Heshtja e dyshimtë e kryeministrit Sali Berisha përballë thirrjes greke për Vorio-Epirin

7 Shkurt 2011, 20:49Blog TEMA

Nga Kledian Lula

Për t’i dhënë konsullit grek të Korçës, diplomatit ultra-nacionalist Thodoros Ikonomu, përgjigjen që zyrtarisht duhet t’ia jepte së pari kryeministri shqiptar Sali Berisha në lidhje me deklaratën e tij të hapur publike me motiv “luftë për Vorio-Epirin”, po sjellim në kujtesë 3 qëndrime tipik shoviniste, të klerikëve, politikanëve e zyrtarëve të lartë grekë në lidhje me këtë ëndërr banale.

1. Në ditën e funeralit të Kryepeshkopit Grek të Konicës, Sebastianos, mbi varrin e tij u lexua ky amanet i lënë prej tij: Luftoni për Vorio-Epirin. Po e fituat, më rivarrosni brenda tij.

2. Në prill të vitit 1994, ish-Konsulli Grek në Gjirokastër Hristos Jakovus, nisi hapur diversionin deri edhe fizik (ndërhyrja ushtarake në Peshkëpi), për të shpallur jugun shqiptar si tokë helene dhe popullatën e kësaj zone, si popullsi etnike greke, deri sa u shpall person “non grata”, por që vetëm 4 muaj më pas u riktheu përsëri në Shqipëri, me “dekret extra”, të presidentit Sali Berisha.

3. Në shtator 2000, në agjencinë maqedonase të lajmeve “Macedonia Press”, ish-Ministri Grek i Mbrojtjes Akis Xohaxopullos, deklaroi: “…Lidhur me të drejtave e grekëve etnikë në Shqipëri, do të veprojmë siç vepruan shqiptarët në mbrojtje të të drejtave të shqip-folësve të Kosovës”.

Tre ditë më parë, ky diversion i hapur dhe agresiv grek u thellua akoma më ashpër e më hapur, prej Konsullit Grek dhe dy deputeteve grekë në Korçë, të cilët i bënë thirrje shqiptarëve në të gjithë Shqipërinë që të regjistrohen në etninë greke sepse “janë grekë”. Përballë këtij diversioni etnik e territorial ndaj Shqipërisë, kryeministri Sali Berisha, ky “patriot i madh”, po vazhdon të heshtë, sikur thirrja greke për copëtim dhe ç’kombëtarëzim të Shqipërisë të jetë bërë rrëpirave në malet e Pindit, apo në çadrat e plazhit në Peleponez e jo brenda në Shqipëri. Ndoshta edhe kjo thirrje nuk mund të jetë pa një “firmë” të “Sali Atdhetarit” si në rastin e Paktit Detar. Por nëse hesht kryeministri ynë pazarxhi me interesat kombëtare, nuk mund të heshtim ne.

Dyshtetësia greke e hedhur në qarkullim 4 vite më parë, pas takimit të anti-shqiptarit grek Nikolas Gaixh ne selinë e PD, me kryeministrin pro greko-serb Sali Berisha, kaloi si “pa u vënë re” nga qeveria dhe shteti shqiptar. Kjo po ndodh edhe në rastin e deklaratës shoviniste të Konsullit Grek të Korçës. Nuk është aspak e vështirë të kuptohet tashmë se kjo fsheh synimin për Vorio-Epirin, të cilin grekët e synojnë për ta aneksuar nga Shqipëria, megjithëse nuk kanë as gjurmë kalimi si muhaxhirë në këto troje. Ne duhet të përballemi pa asnjë tolerancë me rrezikun evident grek, që vazhdon t’i kanoset Shqipërisë prej politikës diversioniste me përmbajtje uzurpuese, këtë radhë me “politikën e regjistrimit etnik”. Ne shqiptarët gjendemi aktualisht të tradhtuar dukshëm e bindshëm nga qeverisja “Berisha”, e cila si në shumë raste qëndrimesh anti-shqiptare greke, po e miraton këtë sulm anti-kombëtar me heshtje të plotë. Tani na mbetet vetëmbrojtja jonë si popull dhe mbështetja prej faktorit ndërkombëtar jashtë europian, që në mënyrë të plotë e pa asnjë rezerve të zmbrapsë këtë ekspansion çkombëtarizues e territorial të Shqipërisë, që mendoj se bëhet me dy synime: Harresa e “Problemit Çam” dhe avancimi i strategjisë për Vorio-Epirin. Grekët vazhdojnë t’u bien sirenave të aneksimit të Epirit. Ne u themi: EPIRI ESHTE SHQIPERI, madje edhe me poshtë Veri-Lindjes së Greqisë. Konsulli Grek në Korçë vazhdon “vijën” e të ashtuquajturit “Kongresi Grek i Vorio-Epirit”, organizuar 8 vjet më parë nga shoqata “Omonia”. Po i rikthehemi “tezave anti-shqiptare” të atij “kongresi shovinist”, për faktin, se ajo “vijë” po konkretizohet nën “hundën” e Kushtetutës Shqiptare. Kemi pranimin, madje ligjin e inicuar e firmosur nga kryeministri Sali Berisha, i cili siç dihet, që prej vitit 1992 e në vazhdim, me ligje anti-shqiptare ka lejuar vetëdeklarimin e ekzistencës numerike të minoritetit dhe lejimin që minoriteti grek, tokat e dhëna me ligjin 7501 t’i regjistrojë si troje greke!

Ligji “Berisha” për regjistrimin e popullsisë shqiptare me vetëdeklarim të etnisë dhe thirrja e Konsullit Grek të Korçës janë në unison të plotë dhe janë pasqyra e platformës së “Kongresit Grek të Voriro-Epirit” për të aneksuar gjysmën e trojeve etnike shqiptare prej Greqisë.

Zoti kryeministër, nëse nuk je pjesë e këtij akti anti-kombëtar me përmbajtje “tradhti të lartë ndaj Atdheut”, dil publikisht në mbrojtje të atdheut, largo nga Shqipëria Konsullin shovinist grek të Korçës dhe të “bekuarin” tënd Anastas Janullatos, me motivin: Për propagandë e veprimtari anti-shqiptare me objekt cenimin e integritetit territorial dhe të identitetit kombëtar”. Në rast të kundërt zoti kryeministër i Shqipërisë, Sali Berisha, po të kujtojmë se EPIRI, që në “gurë të parë të themelit” të tij “flet” vetëm shqip dhe asnjë rrokje greqisht.

Nuk do të ndalemi, as tek karakteri migrator i “minoritetit grek”, i pranuar prej Shqipërisë. As për faktin që ky minoritet nuk asnjë lidhje me konceptin “Epir”, “epiriot”, apo “vorio-epiriot”. Po evidentojmë disa momente.

Për popullsinë e Epirit, burimet historike flasin për të kundërtën e tezës greke, të formuluar shumë vonë. Këto burime e veçojnë këtë popullsi dhe e konsiderojnë jo greke. Që në shek. V, tek “Lufta e Peleponezit”, Thuqididi flet për “barbarë” që morën pjesë si aleatë në këtë luftë. Ai përmend fiset e kaonëve, thesprotëve, mollosëve, antiniatëve, paranejve, të cilët ashtu si dhe maqedonasit i dallon qartë prej ushtrive të tjera greke, që morën pjesë në betejat e Peleponezit. Dhe dihen tashmë vendbanimet e këtyre fiseve, që ishin përkatësisht ato të Epirit. Përmendim Strabonin e shekullit të I-rë (p.e.s), i cili përkufizon se “Popullsia e Epirit, Ilirisë dhe Maqedonisë flasin të njëjtën gjuhë, madje, edhe flokët i presin njëlloj.

Burime të tjera na njohin me udhëheqës të shquar të kësaj treve si Pirro i Madh apo “Aleksandri i Epirit”, për të cilët askush deri sot nuk ka guxuar të thotë se u përkasin grekëve. Kjo popullsi më pas, nën Perandorinë Romake u përcaktua si “popullsia e Epirit”. Ndërsa në veri të saj, deri na afërsi të Shkodrës kemi provincën e “Epirit të Ri”, që kufizohej me provincën e Prevalitanisë, që përfshinte bregun perëndimor të Adriatikut, nga Shkodra deri në Veri, përgjatë bregdetit Dalmat, të banuar nga fise ilire. Këto tre provinca romake, bashkë me Dardaninë përbënin ndarjet administrative të Ilirisë e të ilirëve që popullonin thuajse gjithë gadishullin Ballkanik. Po përmendim Kantakuzinon, kur shkruan: “Kur princat italianë Orashinët, mashtruan vendasit për të grabitur dhe nënshtruar territoret e Despotatit të Epirit, shumë shqiptarë të cilët kishin organizuar rezistencën për lirinë e vendit të tyre, iu ngjitën maleve të Pindit dhe zbritën në anën tjetër të tyre në Thesali”. Pra, Kantakuzino, despotatin e Epirit e konsideron atdheun e shqiptarëve.

Për përkatësinë e Epirit-shqiptar, flasin dhe dokumentat e kohës së perandorisë Turke, të cilat shtrihen më tej Epirit, duke përcaktuar popullimin prej shqiptarëve, të trevave të tjera të Greqisë, si Peleponezi e Thesalia, pa folur për shqiptarët e Pashallëkut të Ali Pashë Tepelenës, të cilët popullonin gjithë Epirin, deri në Peleponez, Atikë e Beoti. Vetëm në shekullin e 20-të, ku pjesa më e madhe e Epirit kaloi nën sundimit administrativ të Greqisë, prej atyre trevave u larguan me dhunë, mijëra shqiptarë çamë të përkatësisë myslimane. Gjithashtu, shteti grek ushtroi presion të madh asimilues për pjesën tjetër të popullsisë shqiptare të besimit ortodoks, që jeton edhe sot në trojet e veta stërgjyshore.

Në të gjitha kohët, Epiri dhe epiriotët janë konsideruar “popullsi shqiptare” në trevat e veta. Shpesh, emërtimet me origjinë nga këto treva, morën karakter përgjithësues për arbërit e mesjetës, duke revokuar kujtesën historike të lavdisë dhe madhështisë së paraardhësve të tyre epiriotë. Skënderbeu konsiderohet si pasardhës i denjë i Pirros dhe i “Aleksandrit të Epirit”. Kështu, në kronikat dhe materialet me karakter historik të periudhës së Skënderbeut dhe prijësve shqiptarë, si Arianitët dhe Muzakajt, cilësoheshin si “epiriotë”, ndërsa Arbëria cilësohej “Epir, apo Maqedoni”. Edhe pse në konceptin e ngushtë gjeografik, Epiri përfshin trevat nga jugu i Vlorës deri në Gjirin e Artës, koncepti i Epirit është përdorur gjerësisht dhe për treva shumë më të gjera, sepse në to, referuesit nuk shihnin ndonjë dallim përkatësie.

Në shekullin e 20-të, popullsia dhe trevat e Epirit, janë përdorur e janë drejtuar nga një pushtet grek. Deri në këtë kohë, asnjë pushtet i tillë nuk ka ekzistuar mbi Epir. Nëse do t’i referoheshim periudhes pararomake, gjejmë vetëqeverisje të fiseve epiriote dhe prijës që kanë zbatuar këtë organizim. Mjafton të kujtojmë Lidhjen Mollose, Pirron e Epirit, “Aleksandrin e Epirit”. Por në asnjë rast, sado i shkurtër qoftë në kohë, nuk kemi qeverisje me përkatësi greke. Edhe në periudhën e pushtimit Romak, apo më tej të atij Bizantin, administrativisht, kemi nëndarje që dallojnë me ato greke, nga mënyra e organizimit dhe e qeverisjes. Në një periudhë të shkurtër, kemi zotërimin e Karl Tokos, (edhe ky aspak grek) mbi këto treva.

Pas vitit 1830, ku u formua bërthama e shtetit grek, kufijtë e tij ishin shumë larg nga ato të Epirit. Në bisedimet apo traktatet e fuqive të mëdha të asaj kohe, Shteti Grek, vetëm në fillimet e shekullit të 20-të, duke shfrytëzuar dobësitë e Shtetit Shqiptar, guxoi të fliste për pretendime mbi Epirin. Deri në dekadën e dytë të shekullit të 20-të, Lëvizja Kombëtare Shqiptare kishte baza të forta në Epir, me klube, shkolla shqipe e aktivitete të tjera, të gjitha të inkuadruara në Lëvizjen e Unifikuar Kombëtare Shqiptare.

