PD e Bashës dhe PD-ja tjetër

9 Prill 2011, 20:21Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Kryeministri i vendit Sali Berisha dhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, dy protagonistët kryesorë të shembjes së Piramidës, kanë heshtur publikisht ndaj propozimit të kandidatit të tyre për bashkinë e Tiranës për mosprishjen e saj. Berisha duket se është konsultuar me Bashën për t’ia toleruar formalisht deklaratën, ndërsa zonja Topalli ka reaguar shumë egër në mjediset e brendshme të PD-së ndaj deklaratës. Në të vërtetë deklarata e Bashës është një nga startet e forta të fushatës elektorale. Basha e ka marrë vendimin bazuar në sondazhe ku diferenca mes tij dhe Ramës shumëfishohej sidomos në pikën kur flitej për qëndrimin ndaj Piramidës. Tani jemi para një debati të brendshëm shumë të fortë, nëse Basha rrezikon apo fiton më shumë nga kjo deklaratë.

Përfaqësuesit e vijës së ashpër në PD dhe sidomos ish të persekutuarit politikë që janë një nga kolonat kryesore të asaj partie, ndjehen shumë të lënduar. Të indoktrinuar pak dhe nga argumentet populiste të Berishës mbi dobinë e prishjes së Piramidës bile më 20 Shkurt, ata natyrisht që janë tronditur nga qasja tërësisht e ndryshme e Bashës ndaj këtij debati. Po ashtu të mërzitur me të janë dhe gjithë njerëzit drejtues të PD-së, të keqpërdorur për tre muaj rresht në debate për prishjen e saj. Por zonja Toaplli ka një krye-arsye të jetë e tërbuar, pasi ajo kaloi nga fjala në vepra dhe bëri një procedurë të tërë parlamentare dhe administrative për prishjen e saj dhe ndërtimin e një kompleksi modern parlamentar shumë të kushtueshëm. Pra, gjithçka duket krejt e pamundur për tu prapësuar vetëm për shkak të deklaratës së Bashës. Burime nga zyra e zonjës Topalli bëjnë të ditur se ajo ka pasur një debat të nxehtë me Berishën gjatë ditës së djeshme për këtë çështje dhe është arritur një kompromis që ajo të mos shfaqet para kamerave për disa ditë derisa media të mos e pyesë për këtë çështje.

Por ajo që duket më e besueshme është se Basha nuk ka bërë këto llogari kur ka bërë atë deklaratë. Ai nuk ka llogaritur se sa i fyen ish të përndjekurit brenda partisë tij, apo ata që realisht besojnë se ajo duhet prishur pasi siç u ka thënë dhe Berisha, ka qenë e projektuar për varr të Enver Hoxhës. Basha sipas gjithë gjasave e ka bërë këtë deklaratë për të injoruar dhe  pastaj për të hedhur në erë vrullin me të cilën zonja Topalli ka një muaj që flet përditë për piramidën dhe Kuvendin. Qysh nga prania e saj gazmore në debatin Rama- Berisha për Piramidën, dhe deri para një jave, ajo ka qenë protagonistja e mbajtjes gjallë të debatit mbi prishjen e Piramidës dhe ndërtimin e parlamentit. Sikur të mos mjaftonte kjo, vetëm dy javë para fushatës ajo e shndërroi zyrën e saj në vend pelegrinazhi për gjithë nxënësit, studentët dhe pensionistët demokratë të Shqipërisë për të vizituar maketet e vizatuara të parlamentit të ri. Pastaj një javë para fushatës ajo u përfshi në polemika publike me liderin e opozitës dhe shtypin, përshi gazetën tonë për faktin se ajo kishte parazgjedhur fituesin. Ne ju referuam një gazete vjeneze që kishte njoftuar qysh më 12 mars fituesin e tenderit të parlamentit të ri dhe zonja Topalli nuk përtoi të dërgonte njerëz në Vjenë dhe ta detyronte gazetarin të shpjegonte dhe rishkruante shkrimin, duke theksuar se ai kishte njoftuar pjesëmarrjen e tij si fitues i sigurt, por jo fitoren e tij. Të gjitha këto detaje të marrëdhënieve të saj publike mbajnë realisht nën terror kandidatin Basha, i cili kishte në dorë sondazhe të rënda për impaktin publik të kësaj ngjarjeje, të cilën zonja Topalli po e bënte fakt të kryer. Është pikërisht kjo luftë e egër mes tyre, dhe kjo paranojë e Bashës për një veprimtari publike të qëllimshme kundër fushatës së tij që e kanë shtyrë atë më shumë se analizat reale të tronditjes së elektoratit të vet, të bëjë atë deklaratë, e cila po rezulton sipërfaqësore, pasi nuk po mbështetet as nga Berisha, as nga Topalli.

Ajo që është e qartë është se brenda PD-së Basha po përpiqet të bëjë fushatë me strukturat e veta paralele me PD, me shtabin e vet elektoral, që s’ka lidhje me PD-në tradicionale, por është në shumicë me njerëz që kanë qenë dikur pjesë e së majtës kundër PD-së, bile dhe pjesëtarë të stafit të Edi Ramës në vitin 2007. Nga ana tjetër shihet qartë se ka një mosangazhim të fortë të drejtuesve aktualë të PD-së, të cilët jo pa qesëndi u thonë militantëve se Basha i ka punët në rregull, ka “sjellë partinë e tij” dhe “do të fitojë!”

Kjo ndarje e fortë mes tyre, dhe paranoja e tij se beteja për Kuvendin e ri bëhej për të hedhur atë në erë dhe jo për të ndërtuar një parlament, duket se kanë qenë shkaqet kryesore të deklaratës së Bashës. Edhe pse Berisha mund t’i ketë miratuar një lëvizje taktike për këtë çështje, ai është tani në pozitë të vështirë pasi kanë kaluar tre ditë dhe ideja më e guximshme e Bashës nuk ka asnjë mbështetje. Pra është sërish “një akullore me lesh” që po zgjeron boshllëkun dhe zgavrat e fushatës së tij.

17 komente në “PD e Bashës dhe PD-ja tjetër”

  1. Spiro Cobo says:

    Partia Demaokratike eshte kthyer tani si nje “shporte me karavidhe” qe mundohen te hane njera tjetren. Mendo se shume eshte shtuar sherri midis tyre kur ne kete shporte eshte futur edhe Iliri me te tijte.

  2. hysni dajaku says:

    nuk e ve ne dyshim qe ju e dini me mire situaten brenda PD-se,por per mendimin tim PD-ja sot eshte njelloj si partia e Punes kur ishte gjall Enver Hoxha,eshte nje e tera nga fillmi deri ne fund me ne krye komandanitn e forcave te armatosura demokratike Sali Berishen,atje jan te gjith bllok,kan te gjith nje mendje,nje qellim dhe asnje ideal,,keto qefmbetije jane vogelsira qe as ngren pesh e as bejn vend sot per sot edhe mot deri sa e jet gjall Saliu,pse i ngelet qefi nje teleshmene si Jozefina me nje hajdut e kriminel si Luli,kjo eshte si nje sherr ne nje shtepi banditesh,kur Saliu mos te jet me,ather ndryshon muhabeti,

  3. bbb says:

    Situata ne PD eshte si ne vitin 1980 kur Enveri ishte me nje kembe ne varr dhe ziente lufta midis klaneve Ramiz Vs Mehmet. Tashme PD eshte kthyer ne nje grupim heterogjen hajdutesh dhe banditesh, ku ska as idelae as program partie, kur po zien lufta se kush do te jete pasuesi i Berishes. Basha me sa duket po injoron Topallin, qe per mua eshte nje figure negative shume e rrezikshme

  4. raimondi says:

    Topalli eshte Zonja Makbeth e PD-se ————Eshte tamam merimanga e zeze…….

    1. plaku says:

      i dashur raimondi,
      Me pelqen shume kjo figure letrare qe ke perdorur.

      1. raimondi says:

        Degjo —Mos me thuaj i dashur se me fyen intelektin e prapanices

        Ti je moshe e thyer dhe je i mbushur me ligesi ———sepse ti genjen ne menryen me deficnete te mundur kur thua qe Shqiperia nuk ka pasur bujqesi te mekanizuar dhe industri

        Na dole ti nje cam -karroxhi me i mencur se Enciklopedia Britanike –apo Enciklopedia Amerikane qe thone fjale per fjale se

        ————-Enver Hoxha e ktheu Shqiperine nga nje vend gjysem relike e feudalizmit otoman
        ne nje vend te zhvilluar Industrialo -agrar—————-

        ————-Keto fjale qe thone Encikloedite me te shquara te botes moderne nuk i ve dot ne dyshim asnje ,
        sepse ato fjale jane shoshitur me qindra here nga grupe studjuesish te shquar qe hartojne keto Enciklopedi
        dhe pastaj jane botuar aty ————–Ndersa ti nje karroxhi cam na thua te kunderten …!!!!!!!

        –Kjo tregon ligesine tuaj dhe armiqesine si camer qe keni per gjysmen e popullsise shqi[ptare, qe eshte e majta

        –Armiqesia juaj eshte e pajustifikuar -sepse Kur erdhet ju megjithse Shqiperia ishte ne nje gjendje jashtezakonisht te veshtire ekonomike
        Enveri ju strehoi ju ore cam
        ne vendet me te mira te Shqiperise –Ju dha shtepi falas
        shkollen falas
        spitalin falas
        ju punesoi —dhe ju trajtoi njelloj sic trajtonte gjithe shqiptaret ————–Ndersa ti megjithse moshe e thyer –flet me ligesi dhe nuk ke piken e ndershmerise te thuash te verteten

        ————-TURP TE TE VIJE BASTARD I NDYRE ———-Ti fyen njerezit e mij qe te strehuan ty ne shtepi kur ti ishe rugeve si muhaxhir
        dhe kur ata per vete ishin
        ne gjendje jashtezakonsiht te veshtire –pasi Shqiperia ne 1944 doli nga lufta sipas UNRAS
        —Vendi me i shkateruar i luftes se dyte botrore per fryme popullsie dhe vendi vuante edhe nga zija e bukes
        —Enveri atehere ju lut amerikaneve ti sillnin miell , sepse gjermanet e kishin djegur e shkateruar cdo gje fareee
        .dhe Amerikanet e ndihmuan Enverin , Shqiperine, me drithera ……. dhe ne keto kushte jashtezakonisht te veshtira –Enveri ju ndihmoi ju me bujari te pafund

        Ndersa ju jeni te gjithe Mosmirenjohes –bukeshkale –Bastarde te vertete
        Ju sikur nuk jeni njerez –Sepse Ligesia juaj eshte pertej ligesise njerezore
        As kafshet nuk e kane ate ligesi qe keni ju
        ——-Sepse kur e ndihmon kafshen qe eshte ne gjendje te veshtire , edhe ajo te respekton
        Ndersa ju jo …….. !!!!!!

        Juve nuk ju takon te flisni kunder Enverit dhe komunsiteve atehere , sepse ata ju ndihmuan me c’te kishin ne dore

        ————Doja te thosha se Ligesia juaj eshte gjeja qe me ka cuditur me shume ne jeten time ,
        sepse ju keni ligesi pa arsye
        dhe kjo tregon se ju jeni njerez Jashtezakonisht te ligj dhe keni edhe dicka tjeter qe e shton akoma me shume ligeisne tuaj
        —ju perpiqeni te beni percarje ,
        duke u perpjekur te beni per vete kosovaret dhe ti kundervini ata kunder nesh duke u hequr si patriote

        Kur ju jeni Palacot e patritoizmit shqiptar -sepse ju e perdorni patriotizmin per percarje
        – ,—kur patriotizmi eshte nje ndjenje qe i bashkon njerezit

        ——— Partia Socialiste do vije nje dite ne pushtet ——–Por ata ne asnje menyre nuk duhet tju ndihmojne ju ,
        dhe as te bejne koalicion me ata palacot tuaj politikane –derisa ju Camet te kerkoni :
        ———— FALJE PUBLIKE ____per urrejtjen e pajustifikuar qe keni ndaj te majtes shqiptare

        1. fortunato65 says:

          kjo pergjigje qe i jep ti plakut ,eshte nje pergjgje epacipet.ti tregon ne kete menyre intelektin tend qe moltiplikohet me zero .çdo njeri ka te drejten te shorehet ashtu si e mendon por pa ofenduar ne dinjitet asnje.çamet nuk i ndihmoj enveri por populli shqiptare..enveri i hoqi shtetesin greke me forze,dhe ti nuk e di se sa para mori ai enveri yt nga amerikanet per te ndihmuar çamet .ti flet perçarte pasi ne mentalitetin tend ka zene vend vetem fyerja dhe fodulleku.kerko te replikosh me fakte dhe pa emotivitet .n.qe.se te pelqen te besh polemik atehere beje por me respekte .une ikam lexuar te gjitha replikat tuaja dhe te them te verteten jane ne limitin e urrejtjes per te gjithe.perdor argumente dhe fakte .

  5. mendertafuti says:

    Hahaha Po çfare merimange Topalli mor njerez.ajo eshte nje loder e lezeçme ne duart e Berishes,ose me mire ishte e tille,se po humb atraktivitetin me rritjen e rrudhave ne fytyren e saj.
    Berishes i duhej Topalli si femer sexy,si katolike,si shkodrane dhe shfrytezoi maksimalisht.
    Por dhe zonja ne fjale nuk eshte treguar e pazgjuar ne kete shperdorim berishian:Lejoi te shperdorohej deri ne perdhunim ne shperblim te privilegjeve te panumerta personale qe siguroi (mori pronat dhe prona ne Shkoder,shkodranizoi Parlamentin,sistemoi gjithfare farefisi e te njohurish ne poste fitimprurese me fitime qe sigurisht ndahen ne fund te pazarit,beri “diplomate” vellezer,vajza e dhendurre…).
    Keshtu pra,kjo pune ishte nje biznes-pazar dhe te dyja palet dolen te fituar,me kostot qe ata i kishin parasysh qe kur i hyne pazarllekut,duke mbajtur ne kembe njeri-tjetrin deri ne kete moment.
    Me mbylljen e eres Berisha ne PD,bie si nje kala rere dhe ngrehina topalle e Jozefina Topallit.

  6. mendertafuti says:

    Hahaha Po çfare merimange Topalli mor njerez.Ajo eshte nje loder e lezeçme ne duart e Berishes,ose me mire ishte e tille,se po humb atraktivitetin me rritjen e rrudhave ne fytyren e saj.
    Berishes i duhej Topalli si femer sexy,si katolike,si shkodrane dhe e shfrytezoi maksimalisht.
    Por dhe zonja ne fjale nuk eshte treguar e pazgjuar ne kete shperdorim berishian:Lejoi te shperdorohej deri ne perdhunim ne shperblim te privilegjeve te panumerta personale qe siguroi (mori pronat dhe prona ne Shkoder,shkodranizoi Parlamentin,sistemoi gjithfare farefisi e te njohurish ne poste fitimprurese me fitime qe sigurisht ndahen ne fund te pazarit,beri “diplomate” vellezer,vajza e dhendurre…).
    Keshtu pra,kjo pune ishte nje biznes-pazar dhe te dyja palet dolen te fituar,me kostot qe ata i kishin parasysh qe kur i hyne pazarllekut,duke mbajtur ne kembe njeri-tjetrin deri ne kete moment.
    Me mbylljen e eres Berisha ne PD,bie si nje kala rere dhe ngrehina topalle e Jozefina Topallit.

