Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, vazhdon që të bëjë me qëllim naivin për atë që ka ndodhur gjatë këtij kampionati, i cili është një nga më të turpshmit e historisë së futbollit shqiptar. Gjatë Asamblesë Kombëtare të Futbollit, Duka sërish ka mohuar zërat për trukime rezultatesh dhe favoret për disa skuadra. Kjo, edhe pse kjo gjë ka ndodhur hapur dhe në dritën e diellit. Madje, ndodhi vetëm një ditë më parë, në Tiranë dhe Laç, ku Skënderbeut ju dhurua një fitore nga gjyqtari, ndërsa Flamurtarit ju mohua pezullimi i ndeshjes pas goditjes nga kokë të portierit Moçka, që do të sillte edhe fitoren në tavolinë të vlonjatëve.
Duka thotë se nuk ka fakte për favore, por vetëm pak javë më parë u publikua një dokument, në të cilin vërtetohej që kreu i Federatës është aksioner në një kompani me presidentin e Skënderbeut, Agim Zeqo. Nëse Dukës ky nuk i duket fakt, atëherë lind pyetja se çfarë faktesh kërkon ai?
Duka jo vetëm që nuk ka bërë një autokritikë për situatën skandaloze të futbollit shqiptar, për të cilën është përgjegjësi kryesor, por ka bërë disa vlerësime, duke na sjellë si shembuj investimet e Federatës në disa stadiume, si ai i Laçit. Por, nëse futbolli është në të tillë gjendje, kur rezultatet e ndeshjeve dihen përpara se ato të fillojnë, atëherë për çfarë duhen këto stadiume? Tashmë ato janë braktisur nga tifozeritë, pasi në Shqipëri nuk luhet më futboll i pastër. Nëse nuk luhet futboll, sepse realisht kjo gjë po ndodh në kampionatin shqiptar, atëherë edhe infrastruktura është e panevojshme. Përpara se të rregullojë infrastrukturën, Duka do të bënte mirë që të merrej me anën sportive të kampionatit, pasi tashmë ajo është zhdukur.
Kryeministri Berisha deklaronte dy vjet më parë, pas humbjeve të turpshme të kombëtares shqiptare ndaj Bjellorusisë dhe Rumanisë, se do të ishte mirë që kombëtarja të shkrihej për pak kohë, në mënyrë që të ribëhej nga e para. Në këtë rast, ndoshta një gjë e tillë do duhet bërë për kampionatin shqiptar, i cili ka prekur fundin e vet.
Comments are closed.
z duka tjuvi turpe per fjalet qe thua turp qe je nje mashtrus ti je nje njeri qe ben vetem pazare ju nuk pranoni qe dije nuk ka patur skandal ne fushe z duka java e fundit do te luhet ne vlor dhe do te kisha deshiren te jeshe ne stadium dhe ta shikosh mir se si bet remuja dhe ta provosh ne kurizin tende ju presim ne vlor
nese komisioni i disiplines nuk i jep flamurtarit 3 pike ne tavoline dhe te denoje rende fushen e lacit, ekipi i flamurtarit duhet ta bojkotoje kampionatin dhe kupen e turpit ta mari duka me zeqon e boden dhe ti pine lengun.po na u be duka si rrap shekullor hajduti vetem per fudbollin si shkon mendja.
Eshte mbush ai vend me negative e pabesueshme. Ky te ben ta kapesh edhe ta rrahesh ne mes te qytetit si ne Afganistan se pastaj ndoshta i pranon keto gjera.