Shefi i vëzhguesve të ODIHR: Askush nuk mund të ndikojë në raportin tonë

7 Prill 2011, 13:51Politika TEMA

Rreth 40 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve vendore, 12 ekspertët e parë ndërkombëtarë për monitorimin e zgjedhjeve të 8 Majit kanë ardhur ne Tirane. Ky numër do të shtohet me 24 të tjerë në fundjavë, ndërsa ditën e zgjedhjeve ne gjithë Shqipërinë do të shpërndahen rreth 400 monitorues. Shefi i zyrës se ODIHR-it, Jonatan Stonstreet, në intervistën e parë për mediet që kur nisi detyrën në Shqipëri, rrëfen impresionet qe vijnë nga terreni dhe axhenden e misionit. “Ne tani kemi ardhur dhe nuk kemi hasur ende problematike të veçante, ato janë të njëjta me ato që përmenden në raportin paraprak. Por do të kemi raporte javore dhe 2 raporte paraprake. I pari do të jetë në mesin e muajit prill dhe tjetri në fund të muajit. Për sa i përket raportit pas zgjedhjeve, ai do të bëhet në datë 10 maj, 2 dite pas votimit, ku do të ketë rezultate nga qendrat e votimit, që të shtohet si pjesë e raportit edhe kjo pjesë e procesit. Dhe një muaj pas largimit të misionit nga vendi, do të kemi dhe raportin përfundimtar të misionit,” shprehet Stonstreet.

Shefi i misionit vëzhgues, në përgjigje të zërave që preferuan të mbeten anonime, të cilët deklaruan në media se u është kërkuar nga 2 diplomatë të hartojnë një raport pozitiv për 8 majin, mohon të ketë dijeni. “Absolutisht nuk është e vërtetë. Ne nuk kemi asnjë lloj shtyrje apo presioni, nga asnjë palë. Madje mund të themi se që të gjitha palët janë treguar shumë mikpritës me ne. Ne mbetemi të hapur që të kemi takime me të gjitha palët jashtë këtij misioni. Por në asnjë moment nuk mund të themi se ata kanë ndikim në raportin tonë për zgjedhjet. Filozofia jone është ajo e palës asnjanëse dhe kjo e bën te qarte se nuk mund të ketë asnjë pale ndikuese që të ndërhyjë në këtë mision.” Zoti Stonstreet thotë se për shkak të përvojës se gjatë monitoruese në mbi 150 fushata zgjedhore, misioni ndeshet shpesh me zëra te tille polemizues, por ata mbeten jashtë ndikimit. Ai nxit palët politike ne Shqipëri, që në kushtet kur nuk munden te implementojne në ligj 32 rekomandimet e OSBE/ODIHR, të respektojnë kodin aktual, nëse duan një proces me standarde. “Sigurisht qe do te ishte shume më mirë sikur këto rekomandime të ishin përmbushur dhe plotësuar, megjithatë, në mungese te tyre, mbetet si alternative më e mirë zbatimi i ligjit në këto raste. Është e vërtetë se ekzistojnë disa hapësira për sa i përket bazës ligjore, por kur kjo baze ligjore respektohet korrektesisht nga partitë, kjo është një garanci për zgjedhje te suksesshme.”

“VIZION PLUS”

2 komente në “Shefi i vëzhguesve të ODIHR: Askush nuk mund të ndikojë në raportin tonë”

  1. ben says:

    po po,dyll dyll

  2. Tan_Tironci says:

    Shefo….Ti o burre me pare na thuaj emrat e atyre dy Ambasadorve qe te kone kerku me “rregullu” apo me ju bo makiazh Zgjedhjeve, pastaj,… ne qe te bejme karshillek, veme bastet se kush fiton e kush jo. Hajt…. trego Kush jane ata Dy ambasadoret.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje