Bashkimi Evropian i dha dje një përgjigje thelbësore krizës politike në Shqipëri dhe kapjes së institucioneve, duke i kërkuar drejtësisë shqiptare të marrë përsipër vetë hetimin dhe gjykimin e skandalit korruptiv të çiftit Meta- Berisha, që po fut vendin në një krizë të pashembullt politike, dhe ndoshta në ditët në vijim dhe sociale. Përgjigja i është adresuar e konsultuar dhe diplomacisë amerikane, të cilën linja politike e drejtësisë në Shqipëri po përpiqet ta keqpërdorë si alibi për t’i ikur përgjegjësisë së gjykimit.
Thelbi i kërkesës së Bashkimit Evropian, i cili ka mbajtur qëndrimet më të kthjellëta që nga dita e parë e këtij skandali, është që institucionet e shtetit tonë të japin prova të pavarësisë së tyre dhe të përgjegjshmërisë ndaj publikut. Në një farë mënyre, tashmë nën gjykim dhe nën akuzë nuk është vetëm Berisha dhe Meta, por mbi të gjitha dhe drejtësia shqiptare, e cila po tenton t’i ikë kësaj prove për shkak të kapjes nga politika.
Përgjigja nga Brukseli erdhi në një moment kur Kuvendi i Shqipërisë ishte kthyer në një orë eksperimentale për studentët e mjekësisë që duhet të shikojnë nga afër një njeri me simptoma të qarta sëmundjeje mendore. Kryeministri i vendit, në një situatë të pakëndshme për ta parë edhe si kundërshtar, degradoi në një fjalor vulgar dhe gjendje të rënduar psiqike, duke i humbur përfundimisht kuptimin debatit publik, parlamentarizmit dhe nevojës për transparencë në vendin ku formalisht duhet të ishte tempulli i demokracisë. Ai thjesht na kujtoi të gjithëve, se fati jonë nuk mund t’i besohet më atij. Na kujtoi se nëse duam të jetojmë qoftë dhe një ditë normalisht si njerëz në këtë vend, duhet të marrim vetë në dorë fatin tonë. Njësoj si drejtësia shqiptare, e cila është e dënuar ta zgjidh vetë çështjen që ka me pafuqinë e saj për të ndëshkuar hajdutët në politikë, ashtu dhe qytetarët shqiptarë prej dje pasdite janë të dënuar ta zgjidhin vet fatin e tyre të dhunuar nga politika zyrtare. Nuk besoj se gjej ndonjë shqiptar që të ketë parë dje atë që formalisht mban postin e kryeministrit të vendit tim dhe t’i besojë atij prej sot e tutje fatin e vet, apo familjes së vet. Bile dhe nëse ka ndonjë të indoktrinuar që mund t’ia besojë, duhet të aplikohet diskriminimi pozitiv, duke ja hequr të drejtën që fatin e tij ta lërë në dorë të Sali Berishës.
