Futbolli i femrave në Shqiperi, drejt konsolidimit të një sporti “tabu”

4 Korrik 2011, 18:08Sport TEMA
Futbolli i femrave në Shqiperi, drejt konsolidimit të një sporti

Prej pak javësh është mbyllur kampionati i dytë kombëtar i futbollit shqiptar për femra duke kurorëzuar fituesen e dytë, ndërsa për herë të parë një ekip shqiptar do të luajë në Ligën e Kampioneve për femra.

Genc Ymeri, presidenti i klubit të futbollit për femra, “FK Tirana”, nënvizon të ardhmen në ngritje, si dhe të rejat e turneut që sapo u mbyll, si dhe shpreson që futbolli i femrave të gjejë përkrahje më të madhe në Shqipëri. “Futbolli i femrave në Shqipëri po gjen gjithnjë e më shumë vëmendje, dhe në kampionatin e dytë profesionist, ne patëm një rritje të numrit të ekipeve. Madje, një prej ekipeve të reja është shpallur kampione, Ada e Velipojës” shpjegon Ymeraj.

UEFA Champions League në horizont

Kampionia e re në futbollin e femrave, Ada e Velipojës do të luajë në Champions League, turne ku një ekip femrash shqiptar, merr pjesë për herë të parë. Formacioni shqiptar, do ketë startin e tij në raundin e parë kualifikues në grupin 6, ku bëjnë pjesë edhe Unia Raciborz (Poloni), PK-35 Vantaa (Finlandë), dhe Sllovan Bratislava (Sllovaki). Formati i eliminatoreve konsiston në 8 grupe me nga 4 skuadra. Sfida e parë e Adës së Velipojës është më 11 Gusht.

Ana Baro, fituesja e “Këpucës së Artë”

Drejt elitës së  profesionistëve po shkon edhe futbollistja më e mirë shqiptare, Ana Baro. Ajo po përgatit këto ditë hapin më të madh të karrierës, kalimin në një klub profesionist në Gjermani. Ana ka fituar dy herë kurorën e golashënueses më të mirë në po kaq kampionate dhe tani është në kontakte të vazhdueshme me ekipe si Magdeburgu, apo Turbin

“Jam duke u përgatitur për një provë të madhe në skuadrat gjermane dhe kam pasur tratativa me Magdeburgun, ekip me të cilin e kam gati të sigurt një marrëveshje. Por ajo që më entuziazmon është interesi i Turbine Pocdam, që është ekipi kampion në Gjermani, dhe kjo mund të ndryshojë gjërat për më mirë” thotë Ana Baro. Ajo ka fituar 2 herë “Këpucën e Artë” në Shqipëri, dhe shpreson të ketë të njëjtin rendiment edhe në Gjermani.

Ndërkohë edhe kombëtarja e femrave e Shqipërisë ka pasur disa grumbullime ku dhjetëra lojtare kanë zhvilluar testet e para për krijimin e një ekipi përfaqësues. Me një emër si Altin Rraklli në pankinë, Shqipëria fitoi 1-0 miqësoren e parë para pak javësh ndërsa po shkon drejt konsolidimit baza e skuadrës./DW/

5 komente në “Futbolli i femrave në Shqiperi, drejt konsolidimit të një sporti “tabu””

  1. Burrat me fustan says:

    Bravo ekipit kombetar te femrave i uroj suksese
    Te mos na turprojne si meshkujt e kombetares qe gjysma s’luajten me Argjentinen(frikacaker)
    Ketyre gjysmagjelave duhet me i vesh fustan, turp .E kan menjen vetem ke paret e kurvat
    Jan tradhtar te kombit si ata qe nuk luftojn per komb, e si ata qe mohojne te luajn nen ngjyrat
    Kuq e Zi
    Edhe njiher suksese dhe vetem suksese
    ju jeni krenaria e kombit

  2. Dean says:

    BRAVO goca! Suksese ne pasionin tuaj.Kemi shume nevoje per freskine dhe mentalitetin tuaj,pavarsisht se duket ne pamje te pare se Ndihma juaj eshte e paperfillshme dhe ju s’beni ndonje gje te madhe.Por ju ndihmoni shume ne ndryshimin e mentalitetit MBYTES dhe Maskulin te shoqerise Shqiptare.

  3. maximus says:

    me shum kam besim tek femrat, se tek meshkujt, ata langaraqet dhe liliputet e vegjel s’do ta nxjerin kurre qimen nga qulli.

  4. Rani says:

    Me mire femrat se ata legenet kurre nuk do ta kalojne turin e pare te grupit. Ata s’kane gjak luajne vetem per leke.

  5. NATASHA says:

    PO NE RRUGET E ROMES E THYEN TABUN APO FUTBOLLI ESHTE TURP I MADH.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje