Pa asnjë mëdyshje të gjithë jemi të bindur se viti 2010 u mbyll si mos më keq politikisht. Viti i ri është një horizont më shumë, një dimension tjetër. E natyrshëm njerëzit presin e shpresojnë për më mirë.
Por s’është e thënë të jetë kështu. Duket qartë se horizonti politik është i errët, i mbushur me re, që nuk premtojnë veçse thellim të asaj që me gojën plot quhet krizë politike.
Gjithë jeta politike parlamentare ka më shumë se një vit që është bllokuar dhe sillet rrotull një problemi. Ai është transparenca e zgjedhjeve të shkuara. Opozita, por jo vetëm ajo, ka përdorur një arsenal të tërë formash pune e lufte për të realizuar një kërkesë, që në çdo vend të civilizuar do të ishte realizuar brenda javës. Nga ana tjetër shumica qeverisëse në të njëjtën mënyrë ka përdorur arsenalin e vet politik, propogandistik e parlamentar, që kërkesa e opozitës të mos gjejë zgjidhjen e saj.
Sot ne pas më shumë se një viti e ca jemi po aty ku filluam. Transparenca e parealizuar. Vijon kështu kriza politike e dëmshme, shumë e dëmshme për fatet e vendit dhe të popullit. Por duket se fitimprurëse për qeverisësit. Çdo të ndodhte në të njëjtat kushte në një vend të Evropës së qytetëruar?
Pa dashur të parshikojmë se si do të shkojë zgjidhja e krizës gjykoj se dimensioni i saj tanimë është me një përmasë të re. Kriza padiskutim, është tani veç politike edhe morale.
Mohimi i transparencës zgjedhore me njëmijë e një (pa)arsye nga ana e pozitës tanimë e ka damkosur atë me njollën e madhe të manipulimit zgjedhor. Konfirmimi legal i manipulimit zgjedhor përmes komisionit hetimor është veçse mjeti legal i domosdoshmërisë së largimit të saj nga qeverisja. Por pikërisht këtu fillon e mbaron reagimi kundërshtues i pozitës.
Kudo në vendet demokratike perëndimore zhvillimi ekonomik, social, politik, ecën përmes thellimit të reformave në të gjitha fushat. Reforma që domosdoshmërisht në shumicën e rasteve kërkojnë edhe kontributin e opozitës parlamentare. Kujtoni fjala vjen reformën ligjore të paradokohëve për taksat në Kongresin Amerikan që u realizua me vota të përbashkëta të demokratëve dhe republikanëve. E njëjta gjë me ligje fondamentale për përballimin e krizës ekonomike e financiare në Francë, Britani, Gjermani, etj.
Çdo të ndodhte me qeverisjen e një vendi kudo në botën e qytetëruar si në Francë, Britani, Itali, Gjermani e gjetkë, po qe se do të ishte e detyruar të miratonte vetëm ligje të thjeshta, pa votim të cilësuar dhe që i hapin rrugën zhvillimit?
Mendojeni këtë situatë që vijon për gati dy vite me radhë. Përse do t’i duhej popullit të atij vendi një qeveri e tillë? Aty ku qeveria i duhet popullit dhe jo qeveritarëve, një situatë e tillë do të merrte fund brenda javës. Vendi do të kalonte pa asnjë diskutim në zgjedhje të parakohshme. Arsyeja është një dhe e vetme: qeveria e paaftë dhe në pamundësi të zhvillojë reformat për zhvillimin e vendit.
Ndokush do të ngarkonte me përgjegjësi për këtë situatë absurde edhe opozitën. Fajësimi i të dy palëve do të thoja se është mënyra më e thjeshtë për t’u dukur “i pavarur” në mendime e opinione, por kursesi objektiv. Rëndësi vendimtare merr jo adresimi i fajit, por përgjegjësia e zgjidhjes së situatës. Dhe kjo përgjegjësi i takon dhe i adresohet shumicës qeverisëse.
Çdo të ndodhte me shumicat qeverisëse ne vëndet e qytetëruara perëndimore në qoftë se për gati dy vite s’do mundnin të miratonin asnjë ligj me shumicë të cilësuar? Pra s’do të miratonin asnjë reformë. Ajo s’do të qëndronte në këmbë asnjë javë.
Një shumicë e përgjegjëshme, kur gjatë gjithë mandatit ndjehet “e bllokuar në nismat e veta ligjore”, kërkon zgjidhjet madhore ligjore. E zgjidhja është një dhe e vetme, zgjedhjet e parakohshme elektorale.
A do të ndodhin ato tek ne? Vështirë të thuhet se si do vijojë kjo situatë krizë permanente për vitin që po fillon. Një gjë është më se e dukshme. Qeverisja aktuale e PD siç po tregon koha do të sakrifikonte për të ardhmen gjithshka, por veç pushtetin e saj dukshëm të pamerituar, kurrsesi.
Comments are closed.
