Keqkuptim me amerikanë

11 Shkurt 2011, 11:54Blog TEMA

Nga Lorenc Vangjeli

Eshtë një keqkuptim që në thelb vjen nga dëshpërimi. Vjen edhe nga padituria. E meqënëse dashuritë gjeopolitike, shkaktojnë shpesh keqkuptime, amerikanët që janë në Shqipëri dhe ata që flasin për Shqipërinë, keqkuptohen për shkak të dashurisë.

Në Tiranë, të paktën 20 vjetët e fundit janë konsideruar si arbitër. Në të vërtetë, edhe në këtë vend, për aq vend, rëndësi dhe vlerë ka ky vend për politikën amerikane, ata janë thjesht lojtarë. Qëndrimet amerikane për zararet, zullumet dhe hyneret e zabitëve të politikës zyrtare shqiptare, në të gjitha rastet, nuk kanë qenë një arbitrim mes tyre, por shprehje e përfaqësimit direkt të interesave amerikane në këtë vend dhe në rajon. Dhe shprehje, gjithashtu, e parimeve thelbësore të demokracisë. Pritja e pafundme që amerikanët, qoftë Ambasadori i SHBA në Tiranë, qoftë çdo zyrtar tjetër nga Uashingtoni, të ndajnë çfarë është bërë mirë apo keq në Shqipëri, kush ka bërë mirë dhe kush keq, është thjesht e destinuar të jetë e pafundme. Njëlloj si pritja e Godosë.

Të gjitha ditët që kanë pasuar të Premten e Zezë të 21 janarit, kanë qenë një provë më shumë për këtë të vërtetë. Përtej qëndrimit direkt dhe të pandryshueshëm amerikan për kornizën kushtetuese dhe demokratike të vendit – duke nisur me parimin check and balance – pothuaj gjithçka tjetër është detaj. Gjithçka tjetër është diplomaci dhe shprehje e interesit amerikan për Shqipërinë dhe rajonin. Si e tillë, Shqipëria dhe rajoni, nuk mund të konsiderohen as si hall shqiptar dhe as si hall rajonal. Edhe në rastin që të dyja së bashku, në këtë botë globale nuk janë më shumë se një fshat i vogël, përgjithësisht problematik e grindavec, edhe në rastet, kur për ta jep konsiderata Tom Kantrimen.

SHBA ka “eksportuar” demokraci në mënyra të ndryshme në shekullin që shkoi dhe në këtë shekull të ri. E kanë bërë me epërsinë e demokracisë, dhe kur kjo nuk ka mjaftuar, e kanë bërë me epërsinë e armëve të tyre. Sa për një shembull, Serbia e Milosheviçit u gjunjëzua jo vetëm për shkak dhe për hir të një lufte për moral dhe respekt të të drejtave të njeriut, por edhe sepse një diktator i dalë jashtë kohe e mode në Evropë, nuk mund të linte vendin e rajonin peng të pushtetit të tij. Nuk “kuptoi” gjuhën euroatlantike të demokracisë dhe i vunë muzikën funebre të avionëve edhe sepse cënonte një interes shumë më të madh në Uashington dhe në Bruksel. Cënonte dhe parimet e demokracisë.

Hallet e Tiranës së sotme politike janë ndryshe, por edhe në këtë rast, Shtetet e Bashkuara nuk mund të jenë galixhanti që shpëlan automatikisht çdo marrëzi që prodhon Tirana.

Siç thotë kryeministri i vendit, i cili citon Presidentin Ronald Regan kur shprehet se “Qeveria është problemi kryesor”, SHBA nuk mund të jetë galixhant për problemet që krijon më së pari qeverisja e Tiranës.

