Ka një përpjekje të pushtetit për të ndjellë dhunën ditën e premte. Berisha po bën sa mundet me retorikën e tij prej rrahagjoksi, që “nuk i hap rrugë njeriu”, ndërsa partneri i tij në pushtet Ilir Meta po merr atributet e Ministrit të Brendshëm dhe po njofton për rekrutime grupesh kriminale në disa qytete prej opozitës. E gjithë kjo mërmërimë pushteti kundër demonstrimit të së premtes, në të vërtetë nuk është as burrëri dhe as frikë nga pushteti, por thjesht një lloj ankthi. Ata në të vërtetë nuk dinë se çfarë duan të ndodhë të premten. Kur mendojnë që mund të shëtisin njëqind mijë vetë rrugëve të Tiranës dhe të mos ndodh asgjë, gëzohen me vete, por do të nxitojnë të mërzisin mbështetësit e opozitës që ishin frikacakë. Kur mendojnë se dikush prej atyre qindra mijëra vetëve mund të humbasë durimin dhe t’i vërë shkëndijën përleshjeve me qeveritarët tremben, por shpresojnë që të gëzohen nga akuzat e gatshme që kanë parabërë për destabilizim. Paqartësia e tyre se si është mirë të jetë e premtja për ta, është në të vërtetë në bazën e gjithë retorikës kërcënuese që po mbush ekranet këto dy ditë. Është kjo paqartësi që po i detyron ata të shfaqen si një shtet politik para qytetarëve, ku një ish zëvendëskryeministër i shkarkuar si hajdut nga detyra javën e shkuar, bën rolin e kryepolicit të regjimit, ndërsa një kryeministër që i ka shokuar qytetarët me rrëshqitjen e tij psiqike, betohet duke u çjerrë me zë të lart për normalitet.
Unë nuk e di si do të jetë e premtja. Nuk di nëse qytetarët do të demonstrojnë dhe do të ikin në shtëpi, apo do të ulen në bulevard. Nuk di nëse Berisha do të guxojë të dalë në dritare t’i përshëndesë dhe ata ta tolerojnë. Nuk di nëse Familja Berisha, dhe këtu kam parasysh gjithë mbesat, dhëndurrët e nuset, do të largohen nga Tirana atë ditë, apo do të rrinë në shtëpi të tyre, për të parë nga afër protestat. Nuk di nëse familja e Ilir Metës do të marrë masa mbrojtëse, apo e ndjen veten e qetë. Por di që njerëzit janë zemëruar me qeverisjen dhe qeveritarët dhe do të dalin në rrugë. Kishte dhjetëra mënyra për tu ndalur deri më sot. Bile me këtë opozitë të moderuar që ka Shqipëria, kishte mundësi që kjo pjesë e popullit mos ta njihte kurrë përplasjen në rrugë. Por Berisha e ka sjellë çështjen tek rruga. Ai konsumoi për një vit e gjysmë shansin për dialog politik rreth transparencës së zgjedhjeve dhe po konsumon me cinizëm avokatinë e një plaçkitje publike të shqiptarëve, që u shfaq me zë dhe figurë në ekranet shqiptare nga njerëzit e tij. Dhe njerëzit për këtë do të dalin të premten në rrugë. E sigurt është se askush nuk del as për të vrarë, as për të vjedhur dhe as për tu pasuruar, por dalin kundër vrasjeve që po shtohen përditë, kundër çmimeve që po kapin qiellin, kundër plaçkitjeve që po rrënojnë vendin përditë dhe kundër pasanikëve të rinj të Familjes Berisha që po bëhen pronarë de facto të Shqipërisë. Sali Berisha dhe Ilir Meta mendojnë se janë duke provokuar Edi Ramën apo aleatët e tij duke shpikur lloj- lloj skenarësh. E kanë gabim. Kjo opozitë ka dhënë prova të panevojshme për të na mbushur mendjen të gjithëve që është shumë gjaknxehtë. E sigurt është se askush në këtë vend nuk mund të vijë në pushtet përmes dhunës, por më e sigurt po bëhet psikoza se kur në një vend humbet shpresa për të ndryshuar pushtetin me zgjedhje, dhuna kthehet në alternativë të rrezikshme. Berisha po e ndjell dhunën. Po e ndjell me shpresë dhe makth, me shpresë se do të jetë aq pak sa t’i bëjë punë atij dhe të mos ndihmojë kundërshtarët. Ilir Meta po ashtu po e ëndërron dhunën, pasi mendon se ajo është e kontrolluar dhe s’mund të shkojë në ekstrem. Do të ishte më mirë mos ta ndillnin atë, se me këtë opozitë të pafuqishme politike për të menaxhuar pakënaqësinë popullore që ka tejkaluar aspiratat e opozitës, Zoti na ruajt nëse një shkëndijë i vë zjarrin situatës.
Unë besoj se të premten në rrugë nuk do të dalin as hajdutë, as vrasës dhe banda nga ato që shikon në ëndërr Ilir Meta. Në rrugë do të dalin qytetarët e zemëruar. Nëse ata provokohen nga hajdutë apo banditë, është keq për pushtetin. Është keq për të gjithë ne, që çdo orë që kalon kemi më pak fuqi për të qenë përfaqësues të këtij zemërimi. Nëse Ilir Meta ka borxhe ndaj Lulëzim Bashës personalisht si “çuna të Bllokut”, është mirë t’ia kthejë personalisht dhe jo duke provokuar si Ministër i Brendshëm në hije i qeverisë Berisha. “Çunat e Bllokut” të Berishës, janë kthyer në një neveri për qytetarët shqiptarë, njësoj si çunat e Bllokut të Enverit në vitin 1990. Unë shpresoj që e premtja të jetë një ditë e bardhë për qytetarët shqiptarë të zemëruar, që ata të ndjehen zot të vetes së tyre. Por nëse Meta dhe Berisha e duan doemos të Premte të Zezë, duhet tua heqim këtë kënaqësi. Qofte dhe me dhunë.
Comments are closed.
Z Mero !Jam dakort me shkrimin ,nuk bejme me dot koment.J u ke dhene pergjigje ashtu vençe djemve te blokit.Tu befte pena karike elektrike per blokqenet.
O Mero! Jep nje post scriptum poshte shkrimit tend vlla.
“Cunat e bllokut” – jane njerezit me dosje te perlyer qe Sala mban ne bllok (flasim per bllok shenimesh xhepi apo kasaforte)
“Cunat e Bllokut” – jane ish bllokmenet e djeshem ku perfshihet edhe Sala dhe te gjithe ata qe hynin e dilnin per shkak te lidhjeve familjare ose mjekesore
Pra, ka dallim nga Blloku dhe blloku
“Cunat e Bllokut”, eshte fjala per cunat e Bllokut te famshem tani te shenimeve te Ilir Metes. E keni pa te gjithe ne video. Redaksia
Nje nga synimet, vec sa thote Mero, eshte qe te trembet populli e te mos dale ne demostrate.Saliu nje here e ka provuar cdo te thote te ndezesh zjarr prane bythes tende. Le ta provoje prap po ja mbajti. Kete here do dale lakuriq.
Aman dymi, vetem Jozefinen te mos zhveshim se do na dale hemafrodite
Saliu me Ilirin kujtojne se baruti eshte i njome , por nese provokohet te ndizet do ta shohin se sa i thate eshte dhe sa ka per t’i perveluar ata me keq se Gerdeci.
Realisht duhet nje rremuje si ne Tunizi,ndryshe nuk ikin keta.
Duhet t’i frikesojme keta pushtetare. Nuk duhet te ndihen ma te sigurte per poshtersite qe bajne cdo dite. Ferra qe nuk i ka hy ne kambe duhet t’i hyjne ne b..the dhe te kryhen tane kohes. Prandaj mos harroni me kene te gjithe ne demostrate. Nuk ka randsi se kush e organizon, ka randsi me kene te pranishem. Deri atehere, mirupafshim.
I ligu na katandisi, qe ne zgrip te kohes, te tradhetojme lirine tone. Mendoni miq, cdo bejme “day after”.
Sojseze te tjere, kampione te sharlatanizmit dhe trashegimtare te nastradinit, do te na servirin shpetimin dhe do te kerkojne te kurverojne me dliresine tone. Per me shume klikoni ne kete file, pasi Fishta urdheron ma sakte . http://www.youtube.com/watch?v=wsV0cnytw5s
Ky qelbesire qe deri para nje jave ishte zevendes kryeminister i shqiptareve na paska mbajtur te fshehur se rrugeve te vendit na paska elemente kriminal!Po pse duhesh te jesh ti o kokelope ne majen e shtetit?Nuk u zgjodhe ne ate post per vjedhjet qe kaseta ti nxorri sheshit!Ne se me te vertete bredhin rrugeve te tille njerez,ne nuk na ngelet gje tjeter por te besojme ato qe Dritan Prifti tha se po ti hedhesh nje sy kamerave ne hyrje te ministrise do shihni qe zyren e Metes hynin dhe dilnin elemente te rrezikshem!Pra nga nje logjike e thjeshte del se ti o hajdut po do te provokosh nje rremuje,kur dihet se protestat e opozites kane qene gjithmone te qeta,dhe paqesore,pastaj ti je per fat te keq akoma deputet,dhe si i tille ke forcen qe te jep ligji te besh te mundur kapjen e tyre!!!Por nuk do kesh kohe per nje gje te tille se populli kete rradhe ka vendosur tju shporre te gjitheve kusare e kriminele,hajdute e matrapaze,21 janari eshte perendimi i kesaj epoke…
Mire e dine sekretari i byrose,se populli eshte 1 kope,por mos e thente zoti,po doli ky popull jashte kontrollit,te humbe edhe ate cike durim qe ka ngelur,me shprese se sekretari me hajdutet, do te jape dorheqjen,nga pushteti i fituar me dhune me votat e vjedhura te 28 qershorit 2009.C/do e keqe ne kete vende,po e sjedhe sekretare,jozi e dordoleci hajdute i ndyre.Per kta gjithca eshte paraja,nuke funksionon shteti,e ligjet ne te mire te shqiptarve,por mbron hajduti hajdutet,edhe 1 here e theme,qe kta hajdute te gjejne zgjidhjen me te mire qe ju sheben te gjithve,zduhet ta cojne popullin edhe 1 here te perserisin 1997,ai ishti viti izi,ishalla ju kane ardhur mendet e se cojne vteten deri ne ate crade,po e cuan veten, ta shohin denimin qe ju jepe kopeja,qe per sekretarin,spiujte e komunistat e tije populli eshte i marre.
….mua do te me duket nje çudi e tipit “extraordinaria” qe Sali-Ram-Sheqerja do te jape doreheqjen. As ne ëndrrën me te bukur te Edit nuk ben vaki kjo. Qeverisjes se hajduteve te tij, duhet t’ia bejme jeten te pamundur dhe duhet ta rrezojme 1 ore e me pare se na morren frymen….
E mos u ngritshin më, kurrën e kurrës!!
E mos u ngritshin më, kurrën e kurrës!!
E mos u ngritshin më, kurrën e kurrës!!
E mos u ngritshin më, kurrën e kurrës!!
E mos u ngritshin më, kurrën e kurrës!!
E mos u ngritshin më, kurrën e kurrës!!
E mos u ngritshin më, kurrën e kurrës!!
citoj ….”Sali Berisha dhe Ilir Meta mendojnë se janë duke provokuar Edi Ramën apo aleatët e tij duke shpikur lloj- lloj skenarësh. E kanë gabim. Kjo opozitë ka dhënë prova të panevojshme për të na mbushur mendjen të gjithëve që është shumë gjaknxehtë.
Fjala e fundit, ne fjaline efundit me duket se eshte vene gabim.. duhet te jete gjakfothte
Shkrime shume reale dhe krtieke i ,madhe per shoqorine ,Shqiptare dhe nje krtieke i madhe i pushtetine duke ja thene te keqijat qe po sjelle ky pushtete nga ,Sali Berisha.