Ku fillon Enveri dhe ku mbaron Saliu

12 Shkurt 2011, 10:33Blog TEMA

Nga Filip Çakuli

Duke dëgjuar përditë Sali Berishën të bërtasë për puçe dhe grusht shteti, instinktivisht kërkova veprat e udhëheqësit të tij shpirtëror dhe politik, shokut Enver.

Lexo prognozat e tij për grupet puçiste antiparti, për komplote për eliminimin fizik të tij dhe dëgjo Kryeministrin për të njëjtën temë, të duket sikur ngatërrohesh e nuk e kupton: ku fillon Enveri e ku mbaron Saliu. Ndoshta jam shprehur gabim, se duket që Enveri është i pari, i dyti është kopja e keqe e tij.

Dhe siç e kanë thënë klasikët e tyre, personazhet historike përsëriten dy herë: një herë në mënyrë tragjike, herën e dytë në mënyrë komike.

E që të mos zgjatemi me muhabete pa bereqet, hyjmë drejt e në temë:

Saliu – Të dashur qytetarë e qytetare shqiptare!

Jam sot këtu para jush për t’ju informuar mbi zhvillimet e dy ditëve të fundit, pas dështimit të puçit, të përpjekjes për të marrë me dhunë Këshillin e Ministrave

Enveri – Të dashur shokë e shoqe!

Sot dëshiroj t’ju informoj rreth dështimit të puçit në ushtri, të përpjekjeve të armiqve të partisë e të popullit, për të përmbysur pushtetin popullor …

Saliu –  Disponohen të dhëna të plota, mbi armët e sofistikuara, çadrat pistoletë, stilolapsat pistoletë, thikat me helm që do përdoreshin në stadet e caktuara të këtij grushtit të shtetit

Enveri – Pas hapjes së kasafortës së Mehmetit, disponohen të dhëna të plotë mbi armët e sofistikuara që do të përdoreshin deri te bastuni pistoletë … që do të përdoreshin në grushtin e shtetit

Saliu -Po, unë kisha informacion për planin “B” të puçit, ndaj nuk isha aspak i papërgatitur. Në këto kushte, ministri lidhet në telefon me Prokuroren e Përgjithshme dhe i thotë se në rast se arrestohen pa hetuar …

Enveri – Ata harrojnë që ne kishim informacion të plotë për planin “B” të ramifikuar komplotist. Kur ministri i Brendshëm u lidh me Kryeministrin, i vajti në zyrë dhe i thotë se në rast se arrestohet Enveri …

Saliu – Të nesërmen, ministri më thotë se kishte një takim me Presidentin në orën 10.00.

E pyes se përse e kishte kërkuar këtë takim dhe m’u përgjigj për arrestimin …

Enveri – Ditën tjetër Njaziu më thotë se i kishte kërkuar një takim Kryeministri në orën 11.00 “Përse do ta takosh? –  e pyes. Po, ja, për arrestimin e shefit të shtabit …

Saliu – Ky ishte një grusht shteti që dështoi dhe që nuk mund të realizohej dot kurrë. Askush nuk mund të marrë Këshillin e Ministrave apo ndonjë institucion tjetër, sepse ato janë kështjella lirie të qytetarëve shqiptarë

Enveri – Ky komplot dështoi siç kanë dështuar gjithë komplotet e tjera. Të gjithë ta kenë të qartë: askush nuk mund të prekë muret e kështjellës sonë të patundur prej graniti

Saliu – Pas 5 orësh barbarisht mbi Policinë e Shtetit dhe Gardën e Republikës, grushti dështoi dhe ju garantoj se nuk kishte asnjë shans, zero shans

Enveri – Pesë orë na u deshën të bënim të dështonte barbaria dhe terrorizmi i bandës. As ata, as padronët e tyre nuk kanë asnjë shans për të na ulur neve vigjilencën

Saliu – Ndërkohë ne kishim informacione të plota për atë që mund të ndodhte…

Cili ishte shkaku dhe arsyeja, çfarë ia lidhi sytë dhe i shurdhoi  veshët Shërbimit Informativ Shtetëror?