Ka pasur dy qëndrime të forta amerikane ndërmjet shumë të tjerave që janë bërë në këtë muaj të nxehtë dimri. Ka pasur padurim ekstrem në Tiranë që sherrin e nisur dhe të mahisur në Tiranë ta ndajnë amerikanët. Eshtë lexuar çdo nuancë dhe është përdorur çdo frazë e lëshuar qoftë nga Ambasadori Arvizu, qoftë nga Zëvendës Ndihmësi i Sekretarit të Shtetit, Kantrimen. Kush e ka fajin në sherr, kush është përgjegjës për vrasjet e katër qytetarëve të pafajshëm, kush është i korruptuari, do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe kështu me rradhë. Në të gjitha rastet, përgjigjet amerikane të këtyre pyetjeve shqiptare kanë qenë pothuaj të njëjta në thelb: duhet të jetë Tirana politike ajo që duhet të gjejë përgjigjet. Pa harruar të nënvizohet pavarësia e institucioneve dhe kontrolli dhe balanca mes tyre. Edhe këtë herë, si përherë, amerikanët nuk na sollën peshk të ngrirë nga magazinat e tyre, por na treguan sesi peshkohet në demokraci.

Pati vetëm një çast, kur më shumë heshturazi sesa me zë, që krenaria kombëtare ngriti krye. Atëherë kur Ambasadori Arvizu foli për korrupsionin edhe si një problem të shoqërisë shqiptare. Protesta e heshtjes dhe fjalët që thyen heshtjen, u pasuan me një sqarim nga Ambasada Amerikane që synoi të shmangte lëndimin e krenarisë dhe keqkuptimin e mundshëm. Por e vërteta është diku gjetkë: ajo nuk ndodhet as në interpretimin e parë të intervistës së Ambasadorit dhe as në sqarimin që pasoi. Duke nisur me të shkuarën, çdo kush e di mirë që nën diktaturë, qytetar i mirë ishte ai që spiunonte fqinjin, i zoti kush njihte përmendësh Leninin, i përshtatshëm për karrierë ai që arrinte të fuste gjuhën në atë plasë të vogël mes të ndenjurës së eprorit dhe karriges së tij. Natyrisht, këto nuk kanë qenë rregull, por dhe përjashtime të rralla nuk kanë qenë: rregulli që të arrije të jetoje nën diktaturë, ishte që para së gjithash, individi duhej të ishte politikisht korrekt.

Po të shihet se çfarë ka ndryshuar në këto 20 vjet, ka shumë arsye për dëshpërim. Edhe sot, i aftë është ai që di të fitojë tendera dhe kur nuk i meriton, është i zoti ai që merret me drogë, por nuk arrestohet, i suksesshëm është ai që fiton para, pa mundur të tregojë sesi ka fituar milionin e parë, të dytë e të njëzetë. Në një shoqëri klanore si shoqëria shqiptare, të jesh, fjala vjen tropojan, do të thotë që je polic i mirë. Mjaft të shihen statistikat për origjinën e drejtuesve të lartë të policisë dhe Tropoja ngjan si një trevë me dy milion banorë. Po kështu, të jesh sot  korçar, ke më shumë shans të punësohesh në dogana dhe tatime. Mbi të gjitha, të jesh politikisht korrekt do të thotë që, kur PD-ja është në pushtet, je administrator në administratë, ndërsa kur të vijë PS-ja në pushtet, bën rotacion. Të jesh i ndershëm në Shqipërinë e sotme, automatikisht je idiot. Këtë fjalë mund ta dëgjosh në çdo bar të Tiranës, në periferi, në Tropojë apo në Sarandë. Përjashtimet e lumtura veçse forcojnë rregullin fatkeq.