Problemi i fundit delikat në këtë situatë është opozita. Bashkë me Berishën ka dalë dhe ajo jashtë loje, pasi ajo nuk mund të kryejë më funksionet e saj politike në një Kuvend, ku nuk prodhohet politikë, por receta mjekësore. Ka shumë arsyetime se çfarë mund të bëjë ajo për ta ndalur këtë gjendje, të cilat fillojnë nga braktisja e Kuvendit e deri tek braktisja e zgjedhjeve. Unë mendoj të bëjë të kundërtën. Opozita duhet t’ia bëj Sali Berishës të padurueshëm parlamentin. Ajo, jo vetëm që duhet të shkoj çdo seancë aty, por çdo seancë duhet të përdor afërsinë fizike me Sali Berishën për t’ia bërë atij të mundur të ekspozohet para shqiptarëve si dje, ashtu i degraduar dhe i rrjedhur. Nëse opozita do që shqiptarët të ngrihen për t’ia bërë të pamundur vazhdimin e mandatit qeverisë Berisha, ata duhet të provojnë në Kuvend se janë në gjendje t’ia bëjnë të padurueshme Sali Berishës praninë e tyre, dhe ta nxjerrin para shqiptarëve ashtu si dje… të rrjedhur. Vetëm kjo mund të prodhojë në shoqëri një vetëdije të lartë që ai duhet mbyllur në qeli, jo vetëm si hajdut, por dhe si një njeri shoqërisht i rrezikshëm për shkak të degradimit mendor. Ashtu si ne qytetarët që duhet të marrim vet në dorë tonë fatin e fëmijëve tanë, ashtu si drejtësia duhet të marrë vetë në dorë të saj përgjegjësinë për të dhënë drejtësi, ashtu dhe opozita duhet të marrë në dorë të saj fatin e parlamentit duke e bërë atë një ekspozitë të degradimit qeveritar ku derdhen përrenjtë psiqikë të Sali Berishës. Parlamentarizmi merr kuptim kur palët vihen përballë njëra- tjetrës dhe importojnë atje debatin dhe tensionin që vërehet në shoqëri. Nëse një zonjë shqiptare do ta ndeshë në rrugë Sali Berishën pasi e ka dëgjuar të flas ashtu në Kuvend, mund të heq këpucën dhe ta qëlloj. Nëse një burrë shqiptar do ta ndeshë në rrugë Sali Berishën të flasë ashtu për fëmijët, mund ta ndëshkojë. Le ta bëjnë këtë ato burra dhe gra të opozitës që mandati i deputetit i ka “dënuar” të jenë dhe fizikisht afër Sali Berishës. Jemi të dënuar të bëjmë çdo gjë vetë. Sidomos fatin tonë. Edhe sikur të mos kishim parë dhe dëgjuar asnjë kasetë, pamë dje kryeministrin.?
Comments are closed.
Jam dakord me Ty z.Baze,vecse tash nuk jemi te denuar por kemi nje shans te madh qe ta bejme zgjidhjen vete…. duhet ta meritojme DEMOKRACINE.
Mero! Te lutem vetem ate punen e kepuces harrojeni te pakten, se eshte tradite e Lindjes se Mesme, nuk hyne ne kulturen e shqiptareve. Mund te thuash me qe ajo grua ti bie me cader kokes, ose sic e ka tradite shqiptari ta zere me gura, me tjeglla, me dege peme, c’a ti ze dora me pare.
Mero! Ke nje mision te veshtire e te perkrah verbalisht. Ajo qe duhet kompletuar eshte thirrja ndaj shoqerise civile, gjej dhe promova Myslym Pashen se e sfumoi politika ne keto muaj. Duhen njerez te tille qe neser PS-ja ne pushtet te mos vazhdoje si dikur Meta e Nano dhe sot si Berisha dhe Meta.
Mrekulli! Me kishte marre malli per penen e Arben Dukes. Mero vije ne faqen e website, mos u be xheloz, dhe jepe cdo dite se me dolen lot nga syte nga te qeshurat. Ku dreqin ishte futur gjithe keto kohe ky pasardhes i rilindsave.
Saturday, November 20, 2010
Te arrestohet Ina Rama?
Kur Ina Rama u vendos ne poziten e Prokurores se Pergjithshme nga (quajeni si te doni) banda kriminale antishiptare, qeveria e emeruar ne Shqiperi, obori…, une e sfidova ate qe te tregonte se ajo nuk ishte thjesht nje vegel e tyre.
http://vertet.blogspot.com/search?q=Enderuara+Ina+Rama%21+
Une e sfidova ate te provonte si ne aspektin kriminal ashtu edhe ate kombetar qe ajo nuk ishte nje kriminele dhe antishqiptare. Detyren ja lashe qe ajo te hetonte akuzat ndaj Fatos Nanos se ai kish shtypur nje shqiptar dhe e kish hedhur ne kanal si qen si dhe tregetine greke me eshtrat e shqiptareve ne Kosine te Permetit. Ajo nuk veproi.
Fakt eshte se pilafi kriminal dhe antishqiptar eshte trashur pas emerimit te Ina Rames dhe kjo gje nuk munde te ndodhte pa mburojen e saj, kryesisht ne formen e pasivitetit, me mosveprimin aktiv te saj.
Sot teresia teritoriale e Shqiperise se cunguar rrezikohet edhe me 325 km/2 te tjere ne dobi te Greqise dhe krimi ka bere dhe po bene kerdine si ne vrasje deputetesh, Gerdec e kudo…
A mund ti ndermirte Sali Berisha kaq hapur keto veprime kriminale dhe antishqiptare pa pasur garancine se prokuroria nuk do te ndiqte ate dhe banden kriminale antishqiptare qe ai perfaqson?
Natyrisht qe pergjigja e kesaj pyetje eshte jo. Ai nuk do te guxonte.
C’ka na sjell ne perfundimin llogjik se pikerisht per kete qellim Sali Berisha e zevendesoi kellishtarin e tij Theodhori Sollakun me Ina Ramen dhe Ina Rama me ndergjegje e pranoi rolin e saj.
Jeta e ka provuar dhe e provon cdo dite kete realitet. Ina Rama me veprimet dhe mos veprimet e saj nuk e ka persekutuar krimin sikur ja ngarkon ligji. Ne kete menyre i ka sjelle Shqiperise deme te medha pasurore, perdhosje te dinjitetit te shqiptareve, rrezikim te teritorit te saj dhe per kete duhet te kerkohet shkarkimi dhe arrestimi i saj.
Vete-vendosje. Do te thote se duhet te vendosim vete per fatet tona. Asnjehere ne Shqipni populli nuk ka marre vendim vete me sjelle ndryshimin. As komunizmin nuk e hoqem vete, ne fakt ai asht i gjalle e i forte mes nesh, sidomos ne qeveri. Presim gjithmone qe vendimet t’i marrin te tjeret. Presim qe gjithmone te huajt te vendosin per ne. Mentalitet shqiptar. Ne kte aspekt jemi te vecante. Asnje popull nuk asht si ne, as ne Ballkan, as ne Afrike, askund. Kant ka thane: “Haben den Mut deinen Vernunft zu bedinnen”=”Ki kurajo te ndigjosh arsyen”. Pra ne duhet te kemi kurajon t’i bindemi arsyes dhe te rrezojme nga qeveria nje psikopat. Nuk mund te na mbaje peng nji vicidolas. Mrame, por jo vec mrame, Berisha dha shembull se nuk ka doktor qe e bjen ne vedi. Berisha mrame u soll si perandor. Berisha mrame u cjerr si i marre. Berisha mrame na bani me kuptu se i ka ike qetsia, i ka ike vullneti me kene normal, i ka ike truni. Prandaj duhet ta ndihmojme me gjete trunin. Te ndonji qeli e ndonji qyteti shqipater pa shume ndotje. Atje duhet te jete truni i Berishes qe pret te zotin. Ta ndihmojme.
Jam 1 milion % i bindur se Mero Baze, “pseudo-opozita” qe Mero perfaqeson, si dhe komentuesit anti-Berishe, jane ne radhe te pare te interesuar qe Kosova te mos prosperoje. Keta jane alergjik ndaj Kosoves qe eshte nje nga qeshtjet tona madhore kombetare. Gjthshka qe Mero Baze me pseudo-opoziten po ben eshte ne acordance te plote me sulmet e Dick Marty, serbet, greket dhe ruset kunder Kosoves. Amullia,shkaterrimi, dhe krizat politike (gjithmone te shkaktuar nga klika me perfaqesues Kicot dhe Kristaqet) ne Shqiperi jane nje sherbim i pacmueshem ndaj Serbise-Greqise dhe armiqeve tane te mijevjeqarit. Keshtu… vazhdo Mero vazhdo… .Ndoshta do te hyjshe ne histori si gazetari me toxikues i shoqerise shqipetare.
I nderuar Patriot,
Do duhet pak kohe deri sa ti dhe komentuesit e tjere te mesoheni me sistemin e ri te faqes TemA ku gjithesecilit i jepet mundesia te komentoje ne lajmet dhe shkrimet qe gjenden ketu por duhet pasur parasysh qe komentet;
– Nuk jane vene ne dispozicion per te reklamuar faqe te tjera.