Enveri – Partia jonë kishte informacion të plotë për komplotin që po përgatitej. Këtu duhet të vë në dukje se komploti i rrezikshëm dhe komplotet e mëparshme janë zbuluar nga partia dhe udhëheqësit e saj dhe asnjë nga Sigurimi i Shtetit. Përse? Sepse ministri i Brendshëm ishte agjent …

Mund të vazhdonim edhe më gjatë. Por për të dalluar cilësinë e verës nuk është nevoja të pish gjithë fuçinë, mjafton një gotë, thotë një fjalë e urtë tropojani.

*Gazeta Shqip

15 komente në “Ku fillon Enveri dhe ku mbaron Saliu”

  1. eddy says:

    NUK KA NJERI ME PIS SE BERRISHA NJERI QE TE HA BUKEN DHE NGA MRAPA TE VRET NJERI I NDYRE KA NGREN BUKE NE SHTEPINE E DICTATORIT HOXHA DHE NE FUNDE I BURGOSI KY LEGEN NUK KA ASGJE SHQIPTARE TURPE PER PARTINE DEMO-KOMUNISTE TE SHQIPERISE

  2. liri says:

    ne fakt kopjimi qe saliu i ben enverit eshte si kopjo e atij studentit medioker qe kopjon dhe presjet pa u pershtatur pak sepse protesta zgjati vetem 3 ore dhe saliu trumpetoi 5 ore por kopjo qe kishte mesuar permendesh aq thoshte pikerisht 5 ORE.

  3. VL says:

    Mos e shani Enverin se merzitet Gramoz Ruci. Te koka e mban foton e Enverit ish ministri i brendshem.

    1. raimondi says:

      –Po natyrisht nuk kemi pse ta shajme ENVERIN –

      ————–Sepse para ENVERIT ajo VL-ja jote ishte nje Katund i piste me dy keneta, ku malarja bente kerdine dhe vlonjatet nuk jetonin me shume se 40 vjet
      –ndersa Vlora ishte vend INTERNIMI ne kohe te Zogut , se ishte mushkonja malarike qe ta vrisje me cifte dhe i vetmi argetim ishte te te dilje per gjah neper kenetat e Vlores

      –dhe erdhi ENVERI qe ndertoi shkola , Siptale, qendra shendestore ne cdo fshat etj etj –E beri Vloren nje vend turistik , krijoi plazhet , i thau Kenetat e mocalet,ndertoi Industri, fabrika e uzina , se Vlora kishte vetem karroca me baqjga rugeve,
      –I beri vlonjatet te jetojne deri 70 vjec , se vdisnin si mizat–

      –Dhe ja ku na erdhi SALA qe natyrisht eshte karikature e Enverit

      sepse ENVERI ,ishte Brilant, pasi edhe ne nje sistem te destinuar te deshtonte ai ndertoi ishnderoi faqen Shqiperise sic thote edhe Enciklopedia Britanike :…Enveri transformoi Shqiperine nga nje vedn gjysem relik te feudalizmit otoman ne nje vend INDUSTRIALO-AGRAR —-Pike
      ————-ndersa SALA vetem SHKATERON ….
      shkateroi Industrine, bujqesine, kulturen, akadameine, spitalet , kopshtet e cerdhet, qendrat spitalore dhe shkollat neper fshatra, shkateroi Ushtrine , armatimin e rende , e ka lene Shqiperine me pushke druri per turp
      –Ketu eshte ndryshimi midis te dyve ———-Sa per keto qe thote ky Bujku i minoritetit , ky ben humor kinez, sepse ENVERI ishte me te vertetet i rethuar nga armiqte por ua shtypte kokat, sidomos grekeve ua theu hundet i diskretitoi,
      Ndersa SALA armiqte i mer ne qeveri, i ben ministra dhe behet si pule para grekeve qe jane armiq te deklaruar me ligj lufte kunder nesh

      –FLasim per armiq te vertete qe duan vdekjen e Shqiperise , jo per ato karagjozlleqet e ketij qesharakut Cakulli …..

      1. VL says:

        E ke gabim mor enverist i gjalle. Plazhet i ndertoi natyra. Ku kishte turizm ne kohen e enverit se spashe ndonjehere une. Shkollat i ndertoi populli qe punoi si kafshe per 50 vjet dhe nuk u shperblye. E merrje djathin me tollon apo e harrove. Shqiptaret vuajten per 50 vjet shkaterrimin e Enver hoxhes dhe vazhdojne akoma ta vuajne. Enveri na la kaq te varfer qe djemte e nenave shkojne neper kurbet per te nxjerre nje cope buke. Populli vuante ndersa Enveri me shoke bente qejf. Na la si shteti me i varfer ne Europe.
        Na e quake Enverin Brilant ti. Ti qenke nje cope budallai. Ik or vrit veten se le nam.

        1. fule says:

          Saliu eshte ai qe i ka sherbyer Enverit si qen gjahu. Dhe Enveri dhe pasardhesit e tij e shperblyen

          1. VL says:

            Sa te jene akoma kta enveristat ne poste publike si Saliu e Gramoz ruci me shoke nuk vemi gjekundi ne. Nuk ndryshon njeriu nga menyra se si mendon dhe kta te gjithe u rriten me mendjen e Enverit prandaj Saliu se leshon pushtetin dhe prandaj Ruci e Rama duan ta marrin me dhune.

        2. Rajmonda says:

          Plazhet i ndertoi natyra thua ti,po tani pse snderton natyra.Shkollat i ndertoi populli si kafshe thua ti,po tani pse snderton te pakten si njerez.E merrje djathin me tollon,po tani qe ska tollon,prape se merr se ske leke.Enveri na la te varfer dhe shqipetaret shkojne ne kurbet thua ti,po tani qe Berisha na beri “te pasur”pse akoma njerezit po ikin nga vendi i tyre.Ta them une,se ka papunesi,varferi,korrupsion,pasiguri e shume e shume te tjera.Tani po e mbyll edhe une si e ke mbyllur ti,ti qenke nje cope budallai,ik ore vrit veten se le jo nam po kokren e namit.

        3. raimondi says:

          –Te jesh Enverist eshte tamam Nder dhe Krenari–sepse Enveri ishte gjenial dhe sic thote Enciklopedia Britanike , ishte nje komunist i paepur dhe nje Nacionalist i Zjarte ( Ardent nacionalist),
          qe vinte mbi komunizmin Interesin e Shqiperise,
          Ndersa ju vini mbi cdo gje xhepin tuaj
          Ndersa te jesh Ballist dhe i persektuar eshte TURP DHE FAQJA E ZEZE –
          —Jeni ju njolla e trupit jo vetem e Shqiperise por e EVROPES
          Organizata juaj Balliste eshte ne Librin e Zi te kombeve te bashkuara si nje Organiozat KRIMINALE,e ndaluar ligjerisht
          ———-Por jeni me fat sepse ne krye te PS-se dhe shtypit te majte jane ca politikane dhe gazetare qesharake qe nuk lexojne ,se cfare thone bota moderne per Ju .karagjozet e perparimit,dhe per ENVERIN , Krijuesin e Shqiperise moderne

          Enveri ishte human dhe demokrat ne shpirt –Ai vetem ndertonte dhe i ndertonte per Shqiperine jo per vete

          Plazhet e SHQIPERISE ISHIN TE GJITHA nene uje–Natyra ja kishte bere me Hile Shqiperise plazhet, se gjithe vija bregdetare ishte vije mocalore ne mijera vjet……..
          ….Dhe erdhi Enveri ai luftoi me Natyren ,me Zotin vete per ti dhuruar Shqiperise ato plazhe ku vete njom prapaqnicen ti dhe gjithe te tjeret