Për këto arsye, shkëndija e zjarrit që u ndez në Tiranë të Premten e Zezë, në fakt është ndezur që në dimrin e egër 90´-91´. Pikërisht në kohën kur në Shqipëri nisën ndërtimet pa leje dhe u nis të ndërtohet me leje dhe licencë nga komunistët klasa politike shqiptare që premtonte të ndërtonte kapitalizmin dhe një vend si gjithë Evropa. Për hir të kësaj license, zoti Berisha u bë antikomunist dhe përbetohet edhe sot për antikomunizëm, kurse zoti Nano “vishte” gjuhën allafranga që të mos ngjante si komunist. Gjithë derivatet e tyre politike, më pas, dilnin nga kjo guaskë si matrioshka ruse që kujdeseshin vetëm për një detaj: të ishin politikisht korrektë. Në fakt nuk kishte ndryshuar asgjë në thelb: një ish-sekretar i parë komunist, ishte pjestuar në dy sekretarë të parë të partive të ndryshme. Kjo e shkuar, e projektuar në të sotmen e gjithësecilit që ka një fjalë për të thënë, ka vetëm një rrugëzgjidhje që vjen nga tradita e rrugëtimit të mundimshëm të popujve drejt lirisë: një sistem mund të ndryshojë edhe brenda një nate të vetme, një mentalitet kërkon sakrifikimin e një brezi në mos më shumë, që të ndryshojë. Shqipëria sot vazhdon të jetë ende komuniste në thelb, Shqipëria sot ka nevojë për fitoren e dikurshme të Presidentit Regan mbi komunizmin. Nuk mund të shuajë zjarrin një piroman i vjetër si zoti Berisha. Nuk mund të bëjë dot zjarrfikësin një klasë politike që e sheh zotin Berisha si model.

Në këtë bast të jashtëzakonshëm me historinë, amerikanët kanë treguar se çmontimi i komunizmit dhe liria janë i vetmi ilaç për një shoqëri të sëmurë. Ndaj ata nuk japin receta. Ndaj ata nuk pranojnë të bëjnë arbitrin, por ushtrojnë diplomaci ndryshe nga sa kërkon padurimi ballkanik i Tiranës. Interesi i tyre mbi këtë fushë të vogël shahu që e quajnë me eufemizëm Ballkani Jug Perëndimor, është që lojtarët e shahut lokalë të kuptojnë lëvizjet pasardhëse në një vend që ka një sovranitet të kufizuar. Që nuk është sovran ta shpjerë marrëzinë e tij në ekstrem, siç ka bërë shpesh.

Lëvizjet e shahut politik duhet t´i mësojë i pari dhe kryesisht zoti Berisha si kryeministër, e pas tij edhe zoti Rama, i ndëshkuar të jetë nesër kryeministër. Dhe të luajnë me gurët që demokracia vë në dispozicion. Kush është më i aftë në këtë lojë, ai do të ketë dhe bekimin e amerikanëve. Të cilët, të paktën një gjë, në fshehtësinë e Wikileaks-it, me siguri e kanë thënë, por në mënyrën e tyre. Jo kush është më i afti ndër rivalët Berisha-Rama, por koha e kujt ka mbaruar. 20 vjet në pushtet janë normale në Azi dhe Afrikë, por jo në këtë skaj jo të vetmuar të Evropës. Ndaj, sado që të bëjë lëvizje që nga sallat me gjeneralë të trembur e deri tek ditëlindja spontane e një vajze të dhunuar shqiptare, zoti Berisha e di mirë se cila është lëvizja e tij e fundit: të hapë krahun dhe të shpresojë që të parkohet në paqe në historinë e tij personale. Që e nisi si komunist, e vazhdoi si i tillë dhe po i afrohet epilogut si komunisti i fundit në pushtet. Thjesht i duhet të zgjedhë, mes ikjes së butë të malazezit Gjukanoviç apo arratisë së kroatit Sanader. Dhe jo të mbyllet në kullën e Bulevardit Dëshmorët e Kombit bashkë me sindromin e Oso Kukës, në shoqëri me paranojën e tij komuniste që e bën të shohë veten të rrethuar e të tradhëtuar nga të gjithë.

5 komente në “Keqkuptim me amerikanë”

  1. bbb says:

    Me keqardhje shof qe nuk ka nje gazetar ne Shqiperi qe ti thote trroc gjerat, duke bere nje kririke te forte ndaj amerikaneve, ose te thone troc qe amerikanet lujne me fatet e kombeve. Nuk di si mund te jete keqkuptim kur nje kryeminister vret 4 njerez pa faj dhe ambasadori i shtetit “demokratik” SHBA i thote ketij vrasesi “burre shteti”. Politika amerikane eshte poltika e nderhyrjes ne punet e brendshme te shtetete te tjera sovrane, e perhrahjes se klikave kukulla si kjo e hajdutit kriminil Sali. Vjen nje fare Countryman e na ben si zot shtepie, e na tregon se kemi apo sdo kemi zgjedhje. Keshtu qe persakihe do ti kemi amerikane ne krye te pilafit, skemi per te bere ndonje here shtet.

  2. ...question says:

    …Lenci, mire e ke ti more bir, por puna eshte se Berisha po shperndan leke pafund, sa ne Amerike dhe sa ne Bruksel, dhe e keqja eshte se asnjeri prej atyre qe ia ka ofruar nuk ia ka kthyer doren. Ashtu siç nuk ia kthyen doren per zgjedhjet e 2009, qe per te qene te sinqerte eshte akti me korruptiv diplomatik EVER!

  3. eddy says:

    ESHTE E VERTETE QE NE SHBA EGZISTON NJE FARE DEMOCRACIE E JO NJE DEMOCRACI E MIRFILLTE POLITICA AMERICANE ESHTE ESHTE RESPONSABLE DESTABILIZIMIN E SHUME SHTETEVE DUKE FILLUAR NGA AMERICA LATINE QE SOTE E KANE NXJERE JASHTE LOJE SHBA DUKE KALUAR NE IRAN ME VENDOJEN E SHAHUT TE IRANIT MUBARAFI I EGJIPTIT AMERICA ESHTE ALEATJA ME E MADHE E ARABISE SAUDITE VENDI ME DIKTATORIAL NE BOTE KU FEMRA NUK KA TE DREJTE TE VOTOJE APO TE CONDUIT MAKINEN NE JORDANI NE IRAK KU VENDOSI SADAM HYSENIN DHE KUR NUK JU NEVOIT ME E DENOJE ME VARJE NE EMRIN E POPULLIT …..SOTE POLITIKA AMERICANE ESHTE POTHUAJSE E PA BESUSHME NGA NJE PJESE E MADHE E NJERZVE NE BOTE SIDOMOS ME KOHEN E GEORGE BUSCH QYTETARIT AMERICAN I VINTE TURPE PER TE PREGUAR PASAPORTEN E VETE NE. CESHTJEN SENSIBLE TE PALESTINES ESHTE RENSPOSABLE DUKE MOS LLOGARITUR SHQIPERIN PASI NUK KA INTERESA PER TE. I VETMI INTERE QE KA AMERIKA PER SHQIPERIN ESHTE DESTABILIZIMI I SHQIPERISE PER TE DEMTUAR EUROPEN – AMERICA KUR ESHTE KAQ SHUME DEMOCRATIKE PSE E MBESHTET DICTATORIN KRIMINELIN KOMUNISTIN BERRISHA NJE VENDE DEMOCRATIK NUK MUND TE PERKRAHIN NJE DICTATOR SI BERRISHA NDAJE QELLIMI AMERICES ESHTE PERCA E SUNDO PERCA E SHKATERO PER TE MBIJETUAR PERSONALISHTE NUK JAM ANTI AMERICAN GEZOJE RRESPEKT PER ATE POPULL PUNTORE INTELEGJENT POR QE MANIPULOHET NGA LOBI I PRODHIMIT TE ARMVE PER INTERESA PERSONEL DUKE PAGUAR FUSHATAT MARAMENDSE ELECTORALE E KAM VISITUAR DY HERE ATE VENDE NJERZE ATJE U ESHTE BERE NJE LAVAGE DE CERVEAU I KANE BER NJERZIT NJESOJE SI TÉMOIN DE JEOVAIT QE DALIN PORTE ME PORTA I KANE TREMBUR QE TE JEN TE GATSHEM PER TE SHKUAR NE IRAK PER GJETUR ARMET BERTHAMORE TE FSHEURA NGA SADAMI POR QE TONY BLAIR E PAGOI ME MANDATIN E VETE POLITIC NE TE GJITHE VENDET KU BUSH SHKONTE E PRISNIN ME PROTESTA DERI SA DEKLAROI QE NE EUROPE NUK ME DUAN NE SHQIPERIN E BERRISHES U PRITE ME TUFA LULE POPULLI I CMENDUR BERRTISTE SI NE KOHEN E HOXHES RROFTE BUSHI TE THOSHE RROFTE BUSHI DO TE THOTE RROFTE CRIMI NDAJ DHE NGA AMBASADORI AMERICANO- ESPANJIK MOS PRISNI CUDIRA

