Kërkesa e Komisionit hetimor për përgjimet telefonike të kryetarit të shtetit konsiderohet e paligjshme dhe cenim i privatësisë së personit, sanksionuar në Kushtetutën e vendit dhe Konventën e të drejtave të njeriut, thanë për Telegrafin burime nga Presidenca e Shqipërisë.
Burime nga Presidenca e Republikës thanë se çdo person me aftësi juridike minimale do të kuptonte që kjo kërkesë është e paligjshme sipas ligjit për përgjimet, i miratuar në vitin 2003.
“Pretendimi se nuk do të merren bisedat, por vetëm lista e numrave me të cilët kreu i shtetit ka kontaktuar, është i paligjshëm pasi në bazë të këtij ligji, cilësohet si fazë e parë e përgjimit. Ndërsa neni 22 i këtij ligji përcakton se organet që kërkojnë këto lloj informacionesh duhet t’i çojnë një kërkesë prokurorit të përgjithshëm dhe se organi i akuzës është i vetmi që mund të japë lejen. Operatoreve që zotërojnë përgjimet u paraqitet një kopje e shkurtuar e këtij vendimi, në mënyrë që të mos dalin të dhëna që rrezikojnë privatësinë apo sekretin shtetëror”, thanë burimet nga Presidenca.
Gjetja e numrave, adresave të personave me të cilët flitet cenojnë rëndë privatësinë e personit dhe prandaj ligji ka parashikuar si të domosdoshme lejen e Prokurorisë, thonë këto burime. Ato i cilësojnë veprimet e Komisionit Hetimor të Kuvendit, jo vetëm antiligjore, por dhe me ngjyrime politike.
Sipas tyre Kuvendi po vepron me dy standarde, ku listat e zgjedhësve i cilëson e dhënë personale, ndërsa përgjimet telefonike nuk i konsideron si të tilla.
/Telegrafi/
Comments are closed.
me ne fund foli presidenca.duhen ndalur keta barbare
Ne cdo vend europian,per te dhenat personale,ka kompetence vetem prokuroria enominalisht Prokurori i pergjithshem.Vetem ai mund te germoje ne data base te shtetasve.Aty ku Parlamenti,fut hundet tek keto te dhena,jemi ne nje diktature ashiqare.Dhe ka fytyre ky pusht kryeminister te na ftoje neve emigranteve,te vijme e te investojme ne Shqiperi.Qe pastaj te na vjedhe djersen tone me nje te rene te kalemit te tij dhe te asaj bundres qe eshte kryetare parlamenti dhe qe quhet Jozefina Topalli.Cjane keta psikopate qe i kane hypur mbi zverk ketij populli te vuajtur?Kur do i zbresimnga zverku valle?
… ketij presidentit dhe prokurores ia ben shume mire Berisha. Do te lajne hakun per marreveshjen e bere me ndermjetesine e Withers per gerdecin(kupto pentagonin) dhe rrugen e kombit(bechtel) me Berishen per te mos denuar asnje te pandehur VIP dhe per ti varrosur keto çeshtje 1 here e mire!!
Tani qe po benin gati marreveshjen tjeter qe e nxorri Berisha, keta i dolen nga rrjeshti!! tani le te perballen me bishen!! te shohim sa i vlen lekura!!
Pjeter! memecit i erdhi goja!
Pse keni frik zoti president? Cfare sikleti keni? Besoj se e verteta eshte e hidhur.
Kurse ti hu duhet te dishe se ne cdo shtet evropian nuk behen puce kunder shteti . Dhe pale shkruan ne emer te popullit! Nuk u ngope me te drejtat e popullit pa dinjitet per 50 vjet me do sje ngopur ?! E drejta e popullit pa te drejta. I mjeri ti paske ngelur besnik i njeriut te ri.