shumë serioze për t’u anashkaluar”.
“Është një e drejtë themelore për qytetarët e Kosovës që të dinë të vërtetën, të gjithë të vërtetën dhe ky është një kusht i domosdoshëm për pajtimin mes komuniteteve dhe për të ardhmen e begatë të vendit.”
“Nëse, ashtu siç pritet, raporti do të miratohet në mënyrë formale nga komiteti këtë javë, përfundimet do të shkojnë përpara asamblesë parlamentare vitin që vjen.”
Comments are closed.
Ky kriminel neokomunis ke ka patur shoke idealesh ketu ne Shqiperi,per veqe shokut fatos nano ?
Nuk eshte pak e pamenduar qe te ngazellehen kundershtaret e Thacit per keto raporte. A nuk ju duket e tepert dhe jo inteligjente te ngazelleheni kaq shume nga ky raport? Ky raport me shume se demton Thacin (qe me duhet ta them se nuk kam shume respekt) se sa Kosoven dhe gjithe UCK, duke barazuar krimet e shemtuara Serbe me ato te UKC-se.
Une do te doja qe ju zoti Baze te mos bini pre e nevojes per te qene kundershtar i Thacit duke u ngazellyer nga keto raporte qe me shume se cdo gje duan te shfajesojne krimet serbe duke nxjere shqiptaret tani si kriminel.
Gjithe komentuesve ju uroj qe ta kene mendjen e ftohte.
Karafila pa tru, qe kendojne maje plehut dhe qe nuk shikojne as hunden e tyre, na dalin ne krah te Hashimit. Akuzat per te kane dale nga nje hetim, prej nje kohe te gjate prej 2 vjetesh nga FBI dhe sherbime te tjera inteligjente. DHe Amerika qe ka qene gjithmone ne mbrojtje te Kosoves dhe kete rradhe, po ben te njejten gje: Don nje Kosove persembari, duke ekspozuar kush jane ata qe duan te kapin kryet e saj. Por ajo qe dhe pritej, mbas kesaj u cfaq sindroma Sali: Mbas cdo krimi apo shkaterrimi fillojne tamtamet e kryedaullexhiut dhe te jenicereve, per te vazhduar shplarjen e truve te turmes.