Pesë shtetas bullgarë kanë përfunduar në prangat e policisë shqiptare, pasi akuzohen për grabitjen e rreth 150 mijë eurove me anë të klonimit të kartave të kreditit.
Në një konferencë për shtyp zëdhënësja e policisë së shtetit ka theksuar se grupi kriminal me anë të paisjeve speciale kopjonte të dhënat e kartave të kreditit dhe debitit, duke bërë të mundur më pas klonimin e kartave bankare.
Arrestimi i tre prej tyre u bë në një apartament në Durrës teksa ishin duke përgatitur pajisjet për të klonuar kartat ndërsa dy të tjerët janë arrestuar në tentativë për tu larguar nga vendi.
Sipas policisë ky grup kriminal ka kryer një sërë sulmesh në bankomatet e bankave të nivelit të dytë gjatë muajit maj duke përfituar 150 mijë euro nga transaksionet bankare.
Shqyerja(hapja) e Shqiperise sipas “modes” se Berishes, ku po lejohet te hyje cdo shtet pa vize ne vendin tone do ti kushtoj shume shtrenjte Shqiperise. Berisha “paraqitet” keshtu (i hapur osé i shqyer) para botes per te “kompesuar” sadopak imazhin e tij tasshme te keq jashte por jane shqiptaret e thjesht ata qe do ta “paguajne” kete hapje. Rumunet e bullgaret jane problemi nr.1 ketu ne Itali dhe ne Europe per problemin e klonimit te kartave te kreditit etj. Ata vjedhin e vjedhin, i fshehin parat e ti i kap i fut ne burg do ti ushqesh me leket e popullit. Nuk ka nevoje Shqiperia jone e vogel per kete tip hapje ku mund te futet kushdo sepse la nje kosto te paperballueshme per economine tone.
eeh i kane derguar leket ne bullgari ata iki e gjei tani.thote mire leone.ose do bejne pak burg e do dalin e do ikin me leket e shqiptareve ne vendine tyre.bullgaret jane numri nje per klonimin e kartave.
Ve bast qe do i gjykoje Sashenka e Jonuzajve qe te marre shperblimin e zgjedhjeve keshtu qe ata do dalin pa lagur nga kjo vjedhje. Por ata do vjedhin perseri dhe policia do ti kape edhe nje here per ti lene qe ti gjykoje Toma, se do dhe ky noj lek se spare vjedh dhe eshte i ndershem tjetri?!