Deklaratë për Shtyp e përfaqësuesit të Opozitës së Bashkuar dhe njëherësh Kryetarit të PSV91, Petro Koçi
Si kryetar i PSV91 jam sot këtu në krah të Opozitës së Bashkuar për të vijuar thirrjen e çdo qytetari opozitar në Shqipëri, që në datën 21 janar në ora 14.00 të mblidhen në sheshin qendror të Tiranës për të demonstruar kundër këtij realiteti krize, të prodhuar nga mazhoranca dhe qeveria e kryesuar nga Sali Berisha.
Opozita e Bashkuar e ka për detyrë që pas djegies provokative të fletëve të votimit dhe mbas shfaqjes së shëmtuar të korrupsionit qeveritar në mënyrë të regjistruar në mediat e vendit, të orientojë çdo zgjidhje politike drejt një demokracie reale, ku qytetari të thotë fjalën e tij. Është detyra e opozitës që të orientojë zgjidhjen politike, të orientojë reagimin qytetar ndaj këtij realiteti krize të prodhuar nga qeveria Berisha.
Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme dhe pse jo që të bashkojë zgjedhjet lokale me ato parlamentare sepse parlamenti është institucioni kryesor ku kapet shteti dhe ku prodhohet korrupsioni. Parlamenti është institucioni kryesor ku bllokohet sistemi i drejtësisë për të luftuar korrupsionin. Prandaj është e domosdoshme që në datën 21 janar çdo qytetarë i lirë dhe çdo qytetar opozitarë të vijë në Tiranë për të demonstruar në një protestë të madhe, sigurisht kur bëjë këtë thirrje kam parasysh një pjesëmarrje pa mungesa.
Comments are closed.
Z. Rama! Ka mundesi te na e heqesh kete semundjen e bute nga podiumi me gjithe partine e tij PSV’91, sepse ishte krijim i Fatos Nanos. Ka 12 vite qe e keni futur ne politike Petro Kocin e asnjehere nuk ka thene asgje. Deklarata e tij duket si e nje drejtori shkolle qe kerkon disiplin dhe mosmungesa ne shkolle. Shume pa takt dalja e tij. Ke intelektual Ngjelen, lene fshatar Kocin te kthehet dhe te prosperoj Fierin e tij po qe se do te kontribuaj per vendin.
Morpo ky Koci sikur ishte ne alenace me Meten ne zgjedhje?