Problemi eshte se cduhet te bejne shqiptaret pas gjithe atyre qe ka bere dhe ben Saliu. Shqiptaret nuk duhet te manipulohen ne demonstrata pavaresisht se kush mund te mos jete dakord brenda apo jashte Shqiperise. Ata do t’i zgjidhin problemet e tyre me menyrat e tyre sipas dijes qe ata kane te tarsheguar dhe mesuar. Çdo recete e huaj sado demokratike qofte nuk mund te jete e vlefshme perderisa ajo vepron vetem mbi njeren pale , pra mbi opoziten. Populli opozitar shqiptar duhet te beje pakt me lideret e opozites para se ai te ngrihet per demonstrim ne mbeshtetje te tyre dhe me ta se nuk do te lihen ne mes te rruges si rradhen e pare , per te cilen eshte pergjegjesia e liderve te opozites. Nese ngrihen ata nuk duhet te kthehen mbrapsht pa e zhdukur nga cdo forme drejtimi Sali tradhtarin.
Friday, December 10, 2010
Ne doren tende…
Ndodhi ne forme te bute ajo qe pritej te ndodhte…
e mendoje se Myftyi i Shkodres e ka lexuar shkrimin tim te 2006 kur deklaroi se ” eshte cmendur njeriu dhe jo Zoti”, sikur pretendon Jozefina Topalli e Sali Berisha.
Shkrimin tim “Imoralitet i projektuar” http://vertet.blogspot.com/search?q=imoralitet. Imoralitet i projektuar si nje taktike per gjunjezimin dhe shfarosjen e shqiptareve.
Jo vetem Shkodra, por edhe Lezha e Durresi u permbyten por pakez ndryshe nga ce kisha parashikuar une. Pak me bute ndodhi, por mos mendoni se shperthimi i digave te hidrocentraleve nuk munde te ndodhi. Ndodhi 1997, ndodhi shperthimi ne Gerdec…e shperthimi i digave te hidrocentraleve te mos ju duket cudi.
Te gjitha keto si rezultat i imoraliteit kolektiv qe po na sjelle pasoja katasrofike kolektive, mendoje te merituara.
Partia Demokratike e spiunave te sigurimit, dhurimi i Kishes, Autoqefale Shqiptare spiunazhit grek, falja e gjakut te Arben Brocit, falja e kockave te civileve shqiptar ne Permet e Korce ushtrise greke, pushtimi klasik i Shqiperise nga forcat greke ne Durres, raportimi i Sigurise kombtare sherbimit sekret serb, falja e ekonomise shqiptare serbeve dhe grekerve, grabitja e prones private, korrupsioni, shkatrimi i traditave shqiptare, falja e teritorit shqiptar Greqise e Serbise, debimi i inteligjences shqiptare… e karshillek, harrese, poshterim i gjakut te deshmoreve te Atdheut jane ato standartet te perqafuara ndaj edhe ndeshkimi ka dhe do te kete permasa Biblike ne se nuk do te ndrohet rruge.
Eshte ne doren time. Eshte ne doren tende. Eshte ne doren e te gjitheve.
Kur i permend zgjedhjet e parakohshme, tmerri i hyn, nuk e durojne si tog-fjalesh. Sikur po ja merr pasurine qe kane grumbulluar. Siduket mendojne per mundin qe i duhet per ta perseritur prape maskaraden.
Zoti Rama! Trego planet pas rrezimit te Sales qe te te vijme pas. Hedhjen e Sales nuk e ka problem e veshtire ky popull se per 3 ore e ndjek te iki me helikopter si Tosin ne Maqedoni, por c’do besh ti me prapa. Duhet te premtosh qe Shqiperia do trashegohet nga shqiptaret e per kete duhet te tregosh projektet ligjore per pronen e trasheguar te shqiptareve ne shekuj. Duhet te tregosh se Shqiperia duhet te udhehiqet nga parimet e RILINDJES KOMBETARE, si e vetmja rruge per te shkulur rrenjet e antishqiptarizmes qe ka mbjelle greku dhe serbi ne keto 20 vite. Duhet te shpalosesh nismat ligjore per te vene NE BURG te gjithe ata qe shperdoruan leket e ketij populli ne keto vite, cdo zyrtar. Duan nisma ligjore qe asnje i perfshire ne korrupsion administrate te mos kete me te drejten te punoje ne administraten publike per gjithe jeten. Trego jo thjesht deshiren dhe propoganden shterpe te partive ne cdo pragzgjedhjeje por nismat ligjore per te gjitha plaget e ketij vendi. Si do i qerosh ata gjykates, prokuror e avokate qe marrin cdo dite nga 50 mije euro per lirimin nga burgu te vrasesve, trafikanteve te femrave e te armeve, trafikanteve te droges, te korruptuarve te shtetit. Keto trego e jo me fjale por me NISMA LIGJORE qe ti shohim me sy. Ndryshe shko e voto vet ne zgjedhje.