Nga Karin Hope, Financial Times
Zgjedhjet vendore të 8 majit në Shqipëri janë duke krijuar një klimë armiqësie në mes demokratëve dhe socialistëve në opozitë, aq sa i dërguari i Bashkimit Europian me shpejtësi u ka bërë thirrje politikanëve shqiptarë që të qëndrojnë të qetë dhe të sillen me përgjegjësi.
Debatet gjatë proceseve zgjedhore janë arsyeja kryesore pse vendi ka mbetur në vend numëro në ecurinë e tij drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Më shumë se 20 vjet dalje nga izolimi Shqipëria ende nuk ka mundur të mbajë zgjedhje të lirë dhe të drejta, konsiderojnë vëzhguesit ndërkombëtar.
Dhe në dritën e apelit të BE-së për qetësi, po zhvillohet një garë nën presion për kryetar bashkie në shtëpinë e pothuajse gjysmës së 2 milionë banorëve të këtij vendi ( 1 milionë janë emigrantë në Evropën perëndimore)
Kandidatët në Tiranë u njoftuan javën e kaluar. Lulzim Basha, një yll në rritje në politikë, dha dorëheqjen si ministër i brendshëm për të garuar kundër Edi Ramës, kreut të Partisë Socialiste, duke kërkuar një mandat të paprecedentë për kryebashkiak, për të katërtën herë me radhë.
Sali Berisha, i shtoi rëndësinë duke marrë një vendim populist, që duket se do ta hedhë në erë buxhetin e shtetit.
Ai u zotua për të falur të gjitha faturat e energjisë elektrike të prapambetura, që kapin afërsisht shumën e 270 milionë eurove, e barabartë me rreth 1% të prodhimit të brendshëm, si dhe 50% të detyrimeve doganore të papaguara nga makinat e importuara.
Socialistët janë ende të ashpër kundrejt mazhorancës, pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 2009 ku ishin favoritë, mes pretendimeve për manipulim të zgjedhjeve.
Basha tashmë është në qendër të sulmeve të tyre, që kur garda republikane- zyrtarisht të punësuar të Ministrisë së Brendshme, vranë katër protestues gjatë një demonstrate të organizuar nga PS në janar.
Ministria e Brendshme ka mohuar zërat se është duke mbështetur regjistrimin e një fluksi të madh njerëzish për tu regjistruar në kryeqytet si votues, në prag të zgjedhjeve vendore.
Ndërkohë, Rama po kërkon transparencë për listat e zgjedhësve, skanim elektronik të kartave të identitetit në qendrat e votimit dhe të drejtën për hetim të kutive nëse ka dyshime për manipulim të zgjedhjeve.
Ai gjithashtu është duke shpresuar edhe për një prani të gjerë të vëzhguesve ndërkombëtarë gjatë këtyre zgjedhjeve.
Comments are closed.
jane montime te financial times….keta jane puciste….
po ja fusni kot edhe juve more byrazeret e Amerikes,,po ku ka buxhet shqiperiaqe ta hedhi ne ere Saliu,,mbledh Ridvani gjysmat e lekeve nga doganat se gjysmat i vjedh vet,,dergojne ndonje leke emigrantet per ata qe kan lene mbas qe te hedhin ndonje eurolloto ose bingo,,e me keto hap ndonje tunel Saliu ..kaq eshte ekonomia dhe financat e shqiperise qe u hodhen ne ere ketu e 20 vjet te shkuara,,se po presim ato veprat moderrne qe do ndertonin byrazeret Amerikane dhe Europiane qe ishin keputur ne byth nga dashuria per shqiperine,po nuk i kishte lene Enver Hoxha