Në optikën e studiuesve, udhëtarëve, albanologëve e gjuhëtareve të huaj, njësia e Epirit shihet si njësi shqiptare dhe asnjëherë nuk është folur për përkatësi greke të Epirit. Nëse do t’i referoheshim hartave etnografike e demografike të periudhës intensive të përcaktimeve dhe konfigurimeve të kombësive në Ballkan, atyre të shekullit 19-të, do të vërejmë se dhe idhtarë të helenizimit e të sllavizmit, nuk ka tentativa për të paraqitur Epirin si krahinë greke. Për ilustrim, mund të përmendim hartën etnografike të francezit G. Lejean, të vitit 1861, e cila paraqet hapësirë të pastër shqiptare, deri në Artë e Prevezë (në perëndim të Epirit) dhe në drejtim të juglindjes, deri në Trikallë. Ndërsa harta etnografike e Mirkoviçit e vitit 1867, pasqyron hapësirë krejt të pastër shqiptare, deri në Istmin e Korinthit, deri në Trikallë, si kufi lindor.

Në dokumentet e historisë, Epiri dhe popullsia e tij paraqiten të pastra, me përkatësi shqiptare e pa asnjë pikëtakimi me grekët. Ndërsa teza greke për përkatësinë greke të Epirit, është pa argumente. Natyrisht që një pjesë e popullsisë së Epirit, ka patur dhe ka përkatësi fetare ortodokse dhe në mënyrë qesharake, kjo është e vetmja pikë ku grekët ngulmojnë për të “vërtetuar” tezën e tyre mjerane. Por grekëve është me vend do t’u kujtojmë, se besimi ortodoks shtrihet deri në stepat e largëta të Rusisë, tepër larg grekëve.

Epiri ka ekzistuar shumë herët si degë e trungut të madh iliro-shqiptar në të gjitha kohërat, madje që në antikitet, ku ka lënë gjurmë si një njësi e dallueshme prej grekëve të hershëm, apo të vonshëm. Madje këta të fundit, janë tepër të dyshimtë për trashëgiminë e tyre spekulative, të pretenduar e të përvetësuar më pas.

Nëse grekëve, me skemën diversive të radhës për të future në kthetra “Vori-Epirin”, ashtu siç po bëhet thirrje publike, duke përdorur pretekstin “e mbrojtjes së minoritetit grek”, atëherë nuk na mbetet gjë tjetër, veçse këtyre grabitqarëve historikë të Ballkanit, të cilët i kanë dalë padrejtësisht për zot madhështisë dhe Atdheut të Helenëve Antikë, t’u kujtojmë fjalët e Leonidhës, që ata pretendojnë se e kanë të vetin, drejtuar Darit të persëve: “MOLLON, LLAVE!”, pra “HAJDENI, TA MARRNI!”.

3 komente në “Heshtja e dyshimtë e kryeministrit Sali Berisha përballë thirrjes greke për Vorio-Epirin”

  1. Frederik says:

    Meriton falenderime patriotike Kledian ! Shkrimi juaj eshte i qarte si drita e diellit per gjithe shqiptaret qe duartrokasin Sali Berishen ne verberi te plote, paçka se ai pas deres se tyre u ka pergatitur hanxharin grek te pabesise , ashtu si Saliu vete. Eshte koha qe te gjithe ne emer te Atdheut ta zhdukin qelbesiren nga froni i tiranit. Eshte koha qe opozita fushaten e saj ta titulloje ne emer te Atdheut te rrezikuar nga tradhetia e Sali Berishes dhe qeverise se tij. Eshte koha qe i duhet treguar vendi çdo perendimori nepermjet sfides se debatit televiziv nese ata dalin ne mbrojtje te shkelesit me te madh te te drejtave njerezore , Sali Berisha. Eshte koha te vetorganizohemi si refleksi i vetem i mbetur per te mbijetuar nga rreziku i coptimit , asimilimit dhe humbjes se identitetit.
    Qeveria e Sali Berishes e ka filluar heret strategjine e vet te shitjes se territorit te jugut , pra te Epirit te Veriut , me perpjekjen e paturp dhe tradhetore per ndryshimin e teksteve te historise duke e konsideruar kufirin e shtetit te Epirit si shtet helen , ne kohen qe ishte minister qimekuqi Pollo.
    Keta jane banda e tradhetareve dhe si te tille duhen trajtuar.
    Ku je President i Republikes , perse nuk reagon vete dhe ndaj autoriteteve pergjegjese per vepra te tilla me pasoje cenimin e integritetit kombetar , cila eshte vlera juaj nese ju heshtni ?
    Opozita duhet te reagoje fuqishem dhe jo ta kaloje heshtazi , pasi kjo do te thote se po ben demagogji per pushtet dhe jo ne emer te Atdheut .
    Meritojne falenderime dhe Partite çame , te vetmet si parti, te cilat reaguan fuqishem kunder provokuesve greke.
    Gjithe media duhet te vloje dhe ta beje faktor paresor per politiken çeshtjen ndaj Epirit te Veriut .
    Shpresoj qe regimi i qeversise shqiptare me pahir te jete i duhuri , pasi e di se nga vetja kurre s’e bejne , te reagojne , pasi ne ditet e nxehta te perplasjes me greket , ata do te trajtohen si te tille dhe nuk do te kete vrime miu mbi toke t’i fshehe ata.

  2. raimondi says:

    —Po opozita pse nuk reagon
    dhe ta perdori kete tolerance te Sales ndaj qellimeve kriminale te grekeve si nje shkak per te kerkuar largimin e Sales nga pushteti
    si njeri qe me politikne e tij antikombetare ka vendos ne rezik fatin e Shqiperise si integritet tokesor
    …Oh apo ndoshta ka frike se i ngelet qejfi Dules loooooooooooooooooool

    Epo ca opozite langaraqe eshte kjo mor aman !!
    Ne opozite dhe nuk ju ben thirje shqiptareve te ngrihen te gjithe kunder ketij pushtet ANTIKOMBETAR
    —-Opozite qe ka frike nga patriotizmi .
    Po si mund te lejohet te vije ne krye te shtetit kjo opozite ,kur kjo nuk flet tani, si mund te flasi kjo kur te jete ne pushtet ????

    –Kjo eshte nje opozite lapanjoz
    e me ca gazetare kafenesh, tip mixgunash qe kane qellim te gazetave te tyre vetem te nxjeriin intatet personale ndaj Sales ,ndersa kur vjen puna ti shikojne gjerat me ne gjeresi keta as duan tja dijne fare
    –Aty ai konsulli tha hapur :–Behuni gati per beteje ….ai ben thirje luftenxitese , dhe gazetat duhej te kerkonin largimin e tij si padeshiruar nga Shqiperia .

    by the way;–Ndaj Shqiperia duhet te jete e armatosur , te kete rme moderne dhe pastaj ta shikojme do guxoje te flasi ai miu i grekut apo jo ?—- Se greket, qe ne tani po njohim ,jane popullsia me frikacake e botes
    –Te lejohen ata te bejne pershesh ne vendin tone , mortja qe s’na ha — Shqiptaret qe jane ne Korce te cohen dhe ti godasin njerezit e grekut ,

  3. england says:

    Ne se mendojme,apo shpresojme se ky i semure do mund te dale e ti tregoje muskujt grekut!Ta harrojme,as ne endrrat tona me te bukura nuk do ndodhe nje gje e tille,ky i marre ka tregu se heq edhe breket kur behet fjale per pushtet,dhe koha e ka tregu nje gje te tille,rastet jane pa fund nga Janullatosi,me vrrezat e ushtareve,shkollat greke,regjistrimi popullesise,dhe me famkeqja e shitjes se ujrave!Sali babezise i jane errsuar syte nga lakmia per te pas sa me teper para,ketij njeriu i duket se gjithcka ne kete vend i perket atij,e kemi pare e degjuar kur thote qeveria ime,ose kur i tha Edi Rames se nuk e le kryeministrine une!!!Pra ne nje fare menyre ne si shqiptare jemi ne kontrate ne pronat e Sali Beut,eshte ai qe mund te beje cte doje
    mund te na shaje,te na vjedhe,te na genjeje,por mund e te na vrase!kush ma kundershton kete te me vertetoje te kunderten,Ne se vazhdojme te bejme indiferentin ndaj ketij regjimi,nuk eshte cudi kur te jete radha jone e viktimizimit,dje kur degjoja prof.Rexhep Qosen qe thoshte se opozita shqiptare nuk di te protestoje,jam plotesisht dakort me te
    Ka ardhur koha te protestojme cdo dite,deri ne zhdukjen perfundimtare e kesaj fare njerezish te pa ngopur…

Comments are closed.

Lini një Përgjigje