  4. albaniac says:

    Mendoj se media duhet te reflektoje shume zgjuarsisht se kush do te jete “burri i ardhshem i shtetit” dhe ky burre eshte ne rruge e siper…Mesazhi i arvizut se shqipot jane te korruptuar si shoqeri(pak a shume) nuk eshte se u tha pa dashje.Ta them troc “e ka thon me gjith men”.Nga kjo shpreje te le te kuptosh se amerikanet i jane futur nje “studimi” se kush mund te jete lojtari i ardhshem ne Albani dhe sa credible eshte drejt prespektives amerikane,jo ne shqiperi,por ne ballkan.
    Te jemi te sinqerte se shqiperia nuk ka absolutisht as1 megaresource materiale qe shba te kete profit nga kjo e fundit por kur vjen muhabeti per treg dhe seksere ketu eshte different ball game.Gjeopolitika ne afriken e veriut dhe mesa duket me tej ne lindje po flet me shume anglisht me dialekt te cia’s.Si gjithmone ky “dialekt” do reflektoje ne gjeofinance ose burse po te duash,historia perserit vetveten.Pra shkurt muhabeti oil barrel do te behet prape nje justifikim per te sjelle “demokracine” ose vice versa po te duash.Po te vazhdojme te ecim nga veriu i afrikes tek “kontinenti i ballkanit” qe ne fund te fundit eshte imediat mbas afrikes “explorimi amerikan ne kete territor eshte “sky open”.Per momentin kjo anarchy qe po rrezikon te kthehet ne totalitarizem i “rri fiks fare” shqiponjes amerikane qe shikon se rruga me e shkurter nga afrika ne tregun me fitimprures ne bote kalon nga brigjet e adriatikut.(HInt: po ju kujtoj perpjekjen e malokut per te falur nje pjese te Jonit qe gjeografikisht bie “pa dashje” ne mes te kesaj rruge).Fatkeqesisht shba nuk e kane nen kontroll te plote kete pjese te ketij tregu qe per ta eshte “a must ” per nje kontroll total.Natyrshem ngjarjet ndodhen ne favor te ndertimit te tregut:Pra existon nje infrastructure e sapo ndertuar , nuk existon as1 politike solide lokale dhe interne ne rajon gje per te cilen nje atribut te fuqishem kane shba, eshte de jure “safe”,ju kujtoj antaresimin “rrufe” ne NATO te ballkanit (qe te kujton normat per rrealizimin e planit ne fund te muajit) dhe qe u be pa as1 baze apo kriter.
    Pra popullorshe shba eshte gati per “open up shop”.E gjithe puna eshte se kush do te jete konkurrenca dhe sa e forte do te jete ajo.Dhe ketu mendoj se hyne pushtet lokale,sic jane shqip.kosove,serbi,maqedone,bullg.etj etje etj.te cilet 1soj si parimi i komunave kane nje directive te peracaktuar qe varet nga buxheti dhe eshte e pamundur me kushte existuse qe komuna te dali “me bussines me vete”.vetem nqs komuna nuk “paguan haracin e mbretit” dhe ndyshimi eshte evident.

    Kush eshte ndryshimi….?

    dont kill the messenger.

  5. brace1 says:

    sigurishte qe sekretari, mbase ktyre vrasjeve eshte konsultuar me profesorin,KRIMINELIN ramiz mutin,qe ky e ka hake plumbin,mbasi kyte bakshish ne shqiptaret e kemi po nga ky kriminel.sekretari duke pare sa i poshter e i zgjuar eshte per poshtersina,kerkon ndihme nga ai i djallzuari qe ti shpetoje turmes,e burgut.Por eshte teper vone, ka shume per te paguar sekretari e banditet e tije jane te mbytur ne korrupsion e ne vrasje i kane duart e lara me gjake.Fiks shkruante para ca ditesh 1 gazetar i njohur qe amerikante te joshin sa ju duhesh,por po nuk u bindesh interesave te tyre ata te hellin litarin ne qafe,e te kepusin koken.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje