Ministri i Ekonomisë Nasip Naco ka filluar procedurat për shkarkimin e sekretarit të përgjithshëm të kësaj ministrie, Durim Kraja, për shkelje me tenderat e koncesioneve në vitet 2008-2009.
Në njoftimin zyrtar të ministrisë thuhet se shkarkimi i zotit Kraja është bërë në përputhje me ligjin për statusin e nëpunësit civil, pas raporteve të KLSH dhe auditit të brendshëm të vitit 2008, por edhe dy raporteve të vitit 2009 në fushën e koncesioneve, ku të paktën njërin prej të cilëve ka deklaruar se e kishte urdhëruar ish-ministri Dritan Prifti, cka mesa duket legjitimon akuzat e tij për abuzime nga ish-ministri tjetër Genc Ruli.
Durim Kraja ka qenë kryetar i komisionit të vlerësimit të ofertave i emëruar nga ish-ministri Genc Ruli dhe në njoftimin për shtyp thuhet se shumë koncesione të dhëna gjatë këtyre 5 viteve mbajnë firmën e tij.
Ministria thotë se auditi i brendshëm do të vërtetojë të gjitha procedurat e kryera deri më tani me tenderat dhe cdo shkelje e konstatuar do t’i kalojë prokurorisë për hetim.
Ministria e Ekonomisë prej vitesh është një nga institucionet më të përfolura për abuzime me tenderat, sidomos ato për koncesionet në energjitike, ku një sërë shkeljesh u denoncuan edhe nga ish-ministri Dritan Prifti.
Por ajo që bie në sy është fakti se ndërsa është vënë në shënjestër për abuzime me koncesionet, ministri Ruli është marrë në mbrojtje nga kreu i mazhorancës dhe drejtues të tjerë të saj, ndërsa zoti Kraja ka shërbyer përvecse në katër vitet e tij edhe gjatë dy ministrave të LSI-së, i fundit zoti Meta.
Prandaj, edhe shkarkimi i tij, nga një tjetër ministër i LSI, në situatën aktuale ngjan më tepër si një sinjal për mazhorancën dhe ish-ministrat e saj në këtë dikaster, se sa për prokurorinë.
Comments are closed.
ky eshte fshatar komplet.
Ja kush jane kamikazet qe do flijohen per te shpetuar pusht-etin e Saliut dhe Xhozit.
Hajduti i radhes qe do te vije do te kete thes me te madh dhe uri me te madhe sidomos po qe nga LSI e ka thesin me dy kate.
… u pastrua qyteti edhe nga nje bajge!
Fiks. Ky tipi pervecse nje hajdut i kamur, ishte dhe zemerngushte dhe smirezi; me keq sbehet. Mire e beri ky qe e hoqi, po ke do sjelle, se me siguri nuk do te jete nje me i mire. Por te pakten te vij nje tjeter te vjedhe, se nuk do vjedhi vetem Kraja, ti japim nga njecik shans te gjitheve.
Historia perseritet. Me kujtohet proverba e bukur e popullit tone :
Hajdutet e vegjel i burgosin dhe Hajdutet e vertete i lene te shetisin.
durim kraja eshte personi me i korruptuar ne historine moderne shqiptare dhe europiane. Shyqyr qe veproi ligji se ky zagar, shejtan budalla ka demtuar shum njerez.
Ky Sekretari Pergjithshem, mund te jete ‘i hurit dhe i litarit”, por firma e tij nuk njifet nga askerkush/
CDO SHKRES, URDHER, RREGULLORE, NUK DEL NGA MINISTRIA PA FIRMEN E MINISTRIT…
Pra Nacua, po mundohet te mbuloje mu… shu…
Qe nga Rruli, Prifti, Meta…prapa hekurave do perfundojne.
Te tjeret jane “kova pusi” dhe po e hane pasi qe ne gjeneze jane sahanlepires dhe hajdute. Njerez PA PERSONALITET DHE INTEGRITET MORAL
Po i klasifikoj disa opinione:
Opinion i shkalles se pare: Ky ishte burre i keq! Mendonte vetem per vete (sigurisht pasi kishte ngopur shefat!).
Opinion i shkalles se dyte: A do te jete me i mire apo me i keq ai qe do te vije? Kush e di!!!
Opinion i shkalles se fundit: LSI po e fut thiken me thelle ne llokma!!!