Heronjte e vertete te Kandaharit i pret " heroi " i kulles te Vicidolit.

9 Shkurt 2011, 23:21Blog TEMA

Me keqardhje percolla ceremonine e pritjes te misionit te pare luftarak nga Kryeministri ne oborrin e kryeministrise. Kjo ceremoni e pa ndodhur me pare ishte nje gjetje per te shmangur Presidentin e Republikes, per te pervetersuar e shfrytezuar heroizmin dhe sakrificat e ketyre djemve te mrekullueshem qe nderojne kombin, per qellime politike e personale. U gjet koha, vendi dhe personi i gabuar qe nuk ka as te drejten morale dhe as te drejten ligjore qe t’u jape doren i pari heronjve te Kandaharit. Jam i bindur qe ata djem nuk e kane ndjere veten mire para Saliut, e kane ndjere veten te shfrytezuar per qellimet e tij politike, sepse mbi te gjitha ata e dine shume mire qe Saliu ka nje urejtje patologjike per ta dhe ushtaraket ne pergjithesi. Kete e ka deklaruar dhe ne parlament hapur, gjate diskutimit dhe miratimit te Aktit Normativ, qe prek dhe keta misionare te paqes.
Me konkretisht ketyre djemve qe mund te mos ktheheshin prane familjes dhe sot ju thurr lavde, Ai ju ka hyre drejtperdrejt ne hak, nuk ju jep ate trajtim financiar qe marrin ushtaraket e NATO-s apo me konkretisht amerikanet qe ishin ne nje njesi me djemte tane, Mos valle jeta e djemve tane eshte me e lire se jeta e amerikaneve. Sigurisht qe jo. Por une jam i bindur qe po te ishte ne mision Shkelzeni apo dhendri i Jozefines, ata do te paguheshin si te  barabarte e ndoshta me teper se amerikanet. Turp per Saliun.
Ata djem kane Komandant te Pergjitheshem, Presidentin e Republikes. Saliu nuk duhet lejuar te fute duart, te abuzoje dhe te politizoje ushtrine. Ministri eshte i gateshem deri ne veteflijim te beje c’thote Saliu, por me vjen vertet keq qe dhe Shefi i Shtabit te Pergjitheshem dhe trupa e gjeneraleve, po perdoret nga Ministri i Mbrojtjes e politika ne teresi, si nje lecke per te pastruar dyshemete e Ministrise te Mbrojtjes dhe tashme dhe oborret e “ Kulles te Vicidolit” duke qendruar si figurante ne krah te te parit te Kulles.
Gjeneralet e dine fare mire se vendi i rreshtimit te tyre nuk eshte ne oborrin e Kulles te Vicidolit, nga ku leshon klithma kukuvajke cdo dite nje i marre, nga ku hapet zjarr kunder popullit, bile dyshohet qe eshte hapur zjarr dhe nga dritararja e te parit te Kulles. Ka erdhur koha, qe gjeneralet te behen burra njehere, te behen gjenerale ndryshe, mos harrojne se jane ne sherbim te popullit dhe jo te politikes. Ky ishte vendi dhe momenti qe qe gjeneralet e vendit tim, te mos heshtnin e te mos pranonin, qe perseri ai njeri t’i prese ne bese, t’i perdore si gogla, t’i injoroje dhe poshteroje duke i  rreshtuar ne sheshin e mbushur me gezhojat e 21 janarit,atje ku para tre javesh, ca individe te ahtuquajtur ushtarake hapen zjarr dhe vrane 4 protestues dhe plagosen me dhjetra te tjere, te gjithe te pa fajeshem.Ai perseri i shfrytezoi ne menyren me banale sepse  gjeneralet tane jane pa goje, pa kurajo dhe pa shtylle kurrizore. Gradat zoterinj, duan kellqe. Me kete veprim ju duhet t’u dorezoni gradat tuaja heronjve te Kandaharit.
Zoterinj gjenerale, atij kryeministri qe ju rreshton si ushtare ne kullen e tij, i kerkoni te vleresoje keta misionare te paqes keta heronj si te barabarte me ushtaraket e tjere te NATO-s, te vleresoje kontributin e ushtarakeve aktive dhe rezerve, kjo eshte detyra juaj. Ata nuk e meritojne qe ju ti keqperdorni ” si kamikaze” te politikes te Sali Berishes. Ju keni humbur shume kredenciale me keto veprime qe po kryeni, por masa e gjere e ushtarakeve qe ju komandoni dhe ushtaraket ne rezerve nuk pajtohen dhe denojne me ashpersi veprimet tuaja, shprehin keqardhje per friken tuaj, per servilizmin tuaj, per mungesen e kurrajes, krenarise, guximit dhe trimerise qe juve si gjenerale duhet t’u karakterizojne. Sot ju sebashku me te marrin e kulles te Vicidolit ishit ushtare te turperuar dhe per t’u meshiruar. Gjeneralet e vertete jane, heronjte e Kandaharit,te cilet meritojne nderimin dhe respektin e gjithe popullit.

Leter nga [email protected]m

3 komente në “Heronjte e vertete te Kandaharit i pret ” heroi ” i kulles te Vicidolit.”

  1. Dajti says:

    Me vjen keq qe ka akma njerez qe besojne se ne kemi akoma ushtri e gjenerale.Ne kemi vetem Saaaliii.

  2. dymi says:

    Ushtri me karakter, bureri e atdhetare kemi patur ne vitet 91-92 qe jpo vetem nuk e goditen popullin por ne disa raste u bashkuan me popullin ne proceset denmokratike.

  3. Illo says:

    Nje artikull shume i goditur dhe kuptimplote .Na beri shume pershtypje ceremonija e organizuar ne oborrin e Kryeministrise . C’do Kryeministri me kete pune ? Ai ka detyre te qeverris vendin , te shqyrtoi alternativa , te miratoi projekte reabilituse ekonomike , te luftoi varferine . Kurre nuk eshte marre me detyren origjinale , dhe kur e do nevoja e tij merret me ceremoni te tilla , qe i takojne komandantit te pergjithshem .Kjo ceremoni donte te balanconte krimin e 21 Janarit. Armet e herojve te Kandaharit , kurre s’do mund t’i perziej ne arsenalin makaber te krimit .Do te ishim me fat , ne rrast se kryeminister do te kishim nje nga ushtaret e ardhur nga Kandahari , ne vend te ketij arroganti , thashethemexhiu , anarshisti , qe i kullojne duart gjak shqiptari . Illo

Comments are closed.

Lini një Përgjigje