– Nuk jane vene ne dispozicion per te replikuar me komentuesit e tjere apo me autoret e shkrimeve.
– Nuk lejohen komentet qe permbajne fjale banale, fyese apo qe kalojne 2 paragrafe.
Per cdo replike qe deshironi te keni me z. Baze apo kedo autor tjeter, jeni i lutur ti kontaktoni ne adresat e tyre personale ose duke perdorur opsionin e mesiperm ne krye te faqes: LETER BOTUESIT.
Faleminderit per mirekuptimin.
Jam munduar to mos perdor fjalor fyese. Por sa durim munde te keshe nga gjenerata famkeqe e Bllokut ? Per 50 vjet duruam duke na thirrur ;”armik i klases”, tani na thirrin “maloke” “shpellar”. Po keta nga kan ardhur? Nga “Shen Elysse”?
Keta “settlers” qe i mbolli Klika e tipit “Zan Caushi” e Enver Hoxhes ne mes te Tiranes, gezuan lirite, pushtetin, pasurite kombetare qe neve na u mohuan ne menyre absolute. Keta jane agresive, te rrezikshem nda paqes dhe demoktatizimit te Shqiperise dhe zgjidhjes se Ceshtjes sone Kombetare. Pra, keto rraciste qe i thirrin verioret “maloke” jane me origjine nga viset me te thyera e te prapambeturate shqiperise.
Enveri me Mehmetin, grabiten shtetin, Tiranen, ndertuan settelments deri ne Shkoder duke sjellur banore nga viset jugore.Kjo popullate u civilizuan ne te vertete dhe kjo eshte nje gje e mire. Une dua qe gjithe shqipetaret te civilizohen pavaresisht nga krahina, dhe feja . Ndersa per verioret, Klika Hoxha-Kapo-Shehu vune pike doganore tek ura e milotiot dhe asnje banore verior nga kjo ane nuk munde te tentonte tu afrohej kenetave te shqiperise se mesme e jo me Tiranes, E JO ME BLLOKUT ndaj te cilit eshte i perkushtuar ti mbroje Mero Baze. Kjo klase e mesuar me pushtet absolut per 60 vjet nuk ndjehet mire me nje kryeminister te suksesshme verior. U bej thirrje te hiqni dore nga fjalori fyes deskriminues qe efekton 5/6-tat e kombit shqipetare. Vetem ne kte menyre do te civilizohemi si komb.
Ty o vlla nuk ia vlen me te te mbushesh mendjen se ne nuk jemi me asnje krah te politikes ketu, madje i godasim njesoj te dyja, e ti dukesh shume ne kontrast me kete realitet te kesaj faqeje. Sa per ate sqarim mbi jugun dhe veriun qe ke brockullisur tregon se je viktime e pasherueshme e ndjenjes se percarjes jug e veri te iniciuar nga Sali Berisha me 1993, dhe kjo vetem per arsyen se ndihej inferior pavaresisht edukates dhe shkollimit qe jugu i beri atij, ty dhe mijera e mijerave te tjere. Na e cuat mundimin, durimin, investimin dem. Je shembulli me tipik i te mashtruarit deri ne verberi nga antishqiptari me i madh deri ne historine e sotme, Sali Berisha
Blloku i I.Metes.
I nderuar Mero i Baze me lejo te te pergezoj ,pavaresisht rezervave qe kam per ty jo si pene se as behet fjale por…….Kritikoni ashtu si edhe ne ,ashtu si edhe BE,Institucionet e drejtesise,e konkretish kukullen “Barby” me inkopetencat e saj!Por si thoni i dashur Mero nuk ka dale edhe Barby nga “Blloku i I.Metes”,para disa ditesh ndegjuam te prononcohej B.Topi i cili na theksoi se nuk mund te flasi asnje pa folur drejtesia,kur mori vesh se do te vinin ata “eksperte “te te ndjerit K.Trebicka!Si thuaj z.Baze a s’ka dale edhe ky president nga po ky “Bllok i Ilirit”,permendni nje nga skenat e turpeshme te “Laboratorit te Mjeksise” duke pretenduar se aty opozita mund te beje te luaj rolin e spektatorit ne nje arene cirku ku protagonist eshte nje “ari”e ta ngacmoje ate here ps here qe ai te ulerase e te pellase!Po perseri ju pyes Juve zoti Mero :A s’eshte kjo tufe kafshesh pjelle e “Bllokut te I.Metes”.Pra ne nje vend ku tere institucionet kane dale nga pazare te pista,nga blloqe qe evidentojne % e interesave ky vend eshte i destinuar te vdese!A e kuptoni se perse Sali Berisha eshte bere si i ç’mendur se i kane fshire listen e “Bllokut te Ilirit”,se Nano i ka marre para kestin per pazarin e radhes,se Meta i ka dhene parate e lobingut per “Levizjen Sahiliste per Integrim”,se Dritani u prishi ç’do plan.Kjo gje eshte e pa pranueshme per nje grup pa moral,hadutesh te cilet ishin mesuar qe edhe kur vidhnin ,mburoje kishin disa pseudodiplomate qe dilnin garant te tyre duke i thene e s’terthene nje opozite e nje populli qe ky grup jo vetem qe ska vjedhur por e kane vjedhur.Po te shikoje dje emisionin “Shqip” do te ndigjoje vertet intelektuale te vertete te cilet kjo bande me bemat e saj i ka baltosur e i ka futur edhe pa qene te tille ne “Bllokun e IMetes”.Ka ardhur momenti i duhur qe kjo klike tashme e demaskuar totalisht jo vetem qe duhet larguar por qe te largohet nga mendjet e atyre qe vijne nga pas,duhet qe te gjithe pasurite e jashteligjeshme nga Konispoli e deri ne Vermosh tu sekuestrohen e tu jipen ketij populli qe demokracine ne 90 e donin e e priten me me dashuri se keta hajdute me çizme,injorante,te pa civilizuar e jo qytetare!Shikoni se çfare bene kapja e drejtesise :Meta ka ngritur nje grup juristash me siguri nga ata qe ka ne Bllok,dhe do ta mbrojne ate duke shastisur te gjithe ata qe kane pare nje kaseteporno,por qe nuk e kane faktin se nuk dukej!Alibia e juristeve eshte :Z.Meta pasi i kishin afruar disa ankesa se Dritani merte para nga konçesionet e anulimet e tenderave,ai vendosi te shkoje nje dite per ta provokuar ate e ta kapte me preshe ne dore.Mirpo Dritanin e kishin informuar per kete dhe kishte marre masat e tij.Te gjitha ato qe permend Meta nuk qendrojne se ai i afroi 7% per Dritanin per ti zbuluar korupsionin ,ai i tha qe ti fuste nje fshatar te tijin (ma merr mendja se duhet te kete qene i fundit,pasi te tere fshataret i ka sistemuar)per ta provokuar e keshtu qe kjo vidio eshte e pa vertete.
I nderuar z.Kodra!Nuk eshte ne etiken time qe te merrem me mendimet e komentet e te tjereve ,por me bene pershtypje shkrimi qe Ju i drejtoni z.Baze,per te ca broçkulla qe me siguri as ju vete nuk i besoni.Megjithate me siguri Ju ma merr mendja qe tani se fundi e keni marr vesh se nga eshte M.Baze e kjo te detyron te ngreshe alibi per te ,por kursesi nuk ke te drejte te ngresh po te njejten alibi edhe me mua qe nuk jam anti Berishe por AntiBishe,!N.q.se je autori i thenies se “Salija eshte si Skenderbeu”me mire t’ju mbuloje dheu.Po e deshtet kaq shume merreni e keni te lire e mbajeni per jo me shume se nja 4 vjet e ka me ju bashkue perseri me Serbin! Me siguri qe Ju z.Kodra mbas bregut ,jeni kaq nostalgjik per satrapin pasi me siguri jo vetem qe ju ka bere Juve qytetar i Shqiperise por nuk eshte ndonje habi qe ju te jeni edhe pronar i ndonje pjese te bukur ne bregdetin shqipetar qe tashme quhet bregdeti kosovar.Per kete nuk eshte as faji i Meros as i joni,or mik.Mesoju me i pa gjerat si mik e jo si çiflik.Jam i bindun se ke me i ba gishtat cop ne tastiere ,e ke me vazhdue me shkruejt gjana pa vler,se Skanderbeu nuk quhej Sali por Skender.