  7. beso says:

    Imagjinoj Jozefinen naten me ca shkodrane dhe dukagjinas duke thyer pllakat e Piramides,Saliun qe ben roje tek ura e Tabakeve dhe Bashen qe pasi pi tre valiume eshte ne gjume te thelle.Te nesermen zgjidhja do thone se erdhi nga Zoti.Piramida u rrezua siç desh Jozefina,me forcen e krahut siç desh Berisha,dhe pa dhune-siç desh Basha.

    1. plaku says:

      i dashur beso,
      Shume bukur, Jozi duke thyer me dalte e çekiç pllakat e mermerta te piramides, nderkohe qe Sala ne gjume te thelle ( pasi ka marre valiumet ), te nesermen : Sic e shifni edhe vete, vete Zoti e prishi.

  8. ben says:

    Topalli eshte shpirti binjak i Nexhmies.I urojme te perfundoje si ajo.

  9. Sofi says:

    Ju lutem shume te mos i fyeni shkodranet, e as dukagjinasit, duke i vendosur ne te njejtin terren bashkeveprues me politikanet shqipatere.

    I nderuari Mendertafuti, (uroj te mos te ta ken fut me te vertet, vec ne paste qene me dashjen tuaj)
    mos u beni qesharak duke perdorur terma me qellim fyes si “shkodranizoi parlamentin”. Eshte per te ardhur keq, po te kihet parasysh kultura e traditat shume-shekullore te Shkodres.

    Nuk me intereson as PS, as PD,e as LSI (apo ndonje nofke tjeter), per vec faktin se eksperienca ka treguar se keto parti, ne formen ekzistuese, vec po mbajne peng mbarevajtjen e Shiperise. Mund t’i fyeni politikanet si te doni, po s’keni pse te perfshini ne menyre fyerese krahina te tera qe as kane te bejne me cirkun e politikes.

  10. reformatori says:

    Ej, Basha nuk qenka edhe aq i bute sa dukej! Tani qe e hodhen ne betejen e qenve te rruges, kelyshi i vogel filloi te kafshoje! Dhe e ka filluar me bushtren e zeze, Jozefinen!
    Jo vetem kaq, Basha arrin te shfaqet si “i moderuar” (megjithe freskine ngjethese te 21 Janarit)! Pa dyshim me piramiden i dyfishon votat e veta!
    Eshte tmerrsisht interesante ajo qe ju shkruani per PD! Nje rryme e re e moderuar brenda PD eshte nje llahtar i vertete per kete Parti! Eshte si rryma e Golfstrimit qe pak a shume percakton klimen e shume kontinenteve!
    Personalisht nuk votoj per PD se e shoh si nje bande RADIKALE, te mbushur me fanatike dhe ekstremiste! Dhe Saliu eshte BABAI i ekstremizmit modern shqiptar!
    Basha e ka tashme nje profil dhe nje identitet brenda kesaj Partie! Ndoshta Saliu do te behet pishman qe e propozoi per Kryetar bashkie!

  11. protesto says:

    ben po e larteso shume jozefinen ket pjelle te spermatozoides serbo-shqiptare,kete simite te prasit berishjan,kete pampers te jashteqitjes komuniste shqiptare qe me grabitje,dhume e kembe perpjete kerkon te mbaje te sunduar te dy pushtetet po shaleve.

    1. raimondi says:

      O Iidiot –Jozefina nuk eshe komuniste –se ka qene familje e persekutume
      –Ndaj korigjoje nje cike shenjstren o shoku hajvan qe flet sikur bythe e koke i ke ne nje vend

  12. Rani says:

    Ajo Jozefina eshte personifikim i ijorances dhe debiltetit te trashe ajo s’din te flase shqip si duhet. Turp i zotit qe ajo kurve e degjeneruar te drejtoje parlamentin edhe pastaj duam ne qe te na ndihmojne te huajt. Asaj po ju sekuestruan pronat s’ka nevoje ta futin ne burg se vret veten vete ajo, ta detyrojne te marre autobuzin te shkoje ne SHkoder se i plas zemra asaj. Une se di a ka burre ajo apo jo. Se mos eshte burri ajo ça nuk ben vaki hahahah.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje