Deputet i PS
Dje dëgjuam sesi i njëjti njeri, ai që gatoi masakrën e Gërdecit me 26 të vrarë e qindra të plagosur, i njëjti që gatoi masakrën e 21 janarit, duke vrarë me gjakftohtësi kriminale, 4 protestues e duke plagosur me plumba armësh dhjetëra të tjerë, të dalë jo vetëm për të bërë të pafajshmin, por edhe për të akuzuar opozitën, prokurorinë, gjykatat, Presidentin e Republikës, Shish-in e gjithkënd tjetër që nuk i bindet në planin e tij mafioz për të vjedhur, varfëruar, vrarë e masakruar shqiptarët dhe Shqipërinë.
Në Gërdec humbën jetën 26 qytetarë të pafajshëm, gra, burra, pleq e fëmijë, të gjithë viktima të korrupsionit qeveritar që gatoi Saliu me familjen e tij, duke vënë në shërbim të atij biznesi kriminal të gjithë strukturat shtetërore.
Sot fajtorët janë në prag të lirisë në një proces gjyqësor në prag të dështimit, ndërkohë që Sali Berisha, fajtori i vërtetë, ideatori, urdhëruesi dhe protektori i biznesit familjar në Gërdec, vazhdon të fshihet pas karriges së kryeministrit duke iu shmangur drejtësisë dhe ligjit.
Në 21 janar, u vranë 4 qytetarë të pafajshëm dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, pse guxuan të protestonin kundër një regjimi mafioz, që kosto për të qëndruar në kurrizin e shqiptarëve, ka dhe vetë jetën e tyre.
Ende sot, fajtorët janë të lirë, të fshehur nga drejtësia në sqetullën e Saliut, njeriut që mban peshën kryesore të përgjegjësisë për masakrën shtetërore të 21 janarit.
Në Gërdec ishte ushtria, në 21 janar ishte garda, sepse mendja kriminale e kryeministrit, gjen mbrojtje vetëm pas armëve, të cilat është gati t’i përdorë dhe ndaj popullit të tij vetëm për të ruajtur karrigen e tij.
Gërdeci dhe 21 janari, lindën për shkak të korrupsionit të vetë Saliut, familjarëve dhe ministrave të tij, me armë fishekësh e bllok llogarish të pista në dorë, të gjithë të mbrojtur nga aksioneri kryesor i korrupsionit sistematik në vend, Sali Berishës.
Ndaj sot është momenti për t’i bërë thirrje Saliut të dorëzohet, ai vetë dhe bashkë me të, të gjithë ata që fshihen pas tij.
Vrasësi bërtet kapni vrasësin.
Hajduti bërtet kapni hajdutin.
Por, sot shqiptarët thërrasin fort në një zë:
Sali Berisha, dorëzo familjarët dhe qeveritarët që vodhën e vranë.
Dorëzo Fatmir Mediun, Lulëzim Bashën, dorëzo ekzekutorët në gardë, dorëzo sekserët dhe të gjithë ata që të kanë kapur peng ty e nëpërmjet teje, Shqipërinë e shqiptarët.
Comments are closed.
..dorzo argiten dhe shkelzenken,dorzou vete felliqsire shpellash..keshtu duhet ti flisni pjelles ndyre
Do te dorzohet vete sekretari i byrose,ska ku te shkoje vetem sa rrene veten,fundi i tije e i banditve te tije erdhi,hajdutet e vrasesit e kane vendin ne burge,ai e ortaket e tije e dine mire perfundimin e tyre,perpelitjet e tyre mizore e te neveritshme shkuan drejte fundit.Do tepergjigjen per te gjitha vjedhjet,vrasjet e popullit.Vendit i kane shkaktuar deme te medha,me largimin e tyre pake nge pake c/do gje do te rregullohet.