          O Ballisto -Labusho , qe Enveri ishte BRILANT nuk e them une e thote Enciklopedia Britanike, Encikloepdai Amerikane ,e thote edhe Historiani me i mire amerikan per Shqiperine EDVIN JACQUE –Libri i te cilit eshte ne Kongresin amerikan
          ————-Ishte Ai i vetmi politikan me Personalitet , Inteligjent dhe qe per Shqiperine i thyente hundet dhe zotit vete e jo me nje greku e nje sllavi mete cilet tallte prapanicen,Ishte kenaqsi ta shikoje ate dhe aq me shume ta degjoje ate
          ——-Por s’do mend qe populli i ndertoi, po rendesi ka kush e udhehoqi popullin ti ndertonte ato, Kush e mesoi Popullin si ti ndertonte ato, sepse populli yne dinte vetem te ruante bagetitte dhe azgje tjeter
          ——— Popuulli nen drejtimin e Enverit cdo gje qe ndertoi i ndertoi per vete , se Enveri nuk i mori dhe tua jepte femijeve te tij sic bejne SALA me Ballistet qe privatizuan gjithe pasurite e Shqiperise qe ndertoi populli per 50 vjet
          —Ne sot vuajme pasojat e shakterimit total te 20 vjeteve te drejtimit ekonomik te Refromes se SALES , –Enveri nuk na la te varfer,por na la te pasur sepse ne trahseguamnga Enveri Industri te lehte dhe te rende ,kombinate , fabrika, uzina Hidrocentrale, rafineri nafte ,industri kimike e textile , bujqesi t emekanizaur , tokat te gjitha te kanalizuara , pyje pafund Bregdeti i Jonit mbushur me agrume etj —Gabimi i vetem ishte tek menyra e shperndarjes se te Ardhurave ,difekt i sistemit –Por kjo nuk do te thoshte te prisheshin industria , te priteshin pyjet e agrumet etj per kete te mete –

          Mjafton te dnryshohej menyra e shperndarjes se te ardhurave dhe ne do ishim vendi me i begate …..
          …..Por ca them edhe une ti s’i kupton keto gjera sepse je nga ato krijesa qe nuk kane koke mbi shpatulla por prapanice

          —–Ne 50 vjet vetem u ndertua cdo gje, dhe cdo gje per here te pare
          ndersa keto 20 vjet vetem u shkaterua cdo gje, u cua ne zero–

  4. Claus says:

    Po edhe ketu e futet Sali Berishen? Edhe kete manipulim e keni bere, o puciste? Therrisni ekspertet amerikane te bejne vleresimin e kesaj fotoje, ose nxirrni origjinalin. Aty ka qene ulur Enver Hoxha ne vend te tij keni vene Sali Berishen, deri ketu ka arritur Edi Rama. Ne vend te Lirise ka qene Nexhmija, e mbaj mend shume mire ate dite ne familjen e diktatorit, se ate dite analizat e urines te Enver Hoxhes kishin dale me shume permbajtje sheqeri dhe me therriti urgjentisht per vizite mua me Isuf Kalon. Po eshte manipulim kete ju a e them une, une atje nuk kam qene asnjehere.Bllokmen nuk kam qene, BLLOKQEN po.

