"Nuk duhet harruar bisha që kafshon"

5 Prill 2011, 10:53Blog TEMA

Nga Mustafa Nano

Ndoqa mbrëmë në News 24 programin Xhungël të Artan Hoxhës. Transmetuan një intervistë të gjatë me Hysen Shoshorin, një i përndjekur nga diktatura komuniste. Ai rrëfente jetën e vet, më saktë ferrin e vet, por nuk ishte kjo arsyeja që atij i kushtohej një hapësirë e vëmendje kaq e madhe gazetareske. Arsyeja ishte tjetër. Në një moment të intervistës ai nxjerr në shesh të vërtetën e madhe të jetës së vet. Në gjyqin që i është bërë andej nga viti 1975 nën akuzën se kish prodhuar e shpërndarë trakte kundër regjimit komunist (komunistët s’e kishin për gjë edhe të sajonin akuza atë mot, ndërsa në këtë rast ata nuk sajuan: Shoshorin po e dënonin për gjëra që ai praktikisht i kish bërë; Shoshori ishte antikomunist), i është fanepsur një dëshmitar i veçantë. I është fanepsur atje, në sallën e gjyqit, me një trakt në dorë, duke u ngritur nga fundi i sallës pa ia kërkuar ndokush, e duke u drejtuar nga kryetari i trupit gjykues me fjalët “të varet në litar”. Tundte në ajër traktin, të cilin e kish gjetur në rrugë. Ishte shtatlartë, me gjestikulacion të prerë, me hap të madh, militant i zellshëm partie. “Ishte Sali Ram Berisha”, thotë Hysen Shoshori. “Jeni i sigurtë?”, pyet gazetari (çdo gazetar do ta bënte këtë pyetje, pasi zotni Shoshori është duke folur për antikomunistin më dënglaxhi e më zhurmëmadh të Europës). Dhe përgjigja e tij ishte: nuk mund të harrohet kurrë bisha që të kafshon. Ka të drejtë. E përveç kësaj, tiparet fiziognomike të Berishës nuk janë nga ato që harrohen. Atë mund ta shohësh për herë të parë edhe në një superstore, e prapë nuk mund ta harrosh; e jo më ta shohësh, teksa mbin nga fundi i sallës së gjyqit tënd, duke çarë turmën mes për mes, e duke bërtitur “të varet në litar”. Vetëm varri të bën ta harrosh një skenë të tillë.

Pak më sipër thashë se “çfarë rrëfen Shoshori është e vërteta e madhe e jetës së vet”. Nuk ka qënë kështu qysh në fillim. Kjo bëhet e vërteta e madhe e jetës së tij në momentin që ai merr vesh se pikërisht kjo zgjyrë bolshevike merr poza antibolshevike; madje, më shumë se sa kaq; shumë më shumë: bëhet udhëheqësi i lëvizjes antikomuniste në Shqipëri. Deri në këtë moment pra (në vitin 1991, kur Shoshori sheh në tribuna atë portret, që e kish parë në sallën e gjyqit të tij), Sali Berisha nuk ka qënë asgjë më shumë se një çapaçul, që ka dalë të dëshmojë vullnetarisht kundër dikujt o i nxitur prej një fanatizmi ideologjik, o i nxitur nga synimi për të nxjerrë përfitime në terma të statusit, të karrierës, të aksesit te nomenklatura, etj. Ka patur mijra dëshmitarë në gjyqet komuniste, dhe ky që bërtiste në mes të sallës “të varet”, ka qënë një qelbësirë si gjithë të tjerët. Kaq. Por kur e ka parë nëpër tribuna duke bërtitur kundër komunizmit, kjo ngjarje e jetës së tij merr përmasa të tjera. E përfytyroni dot se ç’mund të provonit po të ishit në vend të Shoshorit e të shihnit një portret të urryer të merrte pozat e “udhëheqësit të madh”? Unë vetë nuk kam fuqi ta përfytyroj. Do kisha lajthitur sikur ngjarja e Shoshorit të ish ngjarja ime.

“Prit!”, mund të më thonë, “pse u dashka besuar kaq lehtë? Ky mund të jetë një paranojak. Edhe vetë i biri indinjohet për këto që thotë i ati”. Në fakt, i biri i Hysen Shoshorit ka folur për RD-në në vitin 2007. Hm, kjo dëshmia e të birit bie erë shumë; më mbush mendjen bash për të kundërtën. Nuk ka thënë asgjë në RD. Ka thënë thjesht që i ati nuk i ka folur me gojë pas daljes nga burgu, as atij, as nënës së vet, pasi këta nuk i kanë shkuar asnjëherë në burg për ta vizituar. E pas kësaj ka thënë, se “është i indinjuar me spekullimet që bëhen” (e bukur, apo jo? Saliu jo vetëm të del dëshmitar në një gjyq, por të nxjerr dëshmitar dhe djalin në një gjyq tjetër, në atë të opinionit publik).

E dini? Mund të jap dhe unë një dëshmi personale, e cila nuk është se shton ndonjë gjë në këtë mes. Por është një dëshmi, që tregon diçka tjetër. Para pesë a gjashtë vitesh kërkoi t’më takojë një miku im, i cili ka bërë burg, gjithashtu, gjatë kohëve të komunizmit (E kanë dënuar për motive politike. Sot është person i njohur për publikun, por nuk ka dëshirë që t’ia përmend emrin). Takohemi, dhe e pashë disi të shock-uar. Më thotë se “është një zotni me emrin Hysen Shoshori, është ish-i përndjekur, pretendon se Sali Berisha ka dëshmuar në gjyq kundër tij, dhe don të të takojë; më saktë, don ta denoncojë këtë fakt, e për këtë arsye duhet një foltore mediatike. E ndihmon dot?”. “Është e vërtetë që Sala ka dëshmuar në gjyqin e tij?”, e pyeta. “Këtë nuk e di”, më thotë, “po çfarë s’bën vaki në këtë vend!?”. “Është njeri serioz dhe i besueshëm? Nuk është se është kapur nga haluçinacionet, apo jo?”, vijoj ta pyes. “Jo, jo, është fare në rregull. Puna është nëse ti e ndihmon dot, apo jo, që këtë gjë ta thotë në një gazetë apo televizion të rëndësishëm”. “Besoj se po”, i them. Bisedova me do kryeredaktorë gazetash, dhe përgjigja që merrja ishte: “pse merresh me një njeri të lodhur e të dërrmuar nga burgu, o Muç?” E çuditshme, s’ke ç’thua! Gazetat tona që s’lënë idiotësi pa publikuar, këtë scoop nuk donin ta merrnin. Dhe refuzimi i tyre (fola me dy-tre vetë, jo më shumë) nuk kish të bënte me “besueshmërinë zero” të Shoshorit, të cilin nuk e njihnin fare; jo, jo, kish të bënte ose me besimin se Berisha nuk mund të bënte gjëra të tilla (kjo ka pak gjasa), ose me frikën se mund t’i gjente ndonjë gjë po ta botonin këtë denoncim. Më pas, mora vesh se scoop-in e kishin pranuar gazetarët e News 24-ës. Unë vetë pata rast ta ndiqja vetëm mbrëmë.

E dini dhe një gjë tjetër? Thonë se dikush ka të filmuar ca dëshmi të tjera të njerëzve të tjerë kundër Berishës. Janë dëshmi që ua kanë marrë me kamera të fshehta atyre “qyqarëve”, të cilët e padisin kryeministrin tonë “antikomunist”, se ka luajtur rol në deportimin e familjes së tyre. Nuk e transmetojnë. Është një filmim që e kanë bërë fshehtas. Njerëzit kanë dëshmuar pa e ditur se po filmohehsin, dhe transmetimi do të krijonte një problem në pikëpamje deontologjike. Por nuk e transmetojnë edhe nga frika prej “bishës që të kafshon”.

Unë i besoj këto që thonë për Berishën. E besoj që ka qënë një denonciator njëzet qindarkësh e një komunist i shpifur. Por besimi im nuk është provë. Provë është kjo që thotë Hysen Shoshori. Prova janë ato që dinë plot të tjerë, e nuk flasin. Unë di t’ju them një gjë tjetër, amá: Këto që ka bërë Sali Ram Berisha gjatë komunizmit nuk janë asgjë në krahasim me ato që ka bërë gjatë njëzet viteve të fundit. Dhe nuk e kam fjalën vetëm për gjërat që dihen e duken. Ka shumë krime të tjera, për të cilat tani nuk flitet. Kanë frikë prej tij. Por do të flitet kur Berisha të mos jetë më në këtë botë. Atëherë do të dalë tamam në dritë se kush është Sali Ram Berisha i vërtetë. Deri atëherë nuk është çudi ta kemi kryeministër.

*respublica.al

14 komente në ““Nuk duhet harruar bisha që kafshon””

  1. estilen says:

    Po,eshte e vertete,ne njohim vetem majen e piramides se bemave te Sali Berishes.Historine,sa do ta mbyllesh me porta hekuri,nje dite do shkruaj per kete njeri qe di te beje vetem lojen e te huajve,por asnjehere te shqiptarve.Me vone do shohim se kujt do i sherbej kjo ”rruga e kombit”,kosovarve apo serbeve…? Trafiku i armeve eshte shume i lehte per tu bere me rruge toksore me serbet,se sa me avion nga teritori shqiptare.Ajo rruge kombi,pas nje te ardhme jo shume te larget,do quhet rruga e ”mjaltit”,nga zemra e ballkanit aty do udhetoi i qete ”qelbi” i trafikut.Dhe trafiku do kete gjithmone nje padrino…shqiptar.

  2. turizmi says:

    A more Mustafa!!? Bashke me gazetare te famshem te Shqiperise, e shikoni sa JO profesionale jeni JU, madje JU jeni bere padashur dhe antikombetare eshte faji juaj qe SHOSHAJ e mori fjalen vetem kur Berisha mbushi plot 20 vjet ne PD e 12 vjet ne pushtet. Ku ishit JU deri tani?
    Skeni pranuar ta intervistoni sepse keni pare interesat tuaja personale.
    Po normale tani flisni JU sepse Berisha jua a bleu mendjen, ju abandonoi e ju la rrugeve duke ditur qe ju jeni interesaxhinj e te pamoralshem.
    Une ju mbetem mirenjohes sepse keni nje kurajo te forte te ndryshoni ne kohe, Populli thote “Me mire vone se kurre”
    Mbajuni fort misionit tuaj qe te shpetoni kete vend, ky eshte mesimi me i mire per JU sepse e kuptuat qe interesat personale nuk kane vlere para interesave shoqerore e kombetare.
    Gjynah femijet dhe brezat qe po vijne , duhet te ndertojne ate cka ne te gjithe po shkaterrojme sot…

  3. LORA says:

    Sakte,Muci.E verteta e zotit Shoshori eshte bere publike,per here te pare,ne prag te zgjedhjeve te shkurtit 2007.Eshte e tmerrshme te persekutohesh ne dy sisteme nga i njejti perbindesh.I jam mirenjohese zotit Shoshori qe i ofron kete sherbim fisnik popullit e vendit te tij,edhe pse nuk mori prej tyre asgje.Luften e klasave,te cilen dr.Tyryry-ja e perqafonte e zbatonte si rrallekush,e implementoi sapo mori frenat e PD-se ne te gjithe vendin,per ta care e percare shoqerine tone,jo me ne dy klasa antagoniste,por me zi se ne gjithe historine tone.Si ja doli te “suksesonte” ne kete antikombetarizem te pafre?Duke administruar ne menyre perverse te gjitha dobesite e atyre qe i shkuan pas e qe nga yryshti i etjes per pushtet nuk kishin sy e kohe te shihnin,te vleresonin e te parandalonin kobin e tij.Per mua dr.Tyryry-ja ka qene kob per Shqiperine e shqiptaret qekur e pashe dhe e degjova per here te pare ne Qytetin Studenti ne 1990-en.

  4. protesto says:

    Duan apo nuk duan sahanlepiresit e pushteteve apo ato qe hengran nje luge supe te prishur e tash vjellin ter jete,Sali Berisha do te perballet me drejtesine dhe kjo nuk don as mend e as trimeri,jane mijra krime qe mbajne doren dhe vulen berishjane tashme te para apo te deklaruar ne vite,si vrasjet e 2 Prillit,e 21 janarit,skemat piramidale e revolucioni i bandave blu-roze,me autor berisha-nano-meten me shoke qe la pas mbi 3000 te vrare e mijra te gjymtyer,vrasjet e mbi 150 tropojaneve e shkaterrimi me ekspoziv i varreve e kulles shekullore te Haklajve,tragjedite ne det e toke me gerdecin qe kane po doren e vulen berishjane,korrupsionet ne tendera rrugesh e hidrocentralesh me shifra maramandeshe ne qindra mijone eurosh,kontrabanda e armeve dh e naftes me Karaxhic,arkan,milloshevic,sadam e Gaadafi jane sot te vertetuara e te deklaruara pjeserisht dhe nga djalli me fytyre njerezore Sali Ram Berisha,vrasjet e deputeteve si Azem Hajdari e Xhindi apo kercenimet me vdekje per Ballen nuk kane nevoje per deshmi e moral gazetaresk.Jane mira nena,gra te veshura me te zeza si dhe mijra femije jetim qe kerkojne drejtesi e jo indiferentizem e ortakeri me kryekriminelin Sali Ram Berisha.Vetem protesta masive e te pandalshme vendosin shtetin e se Drejtes per shqiptaret e shume sakrifikuar e te mashtruar e vrare ne vite.Te protestojme e te vazhdojme te kerkojme denimin e kesaj mostre me fytyre njeriu qe quhet rendomte Sali berishovic me mostra qe ka per rreth.

  5. kasemi says:

    Gjithmone do vuajme nga provincialet me valizhe druni te Tipit Muci.Duket qe shkrimi eshtei porositur Muci ka mare paret.Nuk dua ti bej investigatorin sic Ai duke qene jasht prefesionit i ben historise se “mikut” dale nga burgu.Cudi Shoshori qe per 50 metra toke ka shtyp me mijra trakte per 15 vjet dhe Ne rinia e asaj kohe aspak mike me regjimin komunist nuk Na ka rene rasti te lexojme qofte dhe vetem 1. Qe je pajtuar te shash Salen nuk me cudit.Mos harro se socialistet e sotem qe i kane pasur dhe vazhdojne ti kene Arshivat e Sigurimit dhe aq me teper ato te gjykatave nuk do te kishin pritur kaq gjate njeriun e dale nga burgu dhe do tja kishin tundur letren e bardha mbi te zeze Saliut.Edhe nje keshille shoqerore, mos perdor fjale te huaja ne shkrim se ne qe dime me shume se ty na vjen me vjelle kur i lexojme.

    1. Falcon says:

      jane shperndare ne Tirane ..jo ne malsi te madhe keshtu qe nuk ke pas rast ti lexosh..saper arshivat .ato i ka marre Saliu qe ne 92 duke u kujdesur te heqi dosjet e tij si agjent i sigurimit shtetit (cdo sekretar partije automatikisht regjistrohej si spiun policije dhe raportonte cdo problem ne ndermarrjen apo dikasterin qe punonte),,Saliu e bente me deshire ,pasi spiunllikun dhe peruljen e ka ne karaktirin e tij prej katunari ambicioz..me keto poshtersira ka cuar ne internim doktorre qe ishin shume me te afte ne profesion se ky druvar vucidoli

  6. patriot says:

    Z. Nano po mos shkruj o burre i dheut se eshte turp per ty qe shkruan keto budallalliqe, pi ndonje gote uje me mire

  7. plaku says:

    I dashur kasemi,
    Desha te te bej vetem disa pyetje :
    – Si nuk e hedh Sala nje gjyq per çpfje zotin Hysen Shoshori. Apo nuk ka leke te paguaje avokatet ?
    – Nga e di ti se Muci ka marre leke per kete artikull ?
    – Mos perfiton ti dicka personalisht per keto qe shkruan.

  8. Renidi says:

    Pershendetje z,Muçi
    Edhe une ashtu si edhe JU jam nje nga ata qe jam i bindur se Sala ne keto njezet vjete te karieres se tije i ka bere dhe po i ben nje dem te pallogaritshem SHQIPERISE DHE KOMBIT .
    Vete menyra se si drejton ,grupin e afert qe ka krijuar per te sunduar gjithcka mbi te tijet dhe jo ne te kundert te …
    Realiteti me bene te mendoje se jemi nje popull qe nuk dime te ZGJEDHIM.

  9. rrapi says:

    nuk duhet harruar…1 llaf goje eshte kjo jo vetem nuk u harrua po ai do te udheheq der ne vdekje me sa duket….dhe e keqja eshte se bisha ka kafshuar te djathten e politikes shqiptare , ate krah qe me aq deshire e shprese e pritem te celi e te rritet por tani ajo ka ngel 1 trung i that kercu

  10. dymi says:

    Jam ndeshur me shume njerez sot mbasi pame emisionin ku beri deponimin Shoshori, te cilet si une benin pyetjen:Pse kaq vone? Ku ishte deri tani Shoshori? Ne pikpamje formale kjo pyetje eshte e drejte, kushdo do ta bente. Megjithate po te mendosh pak me praktikisht ka nje arsye kjo vonese. FRIKA.
    Para ’90-tes nuk mund te flisje hapur cfar mendoje, madje ne ambiente publike nuk ishte cudi qe te thoje te kunderten e asaj qe kishe ne mendje, me nje fjale t’i thoshe “derrit daje”. Kjo ndodhte jo se keshtu jemi ne shqiptaret, por se frika ishte shume e forte. Ishte frika, per mua, nje nga faktoret qe e mbajti aq gjate ne kembe diktaturen.
    Po tani? Sigurisht qe nuk eshte e njejta situate, megjithate frika eshte nje faktor mjaft i perhapur nder shqiptaret edhe sot. Eshte frika ajo qe i nxjerr ata ne mitingjet elektorale, apo ne antimitingjet e qeverise.Frika ben qe mjaft gazeta jane kthyer ne gazeta muri te qeverise, qe biznesmenet te “kontribuojne” ne financat e partive( shikoni si eshte mbushur Tirana e gjithe Shqiperia me zyra elektorale,te LSI. Ku i gjen gjithe ato para?) Frika i ka bere disa opinioniste, bashkpronare universitetesh apo ne aktivitete te tjera, qe nuk lene studio televizive apo editoriale gazetash, pa justifikuar cdo paudhesi te qeverise, deri edhe 4 vrasjet e 21 janarit.
    Shikoni komentet qe behen on line dhe do te vereni qe pothuaj askush nuk shkruan me emrin e vertete( perfshi edhe une). Pse ? Dikush eshte ne mardhenie pune me shtetin dhe shteti tani e ka ne dore qe te te beje gjemen, te le pa buken e gojes. Dikush ka femijet, vellezerit, kusherinjte etj.( kujtoni rastin e nje prej opinionisteve kritik te P D qe per hakmarje i hoqen nga puna te motren.)
    Kujtoni rastin e gjobave te famshme ndaj Top Chanal.Kur nje institucioni si ky TV kombetar i behen presione c’ndodh me ne njerezit qe duam te ushqehemi te pakten 3 here ne dite.
    Zgjidhja? Te heqim me vote masive popullore nga qeverisja kryekomunistin, gjoja antikomunist Sal-i. Te shikoni se sa e cliret do te jete politika shqiptare. PD ka mjaft demokrate te vertete, por nen trysnine e kupoles, nuk flasin dot. Edhe ketu eshte FRIKA.
    Miq, ti japim fund nje here e mire FRIKES!

  11. Arberor says:

    Nuk kuptoj, kush e ka ngrene corben ketu, por me duket vetem ata qe i dalin ne krah Bishes qe u ka dhene nje luge corbe, kur tu iki corba, eshte keta do hidhen njesoj, te pakten keta po shkruajne ato qe thote personi qe ka vujatur, ndersa ju qe dilni akoma ne krahun e BISHES QE KAFSHON, vini nga ato familje qe keni bere si BISHA!

  12. Dino USA says:

    Rreth boshtit komunist Saliu eshte vertitur per 66 vjet:Deri ne ’90 si komunisti me kamikaz dhe pas ’90 si nje antikomunist langaraq:I ka peshtyre gjithe jeten “armiqte” e klases dhe tani eshte kethyer dhe po u lepyne peshtymrat qe ju ka hedhur!Mesalle me dy faqe me te mire nuk keni ku gjeni!

  13. Elza says:

    Jam plotesisht dakort me ato qe thote “Plaku” . Disa persona thone , perse kaq vone……
    Duhen pergezuar kurajot e ketyre personave qe edhe se vone bejne publike denoncime te tilla.
    Nga vete titulli “Nuk duhet harruar bisha qe te kafshon”, nuk eshte e lehte te besh denoncime te tilla.
    Kur ky person i ndyre, ne kohen e diktatures me post sekretar servil partie dhe mbi te gjitha pa ia kerkuar askush.me ane shpifjesh ka futur ne burg njerez te pafajshem , sigurisht priten shume te liga
    Me eksperiencen e djeshme sot qe eshte ne krye te shtetit qe ka ne dore dhe gurin dhe arren (sepse institucionet e pavarura nuk ekzistojne),nuk te vret vetem diten per diell por edhe naten ne erresire..
    Denoncime te tilla edhe se vone duhen bere Duhet çjerre maska sa me shume ketij krimineli dhe tu hapen syte edhe atyre qe e votojne..

Comments are closed.

Lini një Përgjigje