E shoqja e ish- presidentit francez, Zhak Shirak, Bernadete Shirak, tha se i shoqi i saj nuk është i sëmurë nga Alzhajmeri, ndryshe nga sa kanë shkruar mediat. Ajo tha se i shoqi 78 vjeçar do përballet me akuzat për korrupsion. Pas një muaj pritet të nisë gjyqi ndaj Shirak, i akuzuar për korrupsion në kohën kur ishte kryebashkiak.