  5. Fred.Dibrani.Hamburg says:

    Me ka ndodhur shpesh,kur vizitoj familjen ne Shqiperi te bej krahasime si ishte vendlindja jone dhe si eshte katandisur sot.Pas te gjitha konkluzioneve i them vetvetes:Fredi ti je Enverist.Ti qe nuk te jepej e drejta per te vazhduar studimet e larta,sepse kishe njolla ne biografi.Ti djali i shoferit dhe i kuzhinjeres,qe rriten 4 femije duke i mbyll me celes,sepse punonin cdo dite!!Ti qe mbaje pulat ne ballkon dhe lopet e delet fshehurazi ne kotecet ndertuar ngjitur pallatit!!!Ti qe naten mundohej te shikoje programet televizive te huaja me nje antene te ndertuar ne tela bakri!!!Ti qe ke 16 vjet qe jeton ne Gjermani!!! Ti mbron Enverin!!!!Mbron ate sistem qe vetquhej socialist!!!Un dua te jem i ndershem me ndergjegjen time.Po un me duket jam Enverist.ose e thane me qarte un jam per ate sistem qe u zevendesua nga ky qe sot quhet Demokraci..Qe tjua bej te qarte,un sot punoj dhe shijoj jeten,shetis neper bote nga Majorka ne Dubai dhe prap i qendroj asaj,qe shkaterrimi i sistemit qe ndodhi ne vitin 1990 nuk duhej te kishte ndodhur ne kete forme kaq mizore,kaq te papergjegjeshme,kaq gjakatare.Kur fillova studimet ne vitin 1990 po ndertohej autostrada Tiran-Shkoder,po ndertohej hekurudha Milot-Reshen-Klos,po planifikohej Hidrocentrali i Skavices.Arsimi i mesem u be i detyrueshem.Shqiptaret ishin pothuejse te gjithe te barabarte,nuk jetohej ne bollik.por PUNOHEJ.Shqipria ishte e izoluar por mbijetonte pa asnje ndihm,pa borxhe.Viti 1991 ishte viti i NDRYSHIMEVE,i SHPRESAVE……Por sot 20 vjet me vone kur vizitoj Tiranen,kur shikoj femijet e zhveshur lakuriq qe lypin rrugeve,kur shikoj germadhat e ndertesave te shkaterruara,kur shikoj pasurine qe ndricon e varferine qe te verbon,kur shkoj tek shkolla dhe pres mbesen e vogel te mbaroje mesimin,kur udhetoj me makine drejt Kuksit duke ecur mbi trasene e shinave te trenit,kur shkoj me ble buken dhe personi para meje nuk paguan,por shkruan emrin ne liste,atehere me saktesohet mendimi se viti 1990 ishte viti i MBRAPSHT,fillimi i RENIMIT KOMBETAR..Shqiptaret fituan lirine e fjales dhe mendimit,por humbem mendimin per te jetuar te lire,humbem dinjitetin.Si mund te mendosh kur nuk punohet???Kerkuam DREJTESI dhe gjeten VRASJE,GJAKMARRJE,KORUPSION,KRIMINALITET,PROSTUTUCION.Kerkuan drita dhe uje gjithe diten por filluan te blenin uje neper shishe.Kerkonin te laheshin ne plazhet nudo te Europes,tani lahen ne deten e ndotura me fekale.Kishim shume enderra dhe jemi zgjuar te trembur.Nje GOGOL me prish gjumin dhe me ben te them.Mallkuar qofsh moj DEMOKRACI.Berisha smund te krahasohet me Enverin i nderuar Zoti Filif Cakulli.Enveri ishte Diktator qe e donte Shqiperine.Berisha eshte PSIKOPAT qe po e shkaterron ate vend te bekuar nga PERENDIA.Pra mos hyni ne mekat,lereni Enverin te tretet i qete i mbuluar me dheun e merituar shqiptar.Ai beri shume gabime,por ai e deshte Shqiperine.Ai vrau shume njerez te pa fajshem,por Berisha po vret nje popull te tere,po vret enderrat e nje KOMBI te tere.

  6. hysni dajaku says:

    jam shume dakort me komentuesin me targa te Vlores ,i cili duket qe eshte i pa anshem qe anon nga Saliu,,qendrojne ato qe thua ti vetem nuk qendron menyra se si i shikon ti me gjyslyqet e Saliut,,ato vertet i ndertoi populli dhe Enveri nuk doli ndonje here te thoshte qe i bera une,po thoshte i ndertoi kllasa jone puntore ,,e jo si ben Sali Harixhofka qe ulerin une bera kete e une do bej kete sikur i ben me parat qe i ka len plaku e ne fund vjedh edhe gjysmat e lekeve,,Enveri ka qene ai qe ka qene:”POR NUK KA QEN HAJDUT” e nuk do as mbroitje e as avokati,se e hodhi poshte koha dhe historia,dhe ta dish ti me targa VL.qe shumica i kthehen per ta lavderuar nga mllefi qe kan kur jetojne keto palo demokraci qe me shume ngjan me nje kocke te qelbur qe shqiptaret kan 20 vite qe e lepijne dhe vetem vjellin vrer,,,dhe te nxitur nga histeria e Berishes per ti etiketuar kundershtaret e tij me titujt Enverist ,bllokmen, e te tjera si keto,qe edhe ti i dukesh qe i ke shume qef,,,ato frmula qe thua ti,dhe qe ka nja 20 vjet qe i degjojme si ligjet e Njutonit nga goja e cdo e demokrati nuk pin uje,,sa per kulture te pergjithshme,nuk e shkaterroi Enver Hoxha dhe komunizmi shqiperin,,sepse edhe po te donin nuk kishin cfare ti shkaterronin,se vetem me kasolle me balt e moren,,dhe tjetra Enver Hoxha nuk sundoi apo mori ne dorezim kombin me te perparuar dhe me inteligjent te globit dhe i katandisi ashtu si thua ti,,por mori nje nga popujt me te prapambetur te rajonit qe fatkeqsisht nuk u solli ndonje lumturi e begati,por i beri njerez qe mesuan te lexojne e punojne sebashku me rregull e “ligj”(pamvaresisht se ligjet ishin jo te drejta)
    qe ti i di me mire se une po nuk te pelqen,ashtu si e di se si e ka bere Sali Berisha shqiperin demokratike qe eshte sot fanari Blu buze Adriatikut,,,asthu si gjoja pa dashje vini shenjen e barazimit midis Saliut dhe Edi Rames qe ti e di ndryshimin e madh,,sa do i keq te jet Edi Rama nuk u ka ndonje borxh shqiptareve,nuk u ka vjedhur voten,nuk u ka ngritur piramida,nuk i rrahur m hu e ekrrbac,nuk u ka shperndar arme e municione,,e do te thosha me ,po mos te lexoja kete komentuesin me siper,qe te ka thene nje fjale te mencur,,”Enver Hoxha ishte diktator qe e Donte e shqiperin”

  7. Nabukodonosor says:

    Kjo eshte e keqjq e madhe e Shqiperise.Udhehiqet akoma nga kelyshet e kuq te Enver Hoxhes.

    1. hajri says:

      SHUME SAKT.DHE PER SA KOHE TE JENE KETA SAHANLEPIRSAT E ENVERIT SI :BERISHA ,RAMA,NANO,META ,RUÇI,POLLO…E SHUME E SHUME TE TJERE , TE JENE NE KRYE KJO PUNE DO JETE. KY VEND DO RREGULLOHET KUR TE UDHEHIQET NGA PATRIOTET E VERTET NGA ATA QE DIKUR SHKRINE PASURINE DHE JETEN E TYRE PER TE BERE SHQIPERINE DHE JO SI KETO KU…. QE PO SHESIN NDERIN DHE ATDHEUN PER TE BERE PASURI. TUNG

  8. scutarino says:

    Fakti qe flitet mire per kohen e Enverit tregon kjarte se jena nji popull qe kena hupe memorien dhe jena zhyte ne nje injorance historike te thelle. Saliu asht produkt i Enverit. Mos valle harrut thanien: “Njeriu yne i ri, vepra me e shkelqyer e Partise”. Ja pra, Sala asht njeriu yne i ri.
    Mos pasja e nji shteti tesh nuk don me thane se kena pas kene mire ne diktature. Ne kohen e diktatures u bane shume vepra. Asht e vertete. Por mos harroni se shume nga ato vepra ndertoheshin prej te burgosunve politike. Pra me nje kosto njerzore shume te nalte. Ne kohen e Enver Hoxhes kishte shtet, bile nje shtet shume te forte, kjo sepse cdo diktature forcon shtetin ne menyre te tejskajshme. Krahasoni te gjithe diktaturat ne bote, Rusia e Stalinit, Italia e Duces, Gjermania e Hitlerit etj. Cdo sistem diktatorial nderton vepra gjigande sepse diktatori don me fitu perjetsine. Po me cfare kostot? Miliona njerez te vrame e te persekutum. Rrenim total nga ana e ndergjegjes se popullit. Njerez pa sentimente, te ftohte, te sbehun, pa ngjyre, tane njisoj.
    Kthehena te Saliu sot. Sistemi i sotem asht diktatura e konsumizmit. 20 vjet me rradhe njeriu yne i ri qe kishte fillu jeten me rrena dhe po vazhdonte po me rrena u zgju prej gjumit. Kur pa se gjithcka ishte bosh, atehere vendosi me mbushe kete boshllek…me hajni. Sot kena si model shtetit “hajdutokracine”, dhe te gjithe qe vijne ne pushtet e ndjekin me zell kte model.
    Jena ala heret me mendu qe do kena demokraci ne Shqipni. Sepse ne nuk kena ala ne mendjen tone nje model demokraciet. Dhe ne si popull jena hajdutokrat. Kur vjedhin te tjeret bajme gjykojme si qytetar korrekt gjerman. Kur vjedhim vete jena bizantin, pra mendojme se jena te mecem dhe te afte per jeten. Ne latinisht kjo mnyre e te kenunit thohet: “Video bona proboque, deteriora sequor” (Shoh dhe i mirekuptoj gjanat pozitive, ndjek ma te keqijat).

Comments are closed.

Lini një Përgjigje