Po, e kam thene se Sali Berisha i ngjan me fizionomi Skenderbeut. Po kte le tia leme artisteve ta bejne kte vleresim. Sali berisha eshte i vetmi shqipetare pas Skebderbeut dhe Ahmet Zogut qe ia ka perkushtuar energjite e tije te pashtersheme ceshtjes kombetare. Me thuaj nje figure (tjeter) te katert te kete keto permasa. Fatkeqesisht, Greqia ka arritur ne nje fare suksesi ne luften e saje qindra vjecare per tkurrjen e kufijeve kombetare ne shqiperine Jugore. Fatkeqesia me e madhe eshte se politika e kalit te trojes e Graqise ka lene ndikim te madh ne popullsine jugore te Shqiperise duke mbjellur nje fare ndjenje rracizmi per pjeset e tjera te kombit shqipetare. Mero Baze the pasuesit e tije jene produkt i asaje strategjie toksikuese te Greqise. Nuk ka se si shpjegohet ndryshe shfaqja perdite e fjalorit rracist si ;Malok, shpellar etj etj. Por, ne shoku Mero, jemi te durueshem. Ne me mire pranijme perbuzjen rraciste te nje vellai shqipetare se sa ate te na e beje Serbi apo Greku. Dhe kte e bejme jo pse nuk nadhemb ai fjalor fyes i klases qe ju perfaqesoni, por sepse per ne , uniteti kombetare eshte vital per egzistencen ton si komb, si rracisteve dhe viktimave te rracizmit shqipetare.
Mjaft o debil se e merritoke tamam fjalen malok, dhe je shume larg fjales se nderuar malesor. Sipas teje Myslym Pasha po i falte Greqise detin dhe Sala mbrojti atdheun. Je ne terezi o tutkun. Sala shiti detin ku ka miliarda fuci nafte rezerva dhe doli tek pulle Myslym Pasha(qe meriton te behet president i ardhshem), dhe mbrojti vendin nga malok Sala dhe fshatar Meta. Lere menjane urrejtjen qe ke ndaj jugut, te drejte ke qe mbron Salen se nga nje cope injorante si dhe 700 mije te tjere si ty u dha toka te te tjereve falas nga ato te babait te vet sigurisht, iu dhe pune te larta shteterore, iu dhe diploma false, iu dhe bisnese, pra te jape shume te drejte qe e mbron kafshen Berishe, por harroni nje shprehjen tuaj qe e vleresoj gjithmone “Guri po u lujt nga vendi, shkon tu u rrokullis gjithmone”. Sala iu ka bere gjemen me te madhe ne histori, iu ka denatyruar, iu ka cburreruar, iu ka prishur te gjitha zakonet e doket aq te respektuara dikur nga kushdo. Sala eshte nje agjent i flliqur serbo-greko-arab qe do ndeshkohet nga shqiptaret do apo nuk do drejtesia, do apo nuk do PD apo PS, do apo nuk do europa e bota mbare. Nese ti kur levize nga malet humbe dhe moralin dhe zakonet ne te tjeret jemi aty ku ishim dhe dime ti zbatojme zakonet tona shqiptare dhe atdhetare. Lexoje me kujdes kete shkrim, studioje dhe mos repliko kot per se koti si Sala dje ne parlament.
Nuk pritet ne nje shtet pa sistem solid drejtesie keta burra ne parlament te bejne debate per popullin apo per miliona euro qe qarkullojne majtas ose djathtas.Dy kerkesa emergjente ka demokracia jone autokleptike:1-komisione zjedhore te perhershme me juriste,gjykates,mesues dhe intelektuale dhe jo militante dhe me pak qendra votimi vetem ne qytete dhe jo ne fshtara,2-Prokurori i pergjithshem dhe kryetaret e gjykatave te merren me kontrate nga komuniteti europian ose Shtetet e Bashkuara. Te kene pavaresi ekonomike keto institucione(shpenzimet e gjyqeve dhe gjithe procedurat qe sjellin te ardhura gjykates te vetadministrohen).
Z.Mero te gjithe po thone sot Berisha ik si ne 2005 kur thoshin Nano ik.Pse kjo eshte zgjidhja???Cdo lider ne kete vend mund te vjedhi votat,fondet publike,mund te abuzoj me pushtetin dhe thjesht vetem ik…Ne kete vend zoterinj duhet dora e forte e drejtesise dhe ne qofte se nuk jemi ne gjendje ta bejme vet atehere le ti blejme me kontate gjyqtaret dhe prokuroret se do na shkoj me lire sesa vjedhjet masive qe bejne partite politike.Duhet luftuar e keqja qe ne rrenje,ne komisionet zgjedhore.Jo me militante por intelektuale,juriste,mesues,doktore dhe qendra votimi vetem ne qytete dhe jo ne fshatra.Komisone zgjedhore me pagese vjetore te perhershme si e gjithe bota perendimore ne te cilen ne duam te aderojme.Zgjedhje pa kusari dhe drejtesia e vertete jane shtyllat e shtetit.Pa keto do ndertojme shtet pa themel ..
Zoti Baze,
Ju lutem na beni nje nder. Ndermjetesoni tek Zoti Çakuli, qe nese ka “çimka” te tjera ti ransmetoje menjehere dhe dite pas dite. Ne kete menyre Liu ose do PJERDHE (jo do rrjedhe) nga trute e do vrase veten, ose do te qetesohet qe si del Xeni dhe Gita me “tufe preshesh ne duar”. Ne te dy rastet do na kurseje nga shfaqja e perditeshme e shemtise se tij morale, jo vetem ne por edhe ata fatkeqet deputete te PD-se, qe duartrokasin a thua se jane ne teater dhe jo duke pare shfaqen live te jendjes psiqike te “mender liderit” historik.
Iliri i Monikes, se fundmi njoftoi krijimin e grupit te juristeve te shquar, qe do te merren me çmontimin e “çimkave dhe fuksave”, gjithashtu eshte betuar te gjeje “atesine e djalit te Rames”! Dhe e ben ai!
Ju kujtohet se si gjeti se te kujt ishin “breket nbe kroskotin e makines se Nanos”!
Mero Baze shume eshte ky shkrime dhe reale.Ju me te drejte akuzoni Sali Berishene ku ne kuvendin e ,Shqiperise ka thene fjale jo te moralesheme ju kemi te drejte ta akuzoni ,po ashtu edhe ,Bashkimi Evropjane denone vidjone nga Ilere Meta dhe mbrojtesi i tije ,Sali Berisha.
Sikur te ishte kaq e thjeshte puna e luftes me korrupsionin! Aktet korruptive ne Shqiperi i ngjajne pijeve coctail d.m.th jane shume ngjyreshe! Ata qe shiten si kundershtare te betuar politike jane partnere ne biznese te perbashketa gjithandej. P.sh Lul Basha,te paren here sapo mori karrige ne 2005-en i shkeli syrin Sadri Abazit te PS-se si ftese per te bere nje dore leke. E keshtu me radhe, e keshtu te gjithe,e keshtu cdo dite,edhe keto dite qe po “kacafyten” punet e biznesit u shkojne fjolle. Rama dhe Berisha, partnere ne kompanine “Na bashkoi Delijorgji” merren vesh per bukuri! A nuk sajon Rama ne menyre periodoke nga nje sofizem per shtyre kohen? Si kjo me e fundit: ” Nuk kerkojme pushtet por te bejme shtet”… Shtet,me ke,me Duken,Harasanin,Ahmetajn apo me Garden e Vjeter, Dokle,Gjinushi,Milo.Kesaj i thone shkon Hasani e vjen